Disa keshilla per shkrimtarët nga Noli

FAN-NOLI-225x300Disa prej jush duan të bëhen shkrimtarë dhe për këtë dua tju jap disa këshilla.
Si të bëheni shkrimtarë të mirë. Këshilla më e mirë që mund tju jap është kjo: përpiquni të shkruani për diçka që e keni provuar vetë. Ne fakt, librat më të mirë e më të lexuar janë pak a shumë librat autobiografikë. Shembulli më i mirë është Servantesi, i cili e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke shkuar sonete e pjesë teatrore, të cilat nuk i lexonte askush e që mezi gjendeshin edhe në libraritë spanjolle.
Pastaj, periudhën e fundit të jetës, kur ishte në burg e kur nuk dinte se me ç’të merrej, shkroi Don Kishotin me të cilin u bë menjëherë i shquar. Njerëzit nisën të kërkonin një libër tjetër të Don Kishotit, donin që ai ta vazhdonte histori kurse kritikët nuk arrijnë të bien dakord lidhur me atë se cili nga të dy librat është më i bukur. Sepse që të dy janë të shkëlqyer.

Fan Noli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *