Megi Luka, e “Miss Universe Albania 2015” vishet me një fustan me flamurin kuq e zi

megi1
TIRANE : Megi Luka është vajza që është kurorëzuar në Shqipëri si Miss Universe Albania 2015. Bukuroshja krutane Luka – është përzgjedhur edhe si Miss Social Media, si më e votuara edhe në rrjetet sociale, shkruajnë ato.

Juria e përbërë nga kryetar aktori italian Gabriel Garko, Bleona Qereti, Armina Mevlani dhe Heidi Lushtaku kishin vendosur bukuroshen nga Fushë-Kruja si përfaqësuesen e Shqipërinë në Shangai në Miss Universe 2015.
Duke filluar nga kjo përzgjedhje , Megi është bër pjesë edhe e vajzave shoqëruese të Telebingos Shqiptare, në programin “E diela Shqiptare”, në Tv Klan
Missi shqiptarë Megi Luka – ka postuar në profilin e saj në facebook një fotografi mjaft tërheqëse – teksa ka veshur një fustan të bukur të ndërthurur i gjithë me një konfiguracion kombëtar, ku shkëlqejnë ngjyrat dhe simboli tonë i krenarisë kombëtare – flamurin kuq e zi me një shqiponjë të madhe në mes të gjoksit të saj-
Kjo veshje e saj me këtë fustan ka fituar mijëra klikime , pëlqime – like, në statusin e saj në Instant-gram dhe Facebook, dhe është bërë nga më të klikuarat në rrjetet siciale deri tani./Beqir Sina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *