SKENDERBEU ESHTE LINDUR NE GURËZ TË BREGUT TE MATËS

FLAMURI YNË simbolizon ngjyrat e XUBLETËS dhe BOFCES së SAJ

Ndue Hoti

10 vjet më parë ishte 600 vjetori i lindjes se heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Ne këtë pervjetor të rëndësishëm morën pjesë shumë personalitete te historisë së Shqiperisë,historjanë të njohur por edhe amatorë sic jam unë. Studimin tim modest e publikova ne gazetën lokale të qytetit ku banoj dhe në gazetën e përditëshme “Koha Jonë”. Edhe pse shkrimin ia pata besuar nje gazetareje të kësaj të përditëshmeje, shkrimi pati të meta që nga adresimi i vendodhjes së Gurëzit gjithashtu ishte lënë pa hedhur edhe një fakt për vendlindjen e Kastriotit dhe po krijoj rastin për ta përmirësuar atë studim, që në shumicën e rasteve evokon punën e disa historjanëve lokalë, këtu qëndron edhe e vecanta e shkrimit tim, nuk kapet pas titullarëve, përjshto priftin shkodran At Marin Baleti(1450-1512).

gjergj kastrioti

Dokumentat me autentike qe vertetojne ekzistencen e Gurzit jane ato te humanisteve Dhimiter Frangu (1443-1525) dhe Marin Barleti (1450-1512. Prej 2005-es shkrimi ruhet nga Biblioteka Kombëtare si një shikim i vecantë , autori nga një trevë që historiani ynë i njohur Kristo Frashëri thotë nuk e njoh. Biblioteka Kombëtare ka bërë edhe një listë me personat që morën pjesë në këtë debat të lirë, unë renditem i 44-tërti nga 52 vetët që morën pjesë ate vit jubile në dëbatin për vendlindjen dhe i 878-ti shkrim nga autori i pare, ndoshta Barleti, nga 1150 gjithsej, botuar brënda dhe jahtë truallit shqiptar. Ky debat pati shkaktuar një farë xhelozie krahinore, për xhelozitë ndërkombëtare nuk mund të flitet më, absurditet. Ndoshta duke u nisur edhe nga deklarata e Kristo Frasherit se Skenderbeun,vendlindjen e Tij vetëm në Malesinë e Madhe mos e kërkoni, pra ne treven e kreshnikeve, treves qe nuk i ra mohit idealeve kastriotjane per fe e atdhe, vetëm ndër vëndet ku banojnë këta mos e kërkoni, shkrimi im nuk është pritur mirë, edhe pse un nuk vertetë unë nuk jam skënderbegolog, por doja të mbuloja me këtë rast trevën e Gurëzit , në pjesën jugore të deltës së lumit Mat, Made nga (e)Madhe sic quhet në zhargonin tonë, rrjedhja e poshtme e këtij lumi të rëndësishëm , mbi të cilin janë ndërtuar dy H/C-e me prodhim të sigurtë energjie , për vaditjen e fushave nën të, për sjelljen e inerteve si një transportjer gjigand që sjell prej mijra vitesh inerte të një cilësie të lartë, me të cilat po ndërtohen qytetet e metropolit më të madh ,  Tiranë – Durrës e rrethinat e tij. Gurëzi me 13 mijeë hektarë tokë mbyll zonën bregdetare nga lumi Mat deri në Drojë pranë Ishmit, ku është i zhvilluar edhe peshkimi, turizmi I mbështetur në prodhimin  vëndas etj. Në librat e shkrimet e kohës së mbretërisë Gurëzi, treva quhej edhe Gurëzi i Bregut të Matës, sepse ndalesa e banorëve të Malsisë së Madhe ishte bregu i siperm i Matit, Gurëzi ishte shpallur nga Perandoria Osmane si Tokë Miri, tokë e krijuar nga jashtshqitjet detare, pezulli lumore, dekompozime kenetore, pra djerre imperiale,shtetrore, por banorët nuk dihet qysh kur kanë banuar edhe në mënyrë informale, të tjerët pasi kishin deklaruar se do te konvertoheshin ne fene e Perandorise apo  kur Balshajt krijuan pas vdekjes se Car Dushanit, Perandorine e Vogel shqiptare, por  jetonin formalisht si në skajet e fushës që ishin më të shendetëshme, si koder Reke, në periferi të fushës, pranë detit, pranë lumit, kënetave, duke avancuar drejt fushes me nga lindja , duke futur nen zotrim gjithe fushen. Në shek. XVII kanë marrë pjesë edhe në bonifikimin gjysëm primitiv të fushës, apo prerje pyjesh për landë drusore e cila eksportohej jashtë në të mirë të qendrës së perandorisë, ne te mire te shtimit te livadhe apo tokes bujqesore. Në kohën e Bushatlijve, mbahet mënd që taksat paguheshin në periudhen e shtegtimit për në bjeshkë, pranë urës së Bahcallëkut. Familjet e mëdha të Gurëzit dhe Tales, Sykajve dhe Prekucajve, kishte vite kur ne tufat e bagtive ua kalonte “qindi minë”, sic shpreheshin, ishte shenje prosperiteti , zhvillimi blegtoral, ekonomik, kuptohet me një disiplinë familjare, mbarështimi, por edhe kur uleshin nga bjeshka në Livadet e Shkodreszhvillohej një tip panairi blegtoral, veshjesh, bylmetrash etj. Gurëzi ka ndejtë edhe nën juridiksionin e Durrësit, të Krujës, ndërsa këtë cerekshekullin e fundit humbi vulen dhe emrin e trevës së vjeter , padrejtësisi, dhe u e pagëzuan Fushkuqe, ky marifet edhe për të larguar vëmëndjen nga krimet shterore të regjimit totalitar sic ka ndodhur më pare me qëndrën e trevës së Bregut të Matës qe e ripagezuan “Ylli i Kuq” që rezononte me emra të tjerë si “Besa e Kuqe”, “Mirdita e Kuqe”, etj.Deformim historie, shpëlarje truri.Gurëzit duhet t`i kthehet emri i traditës, pashaportat e moshatarëve të mi, edhe ata më përpara vendlindjen e kanë Gurëz, një trevë e tillë me rusurse historie me protagonizëm etnokulturor duhet të ruhet deri në emrin e rrethit ku bën pjesë, asgjë nuk do të prishej, vetëm mirë do të bëhëj që rrethi i ri Kurbin, me emrin e nje treve të vogel malore, në veri të krujës , përbërë vetëm nga 16 fshatra , të dyfishohej duke vënë pranë tij edhe emrin e Gurëzit, pasi përfaqëson një element etnokulturor që zgjatet nga Malësia e Madhe, trojet tona në Malin e Zi, Ulqin e deri në Durrës, vazhdimësi banorësh, pa shkëputje toksore. Në perëndim mund të gjesh edhe ish-perandori apo krahina, rajone me emër të dyfishtë apo trefishtë.Migrimi për në bjeshkë ishte vërtet një kamp veror, i zgjatur nga qershori deri në shirat e para të vjeshtës, ishte një rit shumë shekullor në nga Dalmacia në v-perëndim deri në pjesën e siperme të Karavastasë J-Perëndim, gjatë gjithë bregut të Adriatikut Lindor. Pas M.Barletit, udhëtarë, historjanë si Milan Shuflajpërmendën këtu Porti i Shu Fadasë, v. 1393, Kolematia v. 1402, Zalli i Matës , Gurëzi v. 1430. Në studimin tim mbështetur edhe në historianë rrethesh apo zonash më të vogla, për gjetjen e vendlindjes së Skënderbeut, unë jam përfshirë në listën e debatit për vendlindjen e prijësit të shqiptarve, jam i 44-ti në listë nga 52 që morën pjesë gjatë vitit 2005, jam 878-ti në listën e përgjithëshme nga viti 1405 deri më 2005, renditje nga Bibloteka Kombëtare hedhur në faqen e e saj të internetit.

gjergj kastrioti1

Në këtë shkrim desha të publikoj një deëshmi që është harruar, pra padashje nga ana e gazetares së “Koha jOnë” të cilës ia pata besuar të hidhte në kompjuter nga dorshkrimi im me shkrim dore të cilin e botoi me 14 tetor 2005, por edhe një dëshmi tjeter të re.Së pari spunton për të argumentuar vendlindjen e Skëndeërbeut në Gurëz me 6 maj1405 , sipas kalendarit Julian vec priftit të Shkrelit , Malësie madhe Dom Nikoll Gazulli(1891-1945)e pohon edhe një shqiptaro-amerikan nga Kastrati, Nikoll Veshtaj(70), referatin e të cilit pata rastin ta dëgjoj të regjistruar në një video që mbante daten 28 nendor 1996,bajtur në Nju Jork para dhjetra shqiptarve , tubim për rastin e Dites së Flamurit dhe Pamvarësisë dhe deklaron tekstualisht: “Gjergj Kastrioti leu, lindi në Gurëz”.E kam kërkuar më vonë për ta takuar e më sqaruar për burimin e dokumentit dhe më ka thënë se këtë fakt e kishte gjetur në një libër që ia kishte dhuruar një prift ortodoks i Kishës së shqiptarve në Boston në vitet e para të emigrimit politik në SHBa, para rrezimit të komunizmit në Shqiperi. Librin, thoshte Veshtaj ma kërkoi një emigrant tjeter politik, H. Dosti i cili më vonë u nda nga jeta, nuk dihet vendndodhja e Tij kush mund ta posedoi neë biblootekën e Tij…Unë mendoj se duhet të bëhët fjalë për “Fjalorin Toponomastik” të Gazullit, jo libër, por ndonjë numër i revistes “Hylli i Dritës” ku botonte Gazulli, studim i pabotuar krejt, por vetem disa germa, dhe unë kam gjetur emervendet deri te gërma G, Gurëzi, dhe sqarimet per kete toponim ku prifti katolik bën edhe historianin. Gazulli shkruan: Gurëzi, vendlindja e Skenderbeut. Sipas meje një dëshmi tjetër është edhe lidhja e Balshajve me qytezen e Cinit , kalaja e Cinit, M. Madhe fqinjë pothuaj me Kastriatin fqinj me Hotin e Mbishkodres, buze liqenit me të njëjtin emër apo Syni i Hotit, pjesë veri-lindore e liqenit të Shkodres.

 

Xhubleta e gjetur ne nje treve bregdetare adriatikase, daton kater shekuj para Krishtit, koherente me qyterimin mikenas, guret qiklopike te keshtjellave tona bregdetare, etj, por me vone shek. VI do te kete rivale edhe veshjen e Zadrimores(koka e zadrimores terrakote eshte gjetur nga arkeologet ne Arapaj te Durresit me 1973, eshte ekspozuar ne M.H.K tetor 2005, shih gazeta “KJ” dt.28 dhe 29 shtator 2005), tregon per nje vazhdimesi te hershme nga antikiteti, te nje popullsie ilire qe here zgjerohet , here tkurret nga pushtimet , luftrat e ndryshme, semundjet apo per aresye ekonomike, here edhe asimilohet nga popullsia zadrimore si edhe nen presionin e ekspasionit te popullsive  mirditore e matjane drejt perendimit , nga Shkodra ne Durres e me ne jug, ndoshta ne gjithe bregdetin Adriatiko-Jonian,  para popullsise zadrimore, edhe kjo vertetuar nga pikepamja arkeologjike ne rrenojat e Durresit.

Nese eshte e vertete ne shpjegimet e T. Ippen-it, “Shqiperia e Vjeter”, fq.61), se Progoni=Prekani, emer i njohur edhe sot ne trevat ku jetojne malesore, psh, Ura e Prekanit Shen Koll, Lezhe, sundues i Arberit v.1190, atehere kemi te bejme me nje dinasti te kahereshme Leke te fushes se keqe bregdetare shqiptare.

Qendrimi qe mban Venediku me 3 prill 1407 ndaj nje letre derguar nga i ati i Skenderbeut, ne te cilen Zotnia Shqiptar kerkonte anulimin e nje vendimi te peshkopit te Lezhes, e cila ndodhej nen zoterimin e Venedikut per kalimin ne vartesi te tij te 8 kishave qe i perkisnin peshkopates se Arberit prej 800 vjetesh nuk thuhet se cilat jane keto por mesa kuptoj te pakten 3 jane te Gurezit si; ajo e Shen-Gjergjit buze Matit ne veri, Shen Merise ne Trojet e Gjinazesit ne jug dhe ndonje kishe tjeter eshte “Zoja e Keshillit te Mire”.

Pjesa tjeter e kishave mund te shtriheshin sipas horizontales Fushekuqe-Mat-Diber e Poshtme “Ohri i Vogel”, si ne Hotenei, Kastriot, Hotesh, Rec, Gardhi i Poshtem, Sinje, Pika Gorre, Prell, deri ne Hotaj-Bushkash- Mat),lexo: “Mati”, R.Ficori, fq. 70, D.Kurti “shenime etnografike neper Mat”, fq. 269; “Dibra” H.Ndreu, fq 7; A.Perleka “Lura”; T.Ippen “Shqiperia e vjeter “, fq 93; von Hahn, “Udhetim ne viset e Drinit” fq. 53. Ky i fundit shkruan: “Gjate udhetimit tone ne do te ndeshemi gjithashtu ne Dukagjin “Mat, dy vendet e tjera , te cilat pretendojne qe aty ka qene dikur qendra e familjes se Kastrioteve dhe madje ketyre ju duhet shtuar edhe nje i trete qe ndodhet ne Hotenei. Ky toponim sot eshte harruar, por hartografi italian Giovanni Cantelli ne vitin 1689 e ka vendosur ne jug te Selites “Ohri i Vogel”.

Nese keta janë malsorë M.Madhe në “Ae-Mathja” lind natyrshem pyetja: mbetje e kuj togfjaleshi mund të jetë emërvendi Ae-Mathja?! Lumi Mat ia dha emrin apo ky e mori nga (Malesi)-Ae Madhe, sepse në antikitet njihej me hidronimin Ardaksan, apo duhet shtuar edhe nofka Lekë që u vë Fishta te “Lahuta”, ndoshta duke aluduar Malsia e (A-LEK-sandrit të) Madh(e). At Marin Sirdani(1894-1962) shkruan : po luftojnë Lektë e Gurzit. Pra,si duhet t`i ndajmë për t`i studiuar më mireë malesortë, po supozojmë edhe Kastriotët malsorë nga Kastriati buzë liqenit te Shkodres apo liqeni i Synit të Hotit, segmenti që lag bregun e Kastriatit dhe Hotit? Historianët i ndajnë psh në: francezë të vjeter:Keltë dhe Galë,dhe në te rinj: frankë dhe normanë. A njihen malsorë të vjetër anasit dhe te rinj këta të sotmit në Bregun nga Gurzi e në Breg të Matës? Unë po i quaj malësorët e B. Matit, që e ndiejnë veten “kelmendas” dhe “hotjanë”, vazhdim i M.Madhe pra, anasit, migrues që gjendëshin në cdo mal, por edhe  malsorë të rinj këta që njohim sipas regjistrit turk 1467 apo 1583 (lexo: Historia e Skenderbeut, K.Frasheri, 2002,fq 70, dhe H. e Tiranës fq.271, sqarime: Gurëzi i Bregut të Matit (ose lat.Colle-Matia) që krijojnë një shumicë toponimesh në Dibrën e Poshtme dhe antroponimesh të luginës së Matit, të përziera edhe me ato të Fushkuqes e Malsisë së Madhe, ku migrojnë edhe kastratë, kastriatë, kastriothë, apo kastriotë sipas rregullave të gjuhës latine, mbizotruese e kohës. Një mbiemer të ri lexoja në një liber të shpërndarë nga ambasada spanjole në Tiranë me 26 maj 2011, ku morën pjesë miq  të kësaj ambasade, libri titullohet : “ARBËRIA-SEFARADI: në pasqyrën e tjetrit”, fq. 19, shkruar nga Albert T. Perez, te nëntitulli: ” Kujtesa e Skënderbeut në arkivin e Kurorës së Aragonës”, fq.26 spanisht, rreshti i shtatë, shqip, fq. 27, shkruhet: oraturi et ambassiaturi de lo spectabile et magnifico  Gorgio Castrota,signore de la dita citate de Croya e soi parenti , baruni in Albania, de la parte altra …pra shumë afër emërvendit protagonist në M. Madhe Kastrati, vendorigjina e Kastriotëve. Gurëza ka edhe në Krajë, Gurzi ynë ose Gurëz-Bregu i Matit i Poshtëm me lagjet Alk, Gorre, Rroxgë, Stomi i Stakës, Stomi i Capit, Stomet e Bardha, Fushkuqe, Narshllinxa,etj., aty në juglindje edhe Goleme, Mikrotoponim  “Gurëz” ka edhe në anën lindore, ngjitur me kalanë në Krujë. Ngurrëz, Gorre`, Allkaj, Golem ka në Lushnje.Lëvizjet e malsorve në shekuj, po edhe asimilimin e tyre na e përshkruan edhe një historjan nga Tropoja. Po kështu kemi përsëritje të disa toponimeve nga Malësia e Madhe si : Katrati dhe (Keshtjella e ) Kastrit Veri-lindje te Lezhës,Gorre` dhe Ippen shkruan : ndoshta nga Gorei në Malin i Velecikut , bjeshka e Kastriatit, (Fushë) Kuqe dhe Mali i Velecikut=(Vele)ci(n)Ku(e) si metatezë e Ci-ku=Kuci, që lidhet edhe me Shu Fada-në aty pranë,që presupozojnë njera-tjetren, emër i lashtë që lidhet me levizjet kelte-gotike, që lidhet me ditën e pestë, Cinquessimdi, venerdi,fithday , ditën e prënde, e Prëndja e Zezë e gozhdimit të Krishtit, pra, me prejardhje fetare,(jashtë kontekstit, ndoshta me ketë numrorë rreshtorë lidhen edhe 5 fiset e M.Madhe: Hoti, Gruda, Kastrati, Kelmendi dhe Shkreli apo 5 bajrakët e Mirditës(këta të fundit të paktën kështu i përcakton Fishta te Lahuta): tre të gjakut dhe dy të zakonit. Numër fetar është edhe krijimi i 12 bajraqeve si premisë pë krijim shteti psh, në M. Madhe: Hoti,Gruda, Kastrati,Kelmendi, Shkreli, Vasi,Kuci, Pipërri, Trieshi(këta formojne M. Madhe) dhe Gashi, Kreshnikja, Bytyci(këta formojne Malësinë e Vogël, sipas autorit të librit historik “BYTYCI”, Adil B. Kaloshi, v. 2004), sëbashku formojnë 12 malet, fiset, numër i nevojshëm, premisë për krijimin e një shteti, po kështu nga 5 në 12 pati kaluar edhe Mirdita, e cila më 1921 krijoi nje republikë). Atëherë,Shu Fada-ja   Shu=Shën, si Shu Pal, Shu Mri, Shu Llaz, Shu Pense(=Shen Pesa), Shu Treje. Ne kete rast per Shu Fa Da=Sankt Fajth Day= Shen Prene por nje variant i Kalase se (Ro)za Fa Day-t=e Premtja e Zeze, Porti i Shu Fa Day-t edhe Porti i Shqi-Pata-rit, Kastriotit, sot Pat-ok(si Epi-sKo-Pat, epis-kypat, epi-shkyptar) apo sipas standartit shqi-pët-arit. Kjo e Prende e Zeze duket se i eshte cfaqur edhe dizenjatorit te flamurit te Kastriotëve,pra Venera, që duket se lidhë me (Ven)Dy Erra=Dyrrah=Durresin e sotem, nese nuk kemi bashkjetese te emervendit gotik me ate ilir Du(nkel)-Errah(duke dyshuar edhe per emervendin Dukagjin, Shkoder, Mat, fisi i Dunkel-ve=Erreve, qe lidhet edhe me Err-Ber-ine=Arbanine, me (Aleksan)Err-in e Madh apo Al(eksander)banine=Al-Banine, Bani, Bëri, Vëndi i Al dhe Sh`Ala në Dukagjin, vendi i Aleksandrit te Madh, Alessandro Magna dhe pastaj, Ndro-q, Dro-je etj, Shkoder, Alessio-Lezhe, Durrës, Sarandë kjo e fundit me pak metateze Sandra, Delvine, Dervënd), pra Durresi si zotrim i tyre dhe jo Lezha, kjo e fundit e Xhubletes se M. Madhe dhe Dunkel-Errah e xhubletes se Malesise se Vogel apo Dukagjinit, ky emervendi u shfrytezua ne kohen e pershtatjeve(qe permend Bogdani te Ceta e Profeteve) edhe si emer kishe si na shkruan ShuFlaj bashke me rrenojat e Dyrrahut ndodheshin edhe themelet e kishes së Santa Venera-s që më vonë u thirr Shën Prenda( Prënë ka kuptimin nga Perën-don, Mëna emër gruaje në Gurëz, si zbunim i emrit Prënda, nga Menë nga paksohet(si mena, it) dita, men-er ose Mneri, (Zall)Herri, (K)era Unia(Mali i Krajës, Mali i Krujës, Mali i Himares, jo Mali i Vetimes sepse veton)=Vend=uend=Un+ia, Udia Err, Du Err+esire, Du err sine dhe Sinja,

Sire, Sera si fjale e perbashket iliro-latine)=Vend Err, pra nga shqipja Err, erresohet, Erzeni, duket si Shen Erra, Skura, Magna Scura=Mamurras= Murra, (terri,ndoshta Ter-ana, Tirana sepse ndodhet prane territorit te Manskurise) e Madhe,etj, menare.it=me pakesua),  Velipoja e Vermoshit dhe Velipoja, plazhi me te njejtin emer, Kelmendi , kelmeti ne versionin dialektor malesor dhe Collematia v.1402, guracaket ata qe nuk levizin ne M.Madhe dhe Gurezi ketu ne jug, fisi i Olajve Boge dhe Alku lgj. e Gurezit si dhe studimin e don Nikoll Gazullit se Alku e mori emrin nga alkajt e Boges,Rriolli ne Malesi dhe Rrjolli poshte Vilunit Velipoje apo Rri(o)la=Rrila,Stale Selce-Tamare dhe Talja ketu, Trieshi dhe Treshinen Lezhe,Shen Gjoni, Sh`Njoni i Hotit,dhe San Xhovani, Sh`Njini, Shen Gjini i sotem Leket dhe Alessio=Leke, A-LEKE-sander, Koder Mar-Leke= Shllinorja, Gjiri i Lekeve, Rrjedhcat hidronim malesor Keneta-Kodra e Pjetrushajve, Koder-Reke ne afersi te Bizes-Kepi i Rodonit po edhe shprehja malesore: ky eshte djale, shtepi, fis rodit,po keshtu edhe studimin e F. Kordinjanos: Hoti ishte i pari ketu ne Lezhe, Hoti thirri Shkrelin (Shk)Rrila por me sakte Rriolli ne Malesi dhe Rri(o)la=Rrila, ne keto ane ku kastriotet banojne, behen kollxhij=roje kalashe si ne Kaster,jo pasanike, ndoshta te varfer por kane edhe troje e kullota dimerore si Talja, Gurezi,me vone edhe Shu Fadane, trashegojne pushtetin e Balshajve(=i Madh, ndoshta pershtatje e mbiemrit  ne kohen e mbretit serb Car Dushanit, se keshtu ua kerkonte interesi) ketu ku kane zbritur Kastriotet dhe malesoret para pushtimit turk, pra deri ketu kastriotet “notojne”mes toponimeve te M. Madhe perseritur nga veriu ne nenshkoder apo anasjelltas kjo e fundit nuk eshte studjuar.

Vertetimi i barazimit Kastriat-M.e Madhe, (Kas)triodhna-Gurez-Kruje, Kastriot-D.e Madhe eshte i rendesishem, per mendimin tim hipotetik. Jo vetem E.Durham, Miranda ëickers etj, por edhe At Zhan Klod Faveirial “Historia e vjeter e Shqiperise” shkruan ne fq. 282: “familja e tij e kishte prejardhjen nga fisi shqiptar i Kastrateve, prej nga rrjedh dhe mbiemri Kastriotit”. Pra, At Faveiriali shkruan, nga fisi dhe jo nga Mali i Kastratit, apo fshati Kastriot. Historianët i mëshojnë faktit se ata blejne toke ne Dibren e Poshtme, ne Gardhin e Poshtem”( i ngjashem me Grade-cin = shkallen, dhe (Err)Sinja e ngjashme me Cinin e Marshejt mbi Koplik, Nikolla Spathari ,”Malesia e Madhe si e njoha unë” fq., 132, permenden si vende historike”, prejardhja e Balshajve, vend jo i larget per te lidhur miqesi me Kastriotet,Kastrati mbishkoder me Cinin, Kastrioti me Sinjën. Mara, motra e Gjergjit bahet nuse te Balshajt, Lena te Gjurashët, paisen nga babai tyre Gjon Kastrioti me toka e prona ne fushen mes Lezhes e Krujes, ku ndodhet edhe protagonisti Gurëz, vendosur mbi deltën e lumit Mat si Bregu i Matës nga veriu i tij.

Ne fillim të shekullit XIV-t, Gurzi dhe treva e Bregut të Matit, si gjithe treva Veri-Perendimore ishin nën  Mbretërinë Serbe. Milutini jetoi si katolik dhe mbrojti ata të ritit latin për sa kohë jetoi nëna e tij Helena katolike, derisa kjo vdiq me 1312.

Nepermjet vetë bizantit dhe prelatëve epirote u soll riti dhe u diktua skizma greke në Shqiperinë Jugore “At Faveiriali fq. 254.Duket se Kastratët ose Anasit e Kastratëve janë në ballë të këtij sulmi bizantin, të mbeshtetur nga Helena katolike deri nën Durrës e përgjatë koridorit mes Mirditës dhe Matit si dhe Shkumbinit dhe jo sic thotë historiani ynë i mirenjohur e dekoruar, Kristo Frashëri, “Hist. e Skënderbeut”, bot. v.2002, se “Kruja bente pjese ne brezin e demarkacionit kulturor, ku bashkjetonin veriu katolik dhe jugu ortodoks fq. 229. Kjo kuptoht se autori i 99 te mirave fut nje te keqe sic duket i indoktrinuar nga politika e dekadës së fundit, pasi dihet se kjo vijë shkon sipas Shkumbinit apo  deri në Berat, kur qytetarë të Durresit, të detyruar nga termeti akomodohen në Berat, pårå årdhjes së anzhuinëve.

Presioni që u vjen banorëve të Fushës dhe Kastriotëve në Gurëz nga bizantinizimi i skajshem i të resë së Helenës, bijë e Andronikut II-të, nga veriu, si dhe presioni nga jugu bizantin i Komnenëve duket se i detyron të lënë Gurëzin, fushën bregdetare dhe me përkrahjen e Venedikasve katolike te cajnë në drejtim të lindjes, ne tokat e Balshajve 1326-1421, mes Mirditës e Matit të sotëm, në Hotenejë, ku gjëndet liqeni i Lek Hotit, Bruq Hoti i

rrezikshëm, Mëngjullahote, Përroi Hotit etj., të privilegjuarve të Balshajve dhe Car Dushanit nipit bizantin. Malësorët këtu

i përshtaten veshjes sipas “stilistëve” të Arkipeshkvise së Ohrit, të folmen e Gurzit e humbën gjithashtu.

Thonë se më vonë kjo trevë jepte shumë djem për priftërinj katolikë. Në këtë luftë me bizantin sllav dhe grek, dallohej më parë njefarë Andrea Hoti, komandant i Monte Ottorum-it, më vonë Junc, Justin Hoti dhe Aleks Kastrati(studim i Pjetër Ivezaj, “Zani i Shna Ndout” reviste , nr. 69, Tuz 2005 titulli:”Vëndet tona në kohën e Kastrioteve” fq. 19 ). Shkruan për trojet e malsorve se vec Balshajve, Malësinë e Madhe e sunduan dhe Gjurashët (mendoj se ky mbiemër nuk ka të bëjë me Gjuricën dhe as me Gurzin në veri të saj, shën.im, N.H.).K.Frasheri shkruan: se Kruja ndodhej ne fushë(!), indirekt edhe Kastriotët ndodheshin ne Gurëz, fushë nga më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor. Hipotezen e përkrahin edhe ata që mendojnë se Gurëzi e mori emrin nga guracakët e Malsisë së Madhe.

Gurashet sunduan nga vitet 1421-1496. Autori shkruan se keto dy familje sunduan edhe troje te tjera, pra edhe fushen e Bregut te Matit te Poshtem, pra Andrea Hoti mund te kete jetuar me pare si prijës autokton i fisit. Po keshtu thuhet edhe per Aleks Kastratin.

Ne shek. e XV-te fisi i Hotit te vjetër apo anas bëhet fisi më i fortë. Balshajt me 1415 detyrohen nga fisi i Hotit te terhiqen nga trojet e tyre; Kruja pushtohet nga Turqit dhe i ati i Skenderbeut nuk deperton dot ne Kruje, pra ndodhet ne Gurëz. Venediku ka marrë koncensione ne Durrës, por edhe ne veri të tij, ne Gurëz, kuptohet pika të rendesishme si; skela e Patokut, ndoshta kriporet e Shellinzave, rindertimin e kalase “Torre di Skanderbeg”, hapjen åpo pastrimin e honekeve kanale- kulluese, rruge pyjore sic eshte ajo e Shtrazes, Shënkoll-Shëllinxa që të conte në skelën e Potokut, mund të kenë rindertuar kishen e Shën Gjergjit buze Mades, dhe Shën Merise te Gjinazesit. Ashtu si Andrea Hotit dhe Gjon Kastriotit Venediku u lidhi pension vjetor.I pari mori titullin “Fisnik” dhe kishte me vete 80 kalores dhe 300 kembesore.Rreth vitit 1432 Skenderbeu eshte ne Edrene, ne Turqine europiane, Junc,Justin Hoti eshte ne Dalmaci,ky i fundit eshte i detyruar te largohet nga gjakmarrja per vrasjen e Balshes III shih Llesh Smajli “Kerkim mbi te verteten” faqe 272, Hotjanet dhe Junc Gege Lazer Keqi lene trojet,1417. Me 1434 edhe Junc Hoti eshte zotni in partibus Albania. M.Shuflai (1879-1931), “Serbet dhe Shqiptaret” fq. 153).

Me 1441 J.Hoti kthehet nga Dalmacia, Skenderbeu eshte në krye te ushtrisë turke nëpër Ballkan. Mendoj se ashtu si Junc Hoti edhe Skenderbeu duhet te kete marre titull nga Venediku, sepse emri i ri Skenderbeut duket si titull joturk por si titull venedikas “Kont i Arbrit” ose Kont-Arbeu, Marra-beu, Berna-Beu, nga emri i vendit, qe sipas “drejtimit te ri” e mori emrin Ven-era ose metatezë Ereë-vënd=Arbënd, por edhe nga oShënar Boreo, të cilin e festojne arbereshet ne Itali.Ndoshta titulli i Junc Hotit u dha njekohesisht me ate te Skenderbeut me 1447, dhe jo me 1434 nga Papa Nikolla i V-te”George Kastrioth”, shih si Junc Hoth, dominio in Albania ,fq. 151, Historia e Skenderbeut, K. Frasheri, 2002).

Venediku rrezoi te gjithe probizantinët dhe ngriti fisnikë jo të pasur por përkrahës te tij. Gjon Kastrioti ishte fisnik dhe më pas i biri ishte i parë mes te barabartëve, me 2 Mars 1444 bashkoi fisniket dhe popullin arbëror rreth  flamurit të tij kuq e zi.Shqiponja e zezë, një specie e sëciles e ka emrin lat. assio-ottis, që mund të ketë dhënë shumë emra vëndesh, nga kjo mund teë shpjegohen edhe (H)as, (K)as, dhe az,që përmend K.Frasheri fq.60. Me 28 Nëntor 1443 Skenderbeu ngriti Flamurin e principates se tij neë Krujë, flamur të cilin mbajmë edhe sot, shek. XXI, shekulli i përplasjes së kulturave,ndonjë shqipfolës kohët e fundit, nuk e njeh veten per europian, e quan haram si dhe gjuhen shqipe.

Të paktën Mara, Lena, Gjelina, Stanisha, Gjergji, por edhe i ati i tyre Gjon Kastrioti jane emra tipike nga Gurzi-malësor,  Nikolla, Nisha shqip kthehen në Stanisha sllav, Nini kthet ne helen Kostandini, ndoshta te gjihe jane te kesaj tipologjie, por Barleti i deformon emrat, prish shumë punë, duke dashur të gjejë primitivin e emrit dhe nuk e shkruan ashtu sic shqiptohet në gjuhën e vet, ai qe i ngjan si prejardhje latine e shkruan ne trajte latine si Angelina nga Gjelina shqip,apo Reposhi ndoshta nga shqip Boshi, Bushi etj. Mbiemrat Kastrioth, Hoth u kthyen nen ndikimin venecian dhe Kastrioti i Dibres nuk do te thote se aty jetuan patjeter kastrate e anas te tyre, ashtu si hoten ne Hotanji. Selita- Salita, Sinja- Signora dhe Cillna- ciello(Latinizmat i njohin edhe i pranojnë në vendin e tyre edhe pse shumë larg nga origjina edhe britanologët). Kur e kompozoj me jep nje pajtore, qe njihet si dita : Ngjitja e Zonjes se bekuar  ne qiell, e rendesishme per treven e Dibres, 15 gushti). Ne vecantilokaliteti Sinë mund të jetë shkurtim i emrit errë-sinë apo errësirë, italisht scuro, sera it. për mbrëmje. Mendoj si amator, se celes për etimologjinë tonë mund të jenë edhe fjalë: si buio, batia, darka,terri, Nera, al(eksan)dro magno, assio ottis,”Sh” para disa emërvëndeve, San Boero, du(n)kel, fith day, ex-impero, imperatoria, roial,exscipere, etj.

Gjatë atij viti pata lexuar disa artikuj nga studiues të njohur nga fusha e Historisë dhe Kulturës kushtuar 600 vjetort të lindjes se Skenderbeut, por asnjeri nuk përmënd ditlindje e as vëndlindje të Tij. Ndoshta njerëzit e mëdhenj, sipas mendësisë, kinezërive të sistemit që sapo lamë, i lënë pa ditlindje ashtu sic ka pasur raste për t`i lanë pa ditë vdekjeje?!

Kur Hopf thotë se Gjon Kastrioti nuk ka këneë kurrë në Krujë, Hahni thotë, se ai ishte në Mat dhe në Dibër, pra njëkohësisht në dyvënde nuk mund të jetë(?!), dhe shton se ” nuk ka qënë në Fushën Bregdetare Fushkuqe”, fq 53. A është lindur në Gurëz Skënderbeu?

Tani po shtoj se jo vetem që mund të jetë lindur këtu, por Ai u lind jo sipas kalendarit te ri Gregorjan me 23 prill, asht` tepër shpejt, por sipas kalendarit të vjetër,atij Julian me 6 Maj 1405, sot dita e shën Gjergjit Plak, emrin e të cilit me propabilitet të lartë duhet të ketë parapëlqyer edhe sipas traditës  famullitari i kishës së Gurëzit dhe prindërve të Tij. Emri duhet të jetë pagzuar pas tre ditësh në prani të nunit, nuneshës dhe prindërve, familjrarvet, ose në krye të javës, në kishën e Sh`Njergjit, “sot trojet e Shëngjergjit, si dhe varrezë e braktisura ose të rrëzuara nga nga erozioni i lumit Mat.

Gurëzi fsheh një histori sa të madhe aq të lavdishme. Skënderbeu del për gjyeti këtu, në luftë kontrollon vëndrojet në Pianities-Rubra, sic e shkruan prifti shkodran Marin Barleti, kjo e fundit Fushkuqja, që vjen nga kohë të vjetra, quhet kështu jo se asht` derdhur gjak. Pse thirreshin Lekë Gurzakët-malësor nënshkodrakë dhe Lekë don me thanë Alessio, Aleksander, mbetje e popullit të Tij ?! A gabon studiuesi tropojan Adil B. Kaloshi(57), mësues i talentuar, me banim pas v. 1991 në Austri, në librin e tij me mbështjellje elitare titulluar “BYTYCI”, fq. 178 kur shkruan: ” Leknia ose Dukagjini, dhe Leknia shtrihet në anën e majtë të lumit Drin, që i bie Puka, Mirdita (!!??), kur Fishta përmënd kanuni i Lekëve dhe Dukagjinit. Lekët janw luftarw nga Malsia e Madhe, dhe banorët e saj gjatë bregdetit Adriatik deri në Gurëz,Durrës. Vazhdojmë me pyetje:  pse quhen Hanet e Gurzit? Pse ka magjype aty? Arbwrit, a i kanë shfytëzuar ndonjëherë vendet e kultit për banesa? Pse bregut të majtë të Shëllinxave ka nën tokë themele guri në thellësinë deri një metër? C`është Gjini i Fllugave? Vija e Kukalit? Po vënde misterioze, që nuk është mirë të ndërtosh e të banosh mbi to si në Rroxgë, Narshëllinxa(Adriatiku i sotëm), apo vende të shëjta, si Trojet e Shëngjergjit Gurëz dhe Gjinazesit, Gorre` !!?? Përse Ardian Klosi e bën ortodoks Skënderbeun, dhe flamurin e Tij kuq e Zi bizantin ? Pse nuk u përkthye nga katolikwt libri i Barletit mbi jetën dhe veprat e Gjergj Kastriotit ? A shërben si kusht i nevojshenm vjetërsia e flamurit të Gjergj Kastriotit, titulli “Atlet i Krishtit” dhe titulli wshtw intrigues “Kryqtari i Fundit”, libri i virgjil Kules ? Po ngjyra e kuqe e bofces dhe e zezë e xhubletës së malësores së Gurëzit dhe M. Madhe si dhe takimi për herë të parë i ketyre ngjyrave 443 vjet pas vdekjes sw Skwnderbeut, me 6 prill 1911 mbi majën e Bratilës së Hotit, në luftë kundër forcavë osmane , rastësi!!?? A është kusht i mjaftueshëm, se shqiponja e zezë  me dy kokë me zjarr misterioz në gojë është një totem i iniciales “V”(=vwnd), se dita e peste e javës, e prëndja, e premtja apo italisht, Ven-er-di,emri i ditës së pestw të javës krijuar nga dy fjalw shqipe, emwrdita qw pwrshtatet edhe nw emwrvendi, qw pwrjetwsohet nw stemw flamuri. Mw shqip se Vend Errë ose Errvend (si Dervend, skiptarland, Irland, ingliterra, Zvazilend,Pakistan, etj.).Vwndi ku Dielli “bie” nw det, mendohet se errwt nata nw Dy(e)rrah, por kjo ditw, sipas Bibles, u err, u nxi nga tmerri i rrjedhjes sw gjakut, nga dhimbja e gozhdimit në kryq të Krishtit.A është bishti i shqiponjes simboli i xhubletës së Malësisë së Madhe, a wshw kjo e fundit simbol i  kumbonws sw  shëjtë !!?? Pra, a është mjeti apo qëllimi shqiponja jonë një simetri vertikale e “V”-ës(V-romak=5,numri arab, numrori rrjeshtor i dites dhe forma e krahut) dhe një simetri horizontale e 5-ës(që konturon hijen nën sqep,supe,krahë), pra kemi dy 5-sa tw fshehta me tw cilat krijohet totemi-shqiponjw e flamurit shqiptar,  !! Në vecanti thuhet nga etnografët se mbi xhubletë shihen qëndisje simbol i kryqit të thyer, por jo si ato politike naziste, kryqi i thyer, por si kryqwzim i dy 5-save tw zeza (si dy celwsa historie, qw priten perpendikularisht nw mesin e tyre nw segmentin qw performojnw “V”-wn e qafave tw shqiponjws sw flamurit), as dora e zezw me 5 gishta gishta mbi flamurin e njw rajoni gjeografik, as numri i shtetve ballkanike ku jane ndarw shqiptarwt, as 12+5 prioritetet, qw duhet tw pwrmbushw Shqiperia pwr tw filluar negociatat me BE,as numri 5 i viktimave aksidentale pwr cdo takim ndwrkombwtar qw fillojnw me Kosovw, Maqedoni, Angli, etj., nw fillimet e mandatit tw kryeministrit Rama, as emri “55” i njw gazete tw pwtditwshme shqiptare properendimore mendoj unë. A kemi parë, që disa herw Dielli qw i jep energji jetws, u paraqitet me vizatim fëmijëve në shkolla me shqisa si të njeriut,ky nuk eshtë dielli real, por totem i tij, ndersa dizenjatori i “V”-ës tonë na e paraqet me shqisat e një shpendi me ngjyrë të zezë, krenar si shqiponja e bjeshkëve tona të larta, jo me bishtin e gjatw si njw laraskw sic na e paraqesin disa dizenjatorw, pra përsëri një totem të V ^ 5 , pra një Sh`Pendi , Sh`5-sa, Shu Fith Day, Shu Pensa në (E)Pishkopi etj.!!?? Pse Këshilli i Europës pranoi të mbante në hollin e Tij kryesor pikërisht xhubletën e Malësisë së Madhe dhe Gurëzit!!?? Pse Malwsia e Madhe me nw krye Malin mw kryesor, prijes legjendar, Hotin triumfoi me 6 Prill 1911, po keshtu edhe me 27 nwndor 2015 me shtatoren e heroit Kombtar Ded Gjo` Luli arrin nw Tiranw, tw dyja kwto ngjarje pwr historine e M. Madhe nw kohw tw vwshtira tw Turqisw osmane dhe moderne, filoorjentalwve shqiptarw, kur asaj i hapen fronte nga lindja nga Russia, dikur fronti nw Ankara, sot nw lindje tw saj…Edhe Kosova clirohet kur nw pushtet ishte Partia Socialiste me lidership ortodoks, edhe tani Malesia clirohet po nga lidershipi ortodokso-katolik i PS-es, dhe paradoks, kur lidershipi i PD-ws wshtw verior e malwsia voton pwr tw, nuk ndodhi ngritja e shtatores, iu dha njw titull “Nderi i Kombit” tw gjithw komunitetit tw kwsaj treve, pra askuj, kwtu ka njw paradoks. Ded Gjo`Lulit tani ia kanw pwrjetwsuar nw bronx kwmbwn e majtw, si njw mesazh tw pwrjetshwm: Malwsi don tw ruash nderin, lirinw e lavdinw, do qw tw bashkohesh nw trojet e tua e tw integrohesh me kombin, ec si Deda nw shtatore, me kwmbwn e parw majtas, voto majtas(!!??).

Përgjigjen e këtyre pyetjeve le t`na e japë Akademia e Shkencave të Shqiperisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *