Si e njoh unë Jozefina Topallin?

PauliniReagim i zotit Paul  Palushi, per fjalen e zonjes Jozefina (Çoba) Topalli në Parlament në mbrojtje të figures së saj.

E degjova me vëmendje fjalën e saj në foltoren e Parlamentit dhe, për mua çdo fjalë është 100% e vërtetë.

Kam jetuar në të njëjtin kojshillëk me Familjen e Çoba (mbiemri i vajzërisë) që nga viti 1967 e deri më sot. Pavarsisht se ishin vitet e diktatures, gjithë lagja kishte shumë respekt për familjen e saj që, edhe pse kalonin vite të vështira përsekutimi, ruanin dhe rrezatonin kulturë e respekt.

Megjithëse si fëmij që shumicen e kohes luanin (edhe demtonim) në pronen e tyre, rrallë apo kurr nuk dëgjuam një fjalë të keqe, veç ndoshta këshilla.

Jozefina, vëllai Gjoni, e motra e vogel ishin pjesë e shoqërive tona, por Jozefina dallohej si nxënëse e mrekullueshme që fliste disa gjuhë të huaja, pa mbaruar të mesmen akoma. Mbaj mend disa herë pati ndërhyrje për ta dërguar në shkollë të lartë (pshm Akademiku Kolec Topalli), por nuk që e mundur për arsye që dihen e që ajo i spjegoi më mirë.

Megjithëse një vajzë shumë e bukur, askush nuk fliste një fjalë të keqe për të në lidhje me sjelljen, kur ishte krejt kollaj që në kushtet e tyre t’i krijoheshin edhe historina për t’i njollosur. Si thotë vetë, kaloj vite të veshtira pune për një vajzë qyteti, ashtu si shumë të përsekutuar të tjerë por, kurr s’u ankua, sepse ndiente barrë për të ndihmuar familjen, si fëmija më i madh.

Kush ka kapacitet, Zoti i hap rrugët në çdo kohë. Sapo Demokracija e re qe po lindte krijoi mundesite që, edhe kategoria e të përsekutuarve të arsimohej, ajo studjoi në më shumë se dy degë dhe u laurua në institutet më të mira të Europes, e duke drejtuar për pak kohë edhe drejtoi departament të Universitetit të Shkodres deri sa hyri në politikë.

Pallati ku sot kam shtëpinë në Shkodër është ndërtuar në truallin e Çobajve, për ish-oficerët e Ministrisë së Brendëshme. Disa nga to, ca lapera e pushta të rregjimit e familjet e tyre çdo ditë, me qëllim lëshonin plehrat nga dritaret në atë pak oborr që i kishte mbetur, mbi rrobat e lara që po thaheshin në tel, e mbi lulet e bukura që oborri i tyre dallohej gjithmone, por kurr-kurr nëna e Jozefines, Gjina, një grua zonje nuk ju degjua zëri, veçëse merrte fshesen dhe pastronte, apo rilante robat. Asaj kurr nuk iu dëgjua zëri, edhe kur e bija u bë Kryeparlamentare.

Edhe pse në shkallët më të larta të hierarkisë shtetërore, sa herë vinte tek familja e saj në Shkodër nuk përtonte të fliste me të gjithë, deri edhe nanen time, që  ishte rreth 90 vjeçe.

Injorantët, si puna e Balles që, normalisht duhet të jenë në burg që përdorin pozicionin që kanë pasur në Arkivat e Shtetit për t’i bërë presion politikanëve pa vendime prokororije apo gjykate, janë aq të paaftë e nuk janë në gjendje për të ndarë shapin nga sheqeri. Familja Topalli (familja e burrit) është një nga familjet më të pasura që ka pasur vendi dhe, normalisht kanë marrë vetëm një përqindje të pronave të tyre, por edhe ato pak ia vërbojnë llogjiken Taulant Ballajve e Co. që vazhdon të jetë ajo e sekuestrimeve të ‘45-‘50-tës, por tashmë me metoda mafioze që vetëm komunistët e rinj dinë t’i perdorin me efektivitet në një Parlament që në shumicën Parlamentare ngjan me Cosa Nostra.

Unë e familja ime i jemi mirënjohëse për gjestin fisnik që diten kur vëllai ynë Shtjefen Palushi (Tefa) u nderua nga Presidenti me titullin “Mjeshter i Madh”, Zonja Topalli u rreshtua me familjen tonë dhe jo si Kryeperlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *