Nga Paulin Palushi
Pa vene ne dyshim qellimet e mira te organizatorit apo organizatoreve per takimin e shum pritur me Krye Diplomaten Shqiptare te Akredituar ne Shtetet e Bashkuara, me nje grup ne “the Imperial House”, sebep qe te shkruj keto rrjeshta u be kronika televizive…qe te linte shijen e nje takimi te deshtuar pa filluar bazuar ne pamjet filmike qe flisnin per pjesmarrje te varfer e teper preferenciale qe shpreh volum ne raport me pjesmarrjen masive ne takimin me kryebashkiakut socialist te Tiranes, megjithese ky i fundit ishte ne vizite private.
Dua te nenvizoj qe ne fillim se per aspektin preferencial politik apo shoqeror te nje pjese te mire te pjesmarresve ne takim nuk kam asnje emocion mbasi une e konsideroj diskutimet e tyre thjesht “Lufte midis Llojit”!… E kete ma perforcoj fjala e nje veterani te 1945, i cili sic duket mbas fitores “plebishitare” te se majtes ekstreme ne Shqiperi ja ka hequr vehtes gjethen e fikut me te cilin fshinte bindjet e tija. Ai me skena qe do ja kishin zili edhe krijuesit e Revolucionit Kulturor Kinez, derrmoi pa meshire armiqte e kllases qe kane injoruar “Zerin e Mases” dhe i rekomandoi Partise qe ta degdisnin direkt ne pune prodhonjese apo internim Ambasadoren. Sa klasike !
Per te qeshur e qare ne te njejten kohe ishte edhe dekllarata e tij ne nje shkrim shoqerues po ne “Albdreams” se: “Jo me pak e dhimbeshme ishte ofendimi qe ju be pjesemarresve ne takim, ku perfshiheshin edhe ish drejtues te rendesishem te Partise Socialiste ?!.”…C’fare?! – thash me vehte se mos e kam lexuar gabim, por jo.
Kurse perfaqesuesi i nje feje i cili sic duket kishte ardhur ne takim mbasi kishta marrur avdes sepse nxori tallaganin e Muhametit per te kundershtuar qe takimi te behej ne Qendren Kulturore te Shen Palit!… Cfare?!…a thua se po te shkonte ne kishe do t’ja ngjisnin me force synetllekun qe do t’ja kete bere ndoj berber ilegalisht ne kohe te partise. Por perseri nuk arrita ta morr vesht se cfare intelektuali ishte?…sepse fjala ishte per takimin me Diplomaten ne “Imperial” e jo per Pervjetorin e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane qe do mbahej ate mbasdite tek Qendra Komunitare e Shen Palit!,
Pra jo ne kishe sic “trembej” ai, “si shejtani nga temjani”.
Nje autor qe matet cdo dite me hijen e mengjezit sidomos kur shkon ne “zyren” e shoqates se tij te perbere nga nje Kryetar,qe njekohesisht eshte edhe Sekretar, Klerk e Pastrues, ja veshi ne balle pa meshire Ambasadores (qe nuk ishte aty). Une thashe me vehte hallall keshtu e don mamaja Parti njeriun e ri, kur tha (para kamerave): “Nuk jemi asnje te merzitur se nuk erdhi Ambasadorja absolutisht fare s’jam i merzitur”!!… Se kush e kishte pru me force ne takim nuk e tha, ashtu si nuk tha (jashte kamerave) se jo Diplomates e stafit konsullor, deri tek roja i portes por edhe policeve ne Rinas (po ta lejojne ato) ai i ban edhe dush, edhe kozmetike bile-bile edhe waxing po paten nevoje…por parimet pasha t’Shna Nuen nuk i shkel qe besa. Megjithese pa kalu as edhe nje sekond ne te njejten fraze i rreshqiti mejtimi e shtoi si ne kllapi: “…sikur (Ambasadorja-shenimi im) me ardhe edhe tri here (une-shenimi im) vi prap pes here e dhjet here”…. Provova edhe Google Translate per ta perkthy se cfare deshi te thote…por pa sukses. Ashtu si edhe “veterani”, “autori” i vuri vijen e demarkacionit Ambasades ne D.C. qe te mos ta kalojne Deleware River… e mu kujtua Kim Jong Un kur kercenon Ameriken nga foleja ku asht fshehe ne Korene e Veriut.
Organizatorit te shkrete kur degjoj keto “dumb ideas” duke e ditur se jane “on air” ju desh te sqaroje pozicionin e organizates qe perfaqeson duke thene qe askush nuk kerkon nderprerjen e njeaneshme te kontaktit, askush nuk kerkon konfrontim por vetem forcimin e komunikimit.
Familje qe ka ne gjirin e saj disa ushtarake, me gjithe respektin qe kam per nje ushtarak te dekoruar por ne lirim, nuk arrita ta marr vesht se cili ishte pozicioni i tij ne kete takim? Per tu punesuar?….sepse ai beri nje C.V. super te gjate e te panevojshme. Per fushate politike?… sepse theu rregullin “non-partisan” te takimit qe duhej te ishte thjesht informativ me diplomaten shqiptare…. ashtu sic e bene te qarte edhe organizuesit.. Gjith cfare ai tha (e askush nuk e mohon karieren e kontributin e tij), sikur te kishte qene edhe Gjeneral me pese yje nuk kane me as edhe nje vlere ne momentin qe ai ka vendosur te lere Atdheun per te jetuar diku tjeter. Ky eshte rregull per cdo ushtarak ne bote, perjashto rastet e azilit politik.
Me pelqen qe studentet sorosjane (rradhe shoh nga te nahijes tone te veriut) qe sa here qe ju duhen para behen te gjalle, por ne 15 vjet qe jetoj ne Michigan nuk kan pare e degjuar per asnje Aktivitet te tyre me komunitetin shqipfoles qe jeton ne Metro Detroit Area, per informim, per edukim, etj. pervecse Hallowen e Cristmas Party me njeri-tjetrin. Ketu nuk permenda pjesmarrjen e tyre ne takimin me Sorosjanin tjeter ne krye te Tiranes Erjon Veliaj e promovimin e Librit te perfaqesuesit te nomenklatures se kuqe, Virgjil Kule. Ato nuk mund te mungonin ne ato aktivitete,…por sa here qe ju duhen para per “scoolarship” tek “maloket” qe hapin kuleten me kollaj e ndalin vrapin.
Kishte edhe nga ato qe nuk dinin nga t’ja mbanin, sepse ne takim kishin ardhur me tager tjeter dhe u perpoqen te flasin si te pavarur por as me “leadershipin” dhe “miqte” qe e kishin vaj e uthull me Diplomaten nuk donin ta prishnin. Dukeshin ne pozite te veshtire te shkretet se “kishin prishur rrjeshtin”
Folen edhe shume te tjere por takimi ishte aq “boring” sa me erdhi gjum e shkova te flej e ashtu si une po i zinte gjumi shume vete edhe ne video.
E mu kujtua fundi i emisionit te perrallave ne radio kur isha i vogel, kur spikeri thoshte:
“Naten e mire femije te dashur”