Speciale : Papa Françesku – në Nju Jork ; Kryetari de Blasio e vlerëson vizitën e Papës “vizitë historike” në SHBA

Beqir SINA – New York City

15 vjeçaria Dea D. Elezaj – duke përfaqësuar edhe një fëmijë shqiptarë në Amerikë, do të këndojë – për Atin e Shenjtë Papa Françeskun – në vizitën historike në qytetin e New Yorkut

Papa ne NY2

NEW YORK CITY : Banorët Nju Jorkut, do të ken mirësinë – të kenë për vizitë në qytetin e tyre -Ati i Shenjtë Papa Françeskun – në fund të fundjavë të  këtij muaji  –  gjatë turneut të tij A merikan  – i  cili do të përfshijë edhe  një procesion historik nëpër të gjithë qytetin ” M it ” – New Yorkun , e famshëm  në të gjithë botën .

Në 25 shtator, Papa , do të kalojë nëpër bulevardin e famshme të qytetit Broadway me makinën-papale – popemobile, për atë që do të jetë një ngjarje historike, duke bekuar të gjithë bano rët e New Yorkut. Autokolona papale do të jetë pjesë e turneut të tij të pa parë ndonjëherë n ë SHBA , që nga viti 2013 – kur Ati i Shenjtë Papa Françesku u zgjodh në krye të kishës , duke u bërë i pari Papë latino-amerikan.

“Procesioni në Central Park, do të japë mundësinë qindra-mijëra njujorkezëve , për të ardhur e marrë bekimin të Papa Françeskut – në New York“, tha kryetari bashkisë Bill de Blasio, në një deklaratë për shtypin. “Ne jemi krenar për të mirëpritur një nga zërat më të fuqishëm të botës në qytetin tonë të madh … dhe ne jemi mirënjohës Selisë së Shejtë, për bashkëpunimin në dhënien e mundësisë për të bashkuar në këtë vizitë historike – edhe më shumë Njujorkezët – një botë në miniaturë ”

Gjithashtu – në Nju Jork, po atë ditë, Papa Francis, i cili është 78 vjeç, do të takohet me anëtarë e familjeve të viktimave të 11 shtatorit gjatë një ceremonie ndërfetare në 9/11 Memorial dhe Muzeun në qendër të qytetit të Manhattanit.

Vizita e tij në Nju Jork , do të zhvillohet nga 24-26 shtator vizitë në të cilën ai pritet të adresojë edhe një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, ai do të bëjë një ndalesë në kishën Gruaja Mbretëresha J onë e Engjëjve në lindje të Harlemit, dhe do të mbajë në Meshë madhështore  në  pallatin e sportiti  Madison Square Garden dhe  do të drejtojë  lutjen publike në Katedralen e Shën Patrikut  në zemër të qytetit

Vizita e Papa Françeskut në SHBA  do të vijojë me një udhëtim në Uashington, DC, dhe Filadelfia.

Ku ai do të marrë pjesë në Takimin Botëror të Familjeve në Filadelfia në 27 shtator, e cila është një ngjarje ndërkombëtare, dhe mbahet çdo tre vjet duke theksuar nevojën për familjen në jetën katolike.

Papa Françesku – ka për të vizituar më 25 shtator  dhe 9/11 Memorial dhe Muzeun Kombëtar ku Kori i të Rinjve  nga New York City do të këndojë ritualet fetare për të.   Gjithashtu, duhet permendur ketu edhe drejtuesi edhe themeluesi I YPC i cili është Francisco Nunez, i cili ka një rol të dyfisht në vizitën e Papës , sepse do të dirigjojë edhe korin në kishën e East Harlem.

Në këtë koncert  liturgjik  me Young People’ Chorus of New York, – pjestare është edhe talentia shqiptare Dea Deda Elezaj.

Papa ne NY1

E cila në një shikim shumë të veçantë të një talenteje shqiptare, nga “Kori i Talenteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut – Young People’ Chorus of New York”, i udhëhequr nga muzikanti i njohur Franciko Nunez, natyrisht që është pjesëmarrse dhe qe ka preformanca të shkëlqyera dhe e duartrokitura gjatë,  talentia shqiptare – 15 vjeçares Dea Elezaj.

Nj ë këngëtare, njohur dhe e duartrokitur më parë, edhe në festivalet e muzikës shqiptare, Festivali i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe festivalet e fëmijëve shqiptarë në SHBA. Talente, kjo e dalë në skenë nga shkolla shqiptare e muzikës, si “produkt” e  i ish kitaristit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, Edi Xhani.

Franciko   Nunez, udhëheqëse artistik ë i këtij kori  –  thotë se të kënduarit për Papën është një marrëveshje Sidomos së madhe.

“Çdo fëmijë në këtë kor të rinjve është shumë e ngazëllyer për të qenë pjesë e këtij koncerti liturgjik – dhe  historik për këta të rinjë. Sepse Ati i Shejtë përfaqëson një ide ndërkombëtare të asaj që mund të ketë paqe botërore dhe se si për të sjellë të gjithë njerëzit së bashku, pra edhe YPC ka të njëjtin mision,” tha Nunez.

“Është si një përgjegjësi e madhe dhe kjo është gjithashtu si një punë e madhe për të treguar edhe rrënjët tona – familjen e kombin tonë“ – Nesër , unë do tu them shokve dhe shoqeve të mija – hej shikoni! Unë  kam kënduar për Papën “, dhe vërtet kjo është një diçka e madhe, për mua dhe të gjithë shokët e shoqet e këtij kori”, thotë shqiptarja Dea D. Elezaj, një anëtare e këtij kori.

Kori i Taleneteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut, i cili ka 100 anëtar, gjithashtu , ka  kënduar për Papa Benedikti XVI në vizitën në vitin 2008 në New York City.

15 vjeçarja shqiptare Dea Elezaj, është e njohur për shqiptarët e Amerikës, edhe për këndimin e dy hymneve kombëtare, të, të dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë , si dhe të Kosovës, në disa aktivitete të rëndësishme kombëtare, në komunitetin shqiptar.

Dea, është bërë pjesë e Korit të Talenteve të Reja në Nju Jork :” Young People’s Chorus of New York”, 3 vjet më parë, që kur ajo këndonte në divizionin Cantare, të këtij kori, mbasi ajo kishte kaluar nëpër një experience të pasur më parë me korin e fëmijëve të Metropolitan Opera.

Drejtuesit e këtij programi dhe sidomos udhëheqësi dhe badhkëthemeluesi :” Young People’s Chorus of New York”, Franci s ko Nunes, është shprehur me fjalët më të mira, për Dean – talentin e shkëlqyer shqiptar, siç e quan ajo Dean – duke vënë në pah së pari talentin e saj  – njëkohësisht, Nunes, ka shprehur edhe respektin më të madh për punën e ndihmesën e Dea’s, në mbarëvajten e programit të këtij kori të talentuar njujorkez, të rejave .

Ndoshta, tash çdo gjë për talenten shqiptare në New York, Dea D. Elezaj, do të kulmojë kur ajo më 25 shtator   në muzeun kombëtar në New York,”  9/11 Memorial &   National Museum ” ku Kori i të Rinjve nga New York City , do të këndojë ritualet fetare për të   kënd uar së bashku me 100 shokt dhe shoqet e saj – anëtarë të korit të talenteve të reja ” Young People’s Chorus of New York”, duke përfaqësuar edhe një fëmijë shqiptarë në Amerikë, që do të këndojë – për Atin e Shenjtë Papa Françeskun – në vizitën historike në qytetin e New Yorkut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *