Nje mbasdite me Genc Kortshën
Nga : Pjeter Jaku
Prej kohesh i kisha thene Mergimit, me te cilin tani vone jam njohur, deshiren per t’u takuar me Gencin. Me sot , me neser shkuan dite, jave e muaj dhe, ma se fundit, e gjetem kohen per t’i trokitur ne shtepi Gencit. Me ç’pashe une, megjithese Mergimi nuk ma kishte thene, Margareta, gruaje Gencit, sapo kishte dale nga spitali, pasi Mimozes iu desh te na servirte kafet. Me te drejte Genci kerkoj te prezantohesha dhe, kjo nuk na mori shume kohe. Do te shkruash per mua?- me pyeti. Dhe, po vete u pergjigj: Une di te flase sa te duash, por me kete rast dua te flas edhe per Pjeter Qafen. Pjeter Çup Qafa, i arratisuri i viteve te para, mbas te ashtuquajturit çlirim te Shqiperise dhe renien nen zgjedhen komuniste, e kishte ndihmuar shume Gencin, i ishte gjendur perhere prane, ne ditet me te veshtira te jetes se tij, ne kohen kur kishin qendruar ne mal sebashku.
Kush eshte Genc Kortsha
Genc Kortsha eshte i biri i Xhevat (Djevat) Korçes (Kortshës) 1*, per te cilin shkruam ne krye te keti shkrimi dhe, Mergimi eshte vellai i Gencit. Gencit i kishte qelluar fati , qe bash ne vitin e lindjes, pa e bere akoma vitin, te merrte arratine, nga Shkodra per ne Jugosllavi, pas te atit. Dhe, ishte viti 1924! Ne vitin 1927, familja arratiset nga Beogradi per ne Austri ( Viene), pa i bere tre vjetet, (meqe qeveria jugosllave kish bere marreveshje dhe do t’ia dorezonte te arratisurit politik Zogut). Familja Jetoi afro 10 vjet në Austri e pastaj tri vjete ne Itali, ne Fiume dhe, ne vitin 1939 kthehen ne Atdhe, ku i ati do te vdiste ne burgjet komuniste. Shkollimi i Gencit u be ne tri gjuhe: ne gjermanisht, per kohen qe qendroi ne Austri, ne italisht gjate qendrimit ne Itali, dhe ne gjuhen anglisht ketu ne Amerike, ku beri universitetin. Mjeksia kishte qene pasioni i tij, qe nuk arriti te diplomoi, se u burgos me 17 nentor 1944 dhe, komunistet, nuk e lejuan t’i vazhdonte studimet universitare . Beri 13 muaj burg ne Tirane. Për fatin e tij të mirë, në
Nga e majta ne te djathte Mergimi dhe Genci
burg u njoh me ajken e Shqiperise. P.sh. beri 42 dite izolim ne nje dhome me Pater Anton Harapin. Pasi u lirua nga burgu, i takoi te punonte disa vite si ndihmes mjek ne Tirane dhe ne Dukagjin te Shkodres. E transferuan ne Shkoder, ku punoi si inspektor sanitar i qytetit dhe i rrethit. Beri nje vit’e ca ne pune te detyruar nga ku iu dha mundesia te arratisej.
Tre muaj ne mal
Mendojeni nje djale te ri, qe akoma si ka bere te tridhjetat, te beje jeten e malit per tre muaj! Dhe kur, dhe ku?! Ne stinen me te veshtire te vitit dhe ne vendin me te veshtire te Shqiperise (ne alpet veriore, ku edhe ne stinen e ngrohte te veres, nuk mund te rrihet jashte)! Ka qene fundi i vitit 1952 dhe fillimi i vitit 1953, kur Genci, nje i ri i hajthem, veçese shtatgjate, vendosi te kaloj ditet e ferrit, duke qene ende i gjalle. Vendime te tilla i marrin vetem burrat! Genci nuk e ka harruar Pjeter Çup Qafen, Hil Shllakun, Dede Mehillin dhe shume e shume te tjere. I kujton deri ne detaje ditet e veshtira te malit, jeten e fshehur, pritjen e vdekjes nga dita ne dite, prinderit qe linte, vellan e shume e shume te tjera. Pse jo edhe shoqen, qe mund te kishte menduar te jetonte me te. O Zot, pse duhej qe njeriu te vuante keshtu? Kujt i kishte bere keq Genc Kortsha? Pse duhej te largoheshin nga Shqiperia djemë si Genci?! “Tre muajt kishin qene shume te veshtire, por vuajtjet i zbutnin, qendrimet e Pjetrit dhe te miqeve te tij, ndersa jo ashtu siç e kam menduar,- thote Genci, ne nje perhumbje te gjate,- na doli Hila, ose ndonje tjeter Hile, qe as sot nuk u dihen gjurmet Nuk dihet e at’hershmja e tyre, per ke punuan dhe pse iken nga Shqiperia. Ai, historine e vuajtjeve te tij ne mal e lidh me dashamiresine dhe qendrimin e afert te Pjeter Qafes.
“Une u largova nga Shkodra me 9 tetor. Nje malesor me mori ne dorezim. Ecem ate pasdreke, nje pjese te nates dhe, praktikisht tere diten e 10 tetorit, deri sa arritem ne shtepine e tij. Atje ishte si nje lloj varri nden furren e shtepise, ku bera plot nje jave ne pritje te grupit, qe do te vinte nga Jugosllavia. Ardhi nata e caktuar. Une dola nga “varri” dhe pash tre burra te armatosur me pushke gjermane, te veshur me uniforma dhe opinga si ato te mbrojtjes, veçse nuk kishin yllin e kuq ne kapele. M’u paraqiten: ishin Hile Shllaku, kryetar’i grupit, Dede Mehilli nga Shllaku dhe Pjeter Çupi nga Mirdita. Dy te paret me pane, duke qendruar si larg. Pjetri m’u avit me buze ne gaz, sikur te ishim miq te moçem. Kur pata rast te flisja vetem me Pjetrin i thashe: Te lutem, ma bej nje nder. Po rame ne pushke dhe do te vrasish veten, me pare me vra mua! Pjetri tundi koken, hoqi koburen dhe dy bomba nga brezi i tij dhe m’i dha mua. Po ti? – i thashe une. – Une kam mjete te tjera m’u pergjigj. U qetesova. Ate nate e lidha koburen per qafe qe, po te bija, te mos te me ikte larg nga dora. Kete nder s’ia harroj Pjetrit ”.
“Ai kishte aftesi te lindura,- thote Genci, – per te dale nga çdo situate, sado e komplikuar qe te ishte. Ja per shembull, ç’u kish ndodhur Hiles, Dedes dhe Pjetrit ca vite me pare ne mal. Për t’u kthyer ne Jugosllavi u duhej te kalonin Lumin Drin, ku kishte vetem nje kavo çeliku dhe nje trap. Kur hyne ne fshat, gjeten atje nje bataljon te policise, qe kishte dale per manovra. Hila ishte kryetar’i grupit, por nismen e mori Pjetri. I doli para trapxhiut dhe i tha se ishin grup special i Mbrojtjes dhe, se duhesh ta kalonin Drinin per arsye sherbimi. Trapxhiu refuzoi t’i kalonte, po te mos t’i tregonin urdherin e sherbimit. Ne kee kohe trapxhiu pa se po vinte kapideni i policise dhe u tha: Po te me jape urdher kapideni une ju kaloj ne lume. Kapideni i degjoi fjalet e Pjetrit, i cili shtoi se porsa ta kalonin Drinin ai do t’i tregonte urdherin e shebimit. Kaluan lumin dhe Pjetri ia vuri kapidenit koburen ne gjoks. “Thuaju policeve te mos levizin se ti ke mbaruar. Pastaj u tha Hiles dhe Dedes : “Shkoni prapa atij muri 100 metra prej kendej dhe, kur t’ia kini vene nishanin kapitenit ne koke me lajmeroni.” Ata bene siç u tha Pjetri. Nderkohe, as kapideni, as policet nuk leviznin. Kur e thirren shoket, Pjetri nderoi kapidenin ushtarakisht dhe ia mbathi kembeve. Pasi e mbaroi tregimin Pjetri, une e pyeta: A e vrave kapidenin? Pjetri u pergjigj me te qeshur “pse duhej ta vrisnim? E para, ai na beri nder, e dyta; ate do ta vrasin komunistat, sapo ta marrin vesh se si kaluam ne.” Ja çfare zgjidhje gjenin njerezit, qe komunistet po i debonin nga Atdheu i tyre? Mençuria nuk eshte shans , por dhunti dhe, pikerisht keto dhunti i kane njerez gjakftohte dhe trima, si Pjetri. Jeta ne mal, eshte nje jete me ngarkesen maksimale te vezhgimit dhe ne pritje te çdo gjeje te re, qe mund te vij vetem nga qielli, ose nga parashikimet qe kishte bere Pjeter Qafa. Perseri Genci na lidh me Pjeter Qafen. Ai i qendron besnik atyre qe tha ne fillim te kesaj bisede.
Tri jave ne shpelle
“Jeta ne mal qe e veshtire,-vijon rrefimin Genci,- jo vetem nga kushtet fizike. Qendrimi i jone qe, posaçrisht i veshtire, sepse humbem kontaktin me tri njesite qe erdhen per te na hedhur matan Drinit e, qe do te na percillnin per ne Jugoisllavi. Ditet u bene muaj dhe rrethanat vinin duke u ashpersuar. Hila, i merzitur jashtezakonisht, filloi te ma hidhte fajin mua. Me se fundi perfunduam ne nje shpelle, ku qendruam tri jave. Keto javet e jetes ne shpelle, kane qene vertete te veshtira. Imagjino te jetosh ne nje shpelle, ku as bagetia nuk jetojne, perhere me mendimin se dikush do na padisë, ose do bienë ne gjurmet tona. Dhe, Genci kujton: “ Nje dite Hila me tha ” Ne qofte se ti do na behesh pengese per grupin, do te detyrohem te te vras vete!” Une s’kisha si ta pranoja nje gje te tille, pa iu pergjegjur. – Po te vije ajo dite,- i thashe, – mos harro, se dy duar per nje koke jane”.
Ne ditet e qendrimit ne shpelle, buken dhe pak djathe, ose kripe, ua sillte Ded Marashi, i cili bashke me ta duhesh te kujdesohesh edhe per nje nipin e tij, qe e kish te internuar ne Tepelene. Megjithate, ai s’i linte vetem, se mos i priste njeri ne bese! ” A jeni ka narthni?!” -vjen Ded Marashii e na pyet, bash ne mes te dites, diten e Shenkollit,- thote Genci, ku mund ta shihnin spiunet apo policet dhe, ku gjurmet e tija ne debore mund t’i sillnin te strofka e jone. Une, jo vetem qe kisha të ftohte deri ne palce, meqe kisha vetem rrobet e qytetit, pa xhub apo pallto, por po ate dite edhe Pjetri kish vendosur te largohesh nga grupi, per te kerkuar ndihme. Deda do te kthehesh ne Shllak e une do te mbesja me Hilen, me njerine qe s’me donte. Festen e Shenkollit, Ded Marashi na lajmeron: kane ardhur ortaket nga Jugosllavia per t’u mare! Kam hequr kapelen dhe i jam falur Shenkollit. Ate dite ecem, kur u ngrys dhe deri me 3 te mengjezit te udhehequr nga Ndue Deda per ne shtepine e vet. Une i pata hequr opingat se m’i vrisnin kembet jashtezakonisht. Nga te ecurit zbathur ne debore dhe akull, me zuri nje dhembje zemre, aq e forte sa mbeta ne rruge. U thashe shokeve te me linin atje, se nuk ecja dote me. Per fat, Ndue Deda na tha te qendronim ne vend, deri sa te sigurohesh se naten nuk kish hyre patrulla ne shtepi. Erdhi pas gjysem ore dhe u nisem per ne shtepine e tij. Shyqyr Zotit mua me kish pushuar dhembja e zemres. Vajtem te shtepia e tij, ku hengrem sa u ngopem. Diversantat u ulen me Ndojen per te biseduar punet e tyre. Une nuk mirrja pjese ne biseda te tilla. Isha ulur ne nje stol dhe, nuk e harroj kurre: e zonja e shtepise me ulet te kembet, duke me ferkuar gishtat, qe nuk me dukeshin te ishin te mijte. Ajo nene e mire, qe nuk nuk mund ta harroj, me tha fjalet me te bukura te jetes sime. Une e pyeta: Moj nene, une jam qytetar dhe ju jeni fshatare. Une jam toske, ju jeni gege. Une jam musliman, ju jeni katolike. Po te me gjejne ketu, do t’i vrasin djemte, ndoshta edhe ty bashke me nusen dhe beben e vogel. Perse kujdesohesh per mua? M‘u gjegj keshtu: Zoti na ka vene ne kete bote per ta ndihmuar njeri tjetrin. Mos u merzit, do te shpetosh dhe do te vije rradha ty t’u ndihmosh te tjereve.
Burrat i mabruan fjalet e tyre dhe ne na duhesh te strehohehim deri ne mengjes te bagetite. Une akoma si ndjeja kembet. Ndersa rrija ndenjur, me kembet e shtrira, erdhi nje dhi dhe u ul ne kembet e mia te ngrira. Duke ndejtur mbi kembet e mia per afro dy ore, temperatura e dhise m’i ngrohi dhe m’i shpetoi kembet.
Pese vjete duke pare nje dege
“E çuditshme! Ne nje fare kohe u detyruam te largohemi nga malet afer Drinit, se grupi qe do na mirrte u vonua tri dite dhe ishim ne rrezik te na zbulonin. Ecem nje dite dhe nje nate dhe, kur ne mbrritem ne nje fshat, ne mengjes na erdhi nje burre te na sillte buken. Ishte Marka Dod Alia, nje miku i Pjeter Qafes. Si na gjeti ky? -e pyeta Pjetrin. Krejt kollaj,- tha Pjetri. Une i kam pase thane qe, ne rast se na bie rruga kendej, kur do qe te vi, do te le nje gur ne degen e pemes ne fund te kesaj are, ku ishim fshehur. Sa kohe keni pa u pare? E pyeta. Pese vjet,- u pergjegj Pjetri. Pese vjet qe Marka Dod Alia, çdo megjes ka kaluar kendej per ta pare degen e pemes(.)? Jemi miq, tha Pjetri. Une, para gjysem ore e vura gurin ne degen e pemes dhe ai tani erdhi. Ja besnikeria e burrave te asaj kohe!
Pritja per te kaluar kufirin
Iu avitem Drinit bashke me grupin qe kish ardhur te na mirrte. Moti u ngroh paprimtmas dhe debora filloi te shkrihesh.. Vozari kishte sjelle 12 rreshiqa ( lekura dhie per t’i fryre), mbi te cilet duhej kaluar Drinin. Nga te dymbedhjetet, gjashte u shpuan. Vozari e çau Drinin pese here me not, duke kaluar Pjetrin, Hilen dhe Deden. Te ftohtit nuk e lejoi ta kalonte gjene Drinin dhe, ata te kater u nisen per ne Jugosllavi. Une mbeta ne kete ane te Drinit me dy diversanta, qe s’i njihja. Nga matan Drinit, Pjetri i thirri Gencit, qe te mos behej merak ,se se shpejti do vinte per ta marre. Mark Zogu , njeri nga diversantet qe mbeten bashke me Gencin i tha ; mos u bej merak se, sa te jeme une gjalle, ty nuk do te vij asnje e keqe. Une s’e kuptova se ç’donte te me thoshte me ato fjale. Kaluan disa dite dhe ne ishim fshehur gjene ne shtepine e Ndue Dedes. Erdhi grupi te cilin ma kish premtuar Pjeter Qafa nga bregu tjeter i Drinit. Kur u beme te gjithe gati te largoheshim nga shtepia per ne kufi, Ndoi me propozoi te beheshim vellezer, duke pire gjakun me te, qe keshtu te kisha mbrojtjen e tij, si vella i tij. Ç’burra ishin keta burrat e maleve tona!
Nga Jugosllavia ne Amerike
Jugosllavia ishte vetem nje stacion qendrimi i perkoheshem, pasi Genci kish nder mend te arratisej per Austri dhe, ma vone te shkonte per Amerike.
Gjashtë muaj mbas arratisjes ne Jugosllavi, iku nga Beogradi, ku ndiqte studimet universitare dhe arriti në Austri, duke e kaluar kufirin ilegalisht. Emigroi në Amerikë në fund të vitit 1955.
Genc Kortsha me bashkeshorten Margaret
Studimet universitare në degët e kimisë dhe të higjenës industriale i kreu në universitetin Wayne State në Detroit. Punoi afro 30 vjet pranë Korporatës General Motors, 13 vjetët e fundit si Drejtor i Departamentit të Higjenës Industriale. Rreth viteve 1980 u emërua professor pranë degës të higjenës industriale të universitetit Wayne State. Ka mbajtur ligjërata shkencore në universitetet Wayne State, U. of Michigan, U. of Salt Lake City dhe Harvard. Ka marrë pjesë dhe ka kyesuar kongrese kombëtare në fushën e tij. Ka marrë pjesë në kongrese ndërkombëtare dhe ka mbajtur fjalime në Angli, Itali, Svicër, Spanjë dhe Shqipëri. Ka botuar artikuj dhe kapituj në fushën e tij.
Gjatë karierës së tij si president i Shoqërisë Amerikane të Higjenës Industriale dhe si dhe president i Akademisë Amerikane të Higjenës Industriale, ka mbajtur ligjerata në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shkruar në fushën e tij profesionale si dhe artikuj dhe komente politike në shtypin shqiptaro-amerikan.
1* Shenim:
Pse i ati, i ndjeri Dr. Djevat Kortsha, emrin e tij e shkruante në atë mënyrë, qe gjatë diktaturës përdorej si armë denigrimi ndaj tij?
Emri i tij shkruhej “Djevat” dhe jo “Xhevat” sepse, kur gjuha shqipe filloi të shkruhej zyrtarisht me shkronja latine, nuk kishte shkronjë “xh, Xh” por shkruhej “dj, Dj” dhe shqiptohej siç shqiptohet sot “xh” -ja. Kur mbaroi studimet pranë Gjimnazit Zosimea të Janinës, diplomën ia dhanë duke i dhënë mbiemrin “Korça”, meqë e konsideronin nga qyteti i Korçes. Mirëpo, luftëtari i Çetës Themistokli Gërmenjit, nuk e pranonte këtë mbiemër, i cili i jepte atributin e një titulli nderi nga Porta e Lartë dhe, kur u regjistrua në Universitetin e Vjenës, shenoi mbiemrin “Kortsha” që, fonetikisht tingëllonte njëlloj si “Korça”, por ndryshonte kuptimi i mbiemrit. Të njejtën gjë dhe për të njejtën arsye e kanë bërë edhe Mustafa Kruja (në Merlika), Dhimitër Berati (në Beratti) dhe Ali Këlcyra (në Klissura).