Simbolika dhe nënteksti i romanit “Polici me Kuran” i Pjetër Jakut

Nga: Dr. Rovena Vata, Qendra e studimeve Albanologjike, Tiranë

 

Rruga që ka përshkruar njeriu në përpjekjet për të gjetur mënyrat më efikase të mbrojtjes së vetes dhe tjetrit, përbën një nga momentet më interesante dhe impresionuese të një shtjellimi letrar. Qysh në kohët më të lashta faraonike, pavarësisht si janë quajtur  mënyrat e veprimit të tyre, janë dashur gjithmonë grupe njerëzish, që të merren me kontrollin e zbatimit të normave dhe ligjeve të shoqërisë.

Në rastin tonë, Dinit i kishte takuar të bënte pjesë në këtë kategori mbrojtësish të jetës së tjetrit. Gjurmë të këtyre përpjekjeve gjenden në çdo shoqëri të organizuar, në çdo sistem, totalitar apo demokratik, që synojnë mbrojtjen e rendit. Çdo fomacion politik a shoqëror i shërben një ideologjie.

Te polici i romanit ndodhemi në kapërcimin e dy kohëve, atë të primitivitetit dhe të errësirës komuniste, për të dalë në dritë dhe kohës së re që sapo kishte trokitur. Tek polici – personazh, autori nuk i jep rëndësi punës që bën, por  njeriut që jeton brenda profesionit. Dini ishte vërtet një polic që për 20 vite i shërbeu një sitemi totalitar dikatorial, por në thelb ishte një njeri i pastër dhe me ndërgjegje, që donte të renë, ndryshimin dhe paqen për të gjithë.

E pabesueshme për ndonjë skeptik, ose e paramenduar për ndonjë studiues anemik, pak rëndësi ka. Autorit i ka interesuar të ndërtoi një polic-njeri, çka në të vërtetë duhet, sidomos në kohë të ndërmjetme.

Çdo lexuesi i lind pyetja; çfarë përfaqësonte sistemi totalitar për Dinin, në të cilin ai punonte? Dhe përgjigja nënkuptuese gjendet në përcaktimet:

Një kafshë të hiperbolizuar, ku goja e saj e hapur mund të kafshonte gjithë qytetin.

Sundim satanik, që persekutoi për rreth pesëdhjetë vjet popullin ku, edhe të qeshuren ia kontrollonte, le më fjalën!

Një sistem të pashembullt gjakatar.

Përgjimin, survejimin dhe zhdukjen i kishte në themel të tij.

Ferr dantesk i paimagjinueshëm.

Shkatërrimi i familjeve të njohura shqiptare.

Gijotina enveriane.

Ekzistenca e  luftës brenda llojit për mbijetesë.

Sistem zburrënues dhe përçudnues i personalitetit të njeriut.

Sistem ku bëheshin pazare me jetë njerëzish.

Një hije e zezë që të ndiqte deri përtej varrit (nënkupto brezat)

 

Mjetët e simbolikës dhe nënteksti si figuracion

 

Në përfytyrimet letrare, sidomos në sajesat krijuese, autorin e ndihmon të qënit poet. Romani është  fund e majë një përftesë imagjinative e besueshme, por edhe e lexueshme, sigurisht e mbështetur në një ngjarje reale, e cila mund të ndodhte në cilindo qytet dhe në cilindo vend të botës, ndaj nuk e ka parë me vend ta përmend qytetin ku merr udhë subjekti.

E para: Një përfytyrim fantastik na jepet që në faqet e para, që reflektonin në pasqyrën e qiellit një qytet së mbrapthi si dhe ndërtimi jo i zakontë më skemat e mëparshem, të prozës së gjatë (Pjesa e parë e kreut  pa numër)! Pemët dhe godinat sikur ishin varur në qiell. Prej vitesh pritej diçka nga Zoti, mendo qiellin prej ku mendohet se Zoti e sheh dhe ndjek gjithçka ndodh në tokë!

E dyta: Dini nga polic ”bëhët” peshkatar. Edhe pse jo në profesionin e tij, ia kishin zili gjithë peshkatarët e tjerë të një kënete që prej vitesh myshkej, për kohën e pakët që rrinte dhe peshkimin e suksesshëm. Po vraponin kohë të reja, por peshqit ende ishin ata të mbjellurit nga të huajt. Çfarë nuk mbollën të huajt në tokën dhe ujrat tona?! A nuk është ky një përshkrim simbolik dhe me kuptime dytësore, që i shërbejnë letërsisë?

E treta: Pesëdhjetshat simbolizojnë një kohë përgjimesh e persekutimesh, burgimesh e vrasjesh, kohën e ferrit enverian, të një ferri eksperimental të papërshkrueshëm. Sapo Dini u tërhoq nga puna e policit, pesëdhjetshat e përgjonin dhe e ndiqnin këmba –këmbës se mos ai ishte bërë bashkëpunëtor i levizjes së re, që sapo ishte krijuar. Përfqaësues të sigurimit komunist, njërit prej shërbimeve më të inkriminuara, që për të mbajtur pushtetin ishin gati të vrisnin jo katër të rinj, por një qytet të tërë.

E katërta:  Kalaja! Arkivoli mbi Kala dhe varrosja e një sistemi. Sipër arkivolit Heroi i ri i një kohë të re, duke  zhytur atë sistem humbet dhe vetë. Nga pesha e tij shembet kalaja, për t’u ndërtuar një kala bashkëkohore e lirë për të gjithë, e cila duhej të ishte brenda gjoskit të secilit qytetar të atij vendi të depresionuar nga një kohë depresive e pashoqe. Të gjithë këta elementë të këtij shtjellimi letrar shkojnë në favor të temës; dhënies sa më realitet të një kohe pa krye, e cila duhej patjetër të perëndonte njëherë e mirë, njëherë e përgjithëmonë. E një kohë që për gjysëm shekulli i futi broçkulla në kokë, në vend ta linte të lirë në përzgjedhjet e tij të jetesës.

E pesta: Endrra. Policin ëndrra e drejton te varri i Heroit, kur më parë e kishte drejtuar te Kurani, në një luftë të përhershmë psikologjike me veten, më në fund një ëndërr e drejton ndryshe rrjedhën e jetës së tij. Dalëngadalë Kurani u bë mjet shpëtimi prej akuzës që polici i kishte drejtuar vetes. Atë se kishte akuzuar për asnjë moment (edhe në kohën kur në qytet po zhvillohej  gjyqi maratonë  kundër vrasësve të katër të rinjëve të një qyteti).

 

Kurani si fuqi shpirtërore për të parë veten

 

Autori sikur ka marrë përsipër, që nëpërmjet këtij romani të shfajësoj shumë veprime, që gabimisht i janë atribuar fesë. Personazhi kryesor i këtij romani kërkon të dij sa më shumë se përse ka ndodhur kjo. Vërtet Kurani të bëj thirrje për luftë, apo kjo të jetë një mënyrë justifikime të disa grupeve që nuk kanë asnjë lidhje me fenë, të cilat nuk i ka autorizuar as mbështetur feja isalme për të vepruar në dëm të njerëzimit, ose për hakmarrje kolektive.

Anjshtani thoshte aty ku nuk futet dot shkenca, shpjegonte ”Kurani”. Na mjafton kjo shprehje e fizikantit të kohërave për të kuptuar fuqinë e këtij libri të shenjtë.

Që nga dita kur është krijuar e gjer më sot, njeriu, vetëm në atmosferën e ngrohtë të fesë e ka gjetur qetësinë e vërtetë dhe të vërtetën e vërtetë, të cilën  perzonazhi kryesor i këtij romani e kërkon pareshtur. Sipas përkufizimit të çdo feje, burimi i moralit dhe virtytit është ndërgjegjja, kurse i vetmi element që e urdhëron ndërgjegjen, është feja, lidhja me Zotin!..

Si arrin t’i përshatet fesë së tij Dini?

Fethullah Gylen është një dijetar mysliman i gjithanshëm dhe më peshë, mendimtar, autor, poet, editorialist dhe aktivist në fushën e edukimit. Ai mbështet dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, shkencën, demokracinë dhe botën e pasur shpirtërore, kundërshton dhunën si dhe përdorimin e fesë si ideologji politike. Gyleni nxit bashkëpunimin mes qytetërimeve në kërkim të një bote paqësore dhe është kundërshtari i përplasjes mes tyre.

Ai ishte dijetari i parë mysliman i cili dënoi publikisht sulmet e 11 shtatorit (me anë të një artikulli në gazetën Washtington Post).

Polici, pas leximit dhe rileximit të Kuranit del në përfundimin e nënkuptueshëm se, ata që s’e pranojnë fenë, me kohë nisin të sillen pa respekt edhe ndaj koncepteve të larta si nderi, kombi dhe atdheu.

Diskutimet e herë mbas herëshme të policit me të rinjët, kur merr përsipër nga Imami ti ndihmoj në kuptimin dhe zbërthimin konkret të Kuranit e bëjnë që ai, në kokën e tij të ketë një formulim ekzakt me përcaktimin e feve. Dini, i rritur dhe edukuar në mjedise fetare të ndryshme, dhe duke ditur prejardhjen e të parëve të tij, vendos që së shpejti të lexonte dhe Biblen: Librin e librave, siç e klasifikonte ai. Por, edhe në aq kulturë fetare sa kishte marrë deri tani, arrinte një në përcaktim të vetëm: ”Nuk ka në botë Fe të territ dhe të Dritës. Të gjitha besimet janë krijuar nga Krijuesi për të sjellë Dritë në jetën e secilit, në jetën e të gjithëve. Kush çlirohet nga ndjenjat djallëzore të mosbesimit, obligim ky i secilit prej nesh, ndjehet përherë i lumtur në parajsën tokësore, por edhe i përgatit vetes një lumturim të përjetshëm.

 

 

Çfarë përfaqësojnë personazhet në këtë roman?

 

Parë në rrafshin simbolik, personazhet e këtij romani kanë secili një përfaqësim të nënkuptueshëm. Secili prej tyre është një simbol që jo vetëm thotë diçka ndryshe nga të tjerët, por që edhe vepron ndryshe, çka do të thotë, se krijuesi çdo njërin e  krijoi ndryshe nga të tjerët dhe të gjithë të përafrueshëm më njëri-tjetrin. Përsonazhet simbol dhe simbolika e shprehur në secilin prej tyre:

 

E lehtë si flutur

Me krahë të lehta

Leta:   Ngrihet lehtë

Femra është fuqia e botës

Bashëshorte, shoqe, nënë, qytetare e denjë

Katalizator

Gruaja e Dinit

 

 

Simbol i lirisë dhe demokracisë

Theu rregullat

Arbëri:  Ngriti krye kundër regjimit

Rebelimin e moshës

Heroizmin e të rinjëve deri në  sakrifikimin e jetës.

 

 

Personzahi kryesor

Njeri në tërë kuptimin e fjalës

Qytetar i denjë

Muhedini:    Besimtar i mirë

Si personazh përfaqëson simbolin e vetëgjykimt

Mospajtues me të keqen

Këmbëngulës për të gjetur të vërtetën

E vërteta e vërtetë

 

Shtylla e shtëpisë

Emigracioni (si fenomen)

Arditi:      Hapja me botën

Sjellja e frymës së re

Burrërimi i parakohshëm.

 

Qytetërimi fin

Kullat binjake (SHBA):        Qendër ndërkombëtare biznesi

Referim i përjetshëm i një të keqeje të etiketuar

Një datë në histori (11 shtatori i tmerrshëm 2001)

 

Simbol i durimit dhe përmbajtjes

Nëna e Arbërit:         Përshkrim  rrënqethës dhe domethënës (“Djalin tim nuk e vrau një polic, as dy, as gjithë policët e qytetit. Djalin tim e vrau regjimi, diktatura, komunizmi, e vranë ata, që atë ditë nuk ishin në qytetin tonë. Këtë e di nëna, por…”)

 

 

Kurani si simbol paqeje:

 

 

Libër i shenjtë i përdorur në një moment vendimtar

Simbol i durimit

Thirrje për paqe

Kurani:       Objekt betimi dhe besimi

Mbështetje kuruese

 

Fare mirë mund të pyesim; pse autori ka zgjedhur këtë libër të shenjtë dhe një personazh kryesor të fesë islame?

Në botë kjo fe paragjykohet për keq. Mjafton të kujtojmë sa gjak është derdhur në të ashtuquajturën ”vatra të zjarrit” në botë, si në : Siri, Pakistan, Libi e në shumë vende të botës.

Të paragjykosh dhe veçanërisht të klasifikosh një fe, kur pas saj vijnë miliona njerëz, nuk është në të mirë të bashkëjetesës paqësore. Pikërisht për këtë, autori ka një zgjidhje me një nënkuptim të veçantë. Nuk ka fe që të bëjë thirrje për luftë që të jetë e pranueshme dhe të ketë mbështetje e përkrahje aq të gjerë.

Na ngjan si gjetje e autorit, por jo pa qëllim e sjellë personazhin kryesor deri në kohën e rënies së dy kullave binjake dhe kjo për arsyen e vetme se ato i shemben njerëz që indetifikoheshin si myslimane, por jo si të autorizuar të fesë.

Autori në këtë roman nuk e ka qëllim në vetvete fenë. Aty, në plan të parë del njeriu i rrethuar nga e keqja, e cila kërkon të jetoi në dëm të jetës.

Pas gjithë atyre lëkundjeve dhe betejave me veten, pas disa sugjerimeve të Letës (në të vetmin rast të papranueshme), Dini i drejtohet Kuranit me  të vetmen shpresë për të gjetur të vërtetën e vrasjes së Arbrit, të cilin e kishte parë duke rënë përballë tij.

Në të gjitha ”udhëtimet” që autori i bën policit, atij për asnjë çast nuk i hiqej nga sytë Arbri. I ishte fiksuar momenti fatkeq i këtij të riu kur u rrëzua nga plumbat e tyre.

Romanit nuk i mungon përshkrimi fin dhe dialogu reflektiv, çka e bën veprën më të lexueshme.

Polici dhe Kurani?! Në pamje të parë kontradiktor, por pas leximit të  veprës të mbetet në mendje njeriu i mirë edhe pse i shërbeu një regjimi të keq, duke dalë në përfundimin se në çdo rrethanë njeriu i mirë di të dalë nga e keqja dhe mirësia e tij është përherë e prekshme!

Publikuar ne Gazeten ” Nacional”,15 Gusht 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *