Oborri Mbretëror Shqiptar – Royal Court of Albania
Johanesburg Suoth Africa
April 15- 2002
NGA JOHANESBURGU (SUOTH AFRIKA) NANA MBRETëRESH FLET ESKLUZIVISHT PER GAZETEN TONE
-Nëna Mbretëreshe Geralidin Apony ishte e bija e Kontit Julius Apponyi,një nga familjet më të shquara të Hungarisë,qe rrjedh nga një fis i Atilas,me lidhje gjaku me familje të shumta të Perandorisë së Shenjtë Romano – Gjermanike.Gjyshi i saj ishte Mareshall i madh i oborrit të Franz Jozefit në Budapest.E ëma,Gledis Virxhinia Stjuart,ishte motra e konsullit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara në Amsterdam.Nëna Mbretëreshë lindi në 6 Gusht të vitit 1914 në Gjenevë. Ajo i kreu studimet në kolegjin Sacre Coeur to Presburgut,për shkencat shoqërore dhe ekonomike.Më 27 prill 1983 kontesha Geraldina martohet me mbretin Ahmet Zogu, në ceremonine e organizuar nga dy dhomat e parlamentit.
NENA MBRETERESHE GERALDINA(APONY) : KOMBI SHQIPTAR DUHET TE MARRE SHEMBULL NGA AMERIKA
Bisede elektronike me Nanen Mbretersh Geraldine Apony – “Lulen e Hungarise” eskluzivishte per gazeten Bota Sot zhvilluar nga Elida Buçpapaj ne Cyrih dhe Beqir Sina Nju Jork.
: Se parit na lejoni të përcjellim përgezimet dhe urimet tona të dashura e të ngrohta për ju dhe Familen Mbretërore Shqiptare, nga Drejtori e editori, kryeredaktori e stafi i kompletuar i gazetes kombetare Bota Sot.
Nana Mbretëreshë Geralidine Apony : Edhe unë, ju faleminderoj përzëmërsisht për përkushtimin tuaj. Po këshu edhe Mbreti Leka, Mbretëresha Susan e Princ Leka. Na të gjithë e kena vlersue kurdoherë ndihmën shumë të çmueme të gazetës kombëtare Bota Sot, për kontributin e madh që po jep për të gjithë shqiptarët dhe veçmas për Çështjen Kombëtare Shqiptare. Ju urojm nga zemra që ta vazhdoni me nder këtë detyrë fisnike.
Për më tepër se 60 vitesh heshtje, presekucioni padrejtësish dhe vuajtjesh, Shqiptarët si në Referendum e 1997 e kanë kthyer kokën sërish edhe një herë nga Mbretëria Shqiptare. Një rol të pazëvëndësushëm ka luajtur dhe shtypi, në veçanti ai i djathtë. A ju sjell kjo shpresë e Shqiptarve apo ndonjë kënaqësi ?
Nana Mbretëreshë Geralidine Apony : Unë i kamë shkruejt edhe Kuvendit Shqiptar, duke i thënë se jamë shumë e prekun nga përkujdesja e tyne. E kam vlersue dhe e vlersoj të gjithë median shqiptare në Shqipni dhe në Kosovë, si dhe kudo ku shqiptarët kanë mundësi për të botuar gazeta e revista. Këto i kam vlersue kur kanë shkruejt me zemer për shqipërinë tonë të dashtun dhe për të gjithë Kombin Shqiptar. Për mue keto kanë qënë lajme shumë të gëzueshme. Kam pa se po vlersohet gjithnjë e ma shumë ashtu si e meriton dhe ashtu siç ka qënë vepra e burrit tim Mbretit Zog I, për krijimin e shtetit moderrn Shqiptar, si dhe kontributin e Monarkisë Shqiptare në historinë e Shqipënisë. Kjo është shprehje e dinjitettit kombëtar të shqiptarve, sepse pa vlersue historinë kombëtare nuk mund të jesh e të hysh me dinjitet në Europë dhe në Botën e sotëme moderne
Edhe një herë unë faleminderojë duke përfituar nga rasti të gjithë mediat shqiptare përzëmërsisht për atë çka kanë shkruar për Mbretin Zog I, e për mue për mbretin Leka dhe për gjith familjen Mbretënore Shqiptare.
Sa dhe si e keni ndjerë veten Shqiptare?, Cilat janë momentet më të veçanta të jetës suaj?, Ç’do të veçonit nga vitet e Mbretërisë Shqiptare në egzil?.
Nana Mbretëreshë Geralidine Apony : Unë jamë shqiptare prej ditës që kamë shkel për herë të parë në tokën shqiptare. Kjo më ka dhënë gjithmonë një krenari dhe besim për Shqipërinë dhe shqiptarët tonë të dashtun. Që kur erdha ma së parit në Shqipëri , në dhjetorin e vitit 1937, unë u befasova nga ky vend i mrekullueshëm, nga njërëzit e saj trima, të besës e krenarë për emrin që mbajnë se janë shqiptarë. Unë kamë thënë edhe ma parë në një libër, që është shruar për mua nga shkrimtarja franceze zonja Josephine Dedet në Paris në vitin 1996 dhe që është përkthyer tani vonë në Tiranë (vitin e kaluar),por po the edhe për gazetën tuaj, se për t’i vlersue Shqiptarët, duhet t’i njohësh mirë ata në vendin e tyre në Atdheun e Shqipeve. E pra, unë atje i takova të gjithë shqiptarët dhe i njoha të gjithë shqiptarët. Nuk ishte vetëm Kurora Mbretërore që na bashkoi zemrat, por ishte dhe vazhdon me qënë dhe sot e kësaj dite bashkë, e dashuria e madhe për Atdheun dhe krenaria për flamurin Kombëtar Shqiptar, për Atdhenë, për atë vend të mrekullueshëm. Me kët rast po ju tregoj se e kam mësuar gjuhën shqipe vetëm për dy muaj dhe këtë e kamë treguar ma së mirit kur kamë pasë rastë të flasë edhe para mikrofonit të Radio Tiranës.
Martesa ime me Mbretin Zog I ka qënë ngjarja ma e rëndësishme e jetë sime të dashtun. Ai vetë ishte një shëmbull i pakrahasushëm se si punonte dhe sa sakrifikonte për popullin shqiptar. Jo vetëm por kohën kur ishim bashkë në Shqipëri punonte, por edhe në egzil ai sposhoj së punuarit për Atdheun e tij. Tashmë dihen takimet dhe korespondecat e Tij me presidentin amerikan Rusvelt, me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Çurçill, e me presidentin francez De Gol.Po jo vetëm me këto, por dhe me të gjitha Mbretërit e asaj kohe të Europës dhe Mesdheut e Azisë deri në Amerikën e Jugut Afrikë e Australi.
Ngjarje tjetër e madhe ka qënë për mua lindja e djalit tim, Mbretit Leka, nuk e harrojë kurr atë ditë se si u përshëndet kjo lindje, me të shtënat e artilerive dhe se si festonte i gjithë populli shqiptar. Edhe pse gëzimi i madh u ndërpre nga pushtimi fashist, për mua dhe për Mbretin Zog I, ajo mbetet një ditë e paharruar. Djali ynë na ka dhënë veç gezime me të gjitha cilësitë e mrekullueshme që kishte, me krenarinë, mënçurinë dhe besnikërinë që ka pëe sShqipërinë dhe Kombin Shqiptar. unë jam krenare për të dhe për punën e tij të madhe, që ka bërë për Atdheun tonë.
Martesa e tij me mbretëreshën Susan, ka qënë një gëzim tjetër i madh për mua. Ajo është një grua e mrekullueshme, që di me respektue dhe me mbajt detyrime karshi burrit e familjes, është si një shoqe e vërtet e burrit të saj Mbretit Leka I. Kjo më kë dhënë vazhdimishtë gëzim dhe kënaqësi të veçantë sepse i shikoj gjithmon bashkë tue punue për Kombin Shqiptar.
Ndër gëzimet e mia ma të mëdha ka qënë edhe lindja e nipit Prinici Leka në vitin 1982. Ather kamë ardhë nga Spanja në Afrikën e Jugut dhe jamë lumturuar kur e kamë parë atë djalë. Ai i ngjanë shumë Mbretit Zog. Natyrisht dhe babait të vet Mbretit Leka. Por mue më duket se tani, që ai sapo mbushi 20 vjet po i ngjan gjithmon e ma shumë Mbretit Zog. Prinici më jep gëzim të madh sepse është shumë intiligjent dhe me dashuri të madhe për Shqipërinë, me krenari për emrin Shqiptar.
Ju e keni përjetuar të gjitha format e qeverisijes shqiptare. Krahasuar me kohën e pas mbarimit të luftës e deri më sot. Drejtësia filloi në stilin e botës së qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare që shëmbullore. Projektligjet hartoheshin nga Këshilli i Shtetit, një nga entet më të vlefshme të funksionit të Monarkisë. U aprovuan një rradhë ligjesh dhe kodesh të adaptuar nga më të përpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Këshilli Kontrollues janë disa nga veprat më të çmushme të përiudhës së pamvarësisë në kohën e Monarkisë. Përdorimi i sitemit metrik, përdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj,.Si do ti komentonit ju këto vlera sot që atëhere e kishin bërë Shqipërinë në perudhën e Monarkisë të ishte e barabartë me vendet më të civilizuara të Europës Perendimore?
Nana Mbretëreshë Geralidine Apony : Duke qënë Mbretëresha e Shqiptarve edhe si njeri që kam punue vite të tëra bashkë me Mbretin Zog I, me ndreq ato ligje që e respektojn gruan shqiptare, jo vetëm me e barazue me burrin, sepse, kjo është bërë edhe me ligj të veçantë. Por duhet vleruar ajo se duke i detyruar për të hequr për herë të parë edhe ferexhenë gruaja shqiptare hyri në familjen e qyteruar. Por, tek shqiptarët gruaja është edhe Nanë edhe diçka ma shumë se sa kjo. kjo ka shumë rëndësi me e kuptue. Vetë Mbreti Zog I, këtë e kuptonte dhe ka dhënë një shëmbull të madh për të gjithë shqiptarët. Unë kam pa si si ai i respektonte nanat shqiptare, si e nderonte kujtimin e Nanës mbretëresh Sadije, që ka qënën model i nanës shqiptare me edukatën dhe shpirtin që i dha birit të vet, Mbretit Zog I.
Për kohën e Mbretërisë Shqiptare më kujtohet boll mirë se kishte ligje që zbatoheshin me drejtësi. kishte rregull dhe filloj me u ndërtue një kryeqytet Europian. Pra një Tiranë moderne, me bulevardin e bukur dhe me shumë ndërtesa moderne dhe të kohës, për athere kur Tirana kishte veçse 50 mijë banorë, ndërkohë siç kam mësuar tani ajo shkon aty afër tek një milon banorë.Dhe të gjitha këto kanë vlera se po prapë Bulevardi dhe disa ndërtesa kryesore administrative si ministritë që u ndërtuan në kohën e Mbretit Zog I, janë edhe sot ma të bukurat. e pra kjo tregon se ashtë punuar me plan nga Mbretëria dhe Mbreti Zog I.Mundt me përmend edhe shumë gjëra të tjera për Mbretërinë Shqiptare e për burrin tim Mbretin Zog I. Po një gjë ka rëndësi me e kuptue Mbretërin se ku e ka bazën e saj tek Drejtësia shëmbullore, Bashkimi dhe Devocioni për popullin dhe për Kombin e tij.
Çështja shqiptare ka hyrë në fazat me interesante të saj. Kosova ka presidentin pralamentin e qeverinë e sajë, disa probleme shqiptare po marrin rrugë drejt zgjidhjes e tjer. Cili duhet të jetë roli i nënës dhe gruas shqiptare në këto zhvillime historike?. Kur në të njëtën kohë ligjistacioni i monarkis e sinjifikonte shumë bukur këtë duke thënë se “Nëna, deri diku përfaqeson Atdheun për njerinë. Nëna bën njerinë për Atdheun, Kombin.
Nana Mbretëreshë Geralidine Apony : Kombi asht i pandamë edhe kur kufinjët nuk e lejonë këtë gjë. Por, Kosova na ka dhënë gjithmon një shëmbull të madh të atdhedashurisë. Fitoraja e lirisë në Kosovë, ndihma e madhe që u dha nga NATO-ja dhe kryesiht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë Europa e qyteruar e demokratike, treguan se Kosova dhe populli shqiptar kishin të drejtën e vet dhe luftonin për drejtësi. Siç i kamë shkruar kohët e fundit shkrimitarit tonë gjenial Ismaili Kadare, shpirti i një populli nuk mundet me humb kurr, kur ai lufton për lirinë e vet, për gjuhën e vet, për nanat dhe fëmijët vet. Vet z. I. Kadare e ka shkruajt me shumë art këtë të vërtet të madhe në veprat e veta. Por, janë dhe shumë shkrimëtar të tjerë që kanë shkrue për këto, si në Kosovë e në Shqipëri, prej nga Naimi e Patër Gjergj Fishta. Mirë e kanë thanë këtë vetë Nanat Shqiptare, që me qumështin e gjinit që rritën këta fëmijë që janë sot që dinë me i dal zot vatanit, pra të gjith nënat shqiptare që rritën këta djem e vajza shqiptare të mrekullushem. Kjo ka qënë vetë Shqipëria që unë e njoh dhe që i kam shërbye me jetën time. Siç thoshte mbreti Zog I” Nana banë fëmijën, Atdheu banë Kombin”. Këtë e dinë mirë të gjitha nanat shqiptare dhe nuk ka nevojë me i mësue kërkush në botë. Ato e kanë mbajt gjall Kombin Shqiptar.
Përsa i përket Çështjes Shqiptare, Kosovës apo edhe vëllezërve dhe motrave në Tetovë, Kumnanovë, e në të gjitha trojet etnike shqiptare, ne mundet me thënë se ato që kan bërë nanat e tyre për të gjith shqiptarët, ata dhe të gjith ne duhet t’i respektojnë në jetën e tyre dhe të jenë krenar se janë fëmijët e këtyre nanave shqiptare se janë fëmijët tanë. Duke punue vetëm për Atdheun tim jam munduar gjithmon të arrihen liritë dhe të drejta që kërkon bota edhe tek shqiptarët. Veç sot nuk duhet me lejuar kurr për të shkuar drejt luftërave. Sepse, paqja për ne shqiptarët është kryesorja dhe imperative pas gjith atyre vuajtjeve. Ndihma e botës së qyteruar e Amerikës së Madhe superfuqisë së vetme të botës, Europës për Shqipërinë, kurr nuk ka munguar në atë kohë edhe sot me Kosovën. Prandaj, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë të mirë, sepse gjithmon shqiptarët kanë treguar se janë një komb i civilizuar dhe i qyteruar pjestar i denjë i familjes Europiane. Nga vetë historia dihet se shqiptarët nuk kanë filluar dhe as që kanë dashur luftërat kundër një populli tjerë, por kanë luftuar dhe mbrojtur gjithmon kombin dhe vendin e tyre nga armiqët e shqiptarve. E pra ky është një shembull i madhë dhe një provë që i kemi dhënë ë botës duke ju imponuar asaj të na dojë dhe respektojë si popull shqiptar.
Dua t’ju them edhe diçka tjetër, Ju e dini se në fillim shkuan nga e gjithë bota dhe më së shumti nga Europa në kontinetin e ri Amerikën. Shkuan të gjithë këta njerëz nga anemban botës për të kërkuar lirinë dhe demokracinë , dhe krijuan një liri e demokraci në këtë kontinet -Amerikë, që sot është shëmbull e simbol i lirisë e demokracisë i të gjithë botës pjestar të së cilës jemi edhe ne shqiptarët. Dhe kjo liri dhe demokraci mbanë gjall sot edhe Amerikën e 52 shtetet e saj, vetëm me ligje e me dretësi për të gjithë, por edhe me kërkua më shumë punë për amerikanët. Me këtë desha të them se jamë edhe një nanë amerikane, nga Nju Jork(këtu aludohet për origjinën e saj si bijë e kontiti të Nju Jork-ut,Gledis Virxhinia Stjuart,ishte motra e konsullit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara në Amsterdam.(shënim i yni) ) dhe e di ta vlersojë më shumë këtë që ka arritë sot SHBA dhe duhet tani me arritë populli shqiptar duke marr shëmbull nga Amerika. Edhe në Europë ka shembuj të mëdhenj se si shtetet e vogla e të mëdha pavarsisht nga rrethanat e kushtet që kanë mundet të prosperojn dhe përparojnë vetëm me punë, me ligje, e me drejtësi për të gjith qytetarët e saj. Ky pra është edhe shëmbulli gjenial i lirisë dhe demokracisë së sotme kjo na duhet edhe ne shqiptarve. Dhe po të shohim sot çështjen shqiptare ajo duket sikur është në rrugë të mbar po të shohim gjithon Kosovën.
Si do ta përjetonit Ju dhe familja Juaj ri-kthimin tuaj në Shqipëri? Ç’farë mesazhi keni përgatitur për t’ju drejtuar popullit shqiptar në këto zhvillime?
Nana Mbretëreshë Geralidine Apony : Unë ri-kthehem në shtëpinë time-Shqipërinë e dashtun, Në shqipërinë e bukur që i kushtova jetën time. Kështu që dhe gjithë Familja Mbretërore Shqiptare është përpara një inspiracioni të madh, por edhe të një dashurie të madhe për Atdhenë tonë Shqipërinë. Unë kam vetëm një dëshirë që të shihemi sa më shpejt në Shqipëri. Aty do të kemi mundësi me bisedue edhe ma gjatë dhe se si do të përjetojmë ato momente që do të jenë fantastike për mua dhe familjen time që sërish të rikthehemi në Shqipëri. Mirë u pafshim në Shqipëri . Zoti i Madh i bekoftë të gjithë Shqiptarët dhe ju të gazetës kombëtare Bota Sot. Ju faleminderit!!!
Ju faleminderojme per biseden zoti ju bekoftë Ju familjen tuaj dhe gjithë kombin shqiptar!!!
Oborri Mbretëror Shqiptar – Royal Court of Albania
Johanesburg Suoth Africa