Lekundjet e Diaspores

elinda6Elinda Marku

Kur  flasim  per  diasporen, nuk  ka  si  te  mos  na  shkoje  ne  mendje ajo  diaspore  e  cila  ishte dhe  na  dha  shprese ne ate Shqiperi  te  izoluar dhe  mjeruar se  Demokracia  dhe  aspiracioni i  dhimbshem, Liria do  te  beheshin  realitet. Megjithe  veshtiresite  e  medha  qe  paraqiteshin nga  infiltrimi i  sigurimit  te  shtetit  shqiptar dhe  sherbimeve  sekrete jugosllave, UDB-se, shqiptaret  e  diaspores  nuk  e  ndalen  angazhimin e  tyre  te  jashtezakonshem, ne  sherbim te  Shqiperise  dhe  Kombit. Megjithe perpjekjet  e  sigurimit  dhe  bashkepunetoreve  te  tyre qe  kishin  depertuar  deri  ne  diaspore,  diaspora  vazhdoj  punen, luften  dhe  perpjekjet e  veta  ne  sherbim te  Atdheut. Te  bindur  se  dita  e  bardhe  e  Demokracise  dhe Pavarsise  se  Kosoves nuk ishte  e  larget.

Me  ardhjen  e  Demokracise, per  ironi  te  fatit u  shfaq  e  verteta. U  shfaqen  kontributet reale  dhe  ato  artificiale qe  kishin  penetruar  ne  gjirin  e  diaspores, si  dhe  dolen  ne  publik listat nga  arkivat sekrete te  sigurimit  te  shtetit  shqiptar, ku  u  publikuan  emrat  e  te  gjithe  atyre  qe  konsideroheshin  te  rrezikshem per  rregjimin  ne  Shqiperi  dhe  armiqte  e  pushtetit ne  diaspore.

Ne  diskordance botekuptimi  e  informimi para 90-es ishte  e  veshtire  te  percaktoje  te  vertetet  dhe  te  kundertet e tyre. (listen do  ta ripublikoj ne  nje  tjeter shkrim).

Me  ardhjen  e  Demokracise nuk  kishte  me  pikepyetje. Pasi  shume  nga  keta  dolen  hapur  ne  mbrojtje  te Alise, madje  duke  e  cilesuar  me  shkrim  e  me  ze, Gorbacovi shqiptar. “Bukur”! Dhimbje  dhe  keqardhje, pasi  edhe vete  partia  e  tij, nuk  e  cilesoj  kurre  ashtu, por  thjesht: Nje  diktator qe  vazhdoj  rrugen  e  diktatorit.

Ky  absurditet  i  ndertuar  me  mjeshteri ne  trurin e tyre, kishte edhe  arsyet e veta  te thella. Eshte per  t’u  rikujtuar  fakti  se, njiheshin si shtresa te persekutuara. Imazhi  fals u ra! Enigma dale nga  dale u shua! Shume  individe  te  tille, ashtu  si ne rregjimin komunist per  50 vjet, mundohen  te  shpartallojne cdo  bashkim ne  te  mire  te  Shqiperise, demokracise,  duke  dobsuar njeheresh ndjenjen e atdhedashurise, ekzistencen  e  ndonje  figure  tjeter…!

Argumentet  dhe  faktet  tregojne se,  gjithecka  ndodhi  ne  Diaspore, per  disa  ishte nje skenar me  ambicie, qellime perfitimi personal dhe politik!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *