Shqiptaret ne Detroit ( nga libri me te njejtin titull )

Duke filluar nga shkrimi hyres, Revista Kuvendi online do te publikoi pjeset qe  vleresohen si me te realizuarat, dhe kane te bjene me historikun e ketij komuniteti. Ndoshta do te kalohen pa u publikuar ato biseda me shqiptaret qe kane ardhur ne Detroit pas viteve 90 dhe,  biografite e tyre nuk kane te bejne me jeten e keti komuniteti. Per librin ” Shqiptaret ne Detroit” u punua gjate dhe nje staf i tere ndihmoi ne  realizimin e tij. Mua me mbeti vetem pergaditja, perzgjedhja e sistemimi i materialeve. Duhet te permend bashkepunetoret e mi ne kete realizim dhe t’i falnderoj: Te ndjerin Zef Lleshi, Rush Dragun, Elinda Markun, Zef Pergegen, Vasel Ujken, Julian Çefen, Luigj Gjokaj dhe stafin e revistes Kuvendi te atyre viteve. Nje pershendetje te vecante meriton Ing. Dede Kolndreu, dr i shkencave gjeologjike, i cili nuk desh te shkruhej asnje fjale per te. Ne kete liber i cili nuk eshte pa mangesi ka pase vend edhe per shume te tjere, te cilet sigurisht do te jene ne  librin e dyte, qe pothuajse eshte pergaditur, por me nje ndryshim;  anes  cilesore te materialeve, duke mos u perqendrua krejtesisht te intervistat.

Pjeter Jaku, botues  i revistes ” Kuvendi”

Ne vend te hyrjes

Per librin “ Shqiptaret ne Detroit”,  kam menduar, vetem pak muaj pasi kam mberritur ne Amerike. Ne ato pak muaj, me ra rasti te njihem me shume shqiptare dhe, sipas tyre , ketu ne Detroit, siç na vjen per mbare ta themi, (pasi ne qender te Detroitit zor se banon ndonje shqiptar ), ka me shume se 100 mije shqiptare. Veshtire te dihet shifra ekzakte se, sa familje shqiptare, ose sa shqiptare ka ne shtetin e Michiganit por, bazuar ne institucionet fetare, ne shoqatat dhe grupet kulturore, mediat  dhe bisneset e shqiptareve, eshte nje shifer krejt e besueshme, ndoshta edhe per me shume se100 mije. Pikerisht per kete, ne shkurt te vitit 2000 botova nje shkrim ne Gazeten Republika “ Me shqiptaret e Michiganit”, me idene, qe me vone, te mund te permblidhej ne nje liber. Kjo ide u be nxitje per mua per botimin e revistes se permuajshme, kombetare, informative dhe kulturore “ Kuvendi”, te cilen e botoj, pa nderprere, qe nga maji i vitit 2001. Rubrikat  “ I ftuar ne Kuvend” , “Jete Komuniteti” si dhe ajo “ letersi shqipe” etj.., jane shtyllat ku mbeshtetet botimi i librit” Shqiptaret ne Detroit”.  E kam pare te arsyeshme me kohen kur botohet libri, qe disa prej bisedave te ripunohen, ne bashkepunim me personin qe eshte intervistuar dhe, jane shtuar pjese e fakte te reja,  ne periudhen pas botimit.

 

Pak histori

 

Askush nuk mund ta di me saktesi , se kush ishte shqiptari i pare qe zbriti ne Detroit, se nga e si erdhi, se ishte i vetem, apo shoqerohej me dike, si e gjeti mundesine te vinte, kush e orientoj, a vinte nga Shqiperia apo shtete te tjera ballkanike, ku i nis, kur mbrriti, me ça udhetoje dhe çfare aktiviteti pati, etj.. etj.. etj…  Megjithate, nga disa botime te vjetra te kurbetit shqiptar ne Amerike dhe te dhena jo te plota,  mund te mesosh diçka mbi udhen e veshtire te integrimit te emigracionit  ne token e premtuar.

tahir markaj

Tahir Markaj

shqip nga detr dhe nw me leka

Shqiptaret nga Detroiti dhe New Yorku ne dasmen e Leka Zogut, ne Spanje

 

Me e besushmja do te qe te flitej per te rinjet qe studionin ne perendim. Ata, ndoshta i kishin mundesite te njiheshin e te shuanin kureshtjen, duke marre udhetime kaq te gjata e te largeta me mundesite e at’hershme, per emigrantet e tjere shqiptare, qe studionin e jetonin ne vendet ballkanike, apo evropiane, per mjeshtrit e ndertimatarise, argjendarise e te tjera profesione pasi, edhe vete Amerika ka nje histori shume te vone dhe, ndertimi i saj kerkonte doren e mendjen e te gjitheve.

 

ferdin toptani

Ferdin Toptani

 

Pastaj, dalengadale, te ardhurit do te binin te afermit e tyre e, keshtu do te krijohej mergata shqiptare, ne nje vend te madh si Amerika. Ne nje bisede me mikun tim, instrumentistin e njohur, Dode Gjonaj, mesova se gjyshi i tij, para ma shume se  100 vjetesh, Gjon Ujkaj Gjurashaj ishte ndalur  ne Detroit per te punuar disa kohe ne prerjen e pyjeve, qe te ikte me vone ne Chicago. E motra, nandaja e Dodes, edhe sot i ruan letrat e tij. Ai kishte emigruar ne moshen 23 vjecare, nga Malesia ne Itali, nga Italia ne Gjermani dhe, me ne fund ne Amerike, ku kishte qendruar ma shume se dhjete vjete. Por, per shume emigrante, askush nuk kishte mbajtur shenime ekzakte per kete, se ç’e detyroi te vinte, si dhe kur erdhi. Ne librin e gazetarit Zef Pergega “ Kembana e mergimtarit” thuhet se malesori i pare qe zbriti ne Detroit ishte Tome Lek Ivanaj, ne vitin 1904, i diplomuar ne Viene dhe, nuk ishte me shume se 22 vjeçar. Sipas po keti libri , fq.15, Toma do te punonte ketu 8 vjet ne nje kantier druri dhe, ne vitin 1913 do te vritej pabesisht  ne Theth nga serbet. Si shkoi dhe pse shkoi ne Theth, pse u vra etj.. nuk dihen ende sot.

Ne dhjetevjeçarin e dyte te shekullit XX, ne Amerike fillon krijimi i mergates shqiptare te organizuar. Me 13 qershor te vitit 1912 njihet “Vatra”, pas me pak se dhjete vjetesh “Vatra” do te kishte me shume se 50 dege me rreth 1600 anetare. Vatra kishte nje dege shume te fuqishme ne Detroit te perkrahur e mbeshtetur nga  Sabit Bitiçi, Haxhi Hysenaj e me vone Kujtim Qafa. Veç ketyre organizmave, kush nuk e njeh hallen Vele, Mynevere Orhanin, e cila erdhi ne Amerike ne vitin 1939. Kush nuk  i ka njohur  Fehmi Kokalarin, Ibrahim Vojushin, Kamber Panaritin, Hysni Alikon, Familjen Bardha, Ferdin Toptanin, Tahir Markajn, Tajar Shaskan, Petrit Butken, Safet Malushin, Xhaferr Malushin, Ahmet Dervishin, Xhevdet Hoxhen, Qazim Rrushajn, Ali Kacaferrin, Teki Gjinin, Xhaferr Masllavicen, File Pikolinin, Azbi Degollin, Bardhyl Tiranen, Prenk Gruden, Pjeter Ivezajn, Bajram Çunmulaj, Pjeter Qafajn, Genc Korçen,

tajar shaska

Nga e majta ne te djathte: Tajar Shaska dhe Petrit Butka

Foto: Vasel Ujkaj

 

Marash Dushajn, Vesel Ujkajn, Julian Çefen, Gjon Lulgjurajn, Llesh Grishajn, Gjoke Martinin etj, etj.. Kush nuk ka degjuar per shqiptaro- amerikanet Rudolph Vulpe, avokat i njohur, me origjine nga Berati, Julia L. Black e te tjere? Kush nuk ka degjuar per Dul Kelcyren, qe i pari filloi biznesin e njohur te Coney Island, ne Detroit, Tun Jakajn nga Kosova etj… Po per  Theodore Ktelly-in , ndihmes prokurorin e  Wayne ne Michigan? Ndoshta ka qe nuk e dine se, edhe Mixha Rame ( Fitim Domi) eshte ketu ne Michigan, po keshtu edhe boksieri i njohur kosovar, Bajram Hashani gjendet ne Michigan. Pikerisht nga Detroiti, me nxitjen e shqiptareve, amerikanet i derguan leter Papes, qe te lejonte Mbretin Zog te martohej me Gjeraldinen. Tek shqiptaret e Detroitit, si me aktivet, u zhvendos per njefare kohe edhe veprimtaria e federates se njohur “Vatra”, duke bere qe edhe gazeta “ Dielli” te botohej ketu, ne Detroit. Po ketu, kishte qendren e saj edhe shqoata “ Skenderbeu” dhe u bene dy botime te njohura nga dy qendrat fetare, Kisha Ortodokse Shen Thomai dhe Teqja Bektashiane Shqiptare. Imzot Noli dhe Konica e vizitonin shpesh Detroitin. Noli ka ndihmuar edhe materialisht ne ndertimin e Teqese, duke dhuruar 500 dollare, qe ne ate kohe nuk ishin pak. Afro tri vjete “ Vatra “ e pati qendren ne Detroit. Po nga Michigani, do te shkonin ne Spanje ne kurorezimin e marteses se Leka Zogut disa shqiptare, ashtu si edhe ne evenimente te tjera kombetare dhe patriotike, si ne pecjelljen e Nane Terezes, ne pritjen e Papes ne Shqiperi, ne pritjen e percjelljen e disa personaliteteve shqiptare nga te gjithe trojet tona. Mergata  shqiptare e Detroitit, sa vinte e shtohej nga dita ne dite. Ne Detroit u mbajt Kongresi i pare i “ Heroizmes Shqiptare” me daten 25 e 26 Gusht te vitti 1973 dhe, nenkryetar i kesaj organizate u zgjodh Marash Uci Dushaj. Ne krye te kesaj organizate ishte Ndue P. Gjonmarkaj dhe, kete Kongres e nderuan me pjesemarrjen e tyre shume eksponent te politkes se dikurshme shqiptare, Abaz Kupi, Nderim Kupi etj. Prej keti Kongresi iu dergua mesazh special, Leka Zogut dhe u be thirrja per te pase nje parti te vetme ne emigracion “ Frontin Antikomunist Shqiptar”. Veç nenkryetarit, nga shqiptaret e Detroitit u zgjodh edhe drejtori i shtypit, Prel Lulgjuraj si dhe Vesel Ujkaj, i ngarkuar per arken, etj…. Ne Detroit eshte e vetmja Teqe per bektashinjet, jo vetem te Amerikes, po edhe  te Kanadase e deri te Australise.

leka zogu ne detroit

Leka Zogu ne Detroit, ne krahun e djathte te tij Bajram Çunmulaj

Marre nga arshiva e Vasel Ujkaj

 

 

Pothuajse ne te gjitha  entet politike shqiptare qe kishte ne Amerike, i kishin deget e tyre edhe ne Detroit, per te mos thene se disa prej tyre kishin qendren dhe, ato nuk ishin pak. Nder me te njohurat kane qene: Komiteti Kombetar “ Shqipnija e Lire”, “ Bashkimi Demokrat”, Levizja e Legalitetit, Blloku Kombetar Indipedent, Balli Kombetar dhe Heroizma Shqiptare. Disa here kete komunitet e ka vizituar edhe Naltmadhnija e Tij, Leka i Pare, Mbreti i Shqiptareve. Ne kete  komunitet ai kishte edhe njerezit e gjakut , si  Ferdin Toptanin me te afermit e tij.

 

Koha e demostratave

( Malesoret ne Detroit )

 

Ne nje nga te dielat e fundit te tetorit 1999, ne programin e Radio Albes ne Detroit, gazetari dhe botuesi i njohur Gjek Gjonlekaj, do ta deklaronte Prenk Gruden si Kolombin shqiptar ne lidhje me ardhjen e malesoreve ne Detroit. Dhe kjo perbente nje te vertete, Prenk Gruda do te ishte ne mos i pari, nder te paret dhe me aktivet, ne ndihmen e malesoreve nga Malesia e Madhe ( pjesa nen Mal te Zi), qe te gjente mbeshtetje ne kete kend verior te Amerikes. Duke qene eksploruesi i keti vendi, ai e vizitonte shpeshe Malesine dhe, ne biseda e siper, u premtonte malesoreve mbeshtetjen, nese ata vendosnin te vinin perkoheshem ne Amerike, duke e pare dhe njohur gjendjen e veshtire

gjelosh kalaj

Gjelosh Kalaj gjate nje demostrate   Foto: Mark Prela Gjokaj

 

te jeteses ne ate vend. Dhe sipas te gjithe atyre, me te cilet kemi pase rastin te bisedojme, Prenka e ka mbajt fjalen, u ka bere garancine dhe eshte interesuar per ta.

 

gazetari nikoll preci

Gazetari Nikoll Preci  Camaj duke ndjekur demostratat per CNN

Foto: Mark Prela Gjokaj

nga e majta zeh camaj nikoll

Nga e majta ne te djathte: Zef Camaj dhe Nikolle Qafa duke folur, ne nje demostrat e organizuara kunder Millosheviçit ne Detroit

 

 

Fillimet e ardhjes se malesoreve ne Detroit, shenojne vitin 1965 e kendej.

Pra, rreth viteve 70-te, malesoret e ardhur nga Mali i Zi, nepermjet Italise, te ndihmuar edhe nga Dom Prenk Ndrevashaj. Ata zune dalengadale te plotesonin mergaten shqiptare te Detroitit. Me vone , ata ndihmuan njeri- tjetrin, duke terhequr secili te afermit e tij dhe, keshtu ne Detrioit u be nje Malesi e Madhe e dyte. Formesimi i saj u duk ne kerkesat per te krijuar komunitetin katolik te tyre me ndertimin e dy Kishave, ate te Zojes Pajtore dhe te Shen Palit. Veç kesaj, njohjet dhe afersite me njeri- tjetrin ben qe ata te organizoheshin edhe ne shoqata e media te ndryshme, pa permendur ketu aftesine e tyre per tu marre me biznese, ku pati nga ata, qe pa i bere tri vjet, punuan per vete. Tanime , malsoret ne kete komunitet, jo vetem perbejen pjesen ma solide dhe ma aktive, por dalengadale po bejne emer edhe ne shume fusha ne zhvillimet e reja ne U.S.A. Ne radhet e  tyre ka mjeke te diplomuar ketu ne Amerike, ka jurist te njohur, ka artiste te skenes, ka gazetar profesionist, ka shume biznesmene, ka disa grupe muzikore, kengetare e valltare. Disa prej ketyre do ti gjeni ne faqet e keti libri. Ajo çka mund te permiresohet , eshte bashkepunimi dhe gjetja e nje mesatarje te perbashket me shqiptaret e trojeve te tjera shqiptare e, sidomos te ardhurit e vone nga Shqiperia, me shume per mbajtjen gjalle te kultures se te folurit te gjuhes amtare, te mesimit te saj ne te shkruar e lexuar. Vitet e fundit nga Shqiperia kane ardhur shume intelktuale te kompletuar, qe me vone, jo shume larg ne kohe, me te arrite  nivelin e duhur ekonomik, do bejne shume  perpara edhe ne fushen e biznesit dhe te organizmit te jetes se komunitetit. Problemi i asimilimit ne shoqerine amerikane, mbetet vemendja numer nje, per ti shpetuar te rinjet, sa te jete e mundur e me shume, duke i mbajtur gjalle gjuhen dhe traditat tona, edhe pse i mesojme anet e mira te jetes dhe prakticitetit amerikan.

 

 Renia e komunizmit dhe emigracioni i ri

 

Nuhatja politike, beri qe para vitit 90, te rinj shqiptare, me te guximshmit i shperthyen prangat e izolimit komunist dhe iu drejtuan botes perendimore, endrres se tyre. Mbaj mend , njerin nga keta, mikun tim Mark Trieshi, i cili ka jetuar me shume se 5 vjet ne komunitetin shqiptar te Detroitit. Ai, ne qershorin e vitit 90-te, me nje varkë plastike iu drejtua detit Adriatik, duke rrezikuar seriozisht jeten, nje udhetim biblik teper i veshtire per te mberritur nga Talja e Bregut te Mates ne portin e Ulqinit dhe, nga Jugosllavia ketu ne Detroit. Ky dhe raste te tjera te ngjashme, jane vertete heroizma te papershkruar. Si Marku vepruan edhe te rinjet Zef Çuni dhe Tome Leka, pikerisht per te ardhur ne Amerike.

 nje nga parullat

Nje nga parrullat e shqiptareve te perdorura ne demostrata.Foto: Mark Prela Gjokaj

 

Por, keta nuk ishin vetem. Me ta kishte edhe pogradecarë, qe per shansin e tyre jo te mire, u kapen nga rojet e kufirit, duke iu nenshtruar burgjeve dhe torturave te regjimit diktatorial. Sa e sa te rinj, u kapen ne kufi dhe u burgosen e torturuan deri ne pushkatim, per endrren e tyre, Ameriken. Pikerisht pas hapjes se Shqiperise ( korriku i viti 90-te dhe pas vitti 91), ne Amerike erdhen shume shqiptare, nga te gjitha viset e Shqiperise. Disa prej tyre fituan me te drejte azilin politik e, shume te tjere erdhen nepermjet llotarise Amerikane, qe u aplikua per  disa vende te botes, ku u perfshi edhe vendi yne. Ne Detroit, erdhen jo pak edhe politikan, si deputet, kryetar te keshillave te disa rretheve, drejtor drejtorish e deri ne rang zevendesministrash. Po ashtu edhe shume te larguar nga radhet e ushtrise, policise dhe sherbimit informative. Ne Detroit u vendos e jetoi gati dhjete vjet, ish kryetari i Gjykates se Kasacionit, Dr. Zef Brozi. Ne Detroit jane edhe ish Ministri i Rendit Publik Belul Çelo, ish deputetet Gjon Nikaj, Sander Uldedaj, Agustin Shqalsi etj… Po ne Detroit, u vendosen shume intelektuale, te cilet sot e kesaj dite punojne, jo ne profesionet e tyre. Ne Detroit jeton e punon ish sekretari i keshillit te  Ministrave, Dr. Teodor Kareco, ish zevendes ministri i

 

Nikolin Narkaj ne nje nga aktivitetet e shqiptareve ne Detroit

 

Mbrojtejes Halil Hyseni, kuadri i njohur i Minsitrise se Brendeshme Safet Stafa etj. Ne Detroit jetojne e punojne mesuesit Gjeto e Marie Kaceli, doktor Paulin Lleshi, disa ish kryetar komunash dhe kryetar te keshillave te rretheve, ish kryetare deges te PD-se nga disa rrethe, Lorenc Aleksi, ish gazetar i ushtrise shqiptare, i persekutuari Fran Kacaj, mjeket Fran Biba, Kole  e Brunilda Kola, Llesh Çupi etj ..e tjere… Pra, ne vitet 90 e kendej, kane ardhur ne Detroit ma shume shqiptare, sa ç’kishin ardhur, qe nga fillimet e emigrimeve. Por,  pjesa me e madhe e  tyre njihen fare pak ne kete komunitet, per arsye te veshtiresive qe kane ne integrimin e kesaj jete te re dhe shume te vrullshme. Lufta ne Kosove, sidomos viti 1999, me vendim te posaçem te Qeverise Amerikane, vendosi shume kosovare ne disa shtete te Amerikes, te cilet u pajisen menjehere me green card dhe tani jane nenshtetas amerikan.

 

nga e majta besnik bezhi

Nga e majta ne te djathte: Besnik Bezhi, Dode Dedvukaj, Tom Junçaj, Generali  Clark, Nikolle Perkaj dhe Anton Nikolli, te cilet nderuan komunitetin shqiptar te Detroitit, duke marre pjese si ushtare te UCK-se ne frontin e luftes per Lirine e Kosoves

 

Ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, nga Detroiti moren pjese dhe luftuan krahe per krahe me vellezrit e tyre, Agron Mirdita, Ali Jakupi, Anton Nikolli,Besnik Bezhi, Dode Dedvukaj, Nikoll Perkaj dhe Tom Junçaj.

 

Perzgjedhja e ketij libri

 

Askush nuk e ka te drejten te beje klasifikimin e shqiptareve  te Detroitit. Tjeter gje eshte te shkruash per ta, sipas njohjeve qe kam une,  pa pretenduar se ne kete veper kam perfshire te gjithe ata qe  duhet te ishin dhe, qe kane aktivitete , te cilat i kane bere te njohur, jo vetem ne kete komunitet, por edhe me gjere. Sipas mundesive te tyre, te gjithe kane kontribuar ne çeshtjen kombetare, ndaj edhe libri eshte lene i hapur, per t’u vazhduar  ne librin e dyte.  Nga ana ime, do te behet perpjekje, qe jo vetem ne faqet e se permuajshmes “ Kuvendi”, por edhe ne librin e dyte  te mundesohet perfshirja e nje spektri sa me te gjere te jetes se shqiptareve te ketij komuniteti, pasi ata, ne mos ne  nje fushe ne nje tjeter, i kane cilesite e mjaftueshme, per te then diçka nga jeta e tyre. Gjate punes per pergaditjen e ketij libri ka pasur edhe nga ata qe, edhe pse kembengulja ime nuk ka munguar, nuk kane dashur te shkruhet per ta. Nga modestia?! Ndoshta dhe kjo. Ketu nuk mund te le pa permendur te njohurit  Nikolin Narkaj, poet, nje nga me te persekutuarit e Malesise se  Madhe, i ngarkuar me disa detyra pas 90-tes ne Partine Demokratike Shqiptare, Mark Gojçaj i cili e ndihmoi kete liber, pa pretenduar te shkruhet per te, megjithese akull i kishin ngrire floket gjate pjesemarrjes ne demostrata, per te drejtat e vellezerve te tij kosovare. “Ka te tjere qe kane  punuar me shume se une,-tha Marku,- ndaj mos shkruaj gje per mua.”

Mark Gojcaj, i pari nga e majta ne nje demonstrate ne kohe shume te veshtire

 

Po keshtu, nuk mund te rri pa i permendur miqte:  Arian Gruda, Luk Shkreli, Leke Pepaj, Vasel Gjelaj, David Sulejmanin, Kujtim Hasimaj, Nikolin Turmalaj, Arben Hasanin, Evis Matja  e te tjere, qe kane ndihmuar, jo vetem revisten “ Kuvendin”, por edhe çdo inisiative ne fushen e botimeve dhe aktiviteteve letrare te zhvilluara ne komunitet. Ne kete aspekt, mund te behej nje liste e pafund, por shumica e tyre jane ne faqet e keti libri, ndaj nuk menduam ti permendim dy here. Ne kete hyrje po paraqes, vetem ata qe nuk kam mund ti perfshi ne kete botim. Ka shume e shume te tjere,  qe kane ndihmuar pa u kursyer, duke qene te bindur se “ Kuvendi” do te  botohet, edhe pse aty ketu flitej me mosbesim ne kete inisiative, ose per mbylljen e aktivitetit te saj pa u bere viti. Ne kete liber ka disa rubrika, me nje perfshirje mjaft te madhe te te gjitha moshave. Rubrikat kulturore, historike, sportive dhe ato te studenteve, mundesojne paraqitjen, jo vetem numerike, por edhe perzgjedhjen, per t’u dhene lexuesve vertete vlera, nga te cilat edhe mund te mesojne. Asnje pune nuk mund te quhet vlere, nese prej saj nuk mbetet diçka  me larg se  koha e perjetimit.

 

Miqte e shqiptareve te Detroitit

 

Ne  brendesi te keti libri jane perfshire edhe disa biseda  me personalitet te politikes dhe kultures, jashte komunitetit te shqiptareve te Detroitit.  Here mbas here ne faqet e

“ Kuvendit” kane qene te ftuar dhe kane pase shkrime te tyre, politikanë dhe artsitë nga Shqiperia, Kosova, shqiptaret  nen Mal te Zi si dhe te komuniteteve te tjera ne Amerike dhe Evrope. Disa prej ketyre jane: Pjeter Arbnori, Isamil Kadare,  Besnik Mustafaj, Ndoc Gjetja, Çun Lajçi, Pashk Pervathi, Visar Zhiti, Preç Zogaj, Nikolle Camaj, Reshat Arbana, Skender Rusi, Shpresa Rama, Agim Doçi, Gjoke Beci, Ndue Dedaj, Tonin Çobani, Rajmonda Moisiu, Ajaz Emini, Sako Satka,  Luan Gashi, Beqir Sina, Ilir Shyte, Abdurrahman Thaçi, Gazi Buxheli, Flora Durmishi, Adelina Smajli,

Bujar Qamili, Frederik Ndoci, Lisa Mriaj, Zef Marku ne Boston, Frano Kulli, Mark Vuji, Romeo Gurakuqi, Franc Radoja, Qazim Dushku, Moikom Zeqo, Salvador Gjeçi, Nikoleta Kovaçi, Tomorr Osamin, Rrustem Geci, Ferdinand Laholli, Ago Basha etj.. etj… Komunitetin shqiptar te Michiganit e kane vizituar shume personalitete te politikes shqiptare nga te gjitha trojet si: Sali Berisha,  Ibrahim Rugova, Azem Hajdari, Pjeter Arbnori, Bujar Bukoshi, D. Simon Jubani, Hashim Thaci, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Alfred Moisiu e te tjere te rangjeve  e pozitave te ndryshme. Poashtu e kane vizituar artiste te ndryshem si: Ilir Shaqiri, Nikolle Nikprelaj, Leonora Jakupi, Ardit Gjebrea, Agim Krajka, Bujar Qamili, Eli Fara, Merita Halili, Aurela Gaçe, Bleona Qerreti, Zef Deda, Aleksander Ruçi, Zeliha Miloti, Sinan Hoxha, Petrit Lulo, Ramadan Krasniqi, Adelina  dhe Zanfina Smajli, Gili, Lindon Camaj, Ledina Çelo, Muharrem Jakupi ( Remi), ish kampioni karatese Enver Idrizi e disa grupe muzikore te tjera si dhe aktore te njohur te humorit e teatrit.

Le te shpresojme qe ne te ardhmen aktivitetet te shtohen dhe vizitore te tjere te kete ne komunitetin tone.

 

Pjeter Jaku

Mars, 2006

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *