UASHINGTON, 18 korrik– SHBA-ja dhe Kuba do të zyrtarizojnë të hënën rivendosjen e marrëdhënieve të tyre diplomatike me rihapjen e ambasadave të tyre në Uashington dhe Havanë, pas më shumë se një gjysmë shekulli shkëputje.
Për herë të parë që prej vitit 1961, kur marrëdhëniet mes dy fqinjëve u shkëputën, flamuri kubanez do të valëvitet në qytetin e madh të Uahsingtonit.
Ministri kubanez i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez, do të jetë i pranishëm me rastin e ceremonisë, ku do të marrin pjesë 500 persona. Një pllakë do të zbulohet duke zyrtarizuar statusin e ri të ambasadës.
Kjo do të jetë vizita e parë e një shefi diplomacie kubanez në Uashington që prej vitit 1959.