Si e ngritëm flamurin amerikan në Ditën e Pavarësisë së Amerikës

  • Me rastin e 4 Korrikut, Dites se Pamvaresise se Amerikes nga anglezet

Artur Vrekaj

4 Korrik 2013, Përmet Shqipëri 

Përmeti është qytet i luleve dhe kombëtarizmit. Në fakt, këto cilësi i gjen edhe sot në Përmet sikur kanë qënë me shekuj. Janë si dy emblema që e plotësojnë edhe sa e përmënd, por që i prek sa hyn në Përmet.
Ishte afër mesditës së 3 Korrikut 2013 kur ngjitja shkallët e bashkisë së qytetit të Përmetit bashkë me kryetarin, zotin Gilbert Jaçe . Dua të të pyes për diçka, i thashë.
– A mund të zhvillojmë nesër, 4 Korrik një ceremoni të ngritjes së flamurit Amerikan në shprehje të dashurisë për Amerikën, ditën e Pavarësisë së saj edhe në emër të shoqatës KOMBI që kemi në qytetin e Worcester ? Ai buzëqeshi.
Përgjigja ishte me të parë, pozitive dhe biseduam për çfarë nevojitej.
Kryetari Gilbert Jaçe u kujdes që kjo ceremoni e thjeshtë të mirëorganizohej. Ishte hera e parë që ndodhte një organizim i tillë. Është kuptimplotë edhe pse jemi kombi më i lashtë që e duam vërtetë Amerikën. Por në Përmet vërtet sikur merr një përmasë të vërtetë. Përmetin e kanë njohur në Amerikë që përmbi 100 vjet më parë, edhe para se të pavarësohej Shqipëria. Edhe nga patriotët përmetarë, por edhe nga rrënjët e rrushve, trëndafilat apo lulja Barabarosa që sollën emigrantët në Amerikë.
Për koincidencë ishin në Përmet për vizitë tek të dashurit tanë edhe tre përmetarë të tjerë po nga qyteti i Worcester, MA.
10:00, 4 Korrik 2013.
Aty përpara bashkisë u bashkuan me punonjësit edhe qytetarët që u ndodhën. Më i gëzuar ishte Kastriot Vrenozaj që ngriti flamurin Amerikan në shtizën e qytetit kur ndërkohë shpërndaheshin tingujt e himnit Amerikan në atë qytet të Jugut, në këmbë të Dhëmbelit.
Mbeti një kujtim i bukur i jetës sime,gjithashtu. Por edhe qytetarët e pranishëm u emocionuan.
Ishte edhe si një borxh që unë e quaja që duhej të ndodhte diçka e tillë. Në qytetin ku banoj, në Worcester,MA bashkia kujdeset vetë për ta ngritur flamurin kombëtar Shqiptar. Dhe e mbajnë në shtizën e qytetit të valëvitet për pesë ditë. Një respekt për flamurin, kombin, komunitetin tonë.
Kushdo që e sheh nga Shqiptarët patjetër ndihet më Shqiptar.
Kështu na ndodh edhe ne kur shohim një flamur Amerikan në Shqipëri. Sepse në Amerikë liria ka kuptim.
Ndaj edhe 4 Korriku i Pavarësisë së Amerikës është i shenjtë.
4 Korrik 2014

http://illyriapress.com/si-e-ngritem-flamurin-amerikan-ne-diten-e-pavaresise-se-amerikes/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *