Kosova dhe bashkëpunimi rajonal

Nga Kasem Seferi

Pedagog, Ish-keshilltar i Presidentit te Republikes

 

Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Kosovës është pikërisht sfida në lidhje me stabilizimin politik të Kosovës; pra, analizuar në kuadër të ideve më të hershme në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, ideja e një zone të përbashkët ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, është një derivat i idesë që, në fakt, përshin Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, që nga pikëpamja ligjore ndërkombëtare justifikohet me marrëveshjen e njohur si CEFTA 2006. Në kontekstin e mësipërm, ideja e një zone të përbashkët ekonomike duhet të mbështetet në tre parimet bazë të mëposhtme (që rekomandohen nga komuniteti ndërkombëtar): (1) çështja e Kosovës ka një dimension të fortë rajonal, prandaj çdo zgjidhje duhet të marrë në konsideratë këtë dimension rajonal ndërkohë që në të njëjtën kohë t’u përshtatet ndjeshmërive kombëtare. Në këndvështrimin e specifikave rajonale rrugëzgjidhja realiste dhe funksionale është vendimtare. Çdo rrugëzgjidhje që të çon drejt një zgjidhje utopike do të ngrinte probleme në një zonë me popullsi, histori dhe aspirata heterogjene. Rrugëzgjidhja duhet të kërkojë në mënyrë të domosdoshme dallimin ndërmjet perceptimeve dhe realiteteve, si për shembull, diferencën ndërmjet riskut real dhe atij të perceptuar, ndërmjet treguesve ekonomikë dhe të dhënave ekonomike reale (dhe/ose të fshehura), si dhe ndër parashikimeve publike dhe objektivave të arritshëm. Format e ndryshme të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal ndërkufitar me fqinjët, por gjithashtu forma ndërrajonale dhe lokale të bashkëpunimit, në lidhje me ekonominë, shoqërinë dhe kulturën. Një formë relative e përparuar tashmë ekziston me Shqipërinë në nivelin lokal: për shembull fëmijët kosovarë mund të shkojnë në shkolla në Shqipëri, në qoftë se shkollat e tyre i kanë shumë larg (dhe e kundërta me shqiptarët në Kosovë); nismat e tjera lokale, por shumëpalëshe, kanë qenë njëfarësoji të suksesshme dhe duhen inkurajuar. Politika e zgjerimit të BE – së ka qenë për një kohë të gjatë strategjia kryesore e demokratizimit, një mjet i fuqishëm, në gjendje për të sjellë ndryshimin real të regjimit që SHBA mund ta arrinte me vështirësi madje edhe duke shfytëzuar burime shumë të mëdha, por kjo ka qenë e qartë për një kohë nuk është më një nxitës i fuqishëm i tillë për reformat demokratike në vendet fqinj të BE – së (përfshi kryesisht vendet e Ballkanit Perëndimor). Përveç Kroacisë, Maqedonisë ose Malit të Zi, zgjerimi i mëtejshëm nuk po tregon gjasa në lidhje me perspektivën afatmesme, të paktën ndërkohë që BE nuk kërkon të ratifikojë dhe më pas të vejë në jetë Traktatin e Lisbonës.  Pa nxitësin e zgjerimit, BE – së i nevojitet të kombinojë një rrugëzgjidhje bazuar në vlera me nxitës të tjerë të vërtetë për të stimuluar qeverisjen e mirë dhe demokratizimin në vendet fqinjë të BE – së. Veprimet e BE dhe SHBA në fqinjësinë e BE plotësojnë njëra – tjetrën, por rrallë bashkërendohen, me përjashtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në njëfarë shkalle; nuk ka bashkëpunim intensiv BE – SHBA në zonën e fqinjësisë perëndimore të BE. Megjithëatë, objektivi për ta përhapur demokracinë anekënd botës, i artikuluar nga administrata e tanishme e SHBA është në pajtim me dëshirën e BE për të parë demokratizimin më të gjërë të fqinjëve të saj të cilat janë gërryer gradualisht i ribëjnë ndërveprimet e politikës. Pikat e mundshme të konvergjencës janë:siguria e energjisë – një interes i përbashkët në sigurinë e rrjedhës të burimeve të energjisë për Europën, të paktën për Turqinë (që konkuron projektet e naftë/gazsjellësve; SHBA interesohen në pjesën më të madhe për kapacitetet e transportit dhe sigurinë e rrugëve (por gjithashtu për trajtimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të investitorëve të huaj në tregun rus), BE si një konsumator (disa shtete anëtare varen 100 për qind në importet ruse) në arritjen e marrëveshjes komplekse me Rusinë, duke lejuar ndërkëmbimin e kuadrit të saj rregullator për kompanitëdhe tregun rus të energjisë. Siguria energjisë është një prej faktorëve kryesorë që influencojnë marrëdhëniet e BE dhe SHBA me vendet e Kaukazit. Çështja mendohet në mënyrë të ndryshme brenda Europës. Europianët perëndimorë e lidhin sigurinë e energjisë me ndryshimin e klimës dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore shqetësohen më shumë me manipulimin e Rusisë në lidhje me burimet e energjisë për fitime politike; stabiliteti vetë – mbështetës afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor; me përgjegjësinë e zhvendosjes drejt BE; nevoja për një koncept strategjik të Rajonit të Detit të Zi; rajoni është bërë një kufi i ri strategjik për BE, SHBA dhe Rusinë në lidhje me sigurinë e energjisë, ngrirjen e konflikteve, lidhjet tregtare, menaxhimin e migrimit dhe fusha të tjera kyç të politikës; nevoja për të lehtësuar presionin rus në shtetet fqinje; megjithëatë, pozicionet në përshpejtimin e integrimit të shteteve respektive në strukturat perëndimore ndryshojnë. Ka një divergjencë ndërmjet SHBA dhe BE mbi mbrojtjen raketore dhe zgjerimin e NATO – s; njëfarë sinergjie në lidhje me interesin në zonën e Mesdheut; me adoptimin gradualisht të BE të parimit të diferencimit dhe me qëllime shumë të ngjashme (siguria, energjia, antiterrorizmi, menaxhimi i migrimit). Pikat e mundshme të divergjencës janë: zgjerimi i NATO – s është një mjet i rëndësishëm kushtëzues; përveç presionit nga ana e SHBA, shumë shtete anëtare janë tërhequr nga ofrimi Ukrainës dhe Gjeorgjisë një Plan Veprimi të Anëtarësisë në NATO në samitin e Bukureshtit në 4 Prill 2008, me zhvillimet në Gjeorgji, çështja është bërë vendimtare; politikë drejt Rusisë, të paktën jo për shkak të pozicioneve të kundërta të shteteve anëtare të BE. SHBA në mënyrë preferuese i nevojitet Rusia për stabilitet në botë, përpjekje për siguri dhe antiterrorizëm, BE synon në mënyrë parësore në sigurinë e energjisë; politika e SHBA mbi Rusinë mund të ndryshojë me administratën e re amerikane dhe kështu mund që politika inkoherente e BE pas pazarit mbi paketën e energjisë (që lidh aspektet e brendshme dhe të jashtme të marrëdhënieve me Rusinë në një strategji); megjithëatë, duket se po venitet etosi për një politikë të vetme drejt Rusisë. Në anën tjetër megjithëse politika e jashtme agresive e tanishme ruse është duke e zhvendosur mendimin e SHBA një çikë më larg nga angazhimi, politika e ardhshme e SHBA drejt Rusisë do të varet nga administrata e re amerikane dhe sjellja e Rusisë; njohja e Kosovës – disa shtete anëtare të BE nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tani; problemi është më saktë një problem ndër vendeve anëtare të BE më pas përtej Atlantikut; rrugëzgjidhja strategjike – strategjia e BE drejt fqinjësisë u hartua mbi bazën e marrëdhënieve të një strukture shumëpalëshe dhe komplekse, që përfshijnë gjithashtu një komponent të fortë dypalësh; me tendencën drejt theksimit të parimit të diferencimit dhe me mungesën e bashkërendimit, BE është duke adoptuar një rrugëzgjidhje të ngjashme me SHBA dhe ka të ngjarë të shfaqet një konkurrencë interesash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *