Maratonapublicistike, simbol i vetësakrifikimit për hir të interesave kombëtare.
Dr.YllkaFILIPI
Figura e Fan Nolit është e njohur tashmë si një figurë poliedrike, brenda së cilës janë shkrirë në një të vetëm zjarri i poetit, zemërpushtuesshmëria e oratorit, ethshmëria e përkthyesit, vrulli i reporterit, mençuria e diplomatit, gjakftohtësia e politikanit, drithërima e muzikantit dhe mbi të gjitha dashuria sublime për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, duke bërë çdo gjë të mundur për t’i nxjerrë nga errësira e tejzgjatur social-ekonomiko-kulturoro-shpirtërore e më gjerë.Në kohën kur veproi Fan Noli, njëëndërr e tillë kaq e guximshme, dukej pothuajse e pamundur. Sa kanë mundur studiuesit të depërtojnë brenda labirintheve të veprës së tij të palodhur?Ja kanë dalë mbanë ta shterin? A mundet tëketë fund zbërthimi i krijimtarisë së Nolit??? Vepra e gjerë që ka lënë trashëgimi, le shtigje për këndvështrime të reja, pjesë të së cilës janë lënë thuajse te paprekura deri më sot, duke joshur kërkuesit shkencorë, për të hedhur dritë mbi aspekte te ndryshme e për të riparë mbi një tjetër prizëm sukseset e disfatat e kësaj figure në shërbim të interesave të larta kombëtare, dukehulumtuar e sjellë fakte bindëse.
Si ndërthuret poezia e Nolit me muzikën dhe me publicistikën? Aështë kjo një publicistikë e mirëfilltë apo e shartuar me simbolikën, metaforën poetike, kontrastet e fuqishme, ironinë apo groteskun?
Studiuesi francez Gérard Genette, thekson midis të tjerash: transtekstualiteti është gjithçka që e vendos tekstin në një marrëdhënie, qoftë të dukshme apo të fshehtë, me tekstet e tjera..1Konfigurime dhe thyerje të tilla ndërtekstore i hasim dhe në publicistikën e Nolit në formën e intertekstualitetit (prania aktuale e një a më shumë teksti brenda një tjetri), apo hipertekstualitetetit (Teksti A shartuar me tekstin B).
Le të marim një fragment ilustrues për ta përimtuar nën dritën e këtij konteksti: Ështëfjala për një luftëtar të përgjakur të cilin e thërret nëpër mjegull, Liria. Identifikimi i Figurës së Nolit shkrihet në një me atëtë personazhit që krijon në vetvete, duke simbolizuar gjithë sakrificën e figurës së tij në vite:
Sot këtë ditë njëluftëtar i përgjakosur, i stolisur me kurorë dafinash mundëse, i lodhur nga mundimet e tërë motit që shkoi, qëndron përposh një lisi të gjatë, var armët dhe kurorët e tij përmi dëborën e bardhë që të çlodhet si luani.
Sytëi dremisin dhe lëvezgat i rëndojnë plump, trupi i tij ështëi kapitur dhe dëshiron çlodhje dhe prehje.Po nuk i mbyll dot syte se mendja, zemra dhe shpirtii lëftojnë brenda dhe i thërresin.ngrehu, ngrehu!…(…)Nuk shëkon atje në mjegull ca shkaba të zeza që lozin krahët? Ty të thërrasin e ty të presin o luftëtar!2(“Kombi”, 1907, 1 janar, nr.2 )(shkëputur nga Noli, vepra 2, publicistika, fq.128)
E ndërtuar mbi bazën e kontrasteve të forta metaforike kontekstuale (luftëtar i përgjakur-istolisur;) (kurorë-dafinash/ mundëse), (Sytëi dremisin-i thërresin Ngrehu! Ngrehu!),(luan-i kapitur),(dëborë e bardhë-shkaba të zeza). Është prozë poetike postmoderniste e parathënë?Është copëz romani, tregimi, novele?Është poezi në rreshta? Është tekst simbolik? Është thjesht artikull gazetaresk me motiv patriotik??? Turbullime të tilla janë tëkarakteristikë e tekseve të krijuesve akohorë tek të cilët poezia është edhe në prozë edhe në publicistikë edhe në dramë, edhe brenda tingujve muzikorë që transmeton…pra, brenda një trupi të vetëm. Denduria figurative rrit peshën emocionale dhe përçon tek receptusi i vepres mesazhe të forta atdhedashurie, nëpërmjet figurës së luftëtarit të përgjakur. Semat-bazëna çojnë drejt analogjisë sintagmatike: Luftë-luftëtar-gjak-mund-mot-lis-kurorë-dëborë-luan-sy-lëvezga-plumb-trup-prehje-mendja-zemra-shpirti-mjegull-shkaba-krahë… Vijon një thyerje paradigmatike kontrastuese e cila pikëpret tekstin: I përgjakosur- i stolisur-i lodhur- e bardhë-të zeza…Një karakteristikë e tillëi vesh rreshtat publicistikë në të gjitha faqet e veprës me ngjyresa të forta poetike e mesazhe të thella patriotike.
Ty të thërrasin e ty të presin o luftëtar!
Kylejtmotiv dhe kjo thirrje e kanë ndjekur pas gjithë jetën Nolin, duke i hapur shtigjet drejt zgjidhjes së fateve të mëmëdheut. Atij fati që përsëritet çdo mot,që e ndërron lëkurën si gjarpër,i bardhëai zi, sidoqoftë:
Fatnë tim që përsëritet çdo mot të ri, e ndërron lëkurën porsi gjarpër, fatnë tim të keq, e dua si më parë dhe e puth me mall si vashë…pas këtij fati do vdes dhe përmbi varrë do të mbinjë një lule që do ta quajnë “dashuri e fatit shqiptar”!(po aty, fq.129)
Autori shpreson shumë tek shqiptarët duke i motivuar të bëhen ca më të mënçur e më luftëtarë. Le të bëhemi tëpalodhur si armiqtë!(…) Mjaltin e zemrës suaj o vëllezër, mbajeni për veten tuaj, mos ua hidhni armiqve!(po aty, fq.129)
Duke qenë se arti postmodern është, nga vetë natyra e tij, i ndarë dhe kundërthënës, rishikimi i raportit kompleks shenjë-referencë në veprën e Nolit hap shtigje për interpretime largpamëse, duke e bërë më gjithëpërfshirës makrokozmosin e vlerave unikale të kësaj krijimtarie. Thurja e ideve nuk është thjesht një tendencë atdhedashurie, jo thjesht paraqitje verbale eksphrases,aty pështjellohen mesazhe universale në funksion të Lirisë së të gjithë kombeve mbarë, në funksion të të drejtave njerëzore, në shërbim të shpirtit të sakrificës. Lidhja botë reale, botë trillimtare është e pashmangshme.Kjo, sepse në çdo lloj letërsie bota trillimtare ngrihet mbi modelin e botës reale.3
Krijimtaria artistike e Nolit përfshin një gamë të gjerë veprash letrare, pamfletesh, artikujsh publicistikë, përkthimesh, të cilat nën dritën e leximeve bashkëkohore që synojnë kërkime të thelluara intertekstuale gjithnjë në kërkim të teksteve të hapura, nën këndvështrimin e letërsisë si differentia specifica, e veçon veprën e tij si klasike-universale. Ndërsa për sa i takon poezisë ajo rrjedh e qetë në shtratin e modernizmit brenda së cilës autori shpalos një sërë kumtesh novatore universale.Pavarësisht se nuk mund të pretendohet se ka metoda finale në zbërthim të teksteve letrare, (fatmirësisht një rrjedhë e tillë e trashëgimisë artistike e krijon mundësinë që teksti asnjëherë të mos vdesë), vepra e Nolit është e qartë që ofron diskurse teorike dhe vlerësuese – substanciale, në skemën komplekse të komunikimit letrar. Parateksti (periteksti dhe epiteksti), pra intra-teksti, (mes lexuesit dhe tekstit), e vendos në kohë autorin dhe veprën, duke bërë që introduktet me të cilat shoqërohen përkthimet e tij, të zbulojnë jo vetëm Nolin e ideve, por sidomos të vendosin në një suazë kulturat shpirtërore të kombeve, pavarësisht se shpesh janë parë nga kritika eksplicide si tepër personale e të mbyllura.
Ay që tha fjalën e fundit për Shekspirin ishte filozofi gjerman Niçe”S’duhet ta kuptojmë Shekspirin, po ta ndiejmë.”(Shekspiri në rrezik,“Kombi”1906,20 dhjetor, nr.20, fq.121) Konstatime të këtij lloji, nga pena e Nolit, në mos e grish lexuesin e vëmendshmëm, e ndih të paktën të ravijëzojë ide dhe ta ngacmojë intuitivisht.
A luajti rol krijimtaria e Nolit në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, në bashkimin kombëtar? Studiuesi Koço Bihiku do të shprehej:Meritë e Nolit është se mbrojti me bindje të thellë idenë e solidaritetit ndërkombëtar të masave punonjëse dhe të popujve të shtypur të të gjitha vendeve… (po aty, Noli, Publicistika fq.56)
U bëjmë thirrje të gjithë miqve të popujve të shtypur,(…) të na përkrahin në luftën tonë për të fituar lirinë.4
Kjo nuk është thjesht dëshmi neutrale për diskurset postmoderne,por semiotikë historike e ndërmjetësuar në suazën e novatorizmit, si ujëi bekuar nëFronin e të Madhërishmit, ku shërohen plagë dhe mjekohen dhimbje.Maratonomaku shqiptarështë trumbeta ku përulen gjunjësisht diplomatët, politikanët, mbretërit, liderët e së kaluarës e të së ardhmes, udhëheqësit dhe gjithë utopitë e njerëzimit mbarë.Rend or rend, rend e u thuaj, se betejën e fituam…!Kjo ishte ëndrra e pavdekshme e Nolit, anës lumenjve të atdheut, pranë deteve të Ballkanit dhe Evropës, përtej oqeaneve të Amerikës, ku Noli ishte përfshirëjo vetëm fizikisht, por sidomos shpirtërisht.
A mos kurdiset tani violia e cila do na këndonjë këngë me të cilën të kërcejnëvallen e bukur përmi varret e armiqve tanë?…(Si u vra Foti, “Kombi”, 1906, 19 tetor,nr.13),(fq.113)
Le t’i gëzohemi punës së djeshme duke përgatitur punën e nesërme.Më në fund le të bëhemi europianë nga karakteri, siç jemi dhe nga raca.(Kongresi i Elbasanit, “Dielli”1909,15 tetor,nr.29),(fq.311)
Përplasja e rrymave konservatore e liberale u bënë ekuacioni më i vështirë për t’u zgjidhur në një kohë relativisht të shkurtër, nga kabineti i tij i cili përpos dobësive pati merita të jashtëzakonshme në betejat për rendin demokratik në vitin 1924,për Shqipërinë në gjysmën e dytë të vitit 1924,(Bota që kupton, do marrë vesh menjëherë qërrojmë dhe nismë dhe kërkojmë udhën.( Vjeshtë II,”Kombi”,1906, 29 tetor,nr.14,fq.116),Lufta për të fituar subjektivitetin ndërkombëtar, legjitimimin e së drejtës së përfaqësimit në Organizatat Kujdestare të Rendit Botëror që kishte dalë prej Konferencës së Versajës dhe mosnjohja e Qeverisë nga Fuqitë e Mëdha, pavarësisht rrjedhës historike.
Në rrethanat kur shteti kombëtar shqiptar u paralizua dhe Shqipëria u kthye nëshesh lufte midis ushtrive armike, Noli shfrytëzonte çdo ngjarje apo fakt politik për të konfirmuar idene se shteti shqiptar kombëtar nuk ishte zhdukur…Noli ndiqte me shqetësim sidomos veprimet e rretheve shoviniste serbe dhe greke, të cilat vijonin të ushqenin synime gllabëruese ndaj Shqipërisë. (Noli, Publicistika,po aty, fq.33)
Ideja se pas fitores së forcave të vjetra shoqërore për popullin shqiptar erdhën ditë të zeza, përbën lajtmotivin e shkrimeve të Nolit.Në regjimin e Zogut sundonte tirania, plaçkitja dhe barbaria.Noli fshikulloime rreptësi politikën e brendshme të klikës në fuqi, sidomos shtypjen e egër ekonomike të masave të gjera të popullit. (Noli, Publ. po aty, fq.37)
Ja si klith Rilindasi i fundit në lutjen dëshpëruese drejtuar Perëndisë: O Zoti madh, i drejtë dhe i dhembshur, shpëtoje popullin dhe vendin tonë të mjerë dhe nderoje përsëri me liri nën flamurin tonë, flamurin e Skënderbeut, flamurin e kuq me shkabën e zezë me dy krerë!5
Noli kurrë nuk u struk nën guackën e dëshpërimit, pasi e dinte mirë potencialin e shpirtit shqiptar: Ja si shprehet autori, ndërkohë që e drejton gishtin tregues, ndaj të vetëzgjedhurve anemikë:
Sheh një popull plot vitalitet brenda në Shqipëri, plot trimëri, plot me të pastajme, plot me instikte të shëndosha dhe të virgjra, dhe sheh tëvetëthënët krerë anemikë…(Jo lundrëthyerit, “Albania”, Bruksel 1906, nr.),( Publ.fq.125)
Kanë shkruar për Nolin Konica, Kuteli, Çabej,etj,është studiuar figura e tij pjesërisht deri tanimë,janë evidentuar sakrificat e dhe përkushtimi për të bërë ç’është e mundur që Shqipëria të zhvillohej dhe të ecte përpara, është kritikuar mjaft si politikan dhe diplomat,pasi kabineti kryesuar prej tij e pati jetën të shkurtër, por ish-studenti ishkëlqyer i Harvardit, me një kulturë të gjerë enciklopedike, patrioti mëi madh në Amerikë, një nga kryeministrat më të kulturuar të Ballkanit, e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të interesave kombëtare. Nëpërmjet punës së tij të palodhur u arrit bashkimi kombëtar i shqiptarëve të Amerikës më 1912. Triumfi më i madh i diasporës deri në ditët tona. Ky popull meritonçdo sakrificë që të fitojë lirinë!-jo pa domethënie, titullohet një nga pamfletet e tij politike.
Autori konstaton nga thellësia e dhimbjes fatin e keq të atdheut të tij:
Shqipëria u bë!S’ështëas e lirë, as e popullit! Është e bejlerëve, e tradhëtarëve, e kusarëve…(Për Hasan Bitinckën,
“Republika”, 1930,18 dhjetor, nr.8), (Publ.fq.43)
… Se çlirimi dhe shpëtimiipopullitmund të vijënga populli vetë, e askurrë nga ndonjëveqil i tij i vetëzgjedhur!(Andej-këndej,”Liria Kombëtare”,1928, 20 dhjetor,nr.99), (Publ.fq.53)
Është një rast unikal që peshkopi orthodox që themeloi Kishën Orthodokse autoqefale Shqiptare duke pavarësuar orthodoksinë shqiptare nga zgjedha e Patriarkanës së Stambollit, e duke përmbysur paragjykimet e Ballkanit mbi muslimanizmin,të vijë në pushtet si lider me kabinetin e tij në shërbim të idealeve të larta kombëtare.
Përse ndaloni që mesha të bëhet shqip? Atëherë përse lejoni që ajo të bëhet arabisht? Apo vazhdoni të mendoni ende, se nuk jemi dhe as nuk kemi qenë komb, por jemi vetëm një fis grek? Dhe nëse jemi fis grek, përse kërkoni të bëni me vete, vetëm ortodoksët dhe të tjerët i përjashtoni?(…) Cili Krisht tha se vetëm në greqisht duhet predikuar ungjilli i tij?(Budallallëke turko-greke, botuar në gjuhën greke në “Drita”, Sofje, 1905, 15 shtator,nr.86), (Publ..fq. 78-79)
Feja dhe fanatizmë e fesë nuk i bën kombet e mëdha, vetëm i prish. Një krye i madh, bën një komp të math, një krye përmbi fenë.(Kombi, 1906, 23 korrik, nr.6)
Së shpejti do të themelohet një kishë në Boston, e cila kemi shpresë që do t’i mbledhë tërë shqiptarët orthodoksë një ditë. Po të duam, mund të bëjmë me kohë dhe një episkopatë shqiptare këtu në Amerikë, fronin e së cilës ta shpiem në Shqipëri një ditë.S’mbetet veç të kuptojnë tërë vëllezërit tonë prej çdo feje rëndësinë e përgjithshme që do të ketë për fatin e kombit tonë kjo lëvizje…(Publ., fq.149)
Noli demaskon hapur qëllimet e mbrapshta e dashakeqe të grekëve,(sidomos me përgjigjen e ashpër ndaj artikullshkruesit të”Thermopylae”, New York, zoti Konstantopulos, shqiptar prej Moreje, i cili përpiqet të rrëfejë që raca e shqiptarëve është një me racën e grekërve),thëngjijtë e të cilëve janë të ndezur edhe sot, mbuluar me hirin, gjoja tëfqinjësisë sëekuilibruar:
… Të tëra këto i bëjnë grekët (…)që të provojnë që jemi një racë me grekët dhe s’duhet të përpiqemi për gjuhën tonë të veçantë… pas idealeve të këtij zotniedhe të ca gjermanëve glosologë të cilët nuk nai dëften, toskërishtja paske themel gërqishten dhe gegërishtja sllavishten!!!… I gjori grek! Po kur qenka shqiptar dhe dashka të çkoqisë çështjen e gjuhës sonë, përse s’mundohej pak ta mësonte gegërishten dhe të shikonte që ndryshimet në mes të dy dialekteves’janë ndryshime dy gjuhësh të huaja. (…)Njësia e kombit shqipatr provohet nga një mijë gjëra, nga karakterii përgjithshëm, nga zakonet, nga fytyra, nga koka dhe së fundi nga gjuha! (Kombi, 1907, 8 shkurt,nr.26), (Publ.,fq.136)
Poeti i jep kurajo shqiptarëve, të mos i dorëzohen gjendjes së rëndë, të hapin shkolla, të ndërtojnë udhë, të thellojnë lumenjtë e të thajnë moçalet, të kërkojnë vetëqeverisje.Tëmos qajnëtë dëshpëruar, por të lëvizin këmbë e duar!!! Duke mbajtur mbi supe pikëllimin e jetëgjatëve që bëjnë dritë, Noli përfytet jetë a vdekje me brengën e bashkëkombasve, duke u dhënë zemër e forcë:
Dhe veç zisë për bukëështë dhe zija e arsimit.Kuptoni më së fundi që paguajmë qeverinë turke për të shkretuar vendin, për të tharë barkun dhe për të nxirë mendjen.(fq.204)
A! Mos u dëshpëreni! Se në qoftë se i vemë me punë këto, ja, Agimi i një Shqipërie të qytetëruar e vetëdijëse do mos mënojë të lindënër malabrezat (shkrepat) e saj.(fq. 153)
Duke bërë paralelizëm me fjalët e Jugurtas, Mbretit të Numidisë(shek.II,para erës sonë),lidhur me Romën, shkëputur nga libri i Salustit, Noli kërkon t’i vejë në sedër Shqiptarët.
Urbem venalem et mature perituram, si emptoren invenerit!!! 6 lat. (XXXV, f..183)
(Qytetin e korruptuar të destinuar për t’u zhdukur shpejt, në qoftë se do të gjejë blerës!!!
Ndryshe nga Jugurtas, Noli paravendos një apostrofë therëse: ‘O urbem…!
O urbem venalem et matura perituram si emptorem inveneris!!…(Bojkoti në Shqipëri,”Kombi”, 1909, 1 janar, nr. 110)(Publ..fq. 160)
Por shpesh autori dëshpërohet edhe vetë, ndaj ironizon: Se ne shqiptarët duhet të thyejmë kokën më parë, pastaj të vemë ment(Deputetë, s’ka Shqipëri, do vdesim për Shqipërinë, “Dielli”,1909, 15 shkurt, nr.1),(Publ.,fq.169)
Uria, pra, dhe zia do ta mbarojnë punën që la përgjysmë torguti.(…) Uria në gergëri, dëshpërimi në toskëri… A do të ketë vallë verë, pas këtij dimri? (Dimri, “Dielli e flamuri”, 1910, 7 tetor, nr.66),(Publ.,fq.330)
Rrebeshi shkoi, por të ligat e tij mbetën… do të kemi çesa vjet varfërie dhe zie.Me qindëra, pra do të lenë vendin e tyre që të shkojnënëpër mërgime të larkma për të fituar bukën. Me kohëShqipëria do të shkretohet fare.(Pas rrebeshit,”Dielli e flamuri”,1910, 16 dhjetor, nr.76), (Publ., fq.351)Më tej:
Duket që njëfat i lik po i ndjek shqiptarët dhe çështjen e tyre këmbë për këmbë.(Palumëria e Shqipërisë, “Dielli e Flamuri”, 1911, 120 maj, nr.97),(Publ.fq. 393)
Por Noli sërish gjen forcë, i ngre zemrat e shqiptarëve peshë, me kurajë e guxim mëmëdhedashësi dhe jep kushtrimin. Largon mjegullën dhe bëhët pishtar për të ndriçuar ndërgjegjen primitive, si një figurë e spikatur e nacionalizmit për t’i ndihur fateve të Atdheut në çaste të vështira historike.
Shkolla do të hapet dhe duhet të hapet! Le të dimë pra, sa më shpejt, ç’mundim të bëjmë së këtejmi për të. O burrani!(Detyra e shoqërive të Amerikës,, “Dielli e flamuri”, 1910,, 11 nëntor, nr.71), (Publ., fq. 343)
Fort nevojë të hollash! Po!Po! O, burra! E dimë, o trima! Kini të drejtëo luanë. Duhet t’ju përgjigjemi siç meritoni! U shofshim në heshtshim! (Duhen ndihma, “Dielli e flamuri”, 1911,23 qershor, nr.108),(Publ.fq.401)
Në mos e bëfshim detyrën tonë tani për tani… më tutje s’bën para…Duhen të holla, duhen armë, duhet barut, duhet bukë, duhen luftëtarë.Këto të gjitha duhet t’i mbarojmë neve dhe t’i mbarojmë tani! (Kryengritja në toskëri, “Dielli e flamuri”,1911, 24 gusht, nr.112) (Publ., fq.406)
Shqipëria e gjorëka nevojë për diellin dhe gazin e një qytetërie të kthjellët si tërimtë e qiellit… Tani është rasja… Le t’i shpëtojmë… dyke hapur shkolla tona; ku t’u japin qytetarinë altine që ka mbretëruar njëherë në Illyri të vjetër, në Illyri, qëi ka dhënë perandorë Romës. (Dëshirat e Shqipërisë dhe pse?, “The daily graphic”, Londër,1912, 12 Dhjetor), (Publ. fq.415)
Evokon fjalët që tha Bajroni për shqiptarët njëqind vjet më parë duke aprovuar vërtetësinë e tyre edhe në atë kohë.
Their wrath howdeadly but their/friendshipsure;(Sa i tmerruar për vdekje është zemërimi, aq e sigurtëështë miqësia e tyre)
When gratitude or valor bids/ them bleed,(kur mirënjohja a trimëria i shtyn të derdhin gjakun)
Unshaken rushing on where’er/theirchef may lead. (sulen pa frikë kudo që t’i shpjerë kryetari i tyre) (Shqiptari i shkelmuar,”Dielli”, 1916, 8 shkurt, nr.585), (Publ.,fq.433)
Noli risjell figurën e gruas së shquar angleze Meri Edith Durham, jo vetëm për simpatinë e saj për racën shqiptare, por edhe për punën e palodhur ajo bëri me refugjatët dhe kryengritësit e plagosur:
Puna që bëri dhe bën në Podgoricë për refugietët e urët dhe për kryengritësit e plagosur është aq fisnike, aq e lartë, aq e disinteresuar, sa meriton mirënjohjen e gjithë kombit. Zonjës trime, humanitare dhe zemërmadhe, që vuan aq shumë mundime me një racë me të cilën s’e lidh asgjë, shqiptarët duhet t’ijapin një shenjë të shtimës së tyre, në një formë të shkëlqyer. (Miss Durham dhe shqiptarët e Amerikës, “Dielli e flamuri”, 1911, 7 korrik),(Publ., fq.402)
Ndërkohë ju hap sytë shqiptarëve të bëjnë kujdes kundër planeve djallëzorë tështeteve gjoja pro-Shqipërisë, dukerisjellë vargun e famshëm të Virgjilit:
Kij frikë nga Danajtë edhe kur sjellin dhurata! (Intrigë makiavelike gjermane,”Dielli”, 1918, 22 janar, nr.1148) (Publ.,fq.460)
Noli aludon më tej për fatin e kyengritësve të ikur në Mal të zi, tëfalur nga guverna turke. Ai shpreson të jetë falur edhe Isa Boletini, për ta patur krah në idealet patriotike për fatet e atdheut:Kërkon të mbyllë në hollin e e vrullit të tij demokratikkapitullin e të kaluarës dëshpëruese të Shqipërisë.Dhe për këtë duhej krijuar ndërgjegja kombëtare, duheshin respektuar heronjtë, lavdija e të cilëvë duhej të ishte model i dhembshur vetësakrifikimi për hir të interesave kombëtare, për të larguar mjegullën ku struket fati imëmëdheut dhe ballafaqimi i tij me historinë.
Shqiptarët e Amerikës do ta presin me mall të madh trimin e kryengritjes së Kosovës dhe do të jenë të lumtur ta shohin në mes tyre…Duke shëtitur nëpër kolonitë shqiptare të Amerikës, Isa Boletini do tëmund t’i ndezë shqiptarët e këtushmë dhe t’i organizojë, siç bëri dhe në vent të tij.(Isa Boletini,”Dielli e flamuri”, 1910, 16 dhjetor, nr.76)(Publ.,fq. 349)
Revolucioni nga icili doli vendi, e çoi drejt vdekjes feudalizmin dhe zgjoi tek shqiptarët shpresën për një shtet demokratik, dhe një Shqipëri evropiane, siç S.Frashëri e I.Qemali e kishin ëndërruar, duke e pranuar shtetin shqiptar në Lidhjen e kombeve, padiskutim meritë kjo politiko-diplomatike e Fan Nolit si drejtues shteti, pavarësisht peripecive e vështirësive të panumërta që hasi kësaj rruge,në një shoqëri të prapambetur shqiptare, të sapodalë nga errësira e thellë dhe e tejzgjatur mesjetare, e të papërgatitur për ndryshime kaq të thella politiko-sociale në kultivimin e vetëdijes kombëtare dhe identitetin kulturor.
Zhgënjimi erdhi shumë shpejt: Me një trishtim të math vërtetoj se Përlindja jonë nuk nxorri në shesh një auktor të ngjyer që më krye gjër në fund nër instiktet e popullit tonë, nuk nxorri një luftëtar të veshur me fuqinë e dragoit dhe me synë e shkabës. (Pa titull, “Kombi”, 1906, 6 nëntor, nr.15), (Publ.,fq.118)
Pse gjithëky dëshpërim i autorit në mes të Amerikës?E gjithë kjo për dy arsye madhore:Dashuria sublime për Shqipërinë dhe domosdoshmëria për të qenë shërbëtori kokëulur iatdheut tëtij.
Filozofia mbi liderët, drejtuesit, udhëheqësit ka shqetësuar penën e shumë filozofëve botërorë duke kaluar që nga thellësitë e shekujve, nëpër hullitë e antikitetit e deri tek Marksi, Friedrich Nietsche, Shopenhauer, Widgenstein etj, por përcaktimi i figurës së drejtuesit madhor nga mendja e Nolit është tepër i thellë, unikal.
Kryen nuk e zgjedh populli, po ay zgjidhet vetë përmbi popullin, lindet krye që në djept.Kështu flet shpirti inatyrës.Duket ay që mund të bëhet krye.Vetëm besë lipset t’i kemi. Ajo ështëdetyra e popullit.(10 gusht 1906, “Kombi”, 1906, 11 gusht, nr.8), (Publ.fq.98)
Autorit huazon thënien e Ciceronit Hanibal ante portas,(Kombi, 1906, 18 gusht, nr.9),(Publ.,fq.103) për t’i treguar Shqipërisë dhe shqiptarëve se rreziku është tek dera, ka ardhur shumë pranë.Zemra e Nolit klith: Nuk nxjerr më trima vendi ynë?
Mjerët ne fatzestë që nuk shikojmë të shpëtojmë vetveten tonë, pa në priçim nga të huajtë ta dimë shigur qëdo shpëtojmënjë Shqipëri pa kokë, pa këmbë dhe pa krahë. (…) Gjëkund gjer më sot s’u mblodhë tre shqiptarë që të punojnë me mish e me shpirt për një qëllim.(…) Nuk nxjerr më trima vendi ynë? Vetëm për të huajt e mbajmë trimërinë dhe gjaknë tonë? Po tashti orët janë të paka dhe tënumëruara .(…) të vdesim si burra…të luftojmë, tëpunojmë pa reshtur…të themi një ditë si ay mbreti i Francës”Tout est perdu sauf l’honneur”, domethënë të tëra i humpnë, përveç nderit.(po aty, Publ.fq.104-105)
Nuk është çudi, që puna kolosale e Nolit, të vlerësohej relativisht edhe nga nomenklatori shqiptar, pasi vetvetishëm ky vrull atdhedashurie dhe këto sakrifica sublime, i imponoheshin natyrshëm çdo turbullimi ndërgjegjeje: Fan Nolin ne e vlerësojmë si një shkrimtar e politikan demokrat-borgjez, ikufizuar vërtet në pikëpamje, por që në tërësi e donte Shqipërinë. 7
Figura polidimensionale e Nolit është e lidhur ngushtë me kontributine tij përmes shqiptarëve në SH.B.A. “Dielli” nisi të botohej në Boston, pra në gjysmën perëndimore të rruzullit tokësor dhe do të jepte një kontribut të madh për të sjellë lirinë dhe pavarësinë në Shqipëri, e cila ndodhej në gjysmën lindore të rruzullit tokësor: Autori servir një farë kalamburi:“Dielli” ka dalë për t’i dhënë kurajë punëtorëve kombëtare dhe për të goditur pa mëshirë sisyfianët tradhëtorë…Mos u çudisni se lindi nga Perëndimi dhe do të perëndojë nga Lindja.Tërë punët që kanë zënë”shqiptarët deri më tani së mbari, kanë dalë së prapi. Përandaj dhe “Dielli” lindi së prapi me shpresën e patundur që mbarimi do të jetë së mbari!!…(13 gusht 1909,”Dielli”, 1909, 15 shkurt, nr.1),(Publ.,fq.171)
O burrani, ta bëjmë!”Dielli” i hap shtyllat e tij… dhe kemi shpresë… (Le të organizohemi, “Dielli”,1909, 6 gusht, nr.19),(Publ. fq.288)
Mbrojtjen e çështjeve shqiptare nga Vatra,bashkimi me Konicën duke u bërë shtylla të lëvizjes kombëtarepër Frontin e Bashkuar Shqiptar.
Pra, puna sqaruese e nacionalistëve tanë të mëdhenj i transformoi mërgimtarët tanë provincialë në qenie kombëtare.Në këtë mënyrë, Noli e Konica me shokë arritën me fuqinë e fjalës të bënin atë që s’kishte mundur ta bënte ekonomia dhe praktika e jetës në atdhe.(…)Formohet në diasporën tonë ndërgjegja kombëtare që s’arriti ta formojë e kaluara jonë dramatike…8
Insisitimi për hapjen e Normales në Shqipëri, si Drita e së ardhmes, mbledhja e të mërguarve rreth saj si një trup i vetëm, përmbysjet e mëdha në Evropën Mbretërore, pasioni për të mbrojtur Organizimin Republikan të Shtetit, kontekstet ndërkombëtare si Triumfi i Bolshevikëve në Rusi, denoncimi i Traktatit të Fshehtë të Londrës, i dhanë krahë vullnetit të lirë të popullit, të drejtave dhe lirivë të qytetarit, ndarjes përfundimtare të Shqipërisë më të kaluarën e errët.
Kur u mbarua ky udhëtim tragjik në Rockland, më ish mbushur shpirti dhe zemra dhe shëkonja orën që të më ikenj me vapor të detit për në Boston,Mass.Po vapori mënonte shumë dhe vajta në një birrari dhe kërkova “something burning” (gjëkafshë që djek). Më dha birrë dhe wiski, po gjithë ato ishin si vesë për gjoksin tim që digjej.Gjëkafshë që djeg dhe turbullon mendjen i thashë, nuk ke?(Vjeshtë 17,1906, “Kombi”, 1906, 17 shtator, nr.11), (Publ.fq.111)
Si vetëpersonifikohetNoli?Ç’domethënie kanë nënshkrimet me emra simbolikë?
Theofanis Mavromatis, Sofje,1906, 1907
Ali Dervish Qyteza, Ali Baba Qyteza,Kombi, 1906,1907
Ali Baba Qyteza,Albania, Bruksel,1906, nr.9
Pesimisti,Albania, 1907, Kombi,1908, Dielli 1909
Pa emër, Kombi, 1907, Dielli 1909, 1910,1916, Dielli e Flamuri 1910,1911
Protagora, Dielli 1909
Diximus, Dielli 1909
Nirvana, Kombi 1908
Meshëtar i ulët për ndriçim, Kombi 1908
Hieronymus, Dielli 1910
Fan S. Noli, Dielli 1912, Dielli 1918
Identifikimi i shenjave letrare(gjuha kriptike sipas nuancave frojdiane), depërton thellë në ndërgjegjen e çdo shqiptari të vërtetë duke pësuar atë që Umberto Eco do ta quante Katarzë homepatike, në analogji me të cilën do të personifikonim Nolin si zëdhënësi shpirtëror i Shqipërisë dhe Shqiptarëve që përdor mëshirën dhe terrorin deri në spazmë për t’u pastruar nëpërmjet vuajtjes, e dalë prej përvojës tragjike.Herë pesimist e herëi paemër, herëProtagorë, e herëNirvanë, herë Diximus e herë thjesht njëmeshëtar i ulët për ndriçim, herëHieronymus..Ështëky itinerar blatim, ideal, rrënjë, ngjizje?Ky ështëvizion, nëndijimin eformave mbizotëruese dhe të dendura të komunikimit publik në estetikën receptive, e cila tjerr zinë e Shqipërisë në shumë plane.
Studiuesi Nasho Jorgaqi evidenton portetretizimin e Nolit per shqiptarët gegë duke i cilësuar si “40.000 gegët luanë, të rritur në luftë…, që hidhen si tigra dhe u rrëmbejnë topat turqve…” dhe këta që luftojnë janë të krishterë e myslimanë, nën hijen e Idriz Seferit dhe Isa Boletinit që s’kanë e as duan të kenë titull veç atë të Trimërisë”dhe njëkohësisht përforcon imazhin e shkrimtarit dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm patriotike më gjerë:
Emri i Nolit tani i ka kaluar kufijtë e Amerikës. Ai është bërë një figurë e njohur në Shqipëri, po akoma më shumë në diasporë. Punët e tij të vyera e të guximshme kanë zgjuar jo vetëm interes, por edhe adhurim. Shkruhet nëpër gazeta e kalen-darë, bëhet e njohur jeta dhe puna e tij, botohet fotografia e priftit të parë kombëtar. Veçanërisht “Dielli” ka shërbyer për të vendosur lidhje me rrethet patriotike dhe individë të veçantë. 9
Studimi ikrijimtarisë së autorit në shekullin XX, është konkretizuar nga amplituda të variueshme në varësi të këndvështrimeve mbi kontributin e tij letrar e patriotik, shpesh duke anashkaluar vlerat e padiskutueshme te veprës së tij në shërbim të idealeve kombëtare. Nëpërmjet forcës së fjalës, tekstit, imazhit, figuracionit, simbolikës, duhet vënë në dukje se në krijimtarinë e këtij autori ka toka të pashkeluara e zona të mbetura shkretë të cilat duhen hulumtuar e lëvruar, me shumë kujdes nën dritën e vizioneve bashkëkohore, nga studiuesit e sotëm.
Sipas estetikës receptive, vepra letrare duke qenë një fenomen historik dhe jo dukuri transhendentale (e pakohshme), kërkon qëndrimin kritik, vlerësues të lexuesit pa të cilin ajo nuk është e kompletuar.10
Fatmirësisht antimonarkizmi zyrtar i shtetit komunist i dha dorë të lirëleximit real të krijimtarisë së tij në ato vite, sidomos poezisë, gjë që do të zbehej në periudhën e mëvonshme, e sigurisht do të marrë të tjera përmasa nën dritën e këndvështrimeve të reja tashmë, duke hedhur dritë edhe mbi aspekte delikate e të diskutueshme ende si përdorimi i legjitimitetit të Zogut dhe i figurës së tij nga ana e Vatrës.
Por unë vazhdoj të qaj për mungesën e ndërgjegjes së shqiptarëve “që gjykojnë drejt”…Sa turp! (Përgjigje gazetës “Pyrros” dhe Kumarianositbotuar në gjuhën greke në “Drita”, Sofie, 1906, 1 mars, nr.74),(Publ.fq.84)
Edhe pse kemi të bëjmë me tekste publicistike, klithma e Nolit nuk është thjesht një thyerje eksperimentale,as thjesht estetizim i fatkeqësive kombëtare, ajo vjen nga thellësitë e plagëve të fatit shqiptar, grish, eklipson, rikonfiguron traumën shpirtërore të kombit tonë, duke u kondensuar në mesazhe të forta patriotike që e çojnë peshë zemrën e gjithëpatriotëve kudo që ndodhen: Funksioni i figuracionit ku dominon ai metaforiko-simbolik është të: përmbledhë dhe të kondensojnë tiparet kryesore të tekstit.11
Duke depërtuar tek e pamundshmja bëhet e mundur që gjuha simjet i mjeteve të flasë hapur brenda performancës filozofike të maratonomakut shqiptar, luftëtarit të brengosur për fatet e kombit-mallittë tij të vazhdueshëm, brenda kumteve, shenjave gjuhësore, duke u bërë kështu symbol i një epoke, arsye, intuitë,dëshmi,kuptim, esencë për të ngritur uranë sheshimin e mosmarrëveshjeve universale të veprimtarisë poliedrike të Nolit. Gulçimi i frymëmarrjes së maratonës së tij ndërkontinentale do të ndjehet në ankthin e lexuesve të shumë brezave që do të vijnë, por me një ndryshim: Vrapi i tij do të rendë nëpër kohëra, si maratonëe përjetësisë ku strehohet liria. Dhe do të arrijë shpejtësinë e dritës:Rend or rend… rend or Maratonomak!
Dr.Yllka FILIPI
New York, Prill 2015
_________________________________________________________________
1Allen, G. Intertextuality, London, New York, Routledge, 2000, p.101
2 Noli, Vepra 2, Publicistika, Akademia e Shkencave të R.P.S.SH, 1987, fq.128 (Gjithë citatet në vijim janë marrë aty)
3Eco, Umberto, Si shkruaj, AIKD, Prishtinë2003, fq.27
4 La Fédération Balkanique, (Lufta për Independencën), nr,105, 1dhjetor 1928
5 Fan,S,Noli, Dita e flamurit, Vepra 6,Tiranë, 1996
6Salusti, De Bello Jugurthino, Grammatisch und historisch erklärt von M.SH.Z Herzog Leipzig, 1840, 183
7E. Hoxha, Kur u hodhën Themelet e Shqipërisë së Re, Tiranë, 1984, fq.204
8 Ismail Ahmeti, Bashkimi kombëtar i diasporës sonë në Amerikë,Tr.,M.Barleti, 2006,fq.108-109
9 Nasho Jorgaqi, Si i përshkruan Noli shqiptarët gegë, Nacional, 291, Tiranë,mars 2015, fq.4-5
10 ÇEFA, Anton. “Në hullitë e Fjalës Artistike”, Shkodër, Camaj / Pipa 2009, f. 10
11Riffaterre, Michael, Text production, New York, Columbia University Press,1983, p.74