Nga Mimoza Dajçi
New York, Maj 2015
Organizata e Kombeve të Bashkuara shënoi këto ditë veprimtari e takime ndryshme me rastin e 70 Vjetorit të Themelimit të saj. Në punimet e “Konferencës për Zhvillimin Global dhe Demokracinë” ishte e pranishme edhe Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” (The Women’s Organization “Hope & Peace”)
Kombet e Bashkuara janë themeluar me qëllim forcimin e bashkëpunimin midis shteteve në zhvillimin ekonomik, ruajtjen e paqes në botë si dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të luftës së dytë botërore. Pranë kësaj organizate janë anëtarsuar 193 shtete. Një nga strukturat më të rëndësishme të sistemit të saj është edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila qendrën e ka në Hagë dhe përbëhet nga 15 gjyqëtarë të përgjedhur nga Asambleja. Si organ juridik OKB ka detyrë të vendosë për probleme të ndjeshme. Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është Ban Ki Moon.
Detyrën e ambasadorit shqiptar pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara e mbulon Z. Ferid Hoxha. Gjithashtu Ambasadori Ferid Hoxha është edhe përfaqësues i Shqipërisë në Byronë e ECOSOC organizatë që shërben për çështjet e zhvillimit ekonomik dhe social në botë.
Punimet e Konferencës për Zhvillimin Global të Demokracisë që u mbajt në një nga ambjentet qëndrore të UN, u moderua nga anëtari ekzekutiv i UNA – USA COO Marc Jourdan, folësi kryesor ishte Ambasadori i Austrisë Martin Sajdik, i cili njëherësh është edhe President i ECOSOC.
Pjesëmarësit në diskutimet e tyre u fokusuan në rolin që duhet të luajnë organizatat e ndryshme jo qeveritare për të drejtat e njeriut, kundër luftës, pro paqes si dhe për zhvillimin ekonomik e social në botë.