Kush po interesohet për Ulqinin?

Portali nga Ulqini “Lajm.me” shkruan sot se në mediat e ndryshme dje u fol për një interesim të investitorëve arab, gjegjësisht nga Emiratet e Bashkuara, për Adën dhe Plazhën e Madhe dhe Zhabljakun. Sipas mediave bëhet fjalë për Royal Group, e cila pak javë më parë u tërhoq nga investimi në Kraljicina Plaza.

Kjo informatë për “Vijesti” u demantua nga qeveria e Malit të Zi, sipas të cilëve Royal Group nuk ka të bëjë me interesimin për Ulqinin.

Nga ana tjetër, drejtori i ndërmarrjes hotelerike “Riviera e Ulqinit” Mikan Zec deklaroi se Adën dhe Plazhën e Madhe e kanë vizituar një grup investitorësh nga Emiratet, por se ai nuk e ka idenë se kush janë.

Këta investitorë nuk janë takuar as me kryetarin e Komunës së Ulqinit e as atë të Zhabljakut.

“Vijesti” nga burime jozyrtare arriti të mësojë se bëhet fjalë për përfaqsuesit e një fondi nga Abu Dabi i cili bashkëpunon me kompaninë e ndërtimit “Emmar Properties” nga Dubai.

Qeveri e Malit të Zi planifikon për këtë vit përgatitjen e dhënies me qira shumëvjeçare të Adës dhe Plazhës së Madhe. Në të kaluarën për këtë ka pasur disa tendera por të gjithë kanë dështuar, edhe pse flitej për interesim nga familja Al Nahjan nga Emiratet.

Dje në këtë vend ka shkuar për vizitë (të palajmëruar) edhe kryeministri Gjukanoviq, ku sëbashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama u pritën nga zyrtarët vendas.

Ajo çka habit në këtë mes është fakti se të gjitha këto informata, qofshin të vërteta apo jo, janë të gjitha në nivel jozyrtar dhe informal.

Investimet e mëdhaja dhe serioze zakonisht i përcjell një nivel i duhur transparence dhe formaliteti, të paktën në vendet serioze, kurse tek ne nuk dihen me saktësi as emrat.

E gjithë kjo të kujton telekomedinë e njohur shqiptare “Pak fresk sonte”. Ato që e kanë parë nuk kanë nevojë për sqarime, kurse për të tjerët kjo mund të jetë një rekomandim që ta shikojnë/marrë nga Lajm.me/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *