Pjetër Jaku
Ndoshta edhe s’ia vlen të spjegosh një akt, që jo vetëm miqësor, por as njerëzor nuk është. Duke dëgjuar prej muajsh kërkesën e miqëve për të spjeguar të vërtetën lidhur me përjashtimin tim nga Vatra dhe fjalët e liga të shumëllojshme, të atyre që deri dje ndamë shumë darka e dreka bashkë, i thëm vetes: “ Pse mërzitesh se dikush flet keq për ty? Edhe qeni leh në njerzit që nuk i njeh.” E pra, miqtë e mi e kanë pasur rastin të më njohin. Unë ua kam dhënë të gjitha mundësitë, pa ua shprehur kurrë. Puna dhe sjellja ime me ta dhe me gjithëkënd, besoj i ka plotësuar gjithë parametrat njohës të një njeriu, që fjalën e ka fjalë e punën e ka punë.
Vendimi…
Një votim i rrufeshëm i bërë me datën 10 janar 2015, në një nga ambientet e Kishes së Shën Palit, nga Kryesia e Deges se Vatres Detroit, për të përjashtuar nënkryetarin e kësaj dege Pjeter Jakun, të njohur si një nga krijuesit e saj, nuk prishi vetëm një miqësi model, por atë që nuk duhet të kishte nisur; bashkëpunimin dhe pranimin për të qënë nënkryetar i një kryetari, që për tri vjet nuk bëri qoftë edhe një gjë të vetme në të mirë të komunitetit, qoftë edhe për një emigrant. Takimin disa minutesh e kishte dirigjuar Sekretari analfabet (per kohen në të cilen jetojmë dhe për kushtet që duhet të ketë një i zgjedhur). Si gjithnjë, kryetari i kësaj Dege Alfons Grishaj, një nga ish miqtë e mi, ua delegonte të tjerëve monitorimin e problemeve, që nesër pasnesër mund t’i dilnin nga parashikimi. Rezultati i votimit, 99 perqind, si para 90-tes! Vetëm vota e Julian Çefës kundër! Kryesia e kësaj Dege mblidhej për të dytën herë e plotë, pas afro tri vjetëve që nga zgjedhjet. Si nënkryetar i kësaj dege, zgjedhur pa vullnetin tim, por me këmbënguljen e kryetarit Grishaj, dhe duke menduar se mund t’i ndihmoja e kontriboja, gjë të cilen komisioni i votimeve te mbledhjes themeluese, i përbërë nga unë Pjetër Jaku, Paulin Palushi dhe Armando Shtiza e dinë fare mirë raportin e atyre zgjedhjeve ( sot as gjysma e themeluesve nuk janë më në këtë degë). Përjashtohet Pjetër Jaku për një koment të Elinda Markut. Metodë tipike komuniste!
Një ditë më parë, me datën 9 janar 2015, ishim thirrur në një drekë me kryetarin nga kryetari, në të cilën do të merrte pjesë dhe K.Q. Më vonë do vinte dhe sekretari. Pa filluar mirë dreka, Kujtimi filloi të fyente, pra të dilte nga premtimi që i kishte bërë kryetarit, për të qënë i kontrolluar. Të tre mbanin në xhepa një kerkesë që unë ua kisha derguar kryetarit të Degës dhe të Qendrës e fshihnin diskutimet nëpër kafet shqiptare, ku përflitej hapur vendimi që do të merrnin të nesermen. Edhe ky është një fakt i mjaftueshëm për të menduar, se pas shpinës time ishte diskutuar në të gjitha mundësitë hamendësore emri im. Për mbarëvajtjen e Degës së Vatrës as që diskutohej, mjaft ishte që kryesia të qendronte monolite rreth asgjësë. Dalja nga shinat e tyre, më bëri të lëshoj drekën dhe të mos isha i pranishëm në takimin e datës 10, ku edhe më përjashtuan nga “partia” e tyre, modeli i së keqës së sotme.
Para kësaj “dreke”, në kafen e Kishes së Shën Palit, Grishaj në prezencen e sekretarit, më kërkoi që unë të mos mbaja qendrimin që shpreha aty, në mbledhjen e datës dhjetë, por të votoja përjashtimin e Elinda Markut, bashkëshortes time, dhe të kërkoja ndjesë për “gabimet” e saj. Do të ishte turp për mua të veproja sipas porosisë së kryetarit dhe, këtë ia thashë aty për aty me një revoltim të natyrshëm. Deri këtu unë nuk e dija se takimi i thirrur me kërkesën time, të ishte kërkuar edhe nga disa anëtarë të kryesisë për përjashtimin tim. Kjo m’u tha mua vetëm më datën 7 janar, bash në ditëlindjen time ( pa u kujtuar të më uronte, qoftë edhe njëherë të vetme prej afro 10 vjetësh bashkëpunim!), në një bisedë telefonike nga Grishaj, kur më parë e kisha mësuar si thashethëm kafeneshë.
Prapaskenat
Sipas këtij veprimi, del fare qartë se prapaskenat e bisedat lidhur me mua, kishin vazhduar shumë më përpara, edhe pse unë u përpopqa t’u jepja emër disa emigrantëve pa asnjë status në komunitet. Disa herë u kërkova numrin ekzaktë të anëtarëve dhe sthimin e tyre edhe në qytete të tjera, ata vëtëm për të mbajtur një post që nuk e njeh askush dhe nuk ndihmon askënd, shfaqen prepotencën e tyre prej gaztoresh në komunitetin tonë vital.
Kisha propozuar për aktivitete që të mbanin vulen e kësaj Dege, si Piknikun e Vatres në çdo fundprilli, konkursin historik me të rinjët, apo shtimin e radhëve të Degës, duke bërë aksione konkrete për të ndihmuar çdonjërin që ishte i pamunudr të përballonte jetesën, ose në raste pamundësish të tjera. Veç kësaj, me Ambasadorin Galanxhi, kishim biseduar e, me porosi të tij përgadita dosjet e veprimtarive të Qendrave Fetare dhe te disa aktivistëve të komunitetit, për t’i dekoruar nga Presidenti i Republikës. I vetmi aksion që bënim tre-katër vetë të kryesisë, ishin darkat dhe drekat me “përsonalitete”, që kryetari të mund të vetëlëvdohej për “bëmat e tij historike”, me të cilat nuk mund kishte bërë asnjë lloj biografie për të qënë, Sekretari të mburrej me donkishiotizmat e tij, pasi s’njihte asnjë fushë tjetër ku mund të diskutonte, si dhe anetari i këshillit kombetar të Vatrës K. Q, që dinte vetëm të fliste me zë të lartë e të mos dëgjonte kurrë. Të tre menduan ta masin punën e tyre me hijen e mëngjesit, në të ecurit me shpinë nga dielli.
Që me datën 9 e pashë të pamundur të merrja pjesë në takimin e ati këshilli, që si në kohën e Partisë së Punës di vetëm të vendos përjashtime për fajet qe nuk i ke bërë, di që sharjet e tyre t’ua adresoj të tjerëve, me mendimin se kanë fuqi zeusiane të shkarkojnë e ngarkojnë planetet me miopësinë e kllounve, duke u bërë qesharak në një komunitet që kurrë nuk i pranoi, edhe pse në foltore e raste të ndryshmë, kërcenuan gjithë ata që nuk e njihnin Degën e Asgjësë në Detroit. Sinqerisht ndjej keqardhje për këta tipa, që nuk po korigjohen asnjëherë!
Duke e parë të pamundur pjesëmarrjen, i bëra këtij këshilli një letër ku i sqaroja gjitha punët që kisha bërë që nga krijimi i kësaj Dege, një kopje të sëcilës ia dërgova dhe Kryesisë së Vatrës në Qendër, por më kot, pasi më parë prapaskenat dhe bisedat me Konsullin, me priftin e Shën Palit dhe me kryetarin e Qendrsë Gjon Buçaj, kishin fiksuar pa asnjë mëdyshje përjashtimin tim, edhe pse ky veprim nuk ishte në mundësinë e votimit të Këshillit të Degës, pasi unë isha zgjedhur nga Dega e jo nga Këshilli. Megjithatë, kush do t’i njihte procedurat nga ata? Kanunorja e Vatrës ende mban, që nga viti 1926, dy nene që kurdo e këdo mund ta përjashtosh me një të rënë të lapsit. Statuti më absurd dhe më komunist që mund të gjindet në ndonjë vend të botës! Një statut që është edhe në kundërshtim më Kushtetuten Amerikane për liritë, veçanërisht të drejtën e fjalës.
Kërkesat për tekstin e vendimit
Të dielën në mëngjes, me 11 janar, mësova përjashtimin tim ( hahahaha)! dhe, po këtë ditë u shkrova Grishajt e Buçajt të më njoftonin me shkrim tekstin e keti vendimi të pashoq! Prita disa ditë dhe me datën 26 më vijnë dy shkresa me firmë të sekretarit ( si gjithnjë, kryetari hedh gurin e fsheh dorën!)
Në këtë shkresë më shkruhej : “ Në bazë të nënit 9 dhe 59 të Kanunores së Vatrës, i mbledhur urgjent me datën 13 janar 2015, Këshlli i Vatrës në NY ka vendosur përjashtimin tuaj”. Asnjë sqarim tjetër se ku dhe si i kisha shkelur unë ato dy nene.
Vazhdova këmbënguljen time në Qendër dhe, pas afro një muaj, mora këtë përgjigje, fjalë për fjalë: “ Sa i përket pyetjes tuaj “ cila është shkelja që unë kam bërë?”, këtë përgjigje do ta gjeni në spjegimin e Degës së Vatrës në Michigan, ku ndër të tjera ( nënkupto sa shumë shkelje do të ishin! Shenimi im P.J) thuhet: “… sharë dhe ofenduar edhe Zyrtaret e Vatres me familjet e tyre, si: duke filluar nga Sekretari i Vatres Mondi Rakaj, Anëtari i Këshillit Kombëtar Kujtim Qafa, Kryetari i Vatres në Michigan Alfons Grishaj, nuk u mjaftoj me aq pa ofenduar edhe…..”. …një tekst qesharak dhe krejt i genjeshtërt!
Kryesisë së Federatës Panshqiptare në Qendër, ose i pëlqen të bëjë të padituren, ose nuk di të vërtetën, që më shumë mundësi ka të jetë e para. Atëherë lind pyetja: pse kryesia nuk u kërkoj fakte për sharjen që Pjetër Jaku u paska bërë këtyre “përsonaliteteve”? Kur i ka sharë, ku dhe si? Me gojë a me shkrim, në shtëpi a në rrugë…? Si mund të marrë një vendim pa ditur dhe pa kërkuar asnjë sqarim, Kryesia në Qendër? Në kërkesat e mia, asnjëherë të vetme nuk u kërkova rikthimin tim në Vatër, as nuk ua kërkoj kurrë, pasi shoqata si ajo, ose Panfederata, siç mundohen ta thirrin, ku ne “Federaten” e saj nuk ka asnjë bashkim tjetër, mund t’i krijojë nga dhjetë në muaj. Që nga 11 Janari unë u kërkova vetëm shkakun e përjashtimit, të sqaruar deri në detaje. Atë ditë e sot ata shpifin, që mëkatet e tyre t’ia lënë Pjetër Jakut. Shpifin e nuk reshtin së shpifuri, aq sa me të gjitha mënyrat e tyre ogurzeza përpiqen të më krijojnë edhe probleme familjare, duke i ndryshuar herë mbas here shkaqet imagjinare të një fantazie mediokre, duke u përpjekur të më pengojnë, pa ia arritur kurrë, edhe në jetën e punën time. Komuniteti i ka kuptuar tashmë, se kush janë këta vatranë, që Vatren janë përpjekur ta njohin veç në vitin 2012 e, shumë sish, nuk e njohin as sot, të paktën historikisht, se rol tjetër nuk i ka mbetur.
Unë u fala shumë kohë e punë miqëve, të cilët ma shpërblyen me turpin e tyre të pakthyeshëm. Për këtë qetësohem, duke mos u penduar kurrë, edhe pse duan t’i pronësojnë edhe punët e mia. Keq më vjen se nuk bëra aq shumë sa të ndihmoj dikë, por edhe me aq sa bëra nuk është pak. Duke iu drejtuar Hygoit, përsëri gjëj qetësinë e munguar të këtyre muajve. “ Mos i falë njëmijë gjëra, dikujt që di të numërojë deri në dhjetë!”
12 Prill 2015