Simbolika dhe historia e vezëve në përgjithësi

Don Nosh Gjolaj

 

Në rendin e parë simbolika e vezës paraqet zanafilla nga zhvillohet bota dhe jeta në të. Simbolika e vezës është universale, që i përfshirë të gjithë popujt dhe periudhat e historisë së njerëzimit.
Sepse veza simbolizon pjellorinë, lindjen dhe jetën e re. 
Që nga antika e lashtë vezën e kanë shfrytëzuar si simbol dhe metaforë romakët e vjetër, Persia e lashtë, Egjipti dhe Kinezët veçantin gjatë festave të pranverës. Veza në formën e vetë ovale na përkujton formën e pikës së ujit dhe farës, që ishin elementet kryesor dhe ekzistenciale për popujve e antikës së lashtë. Të cilët edhe besofshin se Toka e ka zanafillën nga veza e madhe kozmike.

Ashtu mendohet se bota është krijuar nga veza si Keltët e vjetër, Grekët e lashtë, Egjipti i lashtë, Fenikasit, Kanaanët, Tibeti, India, Vietnami, Kinezët, Japonezët, banorët e Siberisë dhe Indonezisë etj. Procesi i krijimit të botës tani merr mënyrat e llojllojshme që nga Kelt të cilët mendonin jeta fillon nga veza e gjarprit. Kurse Egjipti nga veza Knef ose Kinezët nga veza e drangonit. Ashtu edhe njeriu i parë u krijuar nga veza. Po ashtu tek Kinezët e lashtë mendonin se heronjtë lindin pasi dielli i mbarëson vezën, ose pasi nëna i ka ngrënë vezët e zogjve.

Në rendin e dytë ky simbol i përgjithshëm që ndërlidhet me krijimin e botës nëpër mes vezën, ajo na përkujton, se nëpër mes vezës që është edhe realitet fillestar i qenies së gjallë që nga zanafilla e jetës së njeriut. Për Egjiptin ishte Nuna – personifikimi i oqeanit fillestar, uji i pastër me tharmin i shenjtë në pritje në një kodrinë në të cilën shfaqjet veza. Nga kjo vezë del apo lind hyjnia që e rregullon kaosin. Po ashtu edhe zoti Knum që del nga oqeani e ka zanafillën në vezën fillestare.

Sipas traditës së Kananëve banorët në të cilën banonin Palestinën e dikurshëm para hebrenjve dhe më vonë bashkë me ta. Ata besonin se në fillimin e botës ishte ajri dhe eter nga do të lindin Ulomos (Gjithëpushtetshmi apo Gjithhershmi). Ulomos krijon vezën kozmike dhe Shansorin (Zotin krijues). Shansori e theu vezën kozmike në dy pjesë, nga njëra pjesë krijohet qielli kurse nga pjesa tjetër toka.

Kurse sipas Çandogia upanishad në Indinë e lashtë, veza krijohet nga jo qenia, dhe nga ajo pastaj krijohet qenia e gjallë. Ajo rritet dhe bëhet vezë. Ajo ishte në qetësi për një vit dhe pastaj pëlcet. Lajmërohen dy pjesë e lëvores, njëra e argjendit dhe tjetra e arit. Ajo e argjendit apo sermit është toka, kurse ajo e arit është qielli.

Kurse sipas traditës së Tibetit, veza nuk është ajo fillestarja por është në gjenealogjinë e dytë të njerëzimit, nga dalin pesë elementet qe nga del edhe veza e madhe. Nga veza krijohet liqeni i bardh, dhe gjashtë kategori qenieve, nga veza e dytë në përmes të cilës krijohen gjymtyrët, pesë shqisat e njeriut, madje mashkulli dhe femra etj.

As tradita kineze nuk rrinë larg kësaj mendësie, dhe sipas besimit të tyre: patra se ndahen toka nga qielli, kaosi e kishte formën e vezës së pulës. Pasi që kalojnë 18.000 vjet (numri është simboli i pakufishëm), hapet veza e kaosit, nga elementet e rënda krijohet toka (jing), nga elementet e lehta dhe të pastra krijohet qielli (jang).
Atëherë mos ti harrojmë as Inkët , të cilët e kanë stolisur tempullin e madh me vezën kozmike.

Miti mbi vezën kozmike e gjejmë edhe tek fisi Dogonë dhe Bambarë nga Malia. Po ashtu edhe në Finlandë tregohet se hyjnesha e virgjërisë zhytet ne ujë dhe gjatë kësaj zhytje ajo pahiri i thyhen vezët, nga do të krijohen ujërat fillestaret dhe ashtu do të fillon edhe zanafilla e jetës.

Veza shpeshherë paraqet fuqinë krijuese të dritës. Në kosmogoninë e popujve të ndryshme, veza kishte një rrol gjithëpërfshirës gjatë historisë së njerëzimit.
Sipas Mircea Eliade, veza lajmërohet më së shumtit pas kaosit, si princip i rregullit. Të gjitha ndryshimet burojnë nga veza. Edhe pse veza nuk ishte ajo fillestarja, por ajo është simbol i diferencimit. Kozmosi dhe veza fillestare është i njëjti apo përfshirja e tokës dhe e qiellit, ujërat e poshtme dhe ujërat e larta.
Veza është një prej simboleve të periudhave të ripërtëritjes. Veza e ngjyrosura të Pashkëve paraqesin apo e ilustrojnë jo vetëm lindjen por edhe rilindjen. Po ashtu prapë Sipas Mircea Elijade, veza simbolizon rilindjen e re, ripërtëritjen; ose sipas traditës së vjetër, veza është tharmi i fillimit apo realiteti fillestar. Funksioni i vezë është në formën ciklike që buron nga roli i saj, pas vdekjes pason lindja që ndërlidhet ngushtë me natyrë, ku kemi vdekjen apo heshtja e dimrit, vjen pranvera që kjo heshtje apo vdekje ringjallet, vera që rritet dhe vjeshta që jep frytet, edhe kështu me radhë vazhdon cikli i jetës dhe i vdekjes.

Pastaj arkeologët kanë gjetur nëpër varreza vezët nga argjila, që nuk janë asgjë tjetër përveç shenje pavdekësisë si dhe simbol i ringjallej. Po ashtu në varreza janë gjetur edhe statujat e Dionisit me vezë në dorë si premtim dhe shenjë të kthimit në jetë. Madje veza i takon dhe simbolizon sigurinë së bashku me shtëpinë, çerdhen apo folenë, dhe prehrin e nënës.
Veza e të mençurve, në pikëpamjet e alkimikëve ndërlidhet me ftesën e jetës shpirtërore, që simbolizon epiqendrën, vendin dhe materialin e të gjitha ndërrimeve.

Me ardhjen e krishterimit vezët e ngjyrosur e ndërrojnë domethënien si dhe traditën e lashtë dhe ja japin një kahe tjetër. Veza sipas krishterimit nuk është asgjë tjetër përveç ngjalla e Jezu Krishti, varri i zbrazët – Pashkët. Ashtu mbetet veza simbol i ngadhënjimit mbi vdekje dhe fitoren e Krishtit.

Simbolika e veza si e tillë siç e pamë më lartë, ka zanafillën para krishtere, që simbolizon ringjalljen si dhe ripërtëritjen. Krishterët e marrin si simbol të ri të jetës së pasosur (amshimit), që Jezusi e shpalli dhe e realizoj me ngjalljen e vetë. Dhe ai vërtetë u ngjallë! Tradita që vazhdon edhe sot e kësaj dite duke dëshmuar këtë ngjarje historike.

Ngjyrosja e vezëve

Ngjyrosja e vezëve është një traditë shumë e vjetër, dhe në të kaluarën besimtarët i ngjyrosshim vezët me rrënjët e bimëve apo me gjethin e bimëve, si për shembull me lëkurën e qepëve. Një legjendë e vjetër fletë se si Maria nëna e Krishtit i ka ngjyrosur vezët kur ishte Jezusi ende fëmijë për t’ia dhuruar vezët e ngjyrosura fëmijës së vetë Jezusit. Kurse gjatë dënimit Jezusit në tragjedinë e Kalvarit, Maria ngjyros vezët dhe dëshiron për t’ia rikujtuar Pilatit rininë e Jezusit. Por pasi e dëgjoi akt gjykimin e Jezusit, Maria vrapon te Pilati me vezët e ngjyrosur për të kërkuar mëshirë për birin e vetë. Në një moment shporta që e kishe me veza i zgjidhet dhe veza rrotullohet në lotët e saja që pikonin në tokë, nga do të bijën edhe pelini (barishta më e hidhura në tokë!) duke dëshmuar se çfarë ndodhi me ngjarjet e tragjedisë së Kalvarit.

Sipas gojëdhënës thuhet se bashkësitë e para krishterë do të fillojnë këtë traditë për t’i ngjyrosur vezët. Veza ishte në mesin e ushqimit që bekohet në vigjiljen e Pashkëve.

Krishterët e parë gjatë kreshmëve nuk i kanë konsumuar vezët. Ashtu i kanë lënë në një anë, dhe Premten e Madhe ose Shtunën e Madhe, vezët e ziera i kanë sjellë për ti bekuar në vigjiljen e festës që ditën e Pashkëve ta kanë në tryezën e tyre. Në atë kohë veza kishte simbolikën e pjellorisë, i përkrahur me faktin se në këtë periudhë pulat japin më së shumtit veza. Si pas traditës veza e parë në ditën e Pashkëve duhet të hahet në barkun e zbrazet dhe veza është e ziemë. Shenjat e kësaj traditës ka edhe sot e kësaj dite.
Në shekullin 13 të në Paris, rinia dhe studentë u mbledhshin në lagjet e veçanta dhe në shenjen e trumbetës u niseshin në drejtim të Katedrales. Ku këndonin këngët e lavdit dhe pastaj vraponin në “gjuetinë e vezëve” që qytetarët i dhuronin. Ashtu kjo traditë është edhe sot e kësaj ditë, që vezët ju dhurojmë fqinjëve, mysafirëve, fëmijëve dhe shërbëtorëve etj.
Për ndryshe ngjyrosja si dhe dhurata e vezës janë edhe para Krishtit.
Sot çdo popull e ka traditën e vetë, mënyrën e ngjyrosjen si dhe simboliken e pasur të folklorit, ashtu edhe populli ynë shqiptarë nuk mbetet mbrapa nga popujt e tjerë krishterë.

Fillimisht vezët ishin të ngjyrosura me ngjyrat e hapura, simbol i pranverës, dritës së diellit dhe haresë.

Simbolika e ngjyrave të vezëve të Pashkëve:

Ngjyra e kuqe, simbolizon gjakun e Jezu Krishtit, që e derdhi për njerëzimin; simbol dashuri dhe flijimit, simbol i jetës dhe i vdekjes.

Ngjyra jeshile simbolizon të zgjuarit e natyrës, ardhja e pranverës, shpresa dhe jeta.

Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë dhe dinjitetin, po ashtu edhe jetën si dhe vdekjen.

Ngjyra e verdhë, simbolizon gëzimin dhe fatin, simbol i rrezeve të diellit.

Ngjyra vjollcë, simbolizon begatinë.

Ngjyra portokall, simbolizon shpresën dhe ndërlidhë me rrezet e dritës.

Ngjyra rozë simbolizon fillimin dhe freskinë.

Kurse në fund ngjyra e zezë simbolizon errësirën dhe mëkatin e njerëzimit.

Po e përfundoj duke menduar se për fillim mjafton për ta shua kureshtjen ndaj vezës së Pashkëve dhe ngjyrosjen e tyre për lexueseve të facebook-ut Don Nosh Gjolaj nga Podgorica

Në foto janë vajzat dhe gratë e famullisë Zemrës Jezu Krishtit në Podgoricë duke ngjyros vezët e Pashkëve.

 

 E premte më 3 prill 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *