Doli nga shtypi Revista ” Kuvendi”, Mars 2015

Pse nuk u printua Revista  “Kuvendi” per  dy vjet?

Jaku.P

Pjetër Jaku,

Botues i Revistes “ Kuvendi” në Michigan, USA

Pas  12 vjetësh  Revista Kuvendi “ vendosi”  te bëjë një “pushim” të shkurtër. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk mungoi asnjëherë, edhe pse në një gjendje përherë të vështirë, si gjithë mediat e tjera të shkruara.

Pra, vetiu kishte ardhur koha për një  ndalese, nga e cila te ristartonte ndryshe.  Gjithëçka vjen atëherë kur duhet të vijë. Kështu ndodhi edhe me “ Kuvendin”. Ndonëse në kushte më komode publikimi, sidomos atyre financiare, rutina e botimit të panderprerë e kërkoi një veprim të tillë. Fillimisht nuk u mendua se sa do zgjaste ky “relax i detyruar”, por muaj pas muaj u bënë plot dy vjet. Veç kësaj kjo ndërpeje kishte edhe nje qellim tjetër: t’u linte hapsirë, krijuesve të tjerë në komunitetin letrar të shqiptarëve në Amerikë, te provonin  një botim të tillë. Disa herë ne takimet e këshillit botues të Revistes “ Kuvendi” u isha drejtuar, që njëri prej anëtarëve ta mirrte përsiper botimin e saj, duke pasur përkrahjen dhe ndihmen time. U tha e stërtha nga ndonjë  krijues në komunitet, se Kuvendi u  kishte privatizuar aktivitetet letrare dhe botuese, biles  harxhuan edhe  thirrje për t’iu ankuar përsonaliteteve në diasporë. E, në fund asgjë s’u bë prej tyre, por as prej disa shoqatave, ne statusin e te cilave premtohet edhe ne fushen e botimeve. Dhe vjen nje kohë, që vet koha i kërkon mungesat. Asnjëherë në këtë periudhë nuk u bë deklarimi i mbylljes së këtij botimi, dhe vazhdimisht pati nxitje nga krijues e dashamirës  të saj për ta parë  të shtypur  revisten. Të gjithë i falenderoi, por veçanërisht ata që   i ruajten dhe i kanë në bibliotekat personale, që nga numri i parë. Julian Çefa, në një bisedë me të më thotë se, disa herë u është rikthyer, sidomos  shkrimeve, të cilat sherbejnë si një arshivë me shume vlera, që sa më larg te shkojmë në kohë, aq me shume do t’i kërkojmë.

Disa nga mbështetësit e “ Kuvendit” , qe kekrukan vazhdimisht publikimin e saj  jane: Agim Deshnica nga Bostoni, Kanto Dushaj, Mark Paloka Gjokaj, pothuajse gjithë stafi i kësaj Reviste në Michigan, Zef Brozi në Washington,  poetet Anton Çefa , Iliriana Sulkuqi, Merita Bajraktari, Ana Toma, Gjeto Turmalaj, Ajaz Emini e Agim Kurti në USA, Faruk Myrtaj, Linda Bashllari e Nikolin Narkaj në Kanada, Dr. Merita Dollma dhe  studiuesja Rovena Vata ne Tiranë, Ndreke Gjini ne Norvegji, Ndue Dedaj e Ded Shkurti në Mirditë, Dr. në gjuhësi Nexhip Merkuri në Vlorë, Dom Nosh Gjolaj në Podgoricë, disa miq nga Shkodra e Lezha si Ermira Ymeraj e Arjeta Ferlushkaj, botuesi Frano Kulli e Pashk Vathi etj etj… e kërkuan vazhdimisht botimin normal të saj.

Një falenderim i veçantë është për  aktivistin dhe biznesmenin e njohur të komunitetit shqiptar  në Amerikë, Ekram Bardha, i cili jo veç kërkoi vazhdimisht botimin e saj, por edhe ndihmoi printimin  për vitin 2015. Poashtu, e vazhdueshme ka qënë nxitja e  Don Fran Koles për të mos e lënë më në pushim Revisten “ Kuvendi”.

Edhe pse  nuk u printua, gjatë kësaj kohe, “Kuvendi” nuk mungoi për asnjë ditë. U publikua në internet me serizoitetin e duhur, duke mos lejuar asnjëherë të fyhej, qoftë edhe një përson i vetëm nën maskën e komenteve të pseudonimuara.

Deri më sot, Revista “Kuvendi” ka publikuar në print 146 numra me afro 27 mijë faqe, një punë e admirueshme e cila, për studiuesit e mëvonshëm do jetë një mundësi më shumë në lidhje me aktivitetet në Diasporë, sidomos me krijuesit.

Nga ky numër, do ketë një tjetër anë ndërtimore  si revistë periodike,  e  cila do publikohet më rrallë, duke pasë më shumë nje funksion dokumentar, për ata lexues që duan ta ruajn fjalën e printuar.

ku-1-2015, permb 1

ku-1-2015,permb2

Ku-1-2015, kesh.bot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *