HODO PASHË SOKOLI LEGJENDË HISTORIKE

nga Brikena Bogdo

 

Poeti kombëtar At Gjergj Fishta tek  „Lahuta e Malësisë“ shkruan:

 

„Hodo Begu sibubullima
N’shtat’ Krajlit i shkoi ushtima…“

 

Shqiptarët e njohin luftën për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës në vitin 1880, por dinë shumë pak për figurën që e udhëhoqi këtë luftë. Pas Plavës dhe Gucisë, e gjithë rezistenca e Lidhjes së Prizrenit u spostua në Shkodër, ku figura qëndrore ishte Hodo Pashë Sokoli, e njëjtë për nga statura me Ali Pashë Gucinë dhe Abdyl Frashërin. Gjatë viteve 1920-1930, janë botuar këngë popullore,kushtuar ngjarjeve të Lidhjes së Prizrtenit por, dhe figurave udhëheqëse, si dëshmi e jehonës, në ndërgjegjen popullore. Aty përmenden edhe udhëheqësit e shquar të lëvizjes, Abdyl Frashëri, Ali Pash Gucia, dhe Hodo Pashë Sokoli. Këtyre tre figurave qëndrore, udhëheqëse të Lidhjes së Prizrenit, populli iu thurri vargje.

“Hodo Pashë Sokoli shkriu tërë pasurinë e tij për të mbajtur dhe udhëhequr një ushtri prej10 000 luftëtarësh”, shprehen sot pas 134 vitesh, mbesat e tij, Fitret (90vjec) dhe Sabrije Sokoli 88 vjeç. “Ato toka që i mbrojti Hodo Pashë Sokoli me10 000 luftëtarët, nuk arritën më t’i marrin të huajt”, tregojnë thjesht mbesate tij. Fatkeqësisht, gjatë rregjimit komunist, kjo derë e madhe e Sokolajve, (Ramadan Sokoli, Hodo Sokoli, IbrahimSokoli), nipat e tij, ranë në burgjet komuniste, duke kryqëzuar plotësisht këtë figure legjendare. Për pasojë, u deformua  historia e familjes, si dhe u shtrembëruan fakte serioze për figurën e Hodo Pashë Sokolit. Regjimi do të depërtonte në vargjet e popullit, për t‘a zhbërë si emër, ngjarje, figurë kardinale e një lufte ndaj Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, për autonomi, deri pavarësi të plotë.

Ajo figurë mbeti legjendë megjithë përpjekjet për t‘izhdukur realitetet. Një familje legjendare e skalitur në legjenda, e cila tregon se, si  nga kjo familje u larguan 25 burra për të luftuar kundër Vezirit të Turqisë dhe u kthyen vetëm dy, njëri Aftabegu, legjenda e Shkodrës, paraardhësi i Hodo Pashë Sokolit. Aftabegu sapo hyn në pazarin e Shkodrës i drejtohet një të moshuari: Mirëse rri o plaku i mire i Shkodrës”. Ai i kthehet: “Mirëse vjen o Aftabeg i Shkodrës”. Aftabegu, i çuditur,e pyet se nga e njohu, pasi ai kishte vite larg, në luftra. “Nga arma” – ipërgjigjet i moshuari. Nëse armët e kësaj familje ishin gati-gati një legjendë,oxhaku i saj është një legjendë e prekshme, ende sot. Stërmbesa e tij Teuta (Haxhihyseni)Bogdo, e rrëfen si përrallë përjetimin e saj fëminor. „Shtëpinë, në odën kryesore, e zinte oxhaku i rrallë, i gdhëndur me mjeshtëri, ndërsa dhoma emadhe ishte e mbushur me armë argjendi, mes të cilave qëndronte madhërishëmshpata e Hodo Beg Sokolit“. Enveri duhet të zhbënte pikërisht legjendën, duhettë zhbënte thelbin e kësaj familjeje, duhet të asgjesonte identifikimin e saj,armën. Dhe legjenda vazhdon tregimin, që në periudhën komuniste, Enveri mes shumë rrugëve diabolike për ta zhbërë familjen (duke futur të gjithë burrat efamiljes në burg), ndoqi atë të minimizimit të fuqisë së kësaj familjeje,pikërisht armën.

“Thembra e Akilit”, fuqia e familjes ishte arma, dhe pikërisht shpatën e Hodo Pash Sokolit, Enveri ia dhuroi Stalinit. Ai arrin dyqëllime, tenton të zhbëjë një legjendë dhe fiton një aleat, duke u treguar shërbëtori besnik. Plangprishësi i familjes së tij, i legjendave të historisësë kombit të tij, sigurisht që do të mund të ishte shërbëtori më besnik. Haraçi ishte shumë i lartë. Duke i mohuar thelbin, gjithçka do të ishte shumë më e lehtë për ta spostuar figurën, për ta deformuar historinë.

Hodo Sokoli, nipi i tij (emrin ia kanë vënë për nder të kësaj figure), mbante në gisht unazën e Hodo Pashës, me një vlere të rrallë,të cilën nuk e hiqte kurrë nga gishti. Kjo unazë ishte timbre i Hodo Pashës, me të cilin ai vinte firmën. Kur u arrestua nga regjimikomunist, sigurimi i shtetit ia sekuestroi, për të mos ia kthyer më kurrë, duke zhdukur përfundimisht, identifikimin e personalitetit të tij prej udhëheqësi. Nëse shpatës së argjendë të Hodo Pashës i dihet fati, kësaj unaze nuk i dihet. Por,një fakt qartësohet, që Enveri donte ta shpërbënte nga thelbi këtë figure heroike, duke i zhdukur armën dhe unazën (firma) e tij, që kishin vlera kombëtare,historike, por padyshim edhe monetare.

Figura të papërsëritshme dhe të pazëvendësueshme mbas epokës Skënderbe-iane. Këto dy epoka legjendare, i lidh e njëjta psikë: figura që dinë të bashkohen, për t’ushndërruar të pathyeshëm. Ishin këto figura, pas epokës së Skënderbeut, që dolën së bashku, në një luftë krejt të pabarabartë, kundër Portës së Lartë,Fuqive të Mëdha, për t’i zbrapsur ata. Figura, që ditën të bashkojnë forcat, me moton bashkimi bën fuqinë. Kjo i shndërron, në të papërsëritshëm për fatet ekombit.

Hodo Sokoli lindi më 17 nëntor 1834. Me kohën mundi të fitojë një kulturë të mirë nga ndjekja e shkollës “Ruzhdije”. Një burrë i lartë, i pashëm dhe shumë autoritar, por mbi të gjitha, trim dhe i njohur për virtyte të larta. Rrjedhur nga një familjeje me tradita të hershme në Shkodër, fitoi një vend nderi të merituar. Për talentin e tij ushtarak, u emërua kapiten i rojës së ishujve të liqenit, kufime Malin e Zi. Ishte kapiten, që në kohën kur ishte guvernator Abdi PashëÇekrezi, në vitin 1860. Më vonë, gradohet major i xhandarmërisë ushtarake, e formuar rishtas në atë kohë. Me rastin e ardhjes së Dervish Pashës, vali në Shkodër, më 1869, qe transferuar, në formë internimi në Stamboll. Veprimtari Lidhjes së Prizrenit. Kryetar i Lidhjes Shqiptare, me qendër Shkodrën. Që në 19prill 1880, del hapur kundër vendimit të Portës së Lartë për dorëzimin Malit të Zi, krahinat e Hotit dhe Grudës, duke hedhur për tokë medaljet dhe nderimet që kishte fituar gjatë karrierës ushtarake, në xhandarmëri. Fakti që këmbeu uniformën, meveshje tradicionale shqiptare, në mbledhje, e forcon edhe më tepër këtë vepër simbolike.

Këtë ditë e tregon me hollësi Dom Pal Shantoja, në formën e një artikulli. Më 19 Prill 1880, të nesërmen e nënshkrimit, në Stamboll, të“Protokollit për kufijtë e Turqisë dhe të Malit të Zi”, u zhvillua në Shkodër një nga manifestimet më të mëdha që kishte parë ai qytet. Atë ditë, në sheshin përpara ndërtesës së bibliotekës, rrëzë Rozafatit, u mblodhën të gjithë qytetarët,sëbashku më mijra fshatarë të rrethit. Sipas letrës, që shkroi dy ditë më vonë Engjëll Çoba, në miting u fol për vendimet që kishte marrë Komiteti Ndërkrahinor,në lidhje me mbrojtjen e Hotit dhe Grudës.

Ai e përshkruan mitingun popullor me njoftime politike sensacionale. Letra e tij, e shkruar në trajtë reportazhi, drejtuar gazetës “Algemeine Zeitung” u botua më 20 prill, në një nga shtyllat e saj, dhe u ribotua, pothuajnë të gjitha gazetat e Europës. Ajo që la përshtypje të thellë në opinionin europian ishte një frazë paralajmëruese: ”Nëqoftëse, Fuqitë e Mëdha kanë hequr dorë nga parimet e drejtësisë, shqiptarët do të derdhin gjakun e tyre për lirinë e shenjtë”. Mitingu  popullor u zhvillua, nën udhëheqjen e Hodo Bej Sokolit, ku u bë e qartë se, shqiptarët janë të vendosur që të mbrojnë deri në fund Hotin dhe Grudën. Sipas letrës së Pal Shantojës, në mitingun e Shkodrës, më 19 Prill 1880, Hodo Sokoli, kryetari iShtabi Ushtarak të Lidhjes Shqiptare për vilajetin e Shkodrës, mbjati një fjalim të zjarrtë. Ai tha ndër të tjera: “Të nderuar vëllezër të Lidhjes Shqiptare.Ministrat e Fuqive të Mëdha që u mblodhën në Berlin vepruan me një padituri të plotë për vendin tonë dhe me banorët  e tij, kur na shitën neve, ne që jemi rraca më e pastër dhe më fisnike e botës. Por ne, stërnipërit e Skënderbeut, dhe të bashkluftëtarëve të tij,  të braktisur nga të gjithë dhe të rrethuar nga një kope ujqërish të uritur, në pritje tëpresë, ne do të dimë të mbrojmë vetveten dhe të nderojmë varret e etërve tanë.Ne e shtypëm hidhërimin tonë dhe i shkelëm ndjenjat tona më të shenjta, atëherë kur dorëzoheshin te armiku, vellezërit tanë të Podgoricës dhe Shpuzës. Ne, as tani nuk duam ta ndryshojmë me forcë gjendjen e sendeve. Për ne, ky ishte lëshimii fundit që mund të bënim, kurse nesër përsëri do t’i jepen armikut, vëllezërit tanë të Hotit, Kastratit dhe të Kelmendit. A do ta lejoni ju këtë?. Një “Jo” e fuqishme – vazhdon letra e Pal Shantojës,, e cila doli nga mijra e mijra gjokse, ishte përgjigja që iu dha aty për aty, Hodo Sokolit. Pastaj oratori vazhdoi: “Edhe unë nuk dua të lejoj këtë lëshim. Sot, që morra vesh shpirtin e lig të sulltanit dhe vullnetin e tij të prerë, që ai ka për të na shitur ne si skllevër dhe për të na shkatëruar si rracë, që nga ky cast, po shkëputem prej tij dhe nuk kam ndërmend të njoh, as Padishah, as Stamboll. Menjëherë, pasi shqiptoi këto fjalë – thuhet më tej në letrën e përmendur, plaku trim shkëputi spaletat e arta nga uniforma e tij ushtarake, shkëputi po nga gjoksi i tij dekoratat e shumta, i flaku në tokë dhe i shkeli me këmbë.  Shembullin e tij e ndoqën 150 oficerë qëishin të pranishëm në kuvend. Pastaj Hodo Beu thirri: “O burra! Le të tregojmë botës se, kush jemi ne dhe çfarë dëshirojmë me të vërtetë. O bajraktar i Hotit,kryeje pra detyrën tënde” Menjëherë doli në ballkonin e ndërtesës Ismail Marku,bajraktar i Helmit (Hot), trupmadh me fytyrë të pjekur nga dielli, i cili me njëtë qëlluar të jataganit, theu shtizën ku valvitej flamuri gjysmëhënës. Flamuri isulltanit ra përdhe, në pluhur. Pastaj, bajraktari i Hotit, Çun Mula, midis brohoritjeve të papërmbajtura valviti flamurin e kuq kombëtar”.

Gjithsesi, se kush realisht e ngriti flamurin kuq e zi atë ditë, është shumë e diskutueshme. Ka versione që, tregojnë që flamurin e ngriti vetë Hodo Sokoli. Sipas letrës sëShantojës, fjalën e mori përsëri Hodo Sokoli. Ai shpjegoi me elokuencë pasqyrëne gjëndjes së punëve dhe parashtroi mendësinë e fitores së luftës, që do të ndërmerrejkundër Malit të Zi. “Armë kemi, madje kemi me bollëk, municionet nuk na mungojnë,madje për të luftuar disa vjet, vetëm të hollat na mungonë, pasi shqiparët janë trima por, të varfër. Në këtë cast, kryetari i esnafit të rreshperëve dha aty për aty, si ndihmë për të përballur nevojat e luftëtarëve ,që ndodheshin nën armë,500 lira flori, dhe premtoi se së shpejti do të jepte edhe më shumë. Megjithatë,letra e Pal Shantojës pati një jehonë të thellë, në opinionin publik europian.Ana sensacionale e saj, qëndron në faktin që, përveç se pritej një luftë midis shqiptarëve dhe malazezëve, tani po paralajmërohej edhe një shkëputje e shqiptarëve nga sundimi shekullor osman.

Kjo erë baruti nxiti disa organe të shtypit evropian të dërgonin korrespondentët e tyre të posaçëm për të ndjekur nga afër, ngjarjet tronditëse shqiptare. Por,figura e Hodo Pashës kishte filluar të diskutohej në rrethet diplomatike, edhe më përpara datës 19 Prill. Kirby Green, konsulli anglez në Shkodër i shkruan markezit Salisbury, Ministër i Punëve të Jshtme të Britanisë së Madhe: “Imzot, trazirat këtu, lidhur me lëshimin e parashikuar të disa malësive katolike për Malin e Zi,në shkëmbim të Gucisë, ende vazhdojnë, por është mjaft e vështirë të kuptohetse, si do të përfundojë. Disa persona që, luajnë rol udhëheqës në to, më kanë siguruar se, është menduar që të rrëzohet Izet Pasha, guvernatori i përgjithshëm,dhe të caktohet në vend të tij, Hodo Beu, kryetari i policisë dhe kreu i njërësnga familjet myslimane, më me ndikim në këtë qytet. (Shkodër, 29 mars, 1880).

Por, Shqipëria rezultonte e vetme. Vëmendja e popullsisë së Shkodrës u drejtua edhe një here nga kufiri, edhe për një arsye tjetër, kësaj here e provokuar nga Fuqitë eMëdha. Me pëlqimin e tyre, Anglia kërkoi ta shtrëngonte Portën e Lartë që, tëvendoste kordonin ushtarak, në zonën e Hotit dhe të Grudës, për të penguar vajtjen e vullnetarëne, në zonën e Tuzit. Qeveria e Stambollit përpiqej, me çdomënyrë, të evitote ballafaqimin me popullsinë shqiptare. Pyetjes së ambasadorit britanik, lordit Goshen se, çfarë e pengonte Portën që, të vendoste kordonin ushtarak, Savas Pasha iu përgjigj me fjalët e valiu të Shkodrës se, po të vendosejai në sektorin e Tuzit, shqiptarët kishin kërcënuar se, do të sulmonin Malin eZi, për të rimarrë Podgoricën. Veç kësaj, pyetjes tjetër të Goshenit se, si shpjgohej fakti që, një zytra i lartë si Hodo Sokoli ishte bërë udhëheqës ikryengritësve, Savas Pasha iu përgjegj: “ai ishte shqiptar dhe si i tillë kishte hyrë në komitetin e Lidhjes së Shkodrës, pa pëlqimin dhe autorizimin e qeverisë osmane, si rrjedhim ai kishte humbur funksionet e tij zyrtare”.

Hovin që morri lëvizja autonomiste në Shkodër, J.Haxhivasiljeviçi e quan “revolucion kombëtar”.Fillimin e tij ai e sheh, në mitingun e 19 prillit, kur Hodo Sokoli hoqi spaletat dhe titujt dhe me të u bashkuan shumë funksionarë të tjerë, si dhe ngriti flamurin shqiptar, ngjarje të cilën e quan si grusht shteti. Sipas tij,rezet e këtij revolucioni u shtrinë edhe në Kosovë. Këtu grushti i shtetitndodhi, në Prizren, më 12 maj 1880. Atë ditë, kosovarët dëbuan nga Prizreni mytesarifin e Portë së Lartë, Ahmet Spahiun. Rritja e lëvizjes autonomiste, nëtë katër anët e vendit, u pasqyrua edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar. Ndonjërimendoi se, tashme Shqipëria do të fitonte autonominë, madje do të ngrihej, siçshkruante gazeta “I foni tis Alvanias”, më 24 maj 1880, në shkallën e një principate të pavarur. (Hodo Bej Sokoli, komandant i xhandarmërisë së vilajetit të Shkodrës, veprimatar i shquar i Lidhjes shqiptare të Prizrenit,komandant i Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbrojtje të Hotit dhe Grudës, nga forcat e ushtrisë malazeze).

 

Materialiështë shkëputur nga recensioni, , mbajtur në Simpoziumin e organizuar nga Shoqata “Trojet e Arbrit”, Gusht 2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *