Dy perjetime ne vargje, nga kengetarja dhe poetja Dila Gecaj

Dila Gecaj

Kengetare dhe poete, New York

 

VARGJE PËR DY PAMJE NË BEOGRAD…

 

Në çdo shtet normal sportistët mysafirë,
i presin me shumë respekt e çdo të mirë,
po këtë gjest njerëzor nuk e bëri Serbia,
se barbarët nuk e dinë ç’ është bujaria?!
Kush janë serbët e di mirë çdo shqiptar,
po tani e mësoi dhe tërë bota mbarë.
Me 14 tetor 2014, në qendër të Beogradit,
u zhvillua një lojësporti, sipas kalendarit,
në mes skuadrave të serbit dhe shqiptarit.
Pas 35 vitesh, ajo ishte ndeshja e parë,
sa filloi loja, nisen djemt’ tanë duke i sharë.
Serbët ishinnë stadium më se tridhjetë mijë,
ndërsa shqiptarët tanë vetëm njëzet’ e dy.
Ata filluan duke u hedhur karrike e zjarre,
duke bertitur: “T’i vrasim, këta shqiptarë!”
Në fushë ishin 11 lojtarë, të tjerët rezervë,
gati që t’i ndihmojnë vëllezërit e vet.
Të gjithë ata serbë nisën duke i kërëcnuar:
“Të gjallë shqiptarët nuk kemi për t’i lëshuar!”
U ndërpre ndeshja, se lojtarët shqiptarë,
pa tjetër, do të dilnin në fushë fitimtarë…
Dhe armiqsinë ndaj nesh e pa bota mbarë!?

Pa pritur, mbi stadium u pa një helikopter,
serbët e frikësuar u mbushën me tmerr,
prej së larti, bashkë me rrezet e Diellit,
simboli ynë po zbriste prej qiellit;
në Flamur Ismail Qemali dhe Isë Boletini,
prandaj serbëve u hyri frika e trishtimi…
Loja u zëvendësua me shqelma e grushta,
në fushë, gati sa s’ kërsiti pushka!?
Fort qëndruan djelmoshat shqiptarë,
po i sulmonin serbët nga të katër anë…
Njëzet’ e dy shqiptarë, të gjithë të rinj,
fyt për fyt me më shumë se tridhjetëmijë.
Nuk frigohen djemtë tanë, ai Taulant Xhaka,
me duarët e shpejta e të mprehta si shpata,
i gjallë ai nuk e lëshon atë tonin Flamur,
nuk e lejon serbin t’ia ndyej me ato duar.
Po, çfarë po bënte ai djaloshi Lorik Cana,
se trim’ mbi trima shqiptarët i ka lindë nëna?
Po i binte një serbi me shqelma e grushta,
goditja e shqiptarit më e rëndë se pushka;
se ata agresorët e pabesë të Serbisë,
nuk i kanë njohur mirë djemtë e shqiptarisë.
Trimat e historisë sonë të gjithë janë të gjallë,
jetojnë në gjakun e pasardhësve të tyre shqiptarë.
Fyt për fyt përleshen me serbët djelmoshat tanë,
qumshtin, që u ka dhënë nëna, hallall e kanë.
Ja, pra, kjo ishte në sytë e botës ajo Serbia,
si në pasqyrë u treguan “mikpritja” e “bujaria”?!…
Ndërsa ata panë dhe djemtë trima shqiptarë,
që për nder e Flamur nuk u dhimbset jeta fare!
Nju Jork, 17 tetor 2014

 

 

TRE ARKIVOLE, PËR NË SHQIPËRI!?…

 

( Kushtuar Anita Bitrit, në 10-vjetorin e vdekjes )

 

Në tetor 2014 u mbushën dhjetë vite,
nga ajo ditë tepër e tmerrshme,
përgjithnjë u nda nga jeta Anita Bitri,
një këngëtare aq e mrekullueshme.

Sikurese zjarri u përhap lajmi i zi:
Bijë e Sarandës dhe shkolluar në Vlorë,
tragjikisht ka vdekur, me nënë dhe me bijë,
duke lënë mbrapa vetëm një vëlla të gjorë!

Ah, rrugët e mërgimit…kaq të rrezikshme,
nuk dihet se çfarë do na sjellë e nesërmja,
Anita me familje ishin të pafajshme,
në mënyrën më trishtuese i rrëmbeu vdekja.

Anita i kishte tridhjetë e shtatë pranvera,
ishte plot jetë, me këngë dhe gjallëri,
fati i zi papritur i trokiti asaj te dera,
e rrëmbeu artisten me nënë dhe me bijë.

Se çfarë mund të ketë ndodhur, Zoti e di,
prej asaj dite dhe gjer’ në diten e sodit?
Vallë, në mos ishte e shkruar ose rastësi,
duhet që të heshtim…janëe punët e Atij!

Sibora shtatëvjeçare, bija e Anitës,
engjëllushja e vogël shkonte në shkollë,
në mes nënës së vet edhe të gjyshes,
dhe ajo fatzeza përfundoi në arkivol!

Ju ndërpre jeta voglushes shtatëvjeçare,
na iku njëra ndër këngëtaret më të mira,
po vdiq dhe e ëma e Anitës, grua bujare,
se pa familje asaj nuk i vlente jeta fare.

Kështu u shua kënga e bilbiles Anita,
tre arkivole i nisën bshkë për Shqipëri,
për t’u varrosur në trojet e veta,
duke çuar gjëmë e vaje në farefisni.

Medet! Ikën tri femra, pa mbrojtje,
pa mbështetje, pa mashkull në shtëpi!
E vërteta rreth vdekjes së tyre,
deri sot ngeli në errësirë, një mister!
Nju Jork, 18 tetor 2014

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *