Rezultatet preliminare në KU Tuz, koalicioni i DPS-së fiton shumicën absolute

Tuz, Malësi (26/05/2014) – Koalicioni “Për Tuzin Evropian – Milo Djukanovic” (DPS-UDSH-Partia Boshnjake-Lista për Tuz) për Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit ka fituar shumicën absolute. Nga 22 vende sa ka Kuvendi i KU Tuz, ata do të kenë 13 mandate.

Nga 10.722 qytetarë me të drejtë vote, në KU Tuz votuan 6.245. Numri i votave të pavlefshme ishte 230.

Në përbërjen e kaluar, nga 21 vende sa kishte Kuvendi i KU Tuz, Koalicioni i DPS-së kishte 11 mandate, Koalicioni Shqiptar i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Iniciativa Qytetare dhe Lidhja Demokratike kishte 7 mandate kurse nga 1 mandat kishin Lista për Tuz e Muhamed Gjokaj, SDP dhe SNP e cila në këto zgjedhje mbeti pa mandat.

Në listën e mëposhtme, numri i votave nëpër vendvotime nuk është final dhe aty mund të pësojnë ndryshime, por sipas informatave që posedojmë, bëhet fjalë për numra të vegjël që nuk mund të ndikojnë në numrin e mandateve të fituara.
Numri i votave do të zyrtarizohet brenda 72 orëve.

 

___________________________________

00:56 – Ky është rezultati preliminarë i zgjedhjeve lokale për Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit:

1. Koalicioni “Për Tuzin Evropian – Milo Djukanovic” (DPS-UDSH-Partia Boshnjake-Lista për Tuz) me 3366 vota, gjegjësisht 13 mandate

2. Koalicioni Shqiptar (Alternativa Shqiptare – Iniciativa Qytetare) me 1195 vota, gjegjësish 4 mandate

3. Lidhja Demokratike në Mal të Zi me 891 vota, gjegjësish 3 mandate

4. SDP-Pozitivna me 510 vota, gjegjësish 2 mandate

5. SNP me 241 vota, mbetet pa mandat

________________________________________________


22:56 – Jozyrtarisht mësojmë se në zgjedhjet për Komunën urbane Tuz koalicioni “Për Tuzin Evropian – Milo Djukanovic” (DPS-UDSH-Partia Boshnjake dhe Lista për Tuz) ka fituar shumicën absolute, gjegjësisht 12 mandate, Koalicioni Shqiptar (Alternativa Shqiptare – Iniciativa Qytetare) ka fituar 4 mandate kurse Lidhja Demokratike në Mal të Zi 3 mandate.

Kuvendi i KU Tuz ka gjithsej 22 vende.

22:05 – Në bazë të 88% të votave të numëruara asnjë parti për zgjedhjet lokale në Kryeqytet nuk fitoi shumicë absolute.

Për votat në Komunën urbane të Tuzit ende nuk ka informacion.

Numrin më të madh të votave i ka fituar koalicioni “Podgorica Evropiane, Milo Djukanovic,” me 46.3% (rreth 48.400 vota) gjegjësisht 28 mandate.

Fronti Demokratik, e cila fitoi 28.7% (rreth 29,900 vota) gjegjësish 17 mandate.

SNP fitoi 14.9% (rreth 15.500 vota) gjegjësish 9 mandate.

Koalicioni “Imazhi Evropiani i Podgoricës” SDP-Pozitivna 8.8% (rreth 9,100 vota) gjegjësish 5 mandate.

Koalicioni Shqiptar (Alternativa Shqiptare-Iniciativa Qytetare) 1,3% (rreth 1.300 vota) çka do të thotë se nuk e kalon pragun për të hyrë në kuvendin e Podgoricë.

Këto rezultate janë në bazë të 788% të votave të numëruara.


21:35
 – Në bazë të 70% të votave të numëruara asnjë parti për zgjedhjet lokale në Kryeqytet nuk fitoi shumicë absolute.

Numrin më të madh të votave i ka fituar koalicioni “Podgorica Evropiane, Milo Djukanovic,” me 47.2% (rreth 49.200 vota). Pastaj, Fronti Demokratik, e cila fitoi 27.6% (rreth 28,800 vota).

SNP fitoi 14.9% (rreth 15.500 vota).

Koalicioni “Imazhi Evropiani i Podgoricës” SDP-Pozitivna 8.8% (rreth 9,100 vota).

Në këtë pikë Koalicioni Shqiptar (Alternativa Shqiptare-Iniciativa Qytetare)  nuk e kalon pragun për të hyrë në kuvendin e Podgoricë.

Këto rezultate janë në bazë të 70% të votave të numëruara.

13:00 – Parregullsi të shumta në Malësi, Zetë dhe Konik

Në qendrën e votimit 116 – C në Tuz një votues është përpjekur për të fotografuar fletën e votimit, njoftoi organizata joqeveritare MANS e cila po mbikëqyre zgjedhjet.

Sipas informata të kësaj organizatë, kryetari i komisionit zgjedhor e ka paralajmëruar votuesin që të mos fotografonte fletën votuese, ku më pas kryetari i komisionit ka mbyllur derën e vendit të votimit në mënyrë që mos të lejonte vëzhguesit e MANS-it të hyjnë në vendvotim.

Nga kjo OJQ kanë bërë të ditur se vëzhguesit e tyre në Podgoricë kanë shënuar shumë parregullsi në Malësi , Konik dhe Zetë .

12:00 – Përsheshje fizike në Dinoshë

Në Dinoshë në qendrën e votimit 117 vazhdon votimin pas një incidenti të rëndë për shkak të së cilit votimi ishte ndërpre përkohësisht.

MANS më herët ka raportuar se ka pasur një përleshje fizike në mes anëtarëve të komisionit zgjedhor. Koordinatori i listës opozitare Frontit Demokratik Zoran Miljanic kishte thënë se aktivistët e DPS-së kishin sulmuar fizikisht kryetarin e komisionit zgjedhor në këtë vendvotim dhe se e kishin kërcënuar se nuk do të dalë i gjallë nga vendvotimi.

Pas intervenimit të forcave policore, gjendja është qetësuar por nuk është marrë askush në pyetje nga pjesëmarrësit e incidentit.

Në 12 komunat në të cilat sot zhvillohen zgjedhjet lokale, vendvotimet janë hapur në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 20.

Në zgjedhjet lokale në Podgoricë, ku votojnë edhe qytetarët e Malësisë deri në orën 15 kanë votuar 45,7% të votuesve. /MALESIA.ORG/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *