SHBA: Dita Kombëtare e të Rënëve, Parada dhe ceremoni përkujtimore

BEQIR SINA, Long Island – New York

 

Presidenti Obama thotë se Amerika ka një “besim të shenjtë” për t’u kujdesur për veteranët e vet.


WASHINGTON D.C: Presidenti Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të nderojnë kontributin që kanë bërë pjesëtarë të mëparshëm dhe aktualë të forcave të armatosura amerikane për vendin në festën kombëtare Dita Përkujtimore. Presidenti vlerësoi rolin e atyre amerikanëve që dhanë jetën gjatë shërbimit ushtarak.

Në fjalimin e përjavshëm drejtuar vendit, Presidenti Obama tha se Dita Përkujtimore është momenti kur vendi duhet të riafirmojë zotimin e tij ndaj veteranëve dhe familjeve të tyre.

Me që të hënën është Dita Kombëtare e Veteranëve, një ditë kur amerikantë nderojnë të rënët në luftë, fjalimin e tij të javës presidenti ja kushtoi veteranëve. Zoti Obama tha se amerikanët duhet të punojnë më tepër, për t’u siguruar që veteranët të kenë mundësitë dhe përfitimet që ata i kanë fituar përmes sakrificës së tyre në luftë.

Memorial Day -Dita e të Rënëve në Shtetet e Bashkauara

Kjo është një ditë e përkujtimit për ata burra e gra që kanë dhënë jetën e tyre, duke i shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e madhe për të nderuar dhe veteranët e luftës dhe amerikanët e famshëm patriot, duke vizituar monumentet e tyre në Uashington, dhe varrezat kombëtare në Varligton

Memorial Day është festë federale amerikane, ku burrat dhe gratë që ranë duke dhënë jetën ndërsa shërbyen në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, janë mbajtur mend dhe janë për t’u kujtuar me nderimet më të larta . Dita e Përkujtimit , në SHBA, është festë , e cila festohet çdo vit të hënën e fundit të majit dhe këtë vit i bie me datën 26 Maj 2014. Kjo ditë ishte e njohur më parë si Dita e Dekorimit dhe origjinën e kishte pas Luftës Civile amerikane për të përkujtuar Bashkimin dhe ushtarët që vdiqën në Luftën Civile .

Por, që nga shekulli i 20-të , Memorial Day u “zgjerua” në qëllimin e saj duke u bërë një ditë feste amerikane për të nderuar të gjithë amerikanët që kanë dhënë jetën e tyre , ndërsa kan qenë në shërbimin ushtarak , unifromën dhe flamurin Amerikanë. Kjo zakonisht në Shtetet e Bashkauar shënon fillimin edhe të sezonit të pushimeve të verës , ndërsa Dita e Punës në shtator, shënon fundin e saj .

Në Shtetet e Bashkauar duke kujtuar këtë ditë, shumë amerikanë, përfshirë edhe shqiptaro amerikanët që shërbyen në Ushtrinë Amerikane, vizitojnë varrezat dhe memorialet , veçanërisht, për të nderuar ata që kanë rënë në shërbimin ushtarak amerikanë . Shumë prej tyre shkojnë për të vendour në kujtim një një flamur amerikan në çdo varr në varrezat kombëtare, ose një tufë me lule të freskëta .

Njerëzit mblidhen në ditën e që i bie e hëna e fundit e muajit maj të vënë lule në varret dhe të rivendosin kontaktet me kinfolk dhe të tjerët që vijnë në këtë festë. Ka shpesh në disa shtete federale edhe një shërbim fetar në një Kishë apo Katedrale dhe një ” darkë në terren me ndonjë koncert ” tradicionalë, parada lokale ushtarake, fjalime dhe nderime të poliitikanëve.

Besohet se kjo praktikë ka filluar para se të niste Lufta Civile Amerikane dhe në këtë mënyrë mund të pasqyrojë origjinën e vërtetë të ” Memorial Day ”

Memorial Day nuk duhet të ngatërrohet me Ditën e Veteranëve ;mbasi, Memorial Day, është një ditë për të kujtuar burrat dhe gratë amerikane që kanë rënë gjatë shërbimit ushtarak , ndërsa Dita e Veteranëve feston shërbimin e të gjithë veteranëve të ushtrisë amerikane, të gjithë atyre që veshën uniformat e ushtrisë dhe shërbyen nën flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti Barak Obama, sipas taditës natyrisht që nesër do të nderojë të rënët në luftrat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, duke vënë një kurorë në Varrezat Kombëtare në Arlington pranë Uashingtonit.

Në Shtetet e Bashkuara, e hëna e fundit e muajit maj është ditë e shënuar kombëtare dhe njihet si Dita Përkujtimore, dita kur nderohen të gjithë ata që dhanë jetën për vendin e tyre.

Në Uashington do të zhvillohen një numër ceremonish, ndër më të spikaturat janë ceremonitë e vënies së kurorave përkujtimore në përmendoren e veteranëve të Vietnamit dhe të Luftës së Dytë Botërore si dhe tek monumentet e Forcave Ajrore dhe Detare. Në qytete të mëdha e të vogla zhvillohen sot një numër paradash përkujtimore. Në Uashington është bërë traditë të parakalojnë mijëra motorçikleta në një paradë të veçantë që njihet si “Gjëmimi Rrokullisë”

Kjo ditë uikendi(pushimet e fundjavës) që përkon me Ditën Përkujtimore shënon edhe fillimin e stinës së verës në kryeqytetin e SHBA-ës, Washington, DC dhe shumë shtete të tjera në SHBA, dhe festohet së bashku me familjet, të cilat zgjedhin të shkojnë në vende të veçanta – natyrore. Në këtë festë përfshihen edhe komunitetet. Familjet shqiptare, shoqatat dhe organizatat , klubet dhe institucionet fetare organizojnë pikniqe në parqet më atraktive të qyteteve në përkujtim të Ditës Përkujtimore – Memorail Day

Dita Kombëtare e të Rënve në Uashington shoqërohet me një koncert falas në Lëndinën e Perëndimit e të Capitol Hillit. Këtu gjatë gjithë ditës banda muzikore dhe kori i qytetit këndon këngë patriotike dhe vendase – Ky është një koncert karakteristikë që marin pjesë artistë të tjerë të ftuar së bashku me Orkestrën Simfonike Kombëtare.

Dita Kombëtare e të Rënëve në çdo shtet me Paradë dhe ceremoni përkujtimore

Paradat të shoqëruar nëpër rrugët e sheshet e qyteteve më të mëdha të Amerikës janë një marshim i bandës frymore dhe njësitëve të Veteranëve të luftës nga të gjitha 50 shtetet, dhe Bashkësinë e Porto Rikos. Parada më e madhe ushtarake mbahet në rrugën Kushtetuta Avenue dhe 7 Streets, NW përpara Shtëpisë së Bardhë, duke i dhënë fund në rrugën “Street 17”. Parada Memorial Day është e sponsorizuar nga Komiteti Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore Botërore të Veteranëve dhe përfshin muzikë e këngë patriotike gjithandej dhe milona flamur dhe simbole të tjera kombëtare, shoqërohen me hedhjen e balonave të mbushura me helium.

Dita Kombëtare e të Rënëve shoqërohet edhe me Motor Rolling Thunder Rally . Lëvizja në unifromë e mijëra të motoçikletave të cilët bëjnë një udhëtim përmes Uashingtonit në një demonstrim vjetor që kërkojnë të përmirësojnë jetën e veteranve dhe zgjidhjen e çështjes së POW / MIA , quhet “Reflektimi i të gjithëve” duke u nisur nga Lincoln Memorial, e sjellur për rreth kryeqytetit.

Kjo ditë shoqërohet gjithashtu me atë që quhet “Stars & Stripes & Spokes”. Në Stadiumin e Uashingtonit RFK, organizohet një festival katër-ditore që të respektojë të gjithë ata gra e burra të Forcave të Armatosura të Amerikës dhe për të sjellë së bashku me entusiasmin e mijëra e mijëra amerikanëve me me muzikë live, parakalimin e kuadrateve sportive , dhe skuadrave ushtarake, sipas formacioneve shoqëruar edhe me makinat ushtarake .

Festivali i filmit është mbajtur çdo vit vetëm një javë para Memorial Day

Amerikanët shohin filma klasik ose me tregime heroike të Forcave të Armatosura amerikane, duke përfshirë një varietet të filmave të paraqitur nga i vlerësuar me çmime aktorët dhe producentë të njohur e me famë botërore.

Pika më kulminate e kësaj dite të shënuar është vizita te Varrezat Kombëtare në Arlington.
Flamuj Amerikan, fotografi dhe lule të freskëta për çdo ushtarë të rënë.. Ushtarët nga Regjimenti i 3-të, i Këmbësorisë (Garda e Vjetër) do të jetë së bashku me anëtarët e shërbimit ceremoniale të Trupave të Marinës amerikane dhe Gardës Kombëtare, Garda ceremoniale e Frocave Detare, forcave ajrore të SHBA Roja e Nderit dhe Roja Bregdetare amerikane zhvillojnë një ceremoni në vendosjen e më shumë se 250.000 flamujve mbi varre e dekoruar në Varrezat Kombëtare Arlington.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *