(Persiatje lirike rreth vellimit poetik “Bija E’res” te Elinda Markut)
Nexhip Ejupi, poet
Shume vellime poetike kalojme neper duar,po fare pak mbresa na mbeten ne shpirt,
Fare pak,apo aspak te shkruara me frymezim te vetedijshem poetik…Po,ja,qe eshte nje realitet i perditshem ky vershim i pandalshem,sic jane te pandalshme dhe
frymezimet e shqetesimeve te verteta poetike.
Po te beja nje krahasim,(cdo krahasim calon-thote nje proverb gjerman),midis dy vellimeve te poeteshes Elinda Marku,(te “Macja blu” me kete te dytin “Bija E’res ”)
nuk e ke te veshtire te dallosh ndryshimin ndermjet tyre.Ndryshimi midis tyre eshte pikerisht shkalla e rebelimit te poeteshes ndaj padrejtesive te jetes,ku sa e dukshme e ku fare e padukshme,por qe e ve ne dukje vete syri zbulimtar i autores se talentuar…Ne fund te fundit,c’eshte talenti?…Eshte pikerisht aftesia per te zbuluar ku rri strukur padrejtesia,mbuluar me nje pelte te trashe,prodhuar po prej padrejtesise,sikurse kermilli prodhon jarge duke jargavitur edhe lulet e pafajshme te pranveres…Aftesia e poeteshes eshte edhe intuite,eshte dhe “bardhezigri”,nje aftesi ngacmuese,qe te fton per debat poetik,vecse ne kete lloj debati dihet se kush eshte e fituara.Eshte pikerisht autorja e deshires se ngritur deri ne gjak,e nje pikellimi qe nuk behet ujevare,po shterje,e thellesise qe duron,e heshtjes qe shurdhon qiellin …Po te vesh re kundertite mes emrave dhe foljeve, autorja e perdor qellimisht antitezen kundershtore:i ngre lart dhe i perplas perdhe gjithe urrejtje shfaqjet e padrejtesise,shfaqjet e cdo lloj tromaksjeje dremitese.Ajo vezhgon realitete metaforike me paqeruajtes indiferente,pa pasur kokerr pushtuesi,vecse pushtuesit jemi ne ndaj vetveteve tona,duke kujtuar te shkuaren e paperseritshme,duke shpresuar te kriminelet e nje kohe te rrezuar,te ringjallur ne menyre pluraliste.Aq e fuqishme eshte kjo perplasje,sa autorja,ndonjehere “harron ” talentin poetik duke perdorur mjete te prozes poetike:sarkazmen,ironine,grot
Mund te shpreheshim edhe me shume per vellin e pare,por nuk duam t’i hame hakun vellimit te dyte.Ndersa ne te parin vellim autorja eshte ngacmuse e gerricese,sepse e ngacmojne dhe e gerricin,ne te dytin eshte me e vetpermbajtur,me e matur me harkun e tendosur te shigjetave te saj poetike.
I
Nga nje vellim ne tjetrin ruhet vijimesia e rebelimit ndaj padrejtesive,ruhet figuracioni racional e iracional,si permbushje e zbrazdesise se jetes,si nje mbushje e pambushme gjerash te pamjaftueshme…Kush qenkan keto gjera te pamjaftueshme?…T’i veme gishtin kokes e te hamendemi ku e ka fjalen poetesha…
Mos te liria e fjales qe po e kapercen cakun njerezor te lirise se vet?…Mos te teperia e kesaj lirie fjale deri ne monotoni te bajatshme e krejt shterperuese?…Mos te premtimet e bujshme te atyre qe i shohim vetem diten e zgjedhjeve dhe pastaj treten si pikat e shiut ne reren e saharshme te premtimeve zhurmemedha,sikurse bubullimat e nje motvere te thate?…Autorja e vargjeve klithese pohon siqerisht,me zemer ne dore,plot keqardhje perlotese:”Jam lindur zbathur,/Ne vend te kepuceve mbaj e ruaj,/Si krahet e mi,/nje krah kemishe…/Kemisha ishte ngjyre sysh…/Sy kuajsh…” E gjithe poezia balancohet me nje titull kuptimplote;”Mekati qe vendosa te mos bej”E gjithe poezia eshte klithje e proteste ndaj mekateve te perditshme ne kurriz te njerezve te thjeshte,te varferuar me shume se c’ishin,Me shume se c’ishin – te vuajtur…Me shume se c’ishi-te tallur e te perqeshur…Po te perpiqesh te marresh me mend se c’mekat mund te bente autorja,mund te thuash se ajo shume-shume mund te klithte deri ne sharje e fyerje te drejtperdrejta,po ajo eshte e veteparalizuar me arsyen e saj te parealizuar…Talenti qe ka nuk e lejon te kaloje caqet e gjerave qe ndjehen,si malli per femijerine gjunjegrisur…Rikthehemi te nje problem qe sapo e cekem pak me siper:te liria e fjales…Ajo pohon me te drejte se fjala ka mbetur lakuriq pa kuptimin…Pra,ka katandisur ne nje lloj tymnaje te zeze,duke u vetedjegur neper zjarrmine e vet te pakumtueshme…Bashkerendimi pa fund i anaforave,i metaforave shterpe,i shterpesise shprehese mendimore e ndjenjore,i mosnjohjes se zhanreve,i ngaterrimit te tyre me njeri-tjetrin,gjoja per te qene modern,nuk eshte gje tjeter per talentin e autores vecse nje vetelakuriqje e fjales se zhveshur nga sintaksa e saj gjuhesore dhe artistike.Kam thene ne nje shenim te vecante se nuk eshte dialekti qe e larteson talentin,po eshte talenti qe larteson dialektin…Ne kete vellim autorja i perdor te dy dialektet.si ate te veriut e si ate te jugut.Nje shembull te perdorimit te toskerishtes:”Atje ishin zene te gjitha pemet,/ku ne mund te ngrinim fole./Jo vetem pemet ishin zene./Na mbetet te bejme /nje parajse te re ketu/ e ketu te rrojme edhe pas vdekjes.”(Edhe ne parajse ndodh te vdesin)Autorja flet per parajsen…Ku duhet te kerkohet ajo?…Jo vetem te kerkohet,po edhe t’i gjindet vendi ku mund te ndertohet bukur e mire…Larg e larg merguar apo ne vendlindje?…Pergjigja dihet se cila eshte,po nje gje s’po dihet edhe pas njezet e kusur vjetesh;pse u la atdheu?…Per mungese pune?…Per mungese te drejtash njerezore?…Sa kohe qe te kete papunesi e padrejtesi ne atdhe,deshira per kthim eshte jashte poeteshes se mencur,deshira per kthim eshte nje rrethane e pashpjegueshme dhe e pakuptueshme,duke u vetengaterruar pa qene kurrkund ngaterrestare…
II
Ne balancimin krahasues me te dy vellimeve poetike vihet ne dukje tek vellimi I dyte pjekuria artistike e autores,pa iu larguar kontrasteve apo kundervenieve te se pandershmes me te ndershmen,te sigurise se jetes me pasigurine,kur njera gjysem e shoqerise vazhdon ta terheqe gjysmen tjeter duke e shtyre…Sa e vertete per realitetin e sotem shqiptar;nje terheqje shtyrese,kur degjohet zhurma e dyerve te hapura,per shkak te mbylljes me force apo te shembjes se vetvetishme …Poetesha do te renkoje:”Te dehperuarin e vrasin/edhe kepucet e perdorura…”Per mallin flitet gjithandej ndermjet te merguarve,qofshin prej te rinjve e qofshin prej te vjeterve,qofshin prej poeteve e qofshin prej poeteshave te numeruara me gishtat e nje dore.Sepse dihet,poeteshat jane me te pakta se poetet…Se poeteshat shprehen me nje gjuhe feministe te tjetersojshme nga ajo e poeteve-meshkuj.Thjeshtesia e shprehjes se mallit eshte tek figuracioni I natyrshem I te shprehurit te kesaj ndjenje njerezore..sa sinqeritet poetic ka poezia “Te dua”,njera ndermjet poezive aq te bukura te vellimit te dyte…Po e rishkruaj krejt poezine:
Nje lumi per te cilin te kam folur,
Sa here i shkoja ne breg.
Merrja nje gur nga zalli I tij,
Ndoshta per te kujtuar ujin,
Ndoshta per te kujtuar moshen time te ujte.
Guri tashme ka krejt tjeter pamje.
Gurin me nje emer si tendin e therras,
Sepse e dua dhe ia them aq shpesh
E nuk zhbehet aspak kuptimi “me dashte”…
Kjo poezi e mrekullueshme per ciltersine e saj poetike,fare mire mund te shkruhej edhe ne gegerisht,ne dialektin e autores duke tingelluar po kaq embel me disapak gegerime fjalesh;Te kam folun,per me kujtu ujin,me nje emen si tatin e therras,sepse e du,e nuk zhbahet…
Folja ‘jam” ne poezite e poeteshes merr ngarkesa emocionale aq te renda,sa,po te ishte e lendte kjo ngarkese,do te na e thyente peshkun e kurrizit…Pikerisht se nuk eshte e lendte,ajo eshte eshte aq e ajert,aqe e fresket,aq e flladshme,aq e ferferimte dhe e feshferimte sa te kujton ndonje piknik festiv ne fund vjeshte,apo ne pragdimri,qe te ka lene mbresa te paharrueshme;
Nje pyll I dendur jam
Qe me ka fshehur debore pas debore
Dimri…
Nese vjen,do trembet dimri,
Do te shkrije kjo debore e vjeteruar
E do te shikosh se si sythet e mi
Do te shperthejne…
Vetem ti di
Se si te vish ku jam…
C’te mban?…(Faqja 22 – Bija E’res)
Te kuptosh Elinda Markun do te thote ta rilexosh ate poezi me poezi,t’i vesh veshin cdo shushurime fjale,cdo tingellimi zanor e bashketinglellor te asonancave e konsonancave te brendaperbrendshme te vargjeve te saj te ndezur nga frymezimi i cilter,i natyrshem,i vetvetishem e plot sinqeritet poetik…Te kuptosh Elinda Markun,nuk duhet kushedi se c’diplome…Te duhet vetem qartesi e ndershmeri ne vetvete,te duhet edhe ty si lexues te jesh nje afirmues i vlerave te verteta poetike,te permasave kombetare….Te duhet qe vetedija jote te perputhet me vetedijen e autores,se ciles nuk i del vargu kot me kot.si nje renditje e pakuptimte…Autores ne fjale i del vargu rrjedhshem si uji i nje gurre malore,gjithnje e fresket, e kthjellet,me delte ne artin e vlerave kombetare.Mund te shkruash shume e te te mbeten shume-shume pak krijime,por mund te shkruash fare pak e te mbeten shume e me shume krijime se dikush qe shkruan shume e per lume.Them me bindje te plote se poeteshes se shquar Elinda Marku i mbeten me shume se gjysma e krijimeve te te dy vellimeve poetike…Eshte nder per ne qe i rilexojme keto dy perla, vendosur ne nje vend te dukshem te bibliotekes se thjeshte familjare.