SHBA blindon Ukrainën/ Dërgon dhjetra avion F-16 dhe luftëanije

f-16 avione ushtarakE ndërsa kriza mes Ukrainës dhe Rusisë për rajonin e Krimeas vazhdon të jetë prezent, Shtetet e Bashkuara vendosin të dërgojnë në Poloni 12 avionë luftarakë “F16”, të cilët do të angazhohen në stërvitje ushtarake. Avionët amerikanë dhe një personel prej 300 personash do të mbërrije javën tjetër në Poloni, bëri të ditur ministria e mbrojtjes në Varshavë.

Ndërkohë edhe Destrojeri amerikan “USS Truxtun”, është drejtuar për në Detin e Zi, njoftoi sot marina amerikane duke theksuar se kjo lëvizje ishte parashikuar para fillimit të krizës në Ukrainë.

“Anija u largua nga baza greke në ‘Souda Bay’ sot në mëngjes për të kryer manovra të përbashkëta në Detin e Zi me forcat detare rumune dhe bullgare”, njoftoi Flota VI amerikane në një komunikim për shtyp, që i cilëson këto si operacione ushtarake rutinë.

Shtetet e Bashkuara vendosën sot kufizime vizash për rusët dhe banorët e Krimesë, që siç thuhet në vendim, përbëjnë kërcënim për Ukrainën. Po ashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Presidenti Obama lëshoi një vendim ekzekutiv që autorizon sanksione ndaj grupeve dhe individëve “përgjegjës për aktivitetet që minojnë proceset demokratike ose institucionet e Ukrainës”.

Vendimi ekzekutiv u drejtohet zyrtarëve që kanë përvetësuar pasuri shtetërore të Ukrainës ose që synojnë të ushtrojnë pushtet qeveritar pa qenë të autorizuar nga qeveria e re e Ukrainës në Kiev.

Këto sanksisone u shtohen masave të mëparshme të marra nga Shtetet e Bashkuara, si pezullimi i bisedimeve dy-palëshe me Rusinë për tregtinë, pezullimi i takimeve të tjera dy-palëshe, si dhe pezullimi i përgatitjeve në bashkëpunim me vendet e tjera të G-7 për takimin e G-8, që ishte planifikuar të zhvillohej në qershor.

opozita.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *