Pas nje semundje te gjatë, nderroi jetë, sot me 14 Shkurt 2014, Mjeshtri i Madh, poeti Gjok Beci.
Gjok Beci lindi në (Urake) Zajsë të Selitës Mirditë me 30 Korrik 1939.
Mjeshteri i epiteteve në poezi: … buzë Valmorit thërret bukuritë, qëndisi xhamadana trimash, krijoj mal me gëzhoja, zambakët e bardhë, lulkuqet e Kosovës, lerana e murana, shtiza e flamuj, me goma makinash “bëri” opinga dhe epitete të pa fund.
Në këngë lartësoi figura historike dhe legjendare si… Mic Sokolin, Kamber Loshin, Adem Jasharin, Shaban Polluzhen, Nikoll Kacorrin, Pjetër Shpanin etj ?!
Ngushëllime Familjes së Gjok Becit, shokëve, miqëve dhe Mirditasve!
Ai do të jetojë në këngë e ligjërime!
Klubi Kulturor “ Mirdita”
Homazhet per Poetin Gjoke Beci
Organizohen diten e shtune, 15 shkurt, nga ora 13.00 – 14.00
ne hollin e Radio Televizionit Shqiptar.
Gjithcka eshte organizuar nen drejtimin e nje grupi organizator, kuruar me mjaft kujdes si ne mjedisin ku meriton te nderohet Poeti i Kombit, si dhe ne sfond nje kolazh kengesh ku spikat krijimtaria e tij nder vite.
E vura per perjetesine e Vaces por nuk mendova se do ta risillja kaq shpejt edhe per perjetesine e KRYEVARGETORIT Gjok Beci :-((
U prehsh ne paqe, si paqja qe vargu yt jep per cdo shqiptar qe ndjen e kendon kete kenge qe LIGJERON me vargun tend!
Pata fatin te komunikoja disa here me JU ketu ne FB, me njeriun qe i kisha adhuruar vargjet dhe ne krijimtarine e tim eti.
U bekova se me dergove dhe nje poezi per mikun tend, babane tim……
Lum JU qe dhate per kete vend, lum ne qe kemi trashegimine tuaj:-)
Majlinda Keta
E drejte per ta thene. Muaji shkurt mos ardhsh kurre. Emra te mirenjohur te kenges, poezise, humorit, violines e klarinetes iken bashke me brishtesine e ketij muaji te brishte. Lamtumire Gjoke Beci, lamtumire korifeu e fjales shqip e per Shqiperine tende. Eshte fat per kedo qe ka ndare apo bashkebiseduar te pakten nje here me ty e une e pata kete fat. Ngushellime familjareve, bashkepunetoreve e gjithe shqiptareve.
Televizioni Lezha
Ne kete dite eshte larguar ne heshtje duke na lene ne zi te thelle poeti me i mire i kenges se veriut, Gjok Beci. Ky njeri me trup te vogel, por me shpirt dhe zemer te madhe, i kendoi atdheut si pakkush tjeter ne keto 100 vitet e fundit. Ai u largua nga kjo bote ne diten e dashurise si per t’i shprehur Mirdites dhe atdheut ,dashurine e madhe qe kishte per ta. Kenga qe buroi nga buzet e thara te ketij gjigandi te poezise shqipe ishte ilaçi i zemrave te mirditoreve qe ne shume raste i vune femijet ne gjume edhe te pangrene , me kenget e Gjok Becit. Kenget e tij si Xhamadani i trimerise, Nje zambak i bardhe mbi gur, Dasma e Kamber Loshit etj, jane modele te paarritshme te krijimtarise artistike. Kenga “Rrjedh ne kenge e ligjerime” me tekst te Gjok Becit dhe muzike te Feim Ibrahimit, shume mire mund te ishte edhe hymn kombetar, per tekstin frymezues qe ka dhe muziken e thjeshte qe e perciell. Si shume te tjere nga panteoni i artit, keto dite u largua edhe Gjok Beci. Ai iku pa folur, por na la nje trashegimi te jashtezakonshme artistike dhe nje model njerzor unikal. Ai eshte nder njerzit e rralle te kesaj bote, qe si nje diell ndriçon me shume duke perenduar, si nje yll shkelqen me shume duke u larguar, si nje ze kumbon me shume duke u shuar. Kenga e Gjok Becit do te na shoqeroje gjithmone, poezia e tij do te na frymezoje, emri i tij do te mbetet perjete i gdhendur ne panteonin e krijimtarise artistike dhe te kenges popullore. I lehte te qofte dheu mbi varr dhe e bardhe rruga per ne jeten e pasosur o miku i shtrenjte dhe shoku i paharruar Gjok Beci.
Nga Pjeter Marku, Lezhe.
Shprehi dhimbjen time per narjen pergjithnje nga jeta te kolegut e mikut Gjoke Beci, autorit te teksteve te sa e sa kengeve te bukura te muzikes kombetare shqiptare. Me vjen keq edhe per faktin se, jo shume kohe me pare, u lidhem bashke permes Internetit dhe parashikuam qe, ne rastin me te pare, do te pinim nje kafe, te bisedonim e te çmalleshim bashke. Por ja, e tille e pabese eshte jeta!?
I paharruar do te mbetet kujtimi i tij, pasi jane kenget e shumta, me tekste aq te bukura, qe e bejne reale kete gje.
Me kete rast, u dergoj ngushlleimet me te sinqerta familjareve, kolegeve, miqeve dhe dashamireve te shumte te Gjoke Becit, i cili u nda keshtu paparitmas nga jeta.
Me respekt:
Murat Gecaj
Tirane, 14 shkurt 2014
OFSHAMA E FUNDIT E GJOK BECIT
Tek po hartonim antologjinë poetike “Çamëri – zemra ime”, që tashmë po shtypet në Kosovë, i kërkova Gjok Becit të na përcillte për botim ndonjë poezi për Çamërinë, dhe shtova se, edhe në mos e paç shkrue deri tash, ulu e shkruaje se pendës tënde kurrë nuk i është shterr frymëzimi. Nuk shkoi gjatë dhe i miri Gjok Beci e dërgoi poezinë e tij. Kaluan muaj dhe më 22 maj 2013 më dërgoi një letër që po e shënoj më poshtë:
“I dashur dhe i nderuar Kolec, nuk di se ku më ka humbur “Ofshamë buzë detit Jon” e , s’ po e gjej ma. Bën vaki ta keni ruejt ju e më ndihmoni tue ma postue se po më mungon për botim. Të fala!
Me respekt Gjokë Beci
Të nesërmen e gjeta dhe ia dërgova poezinë me shënimin se ofshama e Gjok Becit është poezi dhe poezia nuk humb kurrë. E tani që poeti ndrroi jetë, po e përcjell edhe për lexuesit e miqtë e poetit Gjok Beci, që tashmë e quaj edhe Ofshama e Gjok Becit se mesa duket është ndër poezitë e tij të fundit, sepse Bilbili i Mirditës e prajti zërin e vet. Por përtej dhëmbjes për humbjen fizike, mund të themi se poeti lumturisht e la shpirtin e tij në vargje, dhe kurrkund më mirë se në vargje e pranë tingujve mund ta ndjente veten shpirti i poetit Gjokë Beci. Aty e kemi, aty gjithnjë mund ta takojmë.
K.Traboini
14 shkurt 2014
Edhe një Artist i Madh shkoi në amshim: Gjokë Beci (kantautor i shquar shqiptar), u nda sot nga jeta.
Secilën fjalë e kishte kryevepër kënge, kryevepër zemre për miqtë, për të gjithë…
Lavdi i qoftë!
Ngushëllime komunitetit artistik, familjes dhe mbarë miqve!
Pushoftë në paqe!
Prend Buzhala
Edhe një vlerë e KOMBIT, poeti Gjokë Beci ndahet nga jeta.
(LUTEM mos i beni Like ketij Njoftimi)
Shuhet per të ndricuar në jetë të jetëve në panteonin e shquar të kombit. Gjokë Beci penda e të cilit sfidoi kohrat dhe historinë e një kombi përgjatë 40 viteve të fundit, ka ndërruar jetë pak para minutash, njoftohet në faqen e artistit.
Ai pa dyshim mbetet një vlerë e pa tjetërsueshme e kulturës tonë, poeti i “Rrjedh në këngë e ligjërime” poeti i Vaçe Zelës, Mrikë Trumshit, Servet Carës, Mark Gjokës, Fran Preçit, Kol Zefit dhe Kastriot Kolës, Grupit te burrave të Mirditës, poeti i Kosovës, poeti i Shqipërise, Çamerisë e Preshevës, poeti i çdo vatre shqiptare…..
Ndiqni nje kenge lapidare me tekstin e fuqishme te Gjok Becit, nen deputimin e zerit te Vaces…
O ku ka si ty o Shqiperia ime….
http://www.youtube.com/watch?v=kYD5dtQjGNY
Aleksander Ndoja
Dëshiroj të shpreh gjithë hidhërimin e madh që na solli ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut tonë të zemrës dhe artistit të madh Gjoke Beci!
Shtrëngohemi në dhimbjen e madhe të familjarëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që ndiejnë thellë dhimbjen që solli pushimi së rrahuri i zemrës së njeriut të tyre të shtrenjtë. Ngushëllime së pari vajzës Arjeta Beci (Shabaku), djemve Bardhi Beci, Bedarin Beci, Alfred Beci dhe Gjin Beci, për babain e tyre të shtrenjtë. Ngushëllime rejave Dafina Beci e Alda Beci dhe dhëndërrit Petrit Shabaku për vjehrrin e tyre të çmuar! Ngushëllime nipave Liza Beci, Lukas Beci, Luis Beci, Nik Beci, Kristian Shabaku e Sara Shabaku për ndarjen nga gjyshi i tyre i ndritur! Le t’i tradhëtojë sot lot i hidhur i dhimbjes. Nesër do të jetë, pa dyshim, lot i krenarisë, i kryenaltësisë për vlerat e larta njerëzore që manifestoi gjithë jetën dhe jua trashëgoi i madhi Gjokë Beci. Ngushëllime gjithë familjes së gjerë Beci, nipa, mbesa dhe të aferm e të njohur të tij.
Qani sot, miqësia, mikun tuaj të hirshëm!
Mirditë krenare, qaj sot birin tënd të lavdishëm!
Qaj Shqipëri, artistin tënd që të fali flakërimën e shpirtit!
Qaj, kombi shqiptar heroin shpirtëror që me këngë t’i lau plagët e të ngriti lart, lart vitytet!
Ndue Shabaku
GJOKE BECI
Trokitje
Trokita në veten time dhe prita pak
u hap një derë me lulepëlqimet e mia
gjurmet e vocrra morë ndonjë pikë gjak ,
Ishte fëmijëria.
Trokita në hapat e fillesës dhe prita
u shfaq rruga e panjohur dhe molla ,
një oborr , një top lecke , abetarja dhe frika –
ishte shkolla .
U hap një kuti me rrjetë në mes për votime
nuk dija ku banonin bindje e pendesë
trokisja në të vocrrën jetën time –
ishte viti dyzetepesë …
Trokita nëpër veten time si nëpër errësirë
jashtë ishin ujëvarat dhe hëna
prej larg më shihte ndonjë ëmbëlsirë –
pranë më rrinte nëna.
Po më përcillte te autobuzi i largët ,
mua te shkolla e re më rrinte mendja ,
frenoi diku autobuzi në çåkllën e lagur
dhe m’u tremb ëndrra.
Trokita derën e panjohur në magazinë
për herë të parë në jetë pashë stof polak ,
nëna kishte qethur delet në lëndinë ,
më kish veshur me shajak.
Dikur “trokit e zgjo ” – do thothte Kadareja
unë mësova më shumë të trokas ,
m’u hapën dyer me libra të reja
dhe poezisë frymën time i dhash …
Trokita thellë në veten time
u shfaq jeta – një bukuroshe rinore,
më thirri si t’ kishte zë bubullime
më mori shumë larg përdore…
Ecim bashkë , ende jemi bashkudhëtarë
ajo rend e unë rend pas saj ,
trokita në sy të kaltër e u shfaqën ziliqarë ,
trokita në stinë e s’u shfaq vetëm maj …
Trokita në gur të kuq u hap një zambak i bardhë
e hodha me rrëmbim në krahët e erës
ngarenda për Tiranë si një i lumtur i marrë
zambakun e Mirditës ia fala Vaçe Zelës.
Trokita në sy të kaltër,u shfaq deti
preka dy buzë dhe u shfaq lulkuqja
eh , sa larg ishin burimi dhe etja
ndoshta më larg se zbulimi dhe zhdukja …
Trokita gjithë dyertë që më presin mua
u hapën ëmbël si buzëqeshja
kur trokas kujtimin e Lizës që u shua
derën e hap heshtja.
( Pergjithesisht materiali u muar nga faqja e facebook-ut te te ndjerit Gjoke Beci )
Pergaditi: Pjeter Jaku
14 Shkurt 2014
11 :33 Pm