Kur mё panё pёr herё tё dytё nё Tiranё, brenda tre muajve, tё njohurit e mi mbajtën kёmbёt:
– Erdhe prapё apo s’ke ikur ende ? Çfarё ka bёrё vaki? Dukesh sikur ke lënguar!
Kur je sёmurё kёto lloj pyetjesh tё bёjnё tё ndihesh edhe mё keq. (Kaq shumё kisha ndryshuar vallё?!) S’duhet tё kisha dalё nё rrugё pa u shёruar mirё. Duhet tё kisha dёgjuar kёshillёn e tim vëllai-mjek: “Njё muaj s’do lёvizёsh nga shtёpia, sa tё marrёsh veten”.
Nёna mё vёrente me njё vёshtrim tё dhimsbur, e hera -herёs mё puthte kokёn.. E ndjeja dashurinё e saj si ndoshta asnjёherё tjetёr. Rrija e mbёshtetur nё divan pa folur, e ‘urtёsuar’ nga dobёsia teksa ajo mё afrohej tё mё hidhte njё batanie tё butё krahёve. Se mos mbёrdhija, apo kushedi… mbase mё mbylleshin sytё njё copё herё. Mё dukej vetja si njё fёmijё i bindur. Pёrjetoja njё lodhje drobitëse. E lodhur edhe pёr tё folur.
***
Gjithçka nisi nga njё vizitё rutinё tek mjeku i familjes nё Bruklin, ku banojmё. Doja tё bёja njё analizё tё sheqerit e tё mёsoja se ku isha. Besoja nё veten time, nё vullnetin tim pёr ta mbajtur diabetin nёn kontroll. Mё pёlqente shumё njё reklamё televizive ku protagonistja thoshte: “Unё kam diabet, por ai nuk mё ka mua”. Mjeku i familjes mё rekomandoi njё endokrinolog qё e kishte klinikёn vetёm dhjetё minuta larg shtёpisё tonё. Zotёria qe njё burrё i shkurtёr me syze, dhe mbante njё kapё tё vogël të rrunbullakёt nё majё tё kokёs, tё zёnё me karficё tek flokёt. Sa mё kishte intriguar kjo kapё e vogёle hebrenjve nё fillimet e mia nё NY! Mё kishin thёnё se qe njё shenjё pёr Zotin, pёr t’a dalluar nga lart popullin e tij tё zgjedhur. Personalisht nuk e gёlltisja dot idenё qё Zoti bёn dallime. Dikush do e kish shpikur kёtё teori pёr hesap tё vet.
-Hemoglobinёn e ke 8,-tha endokrinologu
-Nuk jam bёrё ende pёr insulinё doktor?
-Pёr insulinё flasim kur tё ngjitet tek 10-ta.
Mё habiti. Mjeku i mёparshёm mё kishte thёnё qё insulina merret nё konsideratё kur hemoglobina nё gjak shkon tek 7.2. Kurse unё e kisha kapёrcyer kёtё shifёr.
-Megjithatё, tha ai,- unё do tё të jap njё kokёrr qё do tё ta ulё sheqerin gjysёm pёr gjysёm.. Dhe ‘kapa’ firmosi njё recetё. Ilaci quhej Januvia.(Xhanuvia). Xhanuvia do tё rregjistrohej nё kujtesёn time si njё superfuqi e sё keqes … (Vonё kam hyrё nё Internet pёr tё parё e konfirmuar tiparet “fenomenale” tё kёtij medikamenti) . Fillova mjekimin e rekomanduar dhe vetёm brenda pak ditёsh ndjeva shenjat e para tё efektit. Pёrzjerje nё stomak, dhimbje koke e papërshkrueshme dhe e pandalshme. Mё dukej sikur mё qe buhavitur e tёrё koka. Advili s’i bёnte asnjё derman. Pastaj erdhi njё gjendje kllapie. Gjumi bёhej nё intervale tё shkurtër. Hapja sytё dhe pija njё shishe uji njёherёsh e pastaj bija nё ‘gjumё’ sёrish. Ndjeja rrahje zemre tё shpeshta, por nuk e kuptoja se përse. Truri dukej tejet i lodhur pёr t’i shkuar pas ‘pseve’. Dridhesha nga njё i ftohtё i pazakontё. Kur flisja mё shuheshin fjalёt nё gjysmё tё fjalisё. Ndёrkohё kishte filluar njё mjegullim i shikimit. Kaq i ndjeshёm qe ky, sa qё madje nuk po shikoja qartё as portretet nё ekranin e televizorit. Im bir kur erdhi nё fundjave, siç vjen zakonisht, shtangu:
-Mami, pse je bёrё kaq e bardhё nё fytyrё? E bardhё fare …
– E bardhё kam qёnё gjithё jetёn, -thashё unё, ndёrkohё qё mora nga pasqyra e murit. U tremba. Mё kishte rёnё vёrtet njё bardhёsi vdekjeje … Ditёn e katёrt tё trajtimit me Januvia, na erdhi nё shtёpi njё letёr nga farmacia “Walgreens”, qё kemi pranё. Im shoq e hapi letrёn dhe erdhi tek unё.
-Mё duket se duhet tё ndёrpresёsh menjёherё kurёn, -tha ai, -letra thotё se ky ilaç ka efekte anёsore serioze, qё tё … çojnё deri nё vdekje. Letra gjithashtu kёshillonte tё takonim urgjentisht mjekun qё rekomandoi ilaçin. Por as qё bёhej fjalё pёr tё takuar atë. Ishte Rosh Hashanah dhe ai nuk ishte nё klinikё ato ditё.
Tё nesёrmen tё orёn 6 tё mёngjesit unё ndodhesha nё dhomёn e urgjencёs nё spital. Nga analizat e para, m’u komunikua qё sheqeri esёll ishte 305, ritmi i rrahjeve tё zemrёs qe rritur shumё dhe çudia qё e dёgjoja pёr herё tё parё nё jetёn time: Isha bёrё anemike!
-Dhe … ju ёshtё rritur edhe potasiumi nё zemёr zonjё …
-Nuk e kuptoj kёtё punёn e potasiumit, doktor.
– Keni dёgjuar pёr njerёzit qё dёnohen me vdekje, me ekzekutim me shiringё? (lethal injection ) Çfarё mendoni se u fusin me shiringё tё dёnuarёve? Potasium me shumicё, dhe vdekja vjen e menjёhershme dhe e sigurtё. Prandaj pa t’u ulur potasiumi, nuk mund tё dilni nga spitali, se çdo gjё mund tё ndodhё.
Spitali nuk ёshtё nga vendet e preferuara pёr askend,e aq mё tepёr pёr mua qё ma kishte sjellё rasti ta provoja disa herё. Nuk duroja dot mё as inxheksionet nё damar, as njerёzit qё rёnkonin, as infermjeret qё tё gjitha kishin nga njё komjuter pёrpara e mё dukej sikur lёviznin “mospёrfillёse” pёrmes shtretёrve.
“Kur do tё mё bёjnё analizat e dyta?” pyesja me padurim, duke kёrkuar me sy nёpёr sallёn e madhe tё urgjencёs doktorin qё mё foli pёr potasiumin nё zemёr.
-Ai nuk ёshtё doktor, por infermier,- mё tha im shoq.
– Po doktori, ku ёshtё pra?
-Besoj se duhet tё jetё ai burri me kostum qё ka nё dorё njё dosje tё sёmuri, hamendёsoi ai. Mirёpo ai burri me kostum nuk erdhi asnjё minutё tek ne. Nё tё kundёrt, e la dosjen mbi njё banak e doli nga dera e urgjencёs.
-Po kush do tё firmosё pёr daljen time? Isha bёrё akull dhe dridhesha. Qёndroja shtrirё nё shtratin e spitalit dhe s’mendoja gjё tjetёr vetёm daljen prej tij. Shtёpia gati po mё dukej e paarritshme. Pёrfundimisht ai moment erdhi. Mora frymё thellё, kur mё liruan dhe mё dhanё nё dorё recetёn e kurёs shtatё ditore qё duhet tё merrja nё farmaci. Fillova mjekimin e ri me njё ndjenjё lehtёsimi.
Nё ditёn e pestё ra telefoni nga adresa e spitalit. Njё zё gruaje qё u prezantua si doktoreshё, mё pyeti se si ndihesha.
-Nuk shoh ndonjё ndryshim tё madh, -thashё krejt pa dёshirё.
-Prandaj ju telefonova zonjё, se rezulton qё medikamenti qё u kemi dhёnё pёr kurim ёshtё i gabuar. Ju lutem ejani nё spital tё shikoni doktorin e tё merrni ilaçin e duhur!
Unё kisha bёrё gati valixhet atё kohё dhe brenda orёs nisesha pёr nё aeroport. Im vёlla qё e kishte ndjekur tёrё procesin nga larg, i shqetёsuar mё “urdhёroi” tё nisesha urgjent, pasi do të mё merrte vetё nёn kontroll.
***
Kёshtu ndodhi, qё unё u nisa pёr nё Tiranё, e rrёnuar nga gjendja shёndetsore dhe shpirtёrore pas njё mjekimi dy herё tё gabuar nё NY. Njё koleg i tim vёllai mё filloi njё kurё tё re kundёr diabetit. Nё fund tё tre muajve, unё ndihesha shumё mirё. Tё njohurit mё thanё se mё kishte ardhur çehrja e dukesha krejt ndryshe nga ç’erdha nga Amerika. Nga analiza e fundit, hemoglobina nё gjak mё kishte zbritur 6.6. Kaq e pabesueshme na u duk kjo, mua dhe tim vёllai, sa e pёrsёrita edhe njё herё. Pёrsёri 6.6 … Kur e njoftova tim shoq pёr rezultatin, ai tha vetёm njё fjalё: Amazing!
Hyra nё Internet pёr tё parё se ç’ishte “Januvia”, pёr tё konfirmuar efektet anёsore nёpёr tё cilat kisha kaluar vetё dhe mёsova qё pёrdorimi i saj i destinuar pёr tё ndihmuar pacientёt me diabet, edhe pse i aprovuar nё Amerikё qё nё 2006, ishte ende i diskutushёm. Januvia (Xhanuvia) shkaktonte anomali nё pankreas qё mund ta çonin pacientin deri nё kancer. ‘Njohja’ me Xhanuvian pёrfundonte me kёshillёn qё “nё qoftёse njihni dikё qё nga pёrdorimi i kёtij medikamenti i ёshtё shkaktuar kanceri i pankreasit, ky ёshtё momenti kur i duhen treguar tё drejtat ligjore pёr tё hapur proces gjyqësor …” (Proces gjyqsor pasi t’i jetё shfaqur kanceri?!)
-E po, ne ku ta gjejmё tё vemi nё Amerikё pёr t’u shёruar, kurse jot bijё u sёmur?! –dёgjova fqinjёn t’i thoshte mamasё, pasi kishte dёgjuar historinё time.
-Eh, gjёra qё ngjasin u pёrgjigj ajo, -gjёra qё ngjasin.
Dhjetor, 2013