Prishtinë, 5 shkurt 2014 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vizitën zyrtare që po zhvillon në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në ndarjen e “Urdhrit të Flamurit” për kongresistin amerikan, Eliot Engel.
Pas kësaj ceremonie, Haradinaj pati një takim të veçantë me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis dy vendeve, integrimet në Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik dhe tema të tjera, që kanë të bëjnë me zhvillimit dhe objektivat e të dy vendeve tona dhe të rajonit.
Haradinaj, do të ketë sot edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë./B.S/