BRONX NEW YORK, Gjatë kohës kur Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqipëtare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, po mbante një ligjëratë në një nga sallat e Fordham University dhe po i jepej në mënyrë simbolike titulli Doktor i Nderit në Letrat Humane, të këtij universiteti, në hyrje të portës kryesore, rrugën përballë, saj – u mbajtë një protestë paqësore, e parlajmëruar më parë.
Në këtë protestë që u zhvilua në mes një të ftohtit polar, por dhe të një numëri të madh të forcave të policisë, njujorkeze, morën pjesë edhe një numër i madh – veprimtarësh dhe organizatash shqiptare, në SHBA,(Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, dega Rrënjët Shqipëtare, Teksas, dhe Michigan, Organizata Djemtë e Gjirokastrës, Përmetit, dhe Srandës, Shoqata KOMBI, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Palvë – Guci, Grupi Bashkimi Kombëtar, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Organizata Uskana në Illinoi, Shoqata Çamëria, Grupi i Stduentëve shqiptar dhe me prejardhje shqiptare Universiteti Frodham, Shoqata Shqiptaro Amerikane e Komunitetit të Çikagos). Të cilat, kanë protestuar për disa orë, për të shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, që një universitet i njohur në SHBA, po nderon një Prift, që ata e quajtën uzurpator të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Protesta paqësore ishte e organizuar dhe u udhëhoq nga organizata Rrënjët Shqiptare, Presidenti i saj zoti Marko Kepi, por iu bashkëngjiten edhe lider të komunitetit, përfaqësues nga organizata dhe shoqatat të tjera, të komunitetit edhe nga shtete të tjera të SHBA, të cilat e përshëndetën tubimin e protestës.
Me mesazhe të forta e përshëndetën protestën kundra – Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, edhe Hirësia e Tij Peshkopi i Arbëreshve të Argjentinës, Alexander, Reverend (Mileant) i Buenos Aires dhe Amerika e Jugut, At Nikollë Marku, prift shqiptar ortodoks në dioqezën e “Shën Mërisë” në qytetin e Elbasanit, të cilët, dërguan mesazhet e tyre të lexuara nga Naze Veliu dhe Emin Eddie Egriu.
Kryepeshkopi Alexander në mbështetje të protestës shkruante, Vëllezërit, e mi të dashur shqiptarë dhe motrat në SHBA, si dhe në mbarë botën :
Momentet më të lavdishme të historisë së vendit tonë, është kur në krizën e saj më të thellë ,liria e popullit tonë është e kërcënuar , si shpresa e lirisë të nxit zemrat dhe zgjojë idealet tona më të mëdha , ne zbulojmë në të gjithë shkelqimin e saj , dashurinë për atdheun tonë Shqipërinë . Kjo dashuri sjell mrekulli e forcë, bujarinë dhe madhështinë . Është atëherë kur heronjtë janë manifestuar në një zjarr të shenjtë , e cila, është ndezur dhe rritet me masa kontradiktore . Kjo është në gjakun tonë , kjo është pjesë e ADN-së tonë shqiptare . Populli shqiptar , si brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë , pavarësisht nga besimet fetare apo mungesa atje prej saj , pavarësisht nga pikëpamjet politike ose përkatësinë fisnore , të gjithë ne kemi , një gjë të përbashkët , jemi bij të Shqipes, jemi Shqipëtar . Dhe të gjithë dhe gjithënjë , kemi pasur vetëm një vizion :të bëjmë Shqipërin vendin më më të bukur dhe të lumtur në tokë !
Madhështia e popullit tonë nuk është vetëm një moment në kohë , ajo është thelbi ynë , kjo është historia jonë e vetëdijes tonë, për sovranitetin tonë , pavarësisë dhe destinacionit . Etje e ynë për unitet ! Një komb lulëzon në fytyrë edhe në fatkeqësi , kur , ajo është vënë kundër pengesave eksponenciale , kur një brez i ngritet për të kërkuar atë që ajo meriton . Kështu vëllezërit e mi të gjakut dhe motra, unë mendoj se është koha .
Shqipëria nëna ime Unë lutem për ju . Unë lutem çdo natë për fëmijët tuaj . Unë lutem për vëllezërit e mi në Shqipëri dhe Kosovë . Unë lutem për paqe për vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni . Unë lutem për barazi për shqiptarët e mi në Mal të Zi . Unë lutem për vëllezërit e mi shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe kudo nën Serbi . Unë lutem për të shpëtuar kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqia , Italia dhe kudo . Për fëmijët dhe gratë e lënë pas . Unë lutem për të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, për rininë shqiptare kudo , lutem çdo natë . Ju jeni e ardhmja jonë . Ju jeni fëmijët tanë . Unë lutem për çdo gjë shqiptare, , sepse unë ju dua me gjithë zemrën time . Rroftë Shqipëria , Zoti i Bekoftë kudo Shqipëtarët
Ndërsa, me përshëndetje rasti në këtë protestë, erdhi edhe ish kongresisti republikan e New Yorkut, Joseph J DioGuardi, Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili faleminderoi protestuesit dhe inkurajojë ata, për këtë protestim . Ndërsa, nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, zoti Asllan Bushati, dhe nën presidenti i oragnizatës Rrënjët Shqiptare, Dorian Nasto, i besimit ortodoks, e të tjerë përshëndetën nga megafoni. Mesazh përshëndetje dërgoi edhe kryetari i Lëvizjes Legaliteti zoti Hakik Mena.
Kryetari i “Rrënjëve Shqiptare” zoti Marko Kepi , foli nga megafoni duke bërë vazhdimisht thirrje se kjo nuk është protestë kundra vëllezërve tanë ortodoks, por është si tha ai kundra asaj që në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, po qëndron tash 23 vjet një prift grek. Ndërkohë, shtoi zoti Kepi, që edhe statusi i kësaj Kishe qysh më 1937 në kohën e Mbretit Zog, ka vendosur që në krye të saj të jetë vetëm një prift Shqipëtar, i lindur në Shqipëri, të flasë shqip dhe të jetë me gjak shqiptarë. “Prandaj, tha ai në radhët e protestuesve kan ardhur edhe shumë shqiptarë të rinj dhe të moshave të ndryshme edhe të fesë ortodokse dhe të gjithave feve të tjera”.
Ai me anë të disa materialeve të publikuara në shtypin shqiptar – paraqiti veprimtarinë subersive të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, e cila ishte në kundërshtim me ndenjat shqiptare.
“Ky nuk është nderim, por provokim”, tha Sali Bollati, një aktivist i njohur në komunitet dhe i mbijetuar i tragjedisë çame. “Janullatos” pretendon se ka ardhur derisa të përgatitej një zëvendës. “Ai ose nuk dëshiron ta përgatisë zëvendësin pra është uzurpator që nuk dëshiron të lëshojë postin, ose nuk është uzurpator por thjesht nuk arrin dot të përgatisë dikë edhe pse kanë kaluar 20 vite, që në këtë rast do të thotë se nuk e meriton titullin e doktoratës se është një i paaftë”, vijon arsyetimi i perifrazuar i aktivistit çam, në një editorial të përhapur për gazetat dhe rrjetin e të njohurve në internet.
Parrullat dhe thirrjet e protestuesve ishin në të dy gjuhët anglisht dhe shqip : ” Protect the Albanian Orthodox – Albanian Orthodox not for Sale!- Kush e vrau?? Papa Kristo Negovanin 1875 – 1905 – Janullatos merr shembull!- Albanian Orthodox not Greek Orthodox – Religion free of foreign Influence – Albanian deserve an Idependet Albanian Orthodox Churuch – We want an Albanian Archbishop – Albanian Church – Albanian Archbishop – This should be the Albanian Church – ky është At i Kishës Fan S. Noli ky është At i Kombit- Orthodox does not mean Greek dhe Kush e vrau At Stath Melaninin ???
Organizata “Rrënjët Shqiptare” i ka dërguar një letër Presidentit të Fordham University ku vlerësohet se kryepeshkopi nuk e meriton nderimin dhe se nuk përfaqëson shqiptarët. Një letër publike kundra Janullatosit, është nisur edhe nga Shoqata Kombi në Massachusetts, kurse një grup shqiptarësh studentë të tanishëm si dhe të diplomuar nga universiteti Fordham, shprehën zhgënjimin e tyre, që shkolla e tyre e zemrës po nderon një njeri të tillë.