Mesha e Krishtlindjes ne Kishen Zoja Pajtore ne Michigan

Nga Valentin Lumaj
MIRESE ERDHE JESUS NE ZEMRAT DHE FAMILJET TONA
Gjithcka ishte gati. Ne rradhe te pare shpirterisht. Cdo i krishtere, besimtar i famullise se Zojes Pajtore, e priti me entuziazem dhe me gezim Lindjen e Krishtit Mbret. Lumturine e tyre e shikoje ne fytyrat e qeshura, ne shtrengimet e duarve, perqafimet, urimet “per shume vjet Kshnellat”, “Kjo nate e madhe ju ndihmofte”, “Krishti ju ruajt” si dhe ne pjesemarrjen e tyre ne meshat per Krishtlindje. Erdhen te presin me besim dhe shprese lindjen e Jezusit. Dhe Jezusi erdhi. Erdhi jo si nje mbret i fuqishem, me force, me zhurme, por erdhi krejt i pervuejt, femije i pambrojtur, i pafaj, i pamekat, i bute dhe zemermire. Nuk erdhi me dhune dhe urrejtje, por erdhi me paqe dhe dashuri. Dhe ne e morem Krishtin femije, e strehuam ne zemrat tona dhe e beme mbret te jetes tone. Ambentet e Kishes se Zojes, ishin stolisur si asnjehere. Lulet e shumta kishin zene pothuasjse gjysmen e ambientit rreth Altarit. Pema madheshtore e Krishtlindjes e zbukuruar me ngjyra dhe drita ndriconte mrekullueshem. Nje shtatore e vogel e Krishtit femije e vendosur mes lulesh hijeshonte Altarin. Pastaj shpella e Betlehemit, e ndertuar me nje imaginate dhe mjeshteri te perkryer nga besimtaret.  Perpara meshes, aktoret amatore te Kishes tone, luajten ne skene, naten e Madhe, Shna Zefi me te fejuaren e tij shtatezene, Virgjeren Mari, shkojne ne Shpellen e Betlehemit, që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit: “Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: “Zoti me ne”. Me pas shohim Barinjte, qe sipas fjales se Engjellit “Sot ne qytetin e Davidit ka Lindur Shpetimtari juaj Mesia”, nisen per ne Betlehem dhe gjejne Josefin, Marine dhe foshnjen Jesus te vene ne grazhd, dhe luten dhe gezojne te gjithe se bashku. Nje improvizim i mrekullueshem qe la mbresa nder besimtaret qe e ndoqen. Nje pune vullnetare qe besimtaret nen kujdesin e vecante te Moter Vitores dhe Klaudia, e kryejne sa here Kisha ka kremtime te tilla. Muzika solemne fillon hapjen e meshes. Eshte Ermelinda Paparisto si dhe grupi i korit te kishes qe kendojne kenget ungjillore me madheshti. Meshen e nderon dhe e drejton Don Fred Kalaj. “Ta njohim dhe ta pranojme Jezusin ashtu sic ai erdhi nder ne, me paqe, pervuejtni dhe dashuri, dhe ne te njejten menyre te shkojme, ta njohim dhe ta pranojme njeri-tjetrin” I ftuari i nderit, meshtari i ri shqiptar i dale nga Famullia e Kishes se Zojes Pajtore, Don Mark Gjonaj. Ai tha se e vecanta e Krishtlindjes eshte se pervec se Jezusin duhet, ta duam, medojme dhe pranojme me mendjen tone, ne duhet ta ndjejme Ate. Prandaj gjithcka ne kemi ne mendje per Jezusin duhet ta vendosim ne zemren tone, dhe ne kete menyre do ta ndjeme Ate dhe Ai vjen ne zemrat tona. Famullitari i Kishes se Zojes, Don Ndue Gjergji, i madhengjyer per pjesemarrjen e madhe gjate te gjitha meshave te Krishtlindjes, tha “shikoni sa shume Krishti na ka bashkuar, dhe keshtu si ne kishen tone katoliket e mbare botes u mblodhen rreth Jezusit femije. Gjith ky popull i bukur, ky popull i mire, a e shikoni sa shume i mungojme Shqiperise ame” Me pas besimtaret pasi moren bekimet e Zotit dhe Krishtin ne Zemer u larguan te lumturuar.
Photo
Photo
Photo
Photo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *