Në sallën e Kishës Katolike“ ZojaPajtore”, u bë promovimi i librit “ Kristale Dukagjini”, kushtuar Dom Prek Ndrevashes

Luvigj Sterbyçi

 

Gazetari i njohur Zef Pergega, ne menyren ma profesionale kishte radhitur te dhena mbi figuren e Dom Prekes.

Ne librin e ri te Z,Zef kishte krijmtari,  histori,letresi,ku figura e Dom Prekes ngrihet ne pediestalin e duhur, duke vene ne dukje vlerat e verteta te punes se tij.

Dom Preka e meritonte nje vlersim te tille,si njeri shpirtmirë,si meshtar i pervuajtur,si sherbetor i dejte i grixhes tone.

Famullia e Kishes Katolike “ZojaPajtore” ishte njoftuar prej ditesh nga Meshtari Dom Ndue Gjergji se ne ambjentet e kesaj kishe  me daten 6 Tetor 2013, pas meshes shejte do te behej nje pronovim libri kushtuar themeluesit te kesaj kishe,te ndjerit Dom  Prek Ndrevasha,dhe do mbahej nje prkujtimore me rastin e 9 vjetorit te vdekjes se Dom Prekes.

Per kete aktivitet ishim ne djeni dhe,te gjithe dashamirsit e te ndjerit Dom Preka  shkuam qe ta rrespektojme dhe te nigjojme me veshet tanë fjalet e mira qe do te thonin  ligjeruesit e ketij aktiviteti.

Gjate fjalimeve qe mbajten ligjeruesit,ngafjalet e ngrohta dhe prekse,Prisi i KishesKatolike Z.Dom  Ndue  Gjerigji u perlot per tendjerin Dom Preka.

 

Tani po ju sjell disa fragmente te shkruara nga autori i librit Z,ZefPergega:

 

Emri i Dom Prek Ndervashaj eshte i njohur ne te gjithe diasporen shqiptare te Amerikes e Europes,jo vetem si meshtear,por si poet,pekthyes,novelist,publicist,botues dhe njeri i devotshem ne planet e tij per fe,atdhe dhe kulture shqiptare.

Dom  Preka,pasi u arratis nga Shqiperia,vazhdon dijet fetare ne Universitetin e Propagandes Fide merr detyren e shejte nga Vatikani,si kapelan i mergimtarve shqiptar ne shtetet Evropiane.

Ne fotografin e e kujtimit te paharruar me Papen,Koliqin eshte ne te majte te tije,ndersa Ndervashaj ne te djthte te  Atit te  Shejte.

Dhjete vjet ne Rome  Dom Preka  hyri e doli tek“Shejzat”,siç futen fatosat  e lirise dhe te fese,hyri e doli ne shtepine e Koliqit,sikur te ishte vellau i tije,

ndaj dhe humbjen e Prof Koliqit, Dom Preka e ndjeu thelle. E deshi shume  Dom Preka Koliqin,sa i drejtohet me keto vargje.’’Ku me e marre tash e mjera /Zemra qe te deshen/ Me hi ne varr me ty.’’

Autori ka bërë nje veshtrim letraro –historik ne botimin e tij te fundit te titulluar “KRISTALE DUKAGJINI”.

Ne kete pronovim librit ra ne sy mosmarrja pjesë e disa mbeshtetesve teZ.Pergega.

Me ra ne sy qe nuk ishin  as vet dukagjinsit,ku ne fakt i madh dhe i vogel u donte te ishin,sepse Dom Preka eshte biri Dukagjinit, eshte krenarija jonë.

Aq ma shumë, drejuesit e Shoqates “Dukagjinik” nuk e kane kurajon te marrin pjese aty ku eshte kultura jonë,aty ku te gjithe ne jemi krenar per birin e Dukagjinit,dhe si shperblim te Dom Prekes i dhuruan braktisjen dhe mosperfilljen.

Dom Preken ka kush e nderon dhe ka kush e rrespekton,edhe pa ju që nuk ia kushtuat dy orë Dom Prekës.

Ne kete perkujtimore kishte nje pjesmarrje te madhe nga antaret e famullisë tonë, kishte bisnesmen te sukseshem te palodhur dhe te pakursyer ne dhenjen e te hollave ne favor te vendlinjes,dhe te famullisë ku bajne pjesë.

Nje nga keta ishte i pranishem  dhe Z,Pjeter Stanaj,qe bashke me familjen e tij e ka perkrah gjithmonë Dom Preken,dhe e ka financue sa herë e ka lyp nevoja.

Ne kete aktivitet moren pjesë Dr. GjekGjelaj me bashkeshorten ku kanë udhehequr dhe programin e ketij aktiviteti.

Gjergj Vulaj,nje antar i vjeter i famullise  tone qe ka themelue i ndjeri Dom Preka,  ndezi nje qiri pran fotografisë se Dom Prekes.

Dom Ndue Gjergji,famulltari i Kishes Katolike “ZojaPajtore” bani nje pershendetje te pranishmeve.

Z,PrekTopalli lexoi kumtesen e Z,Fran Shkreli.

Dom Fred Kalaj beri nje analyze te librit dhe solli pjesë te historisë se treves se Dukagjinit nga kanë lindur si i ndjeri Dom Preka,dhe Dom Fredi.

Gazetari i  Televizjonit te Shqiptarve te Amerikes, Z.Rafael Floqi solli disa te dhena dhe pershtypjet e tija mbi librin.

Pastaj dhe vatrani Z,Gjovalin Gjelaj  na solli disa fakte dhe komente,ku per rrespekt,si dukagjinas  i mire,besimtar dhe puntor po e paraqes te plotë:

 

“Se pari me lejoni te pershendes sinqerisht organizatoret e ketij aktiviteti, zotni Dom Ndue Gjergjin dhe Dom Frederik Kalajn,si artedashes dhe si dashamirë i DomPrekes falenderoj thell nga zemra autorin Zotni Zef Pergega, per kurajon, sakrificen, humanizmin ne punen e tij ne mbledhjen dhe botimin e veprimtarise jetsore te meshtarit Dom Prek Ndrevashaj,nga ana tjeter si qytetar shqiptar falenderoj nga zemra bashkepunetoret ne vite dhe dekada,familjet,burrat dhe grate e malesise madhe dhe diaspores ne tersi, per te cilen jemi shume krenar, ne perkrahjen qe i dhane Dom PREK NDREVAHAJT ne permbushjen e vepres dhe misionit te tij te shejt meshtarak, gje per te cilin jemi te mbledhur sot.

Ka pak shqiptarë te brezit tim qe e njoften Dom Prek Ndrevashajn nga afer,ashtu siç pata priviligjin ta njohe une. Shpeshherë, ne rrethe te ngushta filiste hapur per miqesine me patriotin e atdhetarin Baba REXHEPI, si dhe perpjekjet qe banë ne menyren e vete per rrezimin e diktatures komuniste ne Shqiperi dhe,ansjelltas punen per bashkimin dhe unifikimin e diaspores, ketu ne shtetin e Michiganit e kudo ne Amerike. BABA REXHEPI shkruan per Dom Preken: “ E dua shume Dom Preken se eshte shume i ditur,atdhetar i madh e ,ç’eshte ma e rendesishmja,eshte shume modest.Ai lufton megjithe shpirt egoizmin,qe eshte e keqja dhe armiku me i madh i njeriut…”

Ndersa, Profesori Erneste Koliqi, ky kolosi i letersise dhe kultures shqipe, qe Dom Preka fliste me respect te veçante dhe vleresonte larte figuren e tij,shkruan per Dom Preken:“ Revista …..”Rreze Shelbuese” eshte shelbimi i fjales shqipe nders hqiptaret e Amerikes e sa per Dom Preken,them se eshte bekimi i frymes se saj.Meshtari i urte eshte nje kapacitet intelektual dhe letrar i afte per t’i nxjerre nga hija veprat e autoreve te kohes se tij!”

Mbylljen e aktivitetit e beri Dom Ndu  Gjergji, duke ba falenderimin e te pranishmeve,dhe duke na ftuar te gjithve te jemi të pranishëm ne dreken falas, shtruar enkas per pjesmarrsit ne kete   pronovim libri dhe  ne 9 vjetorin e vdekjes te Dom Prekes.

Per kete drake ishte perkujdes Kshilli i Kishes Katolike,dhe nga shtepijat e tyre 40 gra besimtare te famullisë.

Kishin sjell ushqime te lloj– llojshme dhe te bollshme ,ku nuk mungonte asgje.

Fotot nga autori i shkrimit:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *