Për dijeni Kongresit dhe Senatit Amerikan, Shtypit Shqiptar dhe Amerikan si dhe trupit diplomatik të akredituar në Washington
Me indinjatë mësojmë shkarkimin e Konsullit të Përgjithshëm Dritan Mishto, i pari shkarkim arbitrar, që për çudi ndodh kur kryeministri është në fluturim për Amerikë, në vendin ku punonte Konsulli.
Kjo është një shkelje e Kushtetutes së Shqipërisë, duke patur parasysh se diplomati Mishto kishte edhe një vit për të kryer mandatin e tij.
Ne mendojmë se ky veprim është një ogur i zi për administratën shqiptare dhe një akt i turpshëm në arenën ndërkombëtare. Zoti Mishto i përket ati brezi heronjsh studentorë, të cilët rrëzuan diktatrurën komuniste dhe punuan me devotshmëri për ngritjen e Institucioneve Demokratike në Shqipëri dhe marrëdhenjet diplomatike ndërkombëtare.
Dega e Vatres në Michigan e denoncon këtë akt, si një revansh të neodikatures së neokomunistëve. Politika shqiptare nuk ka mësuar ende se si qeveriset në një vend demokratik, ku synon zhvillimin, mirëkuptimin dhe dialogun mes forcave politike në të mirë të vendit.
Akte të tilla të shëmtuara s’bëjnë asgjë tjetër veçëse na kthejnë mbrapa në kohë. Sigurisht Rama nuk ka harruar rastin kur Mishto ishte shefi i zyres juridike në Ministrinë e Kultures, i cili e shkarkoi pse nuk firmosi disa vjedhje të stafit Rama.
Ne bëjmë me dije Shtetin Amerikan, Kongresistë dhe senatorë, opinionin e shëndosh shqiptar që akteve të tilla t’u thuhet: stop!
Keryesia e Degës së Vatrëss në Michigan e mbledhur sot me datën 25 Shtator 2013 e shpall Zotin Dritan Mishto anëtar të Kryesisë së Degës Michigan për kontributin e tij të çmuar diplomatik, patriotik dhe atdhetar.
Kryesia e Degës së Vatres,
Michigan,25 Shtator 2013