Gazeta amerikane “New York News” i bën jehonë letrës së Rohrabacher.Biznesmeni shqiptar: Obama të kthejë paratë e Ramës.
Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane.
Gazeta e përditshme “New York News” i ka kushtuar një artikull shkresës së dërguar nga kongresmeni Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe Komisionin Federal të Zgjedhjeve, ku kërkohet hetimi mbi një komplot të mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet amerikane. .(http:// news-new-york-news.com/ socialist-leader-edi-rama-hasillegally- contribute-money-topresident- obama/). Për gazetën e New Yorkut ka folur edhe presidenti i kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili ka kërkuar nga Presidenti Obama që të kthejë mbrapsht kontributin e paligjshëm të fushatës nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Biznesmeni shqiptar ka thënë për gazetën se shefi i opozitës ka mashtruar ligjet amerikane, duke financuar fushatën e Presidentit amerikan. “Unë ftoj Presidentin Obama të kthejë kontributin e pali-gjshëm nga Edi Rama. Kjo është nëpërkëmbje dhe mashtrim nga Edi Rama, si dhe shkelje e ligjeve amerikane të financave të fushatës”. Muja tha se populli shqiptar do të votojë duke marrë parasysh kualifikimet e lidershipit dhe jo nga një foto me Presidentin Obama.
SHKRESA
Gazeta e “New York News” ka shkruar dhe për qëndrimin e mbajtur nga kongresmeni Dana Rohrabacher në Dhomën e Përfaqësuesve, teksa është shprehur se ligjet mund të jenë shkelur dhe se shqiptarëve sipas tij po u tregohet një foto e gënjeshtërt. “Ligjet e fushatës në të dyja vendet tona, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri, mund të jetë shkelur. Të paktën, popullit shqiptar po i tregohet një foto që në thelb është një gënjeshtër. Duke nënkuptuar një marrëdhënie me Presidentin Obama, kjo përbën mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga të huaj Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane. për të marrë foto, tregon se ligjet në SHBA janë shkelur.
Nëse fotografia rezulton se është duke u përdorur për të sugjeruar një marrëdhënie të vazhdueshme, po kryhet një mashtrim mbi popullin e Shqipërisë”, është shprehur kongresmeni republikan. Ai ka paraqitur dhe ngjarjen ku sipas tij është shkelur ligji amerikan. “Këto bileta janë blerë nga Bilal Shehu, një shofer limuzine shqiptar dhe gruaja e tij. Gruaja nuk mori pjesë në këtë ngjarje. Në vend të saj, bileta u përdor nga Edi Rama, kreu i PS”, është shprehur Rohrabacher. Fation Binjaku/PANORAMA