Shkruan : Leonora Laçi
“Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dale”
Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda
SHKODER: Gjysma e dytë e shek XIX do të jetë e mbushur me ngjarje, episode, zgjime nga gjumi letargjik shumë shekullorë, levizje të cilat do jenë të nxitura në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e pararojë e Lidhjes mbar shqiptare të mbajur në qytetin historik të Prizrenit në vitin 1878 .
E përkatësisht në vitet 1866-1871 do të lindin dy bij të shqipes Ndre Mjeda e Gjergj Fishta ku ngjarje historike do shënohen e do skaliten më shkronja të arta në historinë e kombit Shqiptarë. Mjeda –Fishta dy bashkëudhëtarë në kalvarin e mundimshëm të vuajtjeve, mjerimit, mospërfilljes nën thundrën e një
Perandori obskurantiste, sëbashku çan mes përmes erresirën për të ndriquar mendjen e kombit tonë, si dy pishtar të diturisë të pajisur me vizion, moral, guxim, virtyte e tradita të trashëguara që nga kanuni.

Ndre Mjeda lindi në Shkodër ndërsa Fishta në Fishtë të Zadrimës, të parët e tyre ishin shpërngulur nga bjeshkët kreshnike të maleve të Pukës e Mirditës që janë të mbushura me bëma heronjësh. Prejardhja pati ndikim për të dy poetët Rilindas që nuk e mbrojtën atdhuen vetëm me penë por dhe me armë, oratori, zgjuarsi e duke vënë në shërbim të kombit gjithë bagazhin intelektual që përëvetsuan në shkolla të ndryshme europiane. Mjeda –Fishta vepruan aktivishtë për të përshpejtuara shkëputjen e Shqipëris nga
qerrja Osmane. Të paralelizosh dy kolosë të letrave shqipe arrinë të kuptosh madhështin e secilit
që për nga vepra qëndrojnë denjësisht përkrah njëri -tjetrit të papërkulur përballe sfidave të kohës.
qerrja Osmane. Të paralelizosh dy kolosë të letrave shqipe arrinë të kuptosh madhështin e secilit
që për nga vepra qëndrojnë denjësisht përkrah njëri -tjetrit të papërkulur përballe sfidave të kohës.
Ishin themelues të shoqërive të para letrare “Bashkimi”e “Agimi”, delegat në Komisionin e Alfabetit në Manastir madje Fishta ishte Kryetar i Kngresit të Manastirit (1908)ose siq njihet ndryshe Kongresi i Abesë që do hartonte Alfabetin, Dy vizionarët Mjeda –Fishta ishin të vetdijshëm se një nga elementët që e bënte të qenësishëm një komb është dhe gjuha prandaj i dhanë rëndesi këtij elementi kyç për qenësinë e ruajtjen e identitetit kombëtar, kjo për arsye sepse të huajt i jepnin rëndësi përkatsis fatare duke njësuar fenë me kombësin e duke quajtur shqiptarët mysliman turq e ato ortodoks grek dhe katolikët latin. Është
meritë e Rilindasvë si Mjeda e Fishta që me intelektin e tyre, arsimimin në shkolla të perendimit nuk e harruan prejardhjen e gjakun arbëror që i rridhte në vena por vepruan në shërbim të kombit Shqiptare aty ku kerkohej e pikërisht në çështjen e letrave shqipe e në çështjet politike ku hallka e zinxhirit ishte më e dobëta.

Mjeda –Fishta këta dy patriot të zjarrtë, gjuhetar, poet, albanolog, meshtar, politikan, vizionar, oratorë, bashkëkohës që plotësojnë njëri-tjetrin dy figuar shumëplanëshe, përsonalitete me diapazon të
gjerë e temperament të zjarrt ku gjenë të meshiruar në kompleks të gjitha vetit që i karakterizojnë burrat malësor veriore, trimërin, guximin, patriotizmin e besën. Të dy i bashkonte pasioni, ndjenja atdhetare me të cilën ishin brumosur ,i bashkonte ideali kombëtar për një Shqipëri të pavarur si dhe rruga që zgjodhën për ti
shërbyër atdheut letrat shqipe. Së bashku, ndikuan fuqimisht në jetën politike të vendit tone si zë opozitar e pro perendimor megjithëse idetë e tyre nuk gjetën zbatim në një vend te varfër e prapanik si Shqipëria ku sapo kishte dal nga luftrat e po konsolidohej, dhe kjo për shkak të rrethanave e fanatizmit të bejlerëve që kërkonin të vetësundonin.

Angazhimi në jetën politike -parlamentare i dy patriotëve në periudhën e hovit të lëvizjeve demokrative të viteve 1920-1924 na bind se Mjeda dhe Fishta vepruan për interesa kombëtare për një ideal që Shqipëria të shqitej nga orientalizmi duke drejtur sytë nga oksidentalizmi. Autoriteti, kredibiliteti i beri këta dy figura te shquara qe te shihen si të përshtatshmit që mund të plotësonin nje opozitë te fortë që dhe në ketë pozicion do të mund të veprojnë e ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve politike që pasuan gjate viteve 1921-1924. Vet Luigj Gurakuqi në një letër derguar Imzot Bumçit shprehet per
Fishten…
Fishten…
”Pader Gjergji asht shum ma i mirë se Vinçenci për deputet , mbassi asht i zoti i fjalës, njeh vendin e ka autoritet edhe mbi deputetet e krahinave te tjera…”[1]
Reaguan ashpër dhe në parlamentin shqiptare të dal nga Kongresi i Lushnjës 1920-ës ku ishin pjesë e deputetëve katolik të Shkodrës siq e përshkruan revista “Agimi”…“Intiligjenca e jone ma në fund del fituse tue zgjedhun njerëz të kulturës e të njoftun në lamë të leteratyrës e të komtarizmit. Deputete që u zgjodhën kjen këta zotnij:Z.Hile Mosi, Z.At Gjergj Fishta , Z. Luigj Gurakuqi, Z. Dom Ndre Mjeda.[2]. Ndërsa organi shqiptar në Turqi “E Vërteta” i konsideron deputetët e Shkodrës si ajk e Shqipërise, ndërsa Fishten e quan si poet të rrallë e të madh që nesër do të mburohet Kombi ynë me shkrimet e tij.
Deputetet e Shkodrës e konkretisht Mjeda e Fishta vepruan e bashkerënduan veprimet e tyre
për ti bëre fakt të kryer me ane të lobing-ut duke i paraqitur shume herë para Kuvendit Kombëtar problemet siq ishte ai i komunikacionit mes Shkodrës, Tiranës e Durrësit, meremetimin e urave, konfiskimin e pasurive të bejlerit Esat Toptanit. Si dhe janë inisiatorët e nxitësit e parlamentit për të përgatitur projekt-ligje për lehtesimin nga taksat doganore të mallrave të importit për Prefekturën e Shkodrës e për përmirsimin e
gjëndjes ekonomike të kësaj prefekture.

Interesat kombëtare qëndronin mbi ato vetjake Mjeda thoshte “Ma mirë me kene se mu dukë”. Madje Mjeda ishte hartues i Statutit të Zgjeruar të Lushnjes në gusht të 1921 që ishte plotesim i mëtejshëm i vëndimeve të Kongresit të Lushnjës, duke qënë njohës i politikës europiane e ligjeve dhe poliglot mundi të shfrytzonte përvojen e shteteve demokratike për ta përdorur në Shqipëri. Mjeda ishte dhe njohës i thellë, studiues e kodifikues i kanunit ku përpiloi nje statut sa me te pranueshëm dhe per traditen e popullit e sa me afër realitetit shqiptare.
Dom Ndre Mjeda e At Gjergj Fishta qëndruan te palëkundshëm në bindjet e tyre ku perkrah inteligjencës shqiptare u shquan në drejtimin politik. Krijuan grupin e fletorën “Ora e Maleve “ku drejtues nderi i grupit u caktua Emzot Lazër Mjeda, ku bashkëpunuan Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta , Dom Ndre Mjeda , Dom Loro Caka, Ernest Koliqi etj ky grup i krijuar në 1923 u formua si grup katolikësh opozitar për të dhënë kontribut në zhvillimet demokratike të vendit.
Ajo qe i karakterizon keta dy figura te shquara eshte fryma bashkëpunuese duke gjetë tek njëri -tjetri mbeshtetje dhe për çështje fetare si ne rastin e dialogut me deputetet ortodokse pra KOMBI qëndronte mbi besimet fetare duke ndjekur vijen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të atyre Rilindasve që u bënë mbrojtës të motos “Feja e shqiptarit asht shqiptaria “ ku bashkimin e popullit e shihnin si objektiv parësore pa berë
dallime fetare e krahinore të gjithë të bashkuar rrethë nje flamuri. .
dallime fetare e krahinore të gjithë të bashkuar rrethë nje flamuri. .
Ajo që i dallon Mjedën e Fishtën është se fakti se Mjeda nuk ishte një poet i ndaluar në vitet e diktaturës komuniste 1944-1990 ndryshe nga Fishta që veprat e tij u dogjën dhe eshtnat ju tretën sikur donin të fusnin minarën në thes por a është e mundur kjo?!
Mjeda –Fishta ikona të letërsis, mbrojtës të identitetit kombëtar Shqiptar, veprimtarë të përkushtuar e të palodhur për fe e atdhe e përparim, që nuk u ndalen para asgjëje, shembuj unikal, prototipa të pazëvendesushëm e të pavdekshëm.
________________________________
[1] Quku Mentor-Mjeda Vepra 4(Identiteti)fq 366.
[2]Quku Mentor-Mjeda Vepra 4(Identiteti)fq 381.
Shkoder Prill 2013