Crown Prince Leka II i Shqipërisë, mbushi 31 vjeç

BEQIR SINA, New York

 

Ditëlindja e princit të shqiptarëve Leka II, fëmija e vetme e të ndjerit Mbretit Leka i Parë, i lindur në Klinikën Sandton në Johanesburg, Afrika e Jugut më 26 mars 1982, ditë krenarie kombëtare

NEW YORK : Mbretëria shqiptare është një pasuri e vyer kombëtare, e themeluar nga Mbreti i të gjithë Shqiptarëve Zogu i Parë, si shenjë e dashurisë dhe krenarisë së lart tonë kombëtare. Ashtu si Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, dhe shumë shtete, të tjera kryq e tërthor globit, edhe ne shqiptarët e Bardhylit dhe të Teutës, kemi një mbretëri, që të krenohemi me historinë dhe kulturën e tonë kombëtare. Duke i dhënë asaj vendin që i takon gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kombëtare, jo vetem në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, por edhe për të na prezantuar edhe jashtë.

Mbasi, familja mbretërore shqiptare, sot meriton më shumë se çdo politikan në Shqipëri të nderohet me të gjitha atributet që i takojnë, prej kombit shqiptar. E jo të flitet ende si gjysmë shekulli më parë gjatë sundimit komunistë – kur foli propaganda komuniste e Enver Hoxhës, dhe baballarët e tyre. Dhe, më keq, është se kur një njeri që i ka mbushur mendja “top” që ai(Edi Rama) të bëhet Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, flet akoma ashtu si ja ka konfigurar Enveri atë pak tru që ka, flet me të njëjtën “urrejtje” ndaj figurës së Mbretit Zogu i Parë.

Madje edhe shtypi dhe propaganda majtiste, e cila ka pothuajse nën kontrollin e saj më se 90 përqind të medias shqiptare, teksa merret për ditë me një lajmë ordinere, “injoron” totalisht ditëlindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore Princi Leka, jo pa qëllim. Ndërsa, kujtohet ditëlindja e diktatorit me lajme të ndryshme, dhe “bëmat” e tij – jo pa qëllim harrohet Mbretëria shqiptare, madje ajo me të njëjtën propogandë si në kohën e komunizimit sulmohet edhe sot.

Dje më 26 shkurt, mbushi 31 vjeç Crown Prince Leka II i Shqipërisë ! Ku, vetëm në Shqipëri mund të ndodhi kjo që 90 përqind e shtypit të mos e permend fare ditëlindjen e Princit Leka, pinjollit të vetëm të familjes mbretërore shqiptare. Në një kohë që disa nga vendet më të zhvilluara dhe të qytetruara të botës, si : Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, e tjera, e kan ditëlindjen e Mbretit të tyre festën më të madhe kombëtare, dhe e kan kujtuar edhe ditëlindjen e Crown Prince Leka II i Shqipërisë, .

Dhe, kjo është fatëkeqsia më e madhe për ne shqiptarët, ngaqë se për Mbretin dhe mbretërinë shqiptare, më shumë flasin dhe e nderojnë të huajt, se sa ne vetë shqiptarët. Kështu, ndodhi edhe në maj(19 Maj, 2012) të vititi të kaluar, kur LTM Princi Leka II u dekorua me kordonin e madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjozë të Europës, shtypi i majtë u ngërthye si në kohën e Enver Hoxhës.

Dje, Kalendari Mbretëror Botëror, kujtoi 26 Marsin 2013, me Ditëlindjen e 64-të, të Princeshës së Kurorës Margarita e Rumanisë, e cila ka lindur më 26 Mars 1949. Ditëlindjen e 31-të, Crown Prince Leka II i Shqipërisë i lindur më 26 Mars 1982. 26 Marsin kur Hollanda festoi Ditëlindjen e 8-të, të konteshës, Emma Luana e Orange-Nassau, Jonkvrouwe van Amsberg e lindur më 26 Mars 2005. Më 26 Mars Luksemburgu dhe Austria, kremtuan Ditëlindjen e 19-të, të Archduchess Gabriella së Austrisë, Princesësh Imperiale e Austrisë, Princess Royal së Hungarisë,

Crown Prince Leka II i Shqipërisë

Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka II është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara arkivolit me trupin e NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve

Në vitin 2004 deri në vitin 2005 , Ai vijoi studimet në akademinë me famë botërore”Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: “The King Hussein Price” dhe Toga e LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”në Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.

Dekoratat :

Oficer i Urdherit te Skenderbeut.
The Irish Nobility “ The Nobiliary Fraternity of the Nia Naisc”.
President Nderi Presidenti i Federates Shqiptare te Golfit.
President i Shoqates “Mati”.
President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
Pratrone: “The International Comission and Association on Royalty and Nobility”
Antari i Nderit te: SOS Orphans of Albania (SOS Avenir Orphelins d’Albanie – France)
Antari i Nderit te: Albanian Olympic committee 2011.

LTM Princi Leka II është dekoruar me kordonin e madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjozë të Europës.

Gjuhët: Shqip dhe Anglisht

Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar është bër në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai u zgjodh të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

 

2 thoughts on “Crown Prince Leka II i Shqipërisë, mbushi 31 vjeç

  1. A ka pasuri ky djale?! I ka florinje e dollare te vjeter nga gjyshi e babai i tij, apo ka burime te reja! Nuk me pelqej per falenderimin qe u beri serbeve dhe oficerave rrus per ndihmen e mbetur ne tentative per te rrezuar pushtetin e e Hoxhes! Pse nuk kandidon per deputet djali i Lekes, apo nuk i lejohet? Edhe nje qint u beft nipi i mbretit qe nuk e din se sa zollume i ka bere Shqiperise per 19 vjet(me duket 6 vjet mbret)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *