Ish i denuar politik
Kohet e fundit, dhe sidomos, ne disa shkrime te botueme, ose te shkrueme nga ana jeme, kam verejt me keqardhje nji fryme jo te mire, jo karakteristike, te qytetit tem, persa i takon komenteve te vizitoreve te faqes, te cilet per ne jane te mrekullueshem, por tuj perjashtu ata te cilet ne menyre sistematike dhe vulgare shajne e fyejne personat e cilesuar ne shkrime. Nuk du me ba censure se jetojme ne nji shtet demokratik, ku liria e fjales dhe shprehjes asht princip baze, pa te cilin demokracia nuk asht funksionale, por du me i kujtu disave te cilet komentojne “anonim” kishte ken e mira e te tanve, qe ne komentet e tyne ta rujn etiken qytetare. Kush ka diçka ne lidhje me dike, po ju them se ky nuk asht vendi i duhun. Kishe dashte me besu se jane thjesht mendime personale, por kur analizoj fymjet dhe shamjet qe bahen, sidomos ne drejtim te atyne qe gjate viteve te ndryshimit te madh kane dhane aq shume per kyt demokraci te brishte, qe shume prej jush “anonime” nuk e meritoni, me vjen natyrshem te mendoj se e gjithe kjo ka nji lidhje, ku per mendimin tim jane struktura te ish_sigurimit te shtetit, te cilat vazhdojne te vjellin vner kunder atyne qe ju prishen andrren e vjeter, ate te sundimit te shumices nga ana e pakices.
Me kujtohet viti 91’sapo bashke me shoket ishim lirue prej burgut te Spaçit dhe frekuentonim PD-ne, sepse ishte e vetmja force politike, e cila i ishte kundervene rregjimit komunist. Ne ate kohe nuk ishte e thjeshte te mendoje e veproje kunder, sot mas 23 vjetesh kush nuk e ka perjetu ate kohe e gjykon si te pa arsyeshme, por asht realitet i perjetum. Ne ate kohe neve qe vinim prej shtreses se ish denuarve e persekutuarve politk na thuhej se “shifni ma kush vjen te PD-ja, qe ku i keni spiunat me dosje” e gjithçfare gjanash te tjera, te cilat jo pa qellim perpunoheshin ne zyrat e sigurimit te shtetit. Me keqardhje konstatoj edhe sot mas 23 vitesh te njejten gja, ne nji kohe kur duhet te ishim ma te motivum, ma te pjekun politiksht, ma te pergjegjshem per aksionet e veprimet tona, ndodh e njejta gja, dhe jo pa lidhje. Du me ba me dije se ne lidhje me nji shkrim ku pershkruhej ngjarja e”13 dhjetorit 1990”, date e cila nuk ju shkon per shtat komunistave, disa komentuesa “anonim”shajne dhe fyejne nji nder aktivistat kryesor te levizjeve demokratike ne rrethin e Shkodres, zotin Alfons Grishaj. Me fymje dhe shamje banale komenton shkrimin. Du me theksu se ne web-sitin tone jane te lire te gjithe te shprehim mendimin e tyne te lira, por me etike nuk asht e bukur, e hijshme qe ne menyre sistematike dhe e theksoj “ANONIM” me sha e me fy njerez te cillet pa kontributin e pamohushem te tyne, ju pelqen apo jo, sot nuk do te kishim arrit ktu ku jemi. Du me theksu se zoti Grishaj ka marre pjese ne te gjitha levizjet antikomuniste te zhvillume ne qytetin tone, tuj fillu prej: 1- tentatives se rrezimit te bustit: 2-Demostrates se varrimit te heroit te demokracise Pellumb Pellumbi:3-13 Dhjetorit rrezimit per here te pare ne historine e komunizmit te bustit te diktatorit:4-2 Prillit 91’kur forca speciale te mberrituna ne Shkoder dhe te kamuflume ne mes te demostruesve bane masakren e asaj dite.
Nuk pretendoj qe ata te cilet per 47vjet banen nji genocid naj popullit t’vet, te cillet i njofim mire kta dhe baballaret e tyne, me kerku falje, sepse nuk kane kurajon e duhun, sepse jane bisha dhe nuk e njofin faljen, por te pakten te marrin pak leksione demokracie . Tjetri edhe pse mendon dhe vepron ndryshe prej tejet duhet rrespektu, nuk asht armik, asht thjesht qytetar si ti, qe asht dhe ndihet i lire, me mendu , dhe vepru i lire. Noshta kishte ken ma mire qe 22 vite ma pare te kishim ba “Katarthisin” , por tuj besu ne vlerat e demokracise kena shpresu se komunistat e rinj dhe te vjeter te kerkonin falje per krimet e kryme, gja e cila nuk erdh dhe, jo vetem por me “krenari”, ne menyre sistematike e te pa burra, sepse “anonim” flasin veç k……Nji fjale e vjeter thote : “Gojet e keqija dhe birat e gardhit nuk myllen kurre”.
Poshte Komunistat,,Poshte spijunat,,Poshte edha ata qe hiqen si te djathte,dhe jane me dy fetyra,,dhe mundohen ta bejne gjemen pas shpine.
Shkrimi eshte me vend,dhe te gjitha fjalet jane te gjetura.
Une do thoja Stop Tashe themeve,Stop xhelozise,dhe dy ftyrsise o njerze.L,S,MI.