Goran Bregoviçi, “Qytetar Nderi i Tiranës” marrësi i “Çelesit të Qytetit” dhe ideja e Berishës “Një komb, një pasaportë!”
BENSONHURST BROOKLYN NY : Në 16 korrik 2011 Kreshnik Spahiu, i drejtojë një letër zotit Bajram Rexhepi dhe qytetarëve shqiptarë në Kosovë, ku ai “sqaronte” : “Ja pse shqiptarëve u duhet nisma “Një komb, një pasaportë”. Kjo letër atëhere bëri bujë të madhe, tek opozita dhe e majta shqiptare. Të cilat filluan dhe e shtuan dozën e sulmeve ndaj kryeministrit Berisha; “duke e akuazuar të se ishte ai që e “pengonte” dhe nuk e dëshironte” “Një komb, një pasaportë”.
Aq sa në këtë “valle” u fut “kuturu” si sharlatan politik edhe kryeopozitari dhe kryetari i Socialistëve Edi Rama, i cili e gjeti përsëri rastin të sulmoi ashpër atëhere në rrjetin e tij social Twitter Kryeministrin Berisha,. Sipas tij në një analizë Rama pyeste pse nuk e ndërrmer shteti një inisiativë të këtillë?. Në këtë sulm të paskrupullt dhe thjesht propogandistikë, në këtë apo atë mënyrë si në “fushat elektorale”, u përfshinë në njërën apo formën tjetër, edhe politikan, ish kuadro të kohës së monizmit, ish- ofiecerë policie dhe bijtë e tyre, por pas tyre ishte edhe “kori” i shtypit majtistë në Tiranë, me në krye Top Chanell, Sokol Ballën, Shekulli i Koço Kokëdhimës, TemA e Mero Bazes, gazeta “Sot”, televizioni “Vizion Plus”, dhe një dukë me anëtarë të kryesisë së PS-ës, që dolën deri në foltoren e Kuvendit. me në krye Taulant Ballën.
Mirëpo, aq paradoksale është kjo tash 20 muaj më pasë kur doli në dirtë edhe :”Deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për përgatitjen e një projektligji për pajisjen me shtetësinë shqiptare të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen, ka nxitur reagime mbi motivet e këtij propozimi”, sa edhe vetë këta deri dje që heqishn “ideatorë” sot, janë përpara dileme të madhe ” e kemi thënë apo jo ne këtë” Pra nuk po i besojnë më asnjeri tjetrit por as vetes së tyre…..
Pavarësishtë, se kjo ide prej tyre qe “vjedhur”, sepse ajo ka qenë një ëndërr, e shqiptarëve patriot dhe atdhetarë të flakët, që e paguan idenë e Bashkimit Kombëtarë për 50 vjet të Enver Hoxhës, me pushkatim, bugosje dhe stërgjynysor me gjithë famije nëpër kapmet e kënetave të interrnimit .Dhe, sidomos atyre shqiptarëve që ikën nga Shqipëria, në diasporë, në SHBA, dhe Europë, dhe trojet etnike jashtë mëmëdheut, ajo ishte harruar dhe mbuluar me pluhurin e harrësës, së regjimit dhe bijëve të atij regjimi. Shqiptarët ishin të ndarë mes frikës dhe propogandës marksiste leniniste të Hoxhës, por që pas rënjes së komunizimit gjerat kan ndryshuar shumë, dhe shqiptarët tash nuk mund të ndalen dhe mundet të shprehin edhe një gjë till atë të Bashkimit Kombëtarë Shqiptarë.
Berisha, pavarësishtë se përse mund të gjykohet dhe paragjykohet, sot mbas 100 vjetësh, për këtë deklerat, por të gjithë duhet t’a pranojmë se “Kryeministri ynë bëri një hap të guximshëm dhe të duhur për momentin”. Të gjithë e dinë se shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut, sot mbas 100 vjetëve i ka mbërthyer një ndjenjë e ëndërruar patriotike, e cila pritet edhe të tu bërë realtet, një ditë !?. Ide të cilin me plot të drejtë e ringjalli përsëri, me rastin e 100 vjetorit të mbledhjes së parë të qeverisë që doli nga Kuvendi i Vlorës, Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha.
Berisha e hodhi idenë “Një komb, një pasaportë!”, si një Kryeministër i një vendi anëtare e NATO-s, dhe jo si një lider i një partie! e cila tani mund të vëri në lëvizje zyrtarisht edhe Brukselin edhe Uashingtonin – Të dy kryeqendrat ku filitet për fatet e kombeve, dhe të mos luajn më me dy standarte me ne shqiptarët. Duke folur si Kryeministër, Sali Berisha patjetër që është një zë i fuqishëm i kësaj ideje e cila, do t’u thotë edhe kancelirive të botës se :”Edhe në mos sot që e tha Kryeministri i saj – por nesër Shqiptarët do të Bashkohen”.
Mirëpo, ajo që të bënë përshtypje dhe duket se është një fallsitet është :” Se a thua të jenë trembur aq shumë nga kuotat e kësaj të fundit – kryesocialisti Edi Rama, dhe tu dridhen “leqet” e këmbëve kur thotë Kryeministri i një vendi. Dhe përse ata e akuzojnë Berishën që sipas Ramës ” po kërkon të na prishë me fqinjët e jugut Greqinë “- ose si thotë Spahiu” Sa herë që ne i afrohemi Europës, është Berisha me këto deklerata po na largon nga jo”, dhe me qesharake deklerta e Erjon Velisë, se “deklerata e Berishës po e dëmton çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi”.
Kësaj i thonë pas dekleratës dhe idesë së Berishës, sipas Edi Ramës, Kreshnik Spahiut, ish kuadrove të kohës së monizmit, dhe “korit” i shtypit dhe analistëve majtistë në Tiranë, me në krye Top Chanell, Sokol Ballën, Shekulli i Koço Kokëdhimës, TemA e Mero Bazes, gazeta “Sot”, televizioni “Vizion Plus”,,dhe një dukë me anëtarë të kryesisë së PS-ës me në krye Erjon Veliajn, ” Hyp në kalë se të vrava dhe zbrit nga kali se të vrava”
“Një komb, një pasaportë!”, e Berishës për kombësi shqiptare çdo qyetari shqiptarë kudo që jeton mendojë se ka për të u qartësuar dhe informuar mbi rrugëzgjidhjet e saj juridike dhe kushtetuese të kësaj çështje, e cila në mënyrë kategorike jo vetëm që nuk cënon pavarësinë e Shtetit të Kosovës apo Shqipërisë, çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe Çamëri, por madje do t’i shërbejë edhe më shumë në konsolidimin e shtetit juridik në të ardhmen e përbashkët evropiane, të Shqipërisë dhe vetë shqiptarëve kudo që janë. Mbasi dihet se çështja e dhënies së shtetësisë shqiptare nuk është një çështje politike, por thellësisht ligjore, e cila kërkon një regjim të ri juridik brenda standardeve evropiane.
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për përgatitjen e një projektligji për pajisjen me shtetësinë shqiptare të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen, “Një komb, një pasaportë!”, se besojë se është më e dëmshme apo më e keqe sesa ajo e më 1 prill 2006, në Tiranë, me serbin Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, kur ish- kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, sot kryetari i Partisë Socialiste i dorëzoi çelësat simbolike të qytettit të Tiranës. Kjo ka shkuar edhe më larg sa që Edi Rama i ka dhënë këngëtarit sërb edhe titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” Edi Rama që të shperblej serbin Goran Bergovie me “Çelesin e Qytetit” (1 Prill 2006) është parë me “sy të keq” tek shumë shqiptarë brenda e jashtë atdheut, duke parë atë si një gjest shumë i gabueshem dhe që ka prekur rëndë në ndijenjat tona kombëtare.
Pikërishtë, sot kur dihet se sensibiliteti i shqiptarëve në lidhje me ndjesinë nacionale, me identitetin kombëtar, me identitetin e territoreve dhe të kombit të tonë historik, është rritur shumë, dhe ri ngjalluar. Dhe kjo padyshim që është e detyrueshme edhe për klasën politike, që edhe ajo duhet t’i përgjigjet këtij sensibiliteti. Kryeministri Sali Berisha, nuk mund ta lërë jashtë reflektorëve të vet perceptivë dhe reflektivë për këtë lloj ndjeshmërie të shqiptarëve, sepse ashtu e do Edi Rama, apo Kreshnik, Spahiu, Erjon Veliaj dhe Mero Baze, se si duhet bërë Bashkimi Kombëtarë
Të mos harrojmë se Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, fituesi i titullit “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe marrësi i “Çelesit të Qytetit” (1 Prill 2006) – “Miku i Madh” i kryesocialistit të Shqipërisë Edi Rames, ishte ai që 5 vjet më parë së bashku me ish Kryeministrin e “kallashinikoveve” i Serbisë Voislav Kostunica, dhe Tomislav Nikolic, ultranationalistin e tërbuar nga Serbian Radical Party( sot presidenti i Serbisë), regjisori dhe artsti Emir Kusturica, kampioni i tenistit Novak Djokovic Aleksandar Vucic, Secretary General of the Serbian Radical Party dhe lider fetar nga Serbian Orthodox Church´s, njerëzit që u vunë ne krye të protestës në Beograd kundra shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Duke djegur edhe ambasadën e mikut tonë të përjetëshëm SHBA në Beogradë.
Ndërkohë që më 1 prill 2006, në Tiranë Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, ish -kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama(Kryetari i Partisë Socialiste) i dorëzoi çelësat simbolike të qytettit të Tiranës. Kjo ka shkuar edhe më larg sa që ish kryebashkëjaku i Tiranës, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka dhënë këngëtarit sërb edhe titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” Vendimi Edi Ramës, që të shperblej serbin Goran Bergovie me “Çelesin e Qytetit” (1 Prill 2006) është parë nga shumë shqiptarë brenda e jashtë atdheut si një gjest shumë i gabueshem dhe prek rëndë në ndijenjat tona kombëtare. Një gjest mjaft sensabil i të gjithë shqiptarëve!
Aq sa në reagimet e tyre në forumet shqiptare në internet, është shkruar se :”Ky nderim i papritur neçmon vlerën e çelesit, pranuesit e tij të mëparshëm, dhe emrin e kryeqyteit tonë krenar Tiranës. Ndër me të keqet është që ky gjest i Ramës, at’hëre ka fyer rëndë familjet Shqiptare, që ende vujanë dhëmbshëm nga dora e tmershme e vëllezërve të Bregoviçit, dëshmitarë i qetë i një populli që na, dogji, shkatërrojë, vrau e masakroi dhe na dhunoj “si shqiptarë dhe vetëm se ishim shqiptarë, na dëboj nga shtëpitë tona dhe, që nga ardhja e tyre në trojet tona, ka vepruar aktivisht të na zhduk edhe si komb”.
Por, shumë shqiptarë mendojnë me e rrezikshmja është se me atë gjest Edi Rama ; “Ka goditur rëndë përpjekjet gjithë kombëtare për një Bashkim Shpirtëror Kombëtarë, i cili ka qenë me shekuj i ndarë e përçarë në fe, dhe krahina artificiale nga armiqt tanë – sllavo komunistë – dhe regjimi i Hoxhës për 50 vjetë. Megjithëse, është e vërtet se Bregoviçi, si thjeshtë një artist, nuk duhet të – të përzihet me politike. Mirëpo, si një artist, i cili gjithmonë ka zhvilluar artin e tij në liri, ai (se paku) kurr nuk foli kundër shkeljes së artit Shqiptar në Kosovë dhe asaj masakre të paparë që kaloi Kosova në regjimin e Millosheviqit, edhe pse, gjithmonë ai ka përfituar nga opinioni i shqiptarëve në atë kohë si muzikant.
Goran Bregoviçi, dhe artisti tjetër Ermir Kusturica, njihen si artistë që e kan përkrahur hapur dhe më shumë se çdo artist serb, Slobodan Millosheviçin dhe regjimin e tij në luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Më 2005, Kusturica, ishte ai që u pagëzua si “Nemanja Kusturica” në manastirin “Savina” afër Herceg-Novit në Mal të Zi. Ndër të tjera, në 18 shkurt të 2008-s ai dhe miku i Ramës, Goran Bergoviç ishte njëri ndër folësit kryesorë në mitingun e mbajtur në Beograd, kundër pavarësisë së Kosovës, teksa bënin thirrje “Kosova është Serbi”, thirrje që ata bënë ata në atë protestë për mbrojtjen e “tokës së shenjtë serbe”, sipas tyre.
Duhet të kujtojmë, se vetëm “në ditët kur kryqyteti ynë Tirana, po festonte me gaz melodinë serbe, në mes të Tiranës, 7 vjetë më parë, vetëm 100 klilomtera në veri të saj në Gjakove, nga serbia, u kthyen trupat e pajetë arkivolat e të 49 vëllezërve tanë, të rrembyer nga forcat sërbe, pra shtatë vite me parë se të nderohej artisti serb në Tiranë, nga Edi Rama . Shtatë vite që askush deri atë ditë nuk dinte per fatin e tyre. Dhe vite që Serbia shteti i tyre, çdo ditë po bën përpjekje të pandërprerëshëme që t´i ri-coptoj trojet tona edhe më shumë, Mitrovicën, e ndërsa, artisti serb i “ndershem” në zemër mbetet ende i qetë,
Së fundi nuk di: “Në se është më e keqe ideja e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha që hodhi idenë “Një komb, një pasaportë!”, si një Kryeministër i një vendi anëtare e NATO-s se sa tek e fundit ajo e Edi Ramës kur ishte kryatr Bashkie i Tarnës, më 1 prill 2006, në Tiranë Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i dorëzoi çelësat simbolike të qytettit të Tiranës dhe i dha titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”?!.