Zyra e shtypit e Kongresmenit Eliot Engel, mikut të vjetër të shqiptarëve në Kongresin Amerikan lëshoi të Merkurën një deklaratë për median duke njoftuar emërimin e tij në detyrën e rëndësishme si nën-Kryetar i Komisionit të fuqishëm të Dhomës së Përfaqsuesve të Shteteve të Bashkuara. Sipas rregulloreve, detyrën e kryetarit e mban partia që ka shumicën në Kongres, që tani është Partia Republikane. Kongresmeni demokrat Engel në njoftimin për media falënderon kolegët e partisë së tij të cilët votuan njëzëri për ta emërua nën-kryetar të Komisionit me rëndësi të Punëve të Jashtëme të Dhomës së Perfaqsuesve në sesionin e 113- të Kongresit amerikan. Ç’prej vitit 2007, perveç detyrave të tjera, ai ishte demokrati kryesor në nën-komisionin për Hemisferën Perëndimore të Kongresit.
“Unë e ndjejë veten të nderuar dhe të privilegjuar nga mbështetja e kolegëve të mi dhe jam shumë i kënaqur dhe me mëzi pres të përballem me kete sfidë të re. Pres të punoj me të gjithë anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtëme –qofshin ata republikanë apo demokratë — ndërkohë që duhet të merremi me shumë çështje ndërkombëtare me të cilat përballet sot vendi ynë. Kongresmeni Engel tha gjithashtu në njoftimin e tij se ka “në plan që të jetë një udheheqës me konsensus, duke dëgjuar të gjithë zërat e parties tonë dhe do përpiqem të punoj edhe me palën republikane kurdoherë që të jetë e mundur”, shtoi Zoti Engel.
Në njoftimin për media, ligjvensi Engel thotë se Komisioni i Punëve të Jashtëme të Dhomës së Deputetëve “ka nevojë të përqendrohet në promovimin e vlerave dhe të interesave amerikane anë e mbanë botës, dhe jam gati që gjatë vitit që vjen të punoj me kryetarin (republikan) Ed Royce, me qellim që të realizojmë këto objektiva”, duke shtuar se është i bindur se deputetët republikanë dhe demokratë mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku.
Kongresmeni Engel njihet mirë nga të gjithë shqiptarët kudo, pasi ai për pothuaj një cerek shekulli tani ka vazhduar të jetë njëri prej përkrahësve më të vendosur të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, e sidomos të shqiptarëve të Kosovës. Zoti Engel ka qeneë dhe vazhdon të jetë anëtar i Komisioneve të ndryshme të Kongresit, përfshireë nen-Komisionin per Evropë dhe Euroazi, dhe në të njëjtën kohë ai kryeson Grupin e përbashksët të kongresmeneve demokratë e republikanë që mirren me cështjet shqiptare në Kongresin amerikan dhe njëherazi shërben në Komisionin që merret me zbatimin e të Drejtave të Njeriut. Zoti Engel, është zëri kryesor në Dhomen e Deputetëve mbi politikën e jashtëme amerikane ndaj Amerikës Latine dhe Karaibeve. Por bota shqiptare e njeh Zotin Engel për ligjet dhe rezolutat që ai ka përpiluar dhe paraqitur ose ka sponsorizuar me ligjvenës të tjerë të Kongresit amerikan, në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Preshevë.
Emërimi I Kongresmenit Engel si numrë dy në Komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqsuesve është një lajm i mirë për vet Zotin Engel dhe për karjerën e tij pasi tregon respekt ndaj shërbimit të tij të gjatë si ligjvenës, dhe është një mirënjohje dhe besim nga kolegët e tij në aftësitë e tija për atë detyrë te rëndësishme si nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtëme të Kongresit Amerikan. Por është gjithashtu edhe një lajm i mirë për komunitetin shqiptaro-amerikan, me të cilin ai ka vazhduar të punojë shumë ngushtë në përkrahje të drejtave dhe interesave të shqiptarëve kudo. Pasi kam patur rastin të merrja pjese në shumë sesjone komisionesh të Kongresit mbi çështjet shqiptare, sidomos gjatë luftës në Kosovë, mund të them me bindjen më të thellë se Kongresmeni Eliot Engel — ndoshta si asnjë tjetër ligjvenës që është marrë me çështjet shqiptare në Kongresin amerikan — e ka çështjen shqiptare për zemër, është i sinqertë në shprehjet e tija të mbështetjes për shqiptarët dhe është njohës i mirë i historisë dhe halleve tona. Këjo është arsyeja që komuniteti shqiptaro-amerikan e ka përkrahur në të kaluarën dhe emërimi i tij si kryedemokrati në Komisionin e Punëve të Jashtëme, e bën këtë mbështetje për mikun tonë edhe më të nevojshme dhe më rëndësishme se kurrë më parë.
Nga: Frank Shkreli