Raport special SHBA, Zgjedhjet 2012: Zgjedhja e presidentit të SHBA-së

BEQIR SINA, New York

Rreth zgjedhjeve presidenciale 2012 në SHBA filluan të dalin dhe disa probleme të vogla

WASHINGTON D.C: Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ngritën dy padi në gjykatat e rretheve në Florida dhe Ohajo. Guvernatorit të Floridës Rick Scott i vënë fajin për refuzimin e zgjatjes së votimit të hershëm në bazë të votave që mungojnë.
Në Ohio demokratët janë të pakënaqur nga pozita e autoriteteve lokale në lidhje me votat “e kushtëzuara”. Vota “e kushtëzuar” përdoret për arsye që zgjedhësi të mund të votojë edhe në qoftë se ai nuk mund të paraqesë një dokument identiteti ose në rast se emri i tij nuk figuron në listë. Kjo votë konsiderohet “e plotë”, nëse personi brenda 7-10 ditëve pas zgjedhjeve shpjegon arsyen pse vota e tij u regjistrua si “e kushtëzuar”.

Mitt Romney votoi në zgjedhjet presidenciale 2012 në SHBA
Kandidati për president i SHBA i Partisë Republikane Mitt Romney dhe bashkëshortja e tij Ann Romney votuan të martën në mëngjes në një qendër votimi pranë shtëpisë së tyre në qytetin Belmont (Massachusets), njoftuan në selinë republikanëve.
“Mitt Romney dhe bashkëshortja e tij votuan rreth 08:45 sipas orës lokale, shumë pak kohë pas hapjes së qendrës së votimit” – tha përfaqësuesi i selisë.

Opozita sirianë i uruan Mitt Romney fitoren në zgjedhjet
Kreu i këshillit ushtarak të opozitës së qytetit Dara’a Gjenerali Ahmed Nima deklaroi se ai shpreson në fitoren e Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale 2012 në SHBA.
“Unë i uroj fitoren Mitt Romney. Gjatë fushatës parazgjedhore ai u shpreh se do të përpiqet të ndihmojë Sirinë. Ne duam që ai të na ndihmojë ne me furnizimin me armë dhe të aplikojë ndalim-fluturimin mbi territorin e vendit”, – shpjegoi përfaqësuesi i opozitës siriane.
Ahmed Nima tha gjithashtu se ai shpreson në ndihmën nga SHBA-të, madje edhe në rastin e fitores së Barack Obama: “Ne shpresojmë se pas rizgjedhjes Presidenti i SHBA-ve do të ndihmojë në ndalimin e masakrës të filluar Bashar al-Asad, dhe nuk do të heshtë e të shikojë se çfarë po ndodh”.

Botimet më të mëdha amerikane do të jenë falas gjatë zgjedhjeve
Përfaqësuesit më të mëdhenj dhe më me ndikim të shtypit të biznesit amerikan – “The New York Times” dhe “The Wall Street Journal” – heqin kufizimet për aksesin në përmbajtjet e faqeve të tyre të Internetit gjatë ditës së zgjedhjeve në SHBA.
Gazetat gjithashtu sigurojnë aksesin fales në aplikacionet e tyre celulare.
Faqja e Internetit e “The Wall Street Journal” do të bëhet falas në orën 5:00 të mbasdites më 6 nëntor. Ndërsa ajo e “The New York Times” do të anulojë aksesin me pagesë në 6:00 të mbasdites. Në të dyja rastet aksesi i lirë në faqet e Internetit do të jetë ie vlefshëm për një ditënatë sipas orës lokale të SHBA-ve.

Obama ka korrur fitore në qendrat e para të sapohapura të votimit në ato që thirren të parat në SHBA dhe kanë shumë pak votues as 30 veta
Sipas njoftimeve të ABC News, fitoren në bazë të rezultateve të numërimit të votave në dy vendvotimet e para, që u hapën në mesnatë me orën lokale (më 09:00 GMT), e korri Barack Obama.
Në Dixville Notch për Kryetarin aktual të shtetit dhe rivalin e tij elektoral Mitt Romney votuan nga 5 persona. Në qendrën e dytë të votimit në Hart’s Location fitoi Obama: për të votuan 23 zgjedhës, kurse kandidatin republikan e mbështetën 9 persona.
Vendvotimet e tjera në vijim do të happen në shtetin e Vermontit në 05:00 sipas kohës lokale (më 14:00 me orën e Tiranës dhe Prishtinës(GMT). Rezultatet e votimit do të shpallen menjëherë pas përfundimit të tij në shtete individuale. Të parat më 18:00 duhet të mbyllen qendrat e votimit në shtetet e Indiana dhe Kentucky (më 03:00 të datës 7 nëntor sipas orës së Prishtinë dhe Tiranës).
Edhe përfaqësues nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Shqipëri janë duke vëzhguar zgjedhjet në SHBA
Një grup anëtarësh të KQZ nga Shqipëria kanë ditë që ndodhen në SHBA, që të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Së bashku me përfaqësuesit e nga vende të ndryshme të botës për shkëmbim eksperience ata do të vëzhgojnë votimin në Ohio dhe qarkun e Columbus dhe në Wiskonsin. Grupi i vëzhguesve përfshin edhe punonjësit e Ambasadës së Shqipërisë në Washington. Ata do të punojnë në qendrat e votimit në Ohio, Illinois, South Carolina dhe Florida.
Vëzhguesit shqiptarë nga KQZ-ja e Shqipërisë do të punojnë në kuadër të OSBE-së.

Në SHBA u hapën qendrat e para të votimit
Në SHBA filluan zyrtarisht zgjedhjet presidenciale. Qendrat e para të votimit u happen në dy qytete të vogla të shtetit New Hampshire – Dixvill Notch dhe Hart’s Location. Sipas traditës, banorët e tyre – që përbëjnë në total 47 vetë – kanë mundësinë për të votuar më parë nga të gjithë në vend, menjëherë pas mesnate me orën lokale (më 09:00 sipas orës së Prishtinës dhe Tiranës).
Fillimi i hershëm i zgjedhjeve ka më tepër rëndësi reklame, që llogaritet për të tërhequr vëmendjen ndaj hoteleve lokale ku po zhvillohet votimi.
Në 07:00 sipas kohës së Bregdetit Lindor të SHBA-së (më 15:00 me orën e Prishtinës dhe Tiranës) fillojë votimi në qendrat e tjera të New Hampshire dhe më tej në të gjithë vendin nga lindja në perëndim. Votime sipas vendeve që do të mbyllen në orën 8 deri në orën 9 të mbrëmjes këtu në SHBA, dhe 2:00 pasmesnate në Prishtinë dhe Tiranë
Anëtarët amerikanë të ekuipazhit të SKN votuan para kohe në zgjedhjet e Presidentit të SHBA-ve
Astronautët amerikanë Sunita Williams dhe Kevin Ford, të cilët gjenden në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar, votuan për kandidatit e preferuar për postin e Presidentit të SHBA-ve para se të niseshin me shërbim në SKN.
Nëse astronautët nuk do ta kishin bërë këtë më parë ata mund të votonin direkt nga orbita afër Tokës nëpërmjet fletëve të votimit elektronike.
Sistemi “i votimit në kozmos” u testua për herë të parë në SHBA në vitin 1996.
Në SHBA po mbahen zgjedhjet e përgjithshme presidenciale dhe parlamentare
Rezultati i garës kryesore elektorale presidenciale për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë është i paparashikueshëm, për herë të parë në histori . Shanset e Presidentit të tanishëm Barak Obama dhe rivalit të tij Mitt Romney për fitore janë pothuajse të barabarta “kokë më kokë”. Edhe pse, sipas shumicës së sondazheve të opinionit publik, Obama është pak më përpara, diferenca në pozicionet e kandidatëve është e papërfillshme: 1-1,5% – tregues ky që nuk shkon madje as përtej kufijve të gabimit statistikor.
Vetë kandidatët e kaluan ditën para zgjedhjeve në shoqërinë e yjeve të rock-ut: Barack Obama u shoqërua nga legjendari Bruce Springsteen, kurse Mitt Romney vendosi ta mbështesë këngëtari dhe muzikanti i njohur Kid Rock.

Ajo sipas parashikimeve mund të shkojë deri në 160.000.000 amerikanë, që janë regjistruar dhe mendohet se edhe kan për të shkuar për të votuar për president, në këto zgjedhje 2012, bazuar në më shumë se 90 për qind të qendrave zgjedhore në të gjithë SHBA. Sipas, parashikimeve në bazë të fletëve të votimit në votimeve në këto qendra, nesër do të ketë një normë votimesh me më shumë se 68 për qind pjesëmarrje.
“Kjo ndoshta do të jetë norma më e lartë pjesëmarrjes që ne kemi parë qysh nga viti 1908”, e cila ishte në atë kohë (104 vjet më parë) 65.7 për qind, tha sot një ekspertë i njohur i këtyre votimeve në SHBA, Curtis Gans, drejtor i Komitetit jopartizane për Studimin e Elektoratit amerikan në Universitetin Amerikan dhe dekan i ekspertëve të pjesëmarrjes në zgjedhjet në SHBA.
Zgjedhjet e 6 nëntorit 2012 për nga pjesmarrja – parashihet se do të kaloin edhe zgjedhjet e 2008-së mes Obamës dhe McCain, ku norma e pjesmarrjes ishte 64.1 përqind, ose pjesëmarrjen e 63,8 për qind në vitin 1960 John Kennedy- sifidoi Richard Nixon, dhe që mbahej me e lartë nga vitet të mëparshme prej Luftës së Dytë Botërore e cila kishte thyer edhe rekoridin e zgjedhjeve presidenciale Howard William Taft mundi William Jennings Bryan në vitin 1908.
Ndërkohë, shtypi amerikan tregon sot se votuesit e ashtuquajtur të hershm që mund të përbëjnë deri në 40 për qind të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2012, nga sondazhet më prestigjoze, nxjerrë prej atyre që janë pyetur, njerëzve të cilët tashmë kanë votuar( votuesit e regjistruar që janë në lëvizje, pra, nesër nuk do të jenë për arsye të ndyryshme në shtetitn e tyre për të votuar) tregojnë se Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney janë : “head-to-head – kokë më kokë”.

Një garë kjo që i ka futur këto zgjedhje, për në Shtëpinë e Bardhë, sipas tyre si të parat në historinë e këtyre zgjedhjeve si më të barabartat në parashikimet, e të gjitha sondazheve në SHBA. Asnjeri prej tyre nuk ka për të pasur nesër një “natë të rehatshme” mbi njeri-tjetrin, as presidenti aktual Barack Obama dhe as sifidanti i tij republikan Mitt Romney, shkruan shtypi amerikan duke iu referuar sondazheve.
Deri tani mbi 18 milion amerikanë, sipas axhensisë Routers, tashmë kanë hedhur votën e hershme. Ndërsa sipas sondazhve ende nuk ka ndonjë të favorizuari në shtetet ku votata janë hedhur në “kuti” dhe presin nesër në mbrëmje për tu numëruar. Ndërkohë, sondazhet në rang kombëtar tregojnë se pjesa më e madhe e votuesve po rrisin mbështetjen për Mit Romnin, i cili gjatë kësaj fushate të gjatë dhe të lodhëshme, ka qenë në fillim shumë pas Presidentit Obama.
Zoti Barak Obama u bë Presidenti i parë në historinë amerikane që ka zgjedhur të votojë në votimet para ditës zgjedhore, 6 nëntorit. Ai ka votuar tre javë më parë në mëngjes, në qytetin e tij, Çikago. Sipas mediave amerikane, Obama tregoi patentën e tij pasi një anëtar i komisionit lokal zgjedhor i kërkoi një dokument identifikimi para se të votonte. Edhe Zonja e Parë, Mishel Obama, votoi me postë më 15 tetor për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit. Ajo e ka mbrojtur praktikën e votimit të mëparshëm edhe në emisionet televizive ku ka qenë ftuar gjatë këtyre ditëve.
Ndërsa zgjedhjet po afrohen nga dita në ditë, Presidenti Obama dhe sfiduesi i tij republikan, ish- guvernatori i Massachussttes Mit Romnej, kanë kërkuar pjesëmarrje masive dhe sa më të shpejtë në votimet e nesërme. Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara zhvillohen shtet më shtet, dhe është e rëndësishme që kandidati presidencial të fitojë në shtetet kryesore: sidomos si shtete kyçe llogariten Ohajo, Virxhinia dhe Florida.

Tre nga gjashtë sondazhe të përditshme amerikane, të axhensisve më prestigjoze kanë treguar kandidatin republikan Mitt Romney që po fiton një avantazh të lehtë, një ka treguar të favorizuar Obamën, ndërsa dy tjerë kanë mbetur të pandryshuar. Por, Obama duket se udhëheq në shtetet e pavendosura. Parashikimet e “New America Grove Insight” tregojnë se Obama është me një për qind avantazh, 45 për qind, kundrejt 44 për qind për Romnit. Sondazhet e CNN, CBS, NBC News, Wall Street Journal, Resmussen, Marist College, tregojnë se kandidatët janë barazim me nga 48 për qind mbështetje, me pak avantazh për Romnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *