Paul Tedeschini rreth shkrimit “Tregoni respekt për kundërshtarin, zotërinj polemizues!”
(Koment rreth shkrimit te Z.Ardian Vehbiu te publikuem ne gazeten MAPO)
Kur flitet per GEGENISHTEN, duhet te flitet njilloj edhe per TOSKNISHTEN. Te dyja jane dege te nji gjuhe.
I ashtuquejtuni DREJTESHKRIM i vitit 1972 nuk asht ba me debate ne tavolinen e gjuhtarve (siç sugjeron ketu komentuesi “Arbreshi”), por asht vendose ne tavolinen e gjinokastritit Enver Hoxha, i cili luftoi intelektualt verior perfshi ketu edhe kulturen dhe gjuhen e tyne.
Shumica dermuese e intelektualve verior (shumica katolik me kulture europrendimore) ishte kundra komunizmit, sepse:
1) Se pari komunizmi si sistem ekonomik ishte falimentar (siç e vertetoi jeta)
2) Se dyti si sistem shoqnor ishte antidemokratik (siç e vertetoi jeta edhe kete).
3) Pose kesaj Enver Hoxha erdhi ne fuqi nga serbet, te cilet ishin dhe mbesin anmiqt shekullor te popullsise se Shqipnise Veriore perfshi Kosoven.
Keto tri arsye kryesore e bane Enver Hoxhen kundra veriut.
Per keto arsye Enver Hoxha i eleminoi si kundershtar politik te komunizmit intelektualt verior, keshtu do te zhdukte edhe mendimet dhe veprat e tyne. Kete gja e vazhdojne edhe sot akademiket e pregatitun nga Enver Hoxha.
Prandej, tashti qe ra komunizmi, duhet te ulen gjuhtaret e te dy krahve ne tavoline per te vendose rregullat e gjuhes shqipe e jo ala EnverHoxha, por ne menyre shkencore. Por e keqja asht se ne Akademi mbizotnojne perseri komunistat enverhoxhian.
Lufta per te vendose rregullat gjuhesore ne dobi te gjuhes shqipe do te jete e vazhdueshme dhe e gjate deri sa çdo gja te zeje vendin qe meriton.
One thought on “Tregoni respekt per kundershtarin…”
Woah! I’m really enjoying the template/theme of this website. It’s
simple, yet effective. A lot of times it’s very difficult to get that “perfect balance” between usability and appearance. I must say you’ve done a
very good job with this. In addition, the blog
loads extremely fast for me on Internet explorer. Superb Blog!
Woah! I’m really enjoying the template/theme of this website. It’s
simple, yet effective. A lot of times it’s very difficult to get that “perfect balance” between usability and appearance. I must say you’ve done a
very good job with this. In addition, the blog
loads extremely fast for me on Internet explorer. Superb Blog!