Shenime per librin ” Darka e qenit”

Simfoni për Darkën e Qenit” Arif Molliqi

Shaban Cakolli

(ROMAN)

Redaktor: Ramadan Musliu

Boton: Shtëpia Botuese Faik Konica
Prishtinë, 2012

Lexuesit tanë sot në të shumtën janë të interesuar që të njohin  botën shpirtërore
të autorëve të rinjë.Ata bëjnë kërkime ,kërkime të cilat u ofrojnë të bukurën.Nga
kërkesat  që bëjmë,kemi hasur autorët  e rinjë
janë  shquar në punën e tyredhe kanë prurje të bukura. Unë do të përmendja këtu
Arif Molliqin, që është një autori i ri dhe shumë i suksesshëm që ka arritur
nivelet më të larta dhe të letërsisë evropiane,
pa përmendur dhe shumë autorë të rinj tek ne, të cilët vërtetë e kanë ngritur në
nivel dhe i kanë dhënë përmasa të reja letërsisë shqipe, që mund të lexohet nga çdo
lexues i botës. Pra i janë përgjigjur letërsisë
bashkëkohore, qoftë në drejtimet e rrymave të ndryshme letrare, qoftë si mesazhe apo
dhe përmbajtje e thellë, ku thelbi i kësaj letërsie është shqipja, por dhe shpirti
shqiptar,edhe pse krijuesit jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut.

Arif Molliqi

Arif Molliqi ka dhënë prova se është një ndër poetët,prozatorët,publicistët,që
punën e tijë në letërsinë tonë e merr me një përkushtim dhe ka bërë kthesa qoftë në
poezi,qoftë në prozë,duke ditur me
mjeshtri të kapë tema që janë aktuale për shoqërinë tonë.Ai pas Azem Shkrelit dhe
Podrimes,mund të llogaritet një ndër krijuesit tanë,që ka bërë dhe po bënë kthesa të
mëdha në letërsinë tonë,duke gëdhendur
gjuhën dhe nga këto gëdhendje po nxjerr thesare të mëdha.Arif Molliqin nuk e kisha
njohur më parë personalisht,por duke e lexuar me vemendëje të lartë prej kohësh,kur
e takova më dukej sikur të ishim njohur
nga fëmijëria.Përse themi kështu?Ky maestro i vërtetë i fjalës së shkruar,e bënë
lexuesin sikur të jenë rritur me te,gjatë kohës kur lexuesi lexon brendinë e tij
shpirtërore.Me një  thellësi shpirtërore,ndjesi artistike
,
me vargjet dhe rreshtat e tijë Molliqi ka fisnikruar letërsinë tonë,duke i sjellur
asaj vlera me mjeshtri,për çka edhe është nderuar me shumë çmime letrare.Arif
Molliqin personalisht e njoha para dy vitesh
kur u nderua ng LSHAKSH në Gjermani me çmimin  Shkreli,në vendin e parë.Më dukej  i
njejti,sikur kur e lexoje,sikur bisedoje me te,ai ishte vet vlera,vet poezia,vet
miku i mbushur plot fisnikëri.Vështirë do e kishim
për të përcaktuar nëse  Molliqi do të ketë bërë hapa më shumë në prozë apo
poezi,sikur ai të mos e thoshte  vet se e don më shumë poezinë.Arif Molliqi poezinë
e ka pasion dhe e shkruan për të shprehur ndjenjën
dhe përkushtimin e tij letrar.Ndoshta  në prozë për nga numri ka shkruar më pak,por
proza dhe poezia e tij janë të fuqishme,me një vlerë të rrespektueshme,vlerë që
tërhjek vemendëjen e lexuesëve,them të atyre
që leximin e bëjnë kujdesshëm dhe e kuptojnë në mënyrë profesionale,ndryshe një
kategori lexuesish duhet të lexojnë disahere për të kapur thelbin e këtyre vlerave
me brumin e duhur artistik.Sikur shumë krijues
tjerë që jetojnë në mërgim,edhe  Molliqi i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë,nuk
ka mundur të  i ikë boshtit të temave që për trajtim kanë mërgimin,ku vend qenësor
zënë malli dhe dashuria për atdheun.
Arif Molliqi është një krijues i cili rrugëton kujdesshëm qoftë në rrugën e
poezisë,qoftë në ate të prozës,duke ditur të shpërndajë brendinë ideore të fjalës së
shprehur në art.

Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, shkollën fillore dhe
gjimnazin i kreu në Deçan, studioi në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka
fillua pa diktueshëm por qe në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi
me humor dhe satirë e që, më vonë shkroj poezi, prozë, dramë dhe publicistikë…çka
gjer sot ka botua: “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994,“Në udhëkryq
pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996, “Loja e Sarkofagut”, (dramë),
Eurorilindja, Tiranë, 1998, “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999,
”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000, “Premiera e një pranvere”,
(poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000, “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001,
”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002, “Shënime nga arkiva e
qytetit D.”, (roman),F. Konica, Prishtinë, 2003, “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin
D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, ’04,“ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa,
Prishtinë, “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006, “Klubi
Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007, “Gruaja e vizatuar nudo”
(roman) Faik Konica, 2008″”Simfoni për darkën e Qenit”

Arif Molliqi shquhet ndër shkrimtarët bashkohës i cili gëzon disa cilësi në të
shkruar: talentin, stili n dhe tekniken dhe di ti akordojë ashtu siç duhet këto
elemente. Talenti është një karakteristikë e lindur.,një dhunti që ndoshta shumë nga
krijuesit e kanë,,por nuk kanë aftësinë për të e futur
në veprim  kurse Molliqi  me mjeshtri zoton njohjen dhe kuptimin e tij kur mund të
barazohet me kreativitetin artistik.

Do të gabonim nëse sigurohemi se talenti  të shpie gjëkundi, nëse nuk ke një stil
dhe një teknikë të caktuar.
Kjo është ajo qensorja se Arif  Molliqi ia ka dalur  veq talentit të ketë stil të
fortë dhe teknikë të përsosur në trajtimin e temave,qoftë në poezi,qoftë në prozë.

Këto aftësi, Molliqit nuk i erdhën  vetvetiu  por i fitoj me stërvitje, duke e
pasuruar me lexime të mira, Ai ew nisi krijimtarinë e tij me
vullnet,përkushtim,qëndrushmëri,për të i ofruar lexuiesit të bukurën në
art.Fillimisht në shkrimet e tija din me mjeshtri të nisi idetë,të ndërtoj
shtjellimin,
me përkujdesje që mos të krijoi te lexuesit diçka të mërzitshme.Ai di të zgjedh
sekrete të cilat e tërhjekin lexuesin dhe e mbanë të mbërthyer pas vetes të mos
braktisë leximin deri të e ketë përfunduar në tërësi dhe e bënë të i ketë lënë
mbresa.Molliqi është i kujdeshëm në zgjedhjen e personazheve
duke ditur të radhis mjeshtrisht të bëmat e tyre,rolet,funksionet e tyre,me të cilat
ua servon lexuesëve shijen e një vlere dhe të një libri të sukseshëm
,ku lexuesi me padurim  pritë të lexoj librin tjetër të këtij autori.
në romanin ” Simfoni për darkën e qenit” që ka dalë këto ditë  Molliqi sfidoj format
e ngurta dhe tradicionaliste të të shkruarit sepse, në prozë ky sfidim lejohet pasi
romani është një zhanër i pakryer
.Arif Molliqi në këtë roman ka bërë që  vëmendjen e lexuesit ta mbaj të përqendruar
brenda rrëfimit, përkatësisht brenda atyre ngjarjeve që u ndodhin personazheve nëpër
kohën që duket mjaft absurde.
Sado që rrëfimi në këto romane duket autobiografik, Molliqi ka bërë të shpalos
paradokset e dhimbshme të të dy kohëve, dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme që vijnë si
të qëllimta në këtë kohë.
Libri i  Arif Molliqit”Simfoni për Darkën e  Qenit” është një libër vlerash me një
vokabular shprehës,i pasuruar me shprehëje e  tradita dukagjinase,duke i lidhur ato
me mendime artistike,duke dhënë figuracione
të mjaftueshme,gjuhë të rrjedhshme dhe muzikalitet.

në romanin ” Simfoni për darkën e qenit” që ka dalë këto ditë jam munduar t´i sfidoj
format e ngurta dhe tradicionaliste të të shkruarit sepse, në prozë ky sfidim
lejohet pasi romani është një zhanër i pakryer. Jam munduar që vëmendjen e lexuesit
ta mbaj të përqendruar brenda rrëfimit, përkatësisht brenda atyre ngjarjeve që u
ndodhin personazheve nëpër kohën që duket mjaft absurde. Sado që rrëfimi në këto
romane duket autobiografik, unë jam munduar të shpalos paradokset e dhimbshme të të
dy kohëve, dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këtë kohë

Në këtë roman ka edhe elemente të tjerë që ia shtojnë vlerën dhe lexuesi do ta
lexojë me kënaqësi dhe interesim. Mënyra e rrëfimit romanesk duket e lehtë dhe
funksionale, e rrjedhshme dhe e latuar
edhe gjuhësisht. Kur kësaj i shtohen edhe disa fakte që janë të ngulitura nëpër
faqet e historisë sonë, lexuesi do të gjejnë gjera shumë interesante.
Faqet e romanit janë të përshkruara  me shumë kujdes,të ndara në njëzetëeshtatë
kaptinaEdhe në këtë aspekt autori e  përshkruan rrëfimin tejet interesant dhe të
ndritur
. .
Romani i Arif Molliqit “Simfoni për darkën e Qenit.’’ shënon edhe një sukses në
prozën e këtij shkrimtari të frytshëm të letërsisë sonë bashkëkohore.Molliqi, siq
thotë edhe vet, është munduar që vëmendjen e lexuesit ta mbaj të përqendruar brenda
rrëfimit, përkatësisht brenda atyre ngjarjeve që u ndodhin personazheve nëpër kohën
që duket mjaft absurde.
Sado që rrëfimi në këtë roman duket se ka të ngjajshme me një biografik, gjithsesi
autori është munduar që përmes asaj biografie të shpalos paradokset e dhimbshme të
dy kohëve, dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këto
kohë…Para  këtij romani,Molliqi ka radhitur  bukur personazhet:Zog Shkoza,
Keqan Krasta,Eva;Zakja,Zari Krasta,oficeri,prokurori,togeri,ushtari,hetuesi
Defatorja K,të cilët më pas i filtron  dalngadal në njëzetëe shtatë kaptinat e
romanit i cili rrumbullakson 203 faqe.Ngjarjet nisin në
qytetin  D,ku  Zog Shkoza,do të mbahej në burg,do të torturohej rëndë,do te
fillonin hetuesi  ndaj tij,do të pyetej për shumë gjëra që kanë ndodhur njëqindvjet
para kohës së tij,të bëmat në kohën e tij,thuaj se
i tërë qyteti nuk kishte ndonjë problem më të rëndësishëm se të mirreshin me
ndriçimin e vrasëjes së një qeni!Quditërisht vrasja e një qeni dhe format për
ndriqimin e vrasëjes së tij,sillen në të gjithë romanin.
Vrasja e një qeni kishte qen një preteks ku mundoheshin të mbuloheshin krenaria e
rrejshme e oficerit dhe moralit të ushtarakut.Rrokullisja e ngjarëjeve ishte një
mister:Herë thuhej se qeni është vra brenda
kazermes,herë këtu,herë atje,dikush thoshte se krimi është bërë natën,dikush
ditën,nuk dihej vendi dhe koha ku ishte kryar krimi,madje personazhi kryesor togeri
ato kohe ishte larguar nga kazerma e Shkozës,disa thonin e transferuan,te tjeret e
burgosen,
madje shtrihej edhe dyshimi se gruaja nuk e kishte dashur,e kishte
tradhetuar,etj….Sido që të ketë ndodhur,për këtë simfoni ka për të u folur edhe
shumë e shumë,gjëra që nuk mund të  përshkruhen të gjitha përmes një vështrimi të
shkurtër.
Lexuesit që kanë pasion për të ndjekur të bukurën,është mirë të shpalosin këtë roman
domethënës,në të cilin z.Molliqi,ka përdorur  format për të e zgjëruar atë,duke ua
gjetur rrjedhën të i bëjë sa më interesante.
.Ai di të zgjedh sekrete të cilat e tërhjekin lexuesin dhe e mbanë të mbërthyer pas
vetes të mos braktisë leximin deri të e ketë përfunduar në tërësi dhe e bënë të i
ketë lënë mbresa.Molliqi është i kujdeshëm në zgjedhjen e personazheve
duke ditur të radhis mjeshtrisht të bëmat e tyre,rolet,funksionet e tyre,me të cilat
ua servon lexuesëve shijen e një vlere dhe të një libri të sukseshëm.Romani flet më
pas për ushtarakët në Shkozë,gjuetinë e tyre,
vështërsitë me  jetën e atyre ushtarakëve në një vend të huaj.Keqan Krasta është një
personazh tjetër me karakterin e tij të ulët,i cili shtronte darka me këto
regjime,darka të cilat e trishtonin gruan e tij Zaken.
e cila njihte ndyrësirat e Keqanit,moralin e tij të ulët,i cili e kishte tradhëtuar
Zaken dhe po  bënte jetë imorale me një jevge.Molliqi dallohet ndër romansierët e
shquar,i cili di të trajtoj mirë ngjarëjet,ngjarëjen e nisë
me një vrasje qeni,duke e shoshitur njërin ndër personazhet kryesor Zog Shkozën,i
cili gjykohet për vrasjen e qenit,edhe pse pretekst del  vrasja e një qeni,lexuesit
i mbetet të kuptoj se këtu nuk bëhet fjalë thjesht
për një vrasje qeni,por fjala është për një lëmsh të thurur keq nga mekanizmat e një
shteti të sëmurë,fijet e të cilit shpiejn në amoralitetin e një qarku ushtarak,të
një soldateske të huaj amorale në qytetin D.
Kjo soldateskë amorale pretendonin të zbatonin një të keqe që moti i kishte shtrirë
rrënjët nga një largësi,me ndihmën e një qarku njerëzish,që qëndronin larg
opinjonit,por që nxirrnin krye në shfaqjen
e vrasjeve enigmatike.Si burim i gjitha akuzave,bartës i sakrificave në ngjarëje na
del Zog Shkoza.Vrasja e një qeni,mbetet enigma dhe pesha e rëndë në qytetin  D,ku
torturat bien mbi Zog Shkozën.
Të keqen makabre mbi  Zogun,po e ushtronin:gjykatësi,avokati,oficer,toger e
ushtarak.Ndaj gjitha këtyre të këqijave,Zog Shkozës i kishte rënë ndërmend se në
mbrojtëje mund të e ndihmonte
Omeri i  Pal Lumit.Arsye ishte se  Omeri paska pasur një lidhje me ushtarakët.dhe e
tëra kjo lidhje do të mund të tregonte një histori në vete,që do të ndriçonte shumë
gjëra.Propozimi i avokatit që Omeri
të dëshmonte ishte pranuar,të cilin  Omeri e paska pranuar heshtur,por guximshëm.Nga
ky fillim i dëshmisë do të ndriçoheshin shumë gjëra,fillon një zgjidhje lëmshi,del
të kuptohet se në qytetin D,
prostitucioni paska filluar nga kazerma ushtarake!Kjo len të kuptohet se si një
ushtri e cila duhej të jetë themeli i një shteti,të bëmat e rregullimit të një rendi
i kishte nisur me imoralitet.
Në këtë ndyrësi rol lozin ushtarët,mjeku ushtarak,togeri,oficerët,të cilët kishin
mbledhur rreth vetes disa mikesha si:Defatorja K,Kuzhinjerja e trashë dhe  Vera,të
cilat kryanin profesionin  e kurvërisë,
madje  veq me oficerët edhe me kolektivin ushtarak.Jo rrallë në kazermë
organizoheshin mbrëmje të cilat i quanin festa të seksit,ku ushtarët tubonin para
për të shfryar epshet mbi mikeshat
e oficerëve.Tani dëshmitari ndoshta do të zgjidhte enigmën e simfonisë të darkës së
qenit,po ngjarja nuk  mbaron aty.Kur të gjithë ushtarët kishin tubuar pagat për
festën e seksit,dëshmitari kishte
detyrë shetitjen e qenit rreth kazermësEdhe pse nuk kishte radhën të shetiste qenin
atë natë,u detyrua të e bënte këtë,për shokun e tij,nga i cili shpesh kishte huazuar
të holla,kurse atë natë ai e kishte
kushtëzuar me borgjin.Si gjithë ushtarët tjerë edhe ky donte të ishte pjesë e lojës
të kësaj feste,andaj qenin e kishte lidhur për një trup gështenje,duke menduar se
kalimtarët kur të kalonin e të e shihnin
qenin aty do të kujtonin se roja është aty.Llava e ujqërve kishte zbritur nga
bjeshkët dhe e kishin shqyar qenin copë-copë.Kështu disi kishte përfunduar darka e
qenit,po simfonia nuk do të mbyllej këtu,
nga se burimi i saj ishte i thellë.Tri gra në kazermë:Vera,kuzhinjerja dhe defatorja
K,ishin orkestruese të kësaj simfonie:Deri sa me Veren dhe Kuzhinjeren oficeret nën
tingujt e muzikës,në tavolinat me  verë
rrushi po i shfrynin epshet,duke bërë pallon e sefasë dhe duke ua paguar pagat .mbi
defatoren K,shfryheshin radhazi ushtarët e etur për seks njëri pas tjetrit.Ushtari i
quajtur Kali i Banatës,do të kumtonte
lajmin për trupin lakuriq,të ngrirë dhe përgjakur  të defatorës K;e cila kishte
përfunduar nga seksi i pamëshirshëm i ushtarëve të uritur.E keqja thellohet,kur edhe
mjeku ushtarak kishte dhënë konstatimin
se defatorja  K,ka përfunduar nga dhunimi i shfrenuar.Edhe pas zgjedhjes së kësaj
enigme,Zog Shkoza mbetet në zhagitjen e aktgjykimit.Krerët e këtij shteti të
sëmurë,vdekjen e defatorës K,e arsyetojnë si
vdekje nga një sëmundje epidemike,e cila për shtetin arsyetohej.Shumë gazeta e
botojnë trupin e defatores K;kinse nga një sëmundje epidemike e quajtur Kolera e
kuqe.Kjo epidemi më pas do bëhej publike,e zeza e

e qytetarëve të Kosovës,epidemi kjo e shpikur nga krerët e shtetit,ku si pretekst
ushtria dhe policia do të futeshin në teritoret e Kosovës
si:Pejë,Prishtinë,Gjakovë,Prizren,Gjilan….kinse kjo ushtri shumëetnike
po mirrnin masa për të ndihmuar  Kosovën,kinse mos të përhapej kjo sëmundje!U fol se
për këtë epidemi u deshka një lloj  vakcionimi,por që shteti akuzonte shqiptarët se
nuk po pranokan vakcionimin
nga friga se i qon në shterrpësi!Madje shteti ankohej se kishte bërë hargjime të
mëdha për vakcinat që kishte sjell nga jasht,kurse shqiptarët po i refuzokan,kinse
virusin e kësaj sëmundje e kishin
sjellur pelegrin të Kosovës që ktheheshin nga vendet e shenjëta!Si pretekst të këtij
vakcionimi,shteti u deshka të mirrte masa ligjore kundër shqiptarëve,Kosova të
shpallet vend i rrezikshëm,të
shpallet gjendja e jashtzakonshme,të rrethohen kufinjët me ushtri e polici, ndalim
qarkullimi,pezullimi i tubimeve,koncerteve,dasmave e ceremonive mortore.Sërish
gjykimi mbi  Zog Shkozën vazhdoi,
mbrojtëjen e tij nuk e dëgjoj kush,as nuk u përfill.,pak kush e diti çfarë dënimi iu
dha,një gjë kuptohej:Vetëm dëshmia se shumë kohë askush nuk e kishte pa në katundin
Shkozë,as në qytetin D,tregon se ai
ishte dënuar gjatë.
Duke shtjelluar ngjarëjen e përshkruar të romanit”Simfoni për Darkën e Qenit”,sëris
h vijmë në ate që tham në fillim të shkrimit:Molliqi ka bërë të shpalos paradokset e
dhimbshme të të dy kohëve, dhe zhgënjimet
e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këtë kohë.
Molliqi ka bërë të shpalos paradokset e dhimbshme të të dy kohëve, dhe zhgënjimet e
njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këtë kohë.Edhe pse  Molliqi me mjeshtrinë
prej romansieri bukur  përshkruan ngjarëjet
duke i lidhur me  personazhet,sikur me personazhin Zog  Shkoza,përshkruan kolektivin
e shoqërisë sonë.Jemi dëshmitarë se shumë nga ne kanë kaluar nëpër paradokset e
dhimbshme të këtyre dy kohëve,
nën kthetërat e një shteti shumë nacional,që ka ushtruar dhunë e gjykime mbi ne,të
një ushtrie imorale,të një shteti të sëmurë,ngjarjeve enigmë,të zhdukurve e të
dënuarve gjatë ashtu si Zog Shkozën,madje
për të cilët nuk është ditur një kohë shumë gjatë,madje për disa kurrë.Simfoni për
Darkën e Qenit,është libri që meriton të bie në duar të çdo lexuesi të
vemendshëm,madje pasuron bibliotekën e çdo
lexuesi të mirëfillt.

One thought on “Shenime per librin ” Darka e qenit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *