Paul Ryan, kandidatë për zvendesPresident

Mitt Romney njoftojë se Paul Ryan është kandidatë për zvendesPresident në “biletën” Romney – Ryan për në Shtëpinë e Bardhë
 BEQIR SINA, New York
 Ryan, nuk është “shumë” i ri, (42 vjeç), dhe ka 15 vjetë në Kongres, megjithse ai tani sipas gazetarëve, analistëve, politologve amerikan duket se është një yll në rritje në Partinë Republikane dhe një nga më të preferuarit në mesin e aktivistëve konservatorë, që e shohin atë si thellësisht të angazhuar për parimet e tyre fiskale, dhe politikën konservatore republikane.
WASHINGTON : Kandidati Republikan Mitt Romney mitigun e radhës së fushtatës së tij elekotarle, sipas shtypit amerikan e ka përqëndrur në shpalljen e kandidatit të tij për zëvendës president, i cili është Kongresmeni Paul Ryan, nga Wisconsin.

Megjithatë e gjithë media e massmedia sot në SHBA-së vazhdon të shkruaje në çështje të politikave të Obamës, për kundrjet sfidantit të tij republikan, sot heret në mëngjes duket se iu dha fund spekullimeve rreth kandidatit Republikan për nën-president, që do të zgjedhi Mitt Romney, 16 ditë para konventës së Republikanëve në Tampa – Florida.

Gjatë një fjalimi që do të mbaj sot në shtetin e Virxhinias do të shpalli emrin e numrit 2 për në Shtëpinë e Bardhë, zëvendës Presidentin, ose si thirret ndryshe këtu në Shtetet e Bashkuara ” ticket-ën” Romney – Ryan”.

The Washington Post raporton, sot heret në mëngjes se “Ky veprim është një zgjedhje e guximshme për Romney dhe ai vjen në “dritë” mbasi që një numër i konservatorëve, i kishte kërkuar atij të bëjë këtë deklarim në javën e fundit, pra një javë para Konventës Republikane thuhet sipas disa thirrjeve të zëshme që vinin nga faqet e Weekly Standard dhe Wall Street Journal.”
Mirëpo, rreth orës 3 të mëngjesit, me kohën e Virginias një faqe e re në internet me domain-adresën www. Romneyryan.com, e cila thotë se “paguhet” nga fushata Romney, ishte e para që dha njoftimin e lajmit i cli është bërë lajmi kryesorë në të gjithë SHBA dhe mbarë botën.
 Fushta Presidencilae e Romney thotë se, “zgjedhja për VP -Zvendes/President e Paul Ryan është zyrtare . Mbasi , kandidati Republikan për President Mitt Romney e fitoi besimin Paul Ryan, mbasi ai është një politikan republikan i lidhur ngushtë me të ashtuqujaturin “Buxheti – Ryan”, ndërkohë që edhe plani i tij “Rruga për Prosperitet” që ai ofroi vitin e kaluar, dhe që përfshin shkurtimit të taksave për milionerë, së bashku me reformimin Medicare, janë përparsit e tij – të kësaj zgjedhje “befasuese dhe tëguximshme” shkruan sot New York Times në faqen e parë të ballinës.
 Z. Ryan, nuk është “shumë” i ri, (42 vjeç), dhe ka 15 vjetë në Kongres, megjithse ai tani sipas gazetarëve, analistëve, politologve amerikan duket se është një yll në rritje në Partinë Republikane dhe një nga më të preferuarit në mesin e aktivistëve konservatorë, që e shohin atë si thellësisht të angazhuar për parimet e tyre fiskale, dhe politikën konservatore republikane.
Në qendër të këtij buxheti është thirrja Ryan për të riparuar rrënjësisht Medicare ose të ashtuquajturin Obamacare, një “kritik e rreptë” e Republikanëve të problemet e sigurisë shëndetësore që ka një ndikim të madh në jetën e shumë njerëzve të vjetër amerikanë.
Këtu në Shtetet e Bashkuara dihet se votuesit e moshuar janë më “fanatikët” në votime dhe të vetimit që votojnë më shumë, ata janë bërë edhe grupi më i besueshëm i votuesve në çdo zgjedhje – dhe në zgjedhjet e 2008 ata ishin një zonë e “humbur” për republikanët. Megjithëse në vitin 2008, senatori John McCain fitoi votuesit të moshës mbi 60 në shtetin e tij Arizona me vetëm katër pikë, diferencë
Por zoti Ryan, një anëtar i Kongresit nga viti 1999, është gjithashtu një “shkreptimë e fortë- rrufeje” për demokratët të cilët e shohin atë si forcë lëvizëse prapa përpjekjeve të republikanëve për të shkurtuar ndjeshëm shpenzimet sociale dhe programe (entitlement ) të së drejtës qytetare.
Ai ka filluar dhe e ka ngritur reputacion e tij sidomos në “duelin” që fitoi shpesh herë në Capitol Hill, gjatë disa viteve të fundit, dhe u bë shumë shpejt një simbol publik për disa çështje që ai ngriti dhe kjo u vu në pah më shumë edhe, pasi republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e 2010 në mesin e mandatit të tij.
Si kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuseve për Buxhetin Kombëtarë, ai shtyu kolegët e tij drejt ” aksioneve” me guxim nga një pozicion pa kompromis në çështjet e buxhetit, nganjëherë duke i bërë kolegët e tij – edhe “të pakënaqur’ në lidhje me rreziqet politike të pozicioneve të tij.
Këto rreziqe janë shprehur edhe nga Newt Gingrich ish kryetari i Kongresit vitin e kaluar, i cili e ka quajtur planin Ryan të buxhetit si “Planin e krahut të djathtë – ndërkohë kongresmenin Paul Rayn ai e ka quajtur ” Inxhinieri Republikan i çështjeve sociale”.
Revista javore më e madhe e kryeqytetit amerikan Real Politika fare qartë shkruan sot, se Ryan është një problem për fushatën e Obamës: “Ryan gjithashtu është një prej “kampionëve” në reformën “Kupon-stil” sipas fjalës për Medicare e cila është kodifikuar si Obamacare, dhe ide të tjera që janë pika të shkëlqyera duke filluar prej ideve të kampionit të tregut të lirë në këtë front. Megjithëse. buxheti i tij mund të jetë i gabuar, por është shumë më pak mizor se po të themi, buxhetin e propozuar të Obamës, e cila do të shtojë në 11 triloin dollarë debitin të borxhit gjatë 10 viteve të ardhshme. “
Mirëpo jo të gjithë analistët, politikanët dhe gazetarët amerikan, njohëst të mirë të fushatave presidenciale në Shtetet e Bashkuara, nuk janë të të njëtave mendime për zgjedhjen e Paul Rayn si kandidatë për Zvendes Presidentë në këtë fushtë të Republikanënve.
WaPo’s Chris Cilizza shkroi, sot se “Rasti Paul Ryan për zëvendës president: për Demokratët nuk është fjalë për fjalë ashtu si po thuhet, nëse e “gjykojmë” nga afër – mbi perspektivën e Romney duke vënë Ryan në biletë, duke besuar se duke bërë kështu Romney mund të i kushtojë republikanëve jo vetëm Presidencën – Shtëpinë e Bardhë, por edhe Kongresin dhe në Senat për shkak të planit të diskutueshme të buxhetit që Rayn ka pas paraqitur në “shtëpinë” e tij në Wisconsin”
Sipas analistëve politik të këtyre zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara thuhet se :” Të mundë Obamën, Romney ka për të përmirësuar në diferencë ato çka humbi John McCain në vitin 2008, në mesin e votuesve të vjetër, për të cilët demokratët besojnë se do të jetë thjesht e pamundur në qoftë se ai ka për të mbrojtur buxhetin e Ryan dhe do të “harrojë” të moshuarit”.
Ndërsa Romney padyshim që do të duhet të shtyjë përsëri amerikanët kundër kritikave të buxhetit Ryan, të cilat ai e ka vlerësuar publikisht në të kaluarën, edhe pa Ryan në biletë, të cilat do të ishin ” një mijë herë më të vështira”dhetë komplikuar “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *