GJEOPOLITIKË APO GJEOGRAFI POLITIKE

Mr.  Fejzulla ABDULLAI

 

 

Nocionet gjeopolitikë dhe gjeografi politike, në dukje

mund të thuhet se kanë kuptimin e njëjtë, por nuk është kështu.

Megjithatë ndërmjet tyre ekziston një dallim, ngaqë që të dyja janë

shkenca të ndryshme. Në vazhdim të  këtij shkrimi do të japim një

shpjegim të shkurtër lidhur me     lëndën e       studimit   që kanë

këto  dy shkenca dhe    vendin e tyre   në sistemin e shkencave

gjeografike.

 

Disa fjalë mbi zhvillimin e gjeografisë si shkencë

 

Gjeografia si shkencë është e vjetër. Fillet e saj mund të thuhet se

janë qysh në shekullin e tretë para erës së re. Në këtë kohë Shkolla e

Aleksandrisë me Erastostenin si përfaqësues kryesor, pati mundësi të

njohë formën e Tokës dhe për herë të parë të përdorë emrin gjeografi.

Shkencëtarët e asaj kohe janë marrë vetëm me pyetjen KU, kurse pyetjet

ÇFAR dhe PSE kanë qenë lëna pas dore. Nga kjo shihet se pjesa më e

madhe e botës ka qenë e panjohur. Më vonë në zhvillimin e të menduarit

gjeografik tek grekët kanë ekzistuar tre aktivitete:

•       Kërkim dhe zbulim i vendeve të panjohura;

•       Përpunim i hartave dhe kolekcion i dokumentacionit për vendet e panjohura;

•       Spekulimet shpirtërore mbi materialin e kolektuar (me këtë janë

marrë vetëm filozofët grek).

Nga dietarët grek  që pat dhënë më tepër në zhvillimin e gjeografisë

është Herodot-i (485-425), kurse në fillim të erës së re paraqitet

Ptolomej (90-168). Të gjitha njohuritë mbi botën ky i fundit i pat

përmbledhur në librin “Gjeografi” të ndarë në tetë pjesë.

 

Hovin e zhvillimit shkencor gjeografia e pat në shekullin e 19. Në

gjysmën e dytë të këtij shekulli , A. Humbolt dhe K. Ritter, në

univerzitet gjermane themelojnë katedrën e parë për gjeografi. Në këtë

kohë kur shkencat qenë ndarë në natyrore e shoqërore, gjeografia

ndohet në gjeografi fizike dhe antropogjeografi. Pasi shkencat

natyrore patën një hov më të madh në zhvillimin e vet, kjo ndikoj që

edhe gjeografia fizike të zhvillohet me një trend më të përshpejtuar.

Gjeografia tradicionalisht është e sistematizuar në grupin e shkencave

natyrore, nga fakti se ajo sëpari lëndë studimi e ka natyrën e pastaj

elementet përbërëse të saj.

 

Duke u nisur nga fakti se gjeografia si shkencë në mënyrë komlekse e

studion natyrën dhe krahas me të edhe shoqërinë, si rjedhojë e kësaj

patën lindur dy doktrina:

1. Determinizmi natyror dhe

2.  Posibilizmi

 

Sipas determinizmit natyror, natyra dhe elementet përbërëse të saj,

kanë një rol vendimtar në shtrirjen e popullsisë, aktivitetin e saj,

mënyrën e jetesës etj.

Posibilizmi në raport njeri-natyrë, prioritet i jep njeriut dhe shoqërisë.

 

 

Lindja e gjeopolitikës dhe gjeografisë politike

 

Nga këto dy doktrina, në kuadër të gjeografisë, lindën dy shkenca:

gjeopolitika dhe gjeografia politike. E para e pakapshme në sistemin e

shkencave të gjeografisë bashkëkohore. Interesat mbi natyrën, si në

aspektin gjeopolitik dhe gjeografisë politike, janë shumë të vjetra.

Aristoteli rëndësi të posaçme i pat dhënë kushteve relievore. Herodoti

e mendon të kundërtën- te popujt e mëdhenj ekziston ideja për okupim

të trojeve të huaja. Sipas Hipokritit në rruzullin tokësor ekzistojnë

tre breza: 1. Brezi i ngrirë i veriut (aty jetojnë njerëzit fizikisht

të zhvilluar). 2. Brezi i nxehtë ( këtu jetojnë njerëzit me njgjyrë më

të erët dhe të vegjël). 3. Brezi i mesëm (këtu jetojnë njerëzit më të

aftë). Rousseau (Ruso) madhësinë e shtetit e quan si element me

rëndësi gjeopolitik. Shikimet politgjeografike i ka edhe tek V.Petty.

Raporti në mes varësisë së politikës dhe hapësirës, në analizat

gjeografike është një proces i vazhdueshëm. Nga ky shkak në kuadër të

antropogjeografisë, shumë shpejt lindi gjeoprafia politike. Këtë

nocion për kerë të parë e pat përmendur Turgot më 1750.

 

Në kohën e fundit në qarqet shkencore ështe debatuar mjaft mbi

konceptin e gjeopolitikës. Kjo nga fakti se ndërmjet këtyre dy

shkencave është vështirë që të tërhiqet një vijë e qartë e cila do të

tregonte ndonjë dallim rrënjësor. Sipas disa autorëve lidhur me

gjeopolitikën paraqiten dy pyetje thelbësore: A ekziston   mundësia që

gjeopolitka të afirmohet dhe të kufizohet në kuptimin akademik,

përkatësisht vall ekziston mundësia që të përcaktohet lënda e studimit

apo ajo është vetëm një term për përcaktimin e shpekulimeve

ideologjike. Dhe e dyta,  nëse gjeoplitika mund të jetë shkencë, vall

është pozicionimi i saj në mes shkencave gjeografike ose atyre

politike.

 

Megjithatë, gjeopolitika bashkëkohore ka lëndën e vet te studimit dhe

dallon nga lënda e gjeografis politke. Përderisa gjeografia politike

studion shtetet dhe nëpërgjithësi bashkësitë teritoriale politike dhe

aspektin politik nga ana e ndimikit të faktorëve gjeografikë, nënvizon

një autor, gjeopolitika studion rëndësinë e kushteve gjeografike në

politikën e shtetit, ndaj ajo mund të jetë vetëm një dishiplinë si urë

ndërlidhëse në mes gjeografisë dhe shkencave politike, por më tepër

anon nga shkencat politke. Ajo paraqet një interes të veçantë për

politikanët, juristët dhe eprorët ushtarakë. Disa janë të mendimit se

mund të sistemohet në shkencat ushtarake.

 

Gjeopolitika në shërbim të politikës ekspanzioniste

 

Gjeopolitika është e lidhur drejtpërsëdrejti me natyrën, ndaj mund të

thuhet se ajo e studijon hapësirën gjeografike për nevojat e politkës.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 19 paraqiten ndryshme të shpejta në

konstelacionin politik botëror. Paraqiten shtete me zhvillim ekonomik

kapitalist të cilët synojnë në kolonizimin e vendeve të huaja. Kjo

solli që edhe raportet në mes tyre të ashpërsohen. Në këtë mënyrë u

ripërtri sistemi gjeopolitik, i cili fillet i ka qysh në kohën antike.

Duke u nisur nga pozicioni i interesave politike, shumë shtete me

ndihmën e faktorëve gjeografik filluan t’i arsyetojnë qëndrimet e tyre

eksploatuese. Në kohën e kolonizimit determinizmi gjeografik  fiton

formën teorike reakcionare. Kjo, sipas shumë autorëve, mund të shihet

në veprat e Riter-it, Racel-it, Mehen-it, Makinder-it, Hetington-it,

Maltus-it e shumë të tjerëve. Teoria reakcionare gjeopolitike gjen

mbështetje të fortë edhe në nacizmin hitlerian të shekullit 20.

Kontributin më të madh në botkuptiomet gjeopolitike e ka Fridrih

Racel. Ai në librin e tij “Gjeografia politke” shtetin e shikon si

dukuri biogjeografike, unitet ndërmjet jetës dhe hapësirës. Në

analizat politiko-gjeografike ai mbështetet në dy lloje ligjesh-

ligjet biologjike dhe ligjet gjeografike. Në sajë të studimeve të veta

Racel vjen në përfundim se luftërat ose konfliketet politke  në mes

shteteve janë dukuri e natyrshme të cilat janë si rjedhojë e

kundërthënieve në mes jetës së shteteve, e cila është mjaft dinamike

dhe hapësirës e cila është statike, e pandryshueshme.

Nga ana tjetër edhe Makinder-i ka gati botkuptime të njëjta si të

Racel-it. Disa analistë qëndrimet e këtij teoricienti i konkludojnë në

këtë mënyrë: “Civilizimi dhe historia evropjane janë produkt i luftës

shekullore kundër invazioneve aziatike”. Sipas përfundimeve të tij

(Makinder-it) Azia Qendrore dhe Siberia qenkan boshti i historisë, ose

zemra e sterës (heartland), kurse Evroazia dhe Afrika janë ishull

botëror.  Ai është i mendimit se historia e njerëzimit nuk është gjë

tjetër, veç luftë nëmes forcave tokësore e detare. Madje konstaton se

në interes të paqes globale dhe ndërprerjes së ndikimeve deterministe,

qenka e nevojshëme që të vendoset baraspeshë në mes heartlend-it dhe

zonave periferike- rimland-it. Tezat e njohura të Makinder-it janë

këto:

•       Kush sudon Evropën Lindore sundon zemrën e sterës (heartland-in);

•       Kush sundon zemrën e sterës sundon ishullin botëror (world island);

•       Kush sundon ishullin botëror sundon edhe me brezat përreth, d.m.th.

me tërë botën.

 

Disa autorë bashkëkohorë, gjeopolitikën e definojnë në këtë mënyrë: “

Gjeopolitika është shkencë që studion ndikimin e pozitës gjeografike,

pasurive natyrore dhe rrethit fizik në politikën e jashtëme të shtetit

dhe  ka burimet e veta jo vetëm në gjeografi, por edhe në ekonomi,

histori dhe në shkencat ushtarake”. Etimologjikisht kuptimi i nocionit

gjeopolitikë ka kuptimin politika e natyrës.  Shumë autorë janë të

mendimit se era e globalizimit sjell në shuarjen e shtetit dhe me të

sjell që  edhe lënda e gjeopolitkës të jetë e pakuptimtë.

 

Tezat gjeopolitike të autorëve që i përmendëm dhe disa të tjerëve, në

gjysmën e parë të shekullit 20 në tërësi i pranoj Hitleri, i cili më

vonë qe nismëtari i një lufte ekspanzioniste me përmasa botërore. Ai

duke u bazuar në tezat gjeopolitike, objektiva e tij finale ka qenë ta

okupojë botën e pastaj ta ndajë në zona ndikimi të cilat do t’i

mundësonin që të krijonte një shtet të komodshëm gjerman, ku raca

gjermane do të bënte një jetë të tillë e cila do dallonte nga ajo e

popujve të tjerë. Këto ishin ëndrrat e Hitler-it që nuk u reapizuan

kurrë.

 

Gjeopolitika pasi ka karakter ekspanzionist, në fund të shekullit të

kaluar gjeti mbështetje të fortë edhe në politikën

ekspanzioniste-fashistoide millosheviqjane gjatë shpërbërjes së

Jugosllavisë, ku ai kish si piksynim në sërbizimin e trojeve përreth

dhe pasatj krijimin e Serbisë së Madhe.

 

Koncepti i gjeografisë politike

 

Zhvillimin e gjeografis politike shumë autorë e shqyrtojnë në disa

faza. Studiuesi kroat,Vlatko Cvrtila, është i mendimit se ajo mund të

shihet në tri faza. Sipas tij fazat janë këto: 1. Studimi i raporteve

në ambient, 2.  Studimi i aftësis kombëtare, 3. Studim i rajoneve

politikë.

 

Në sajë të kësaj ndarjeje ky ator është i mendimit se gjeografia

politike paraqitet në fazën e dytë, përkatësisht në studimin e

aftësisë kombëtare dhe shtetin si formë themelore për studimin dhe

zgjerimin kombëtar. Në fakt kujdes të posaçëm në studimert e veta ajo

i kushton shtetit. Pra gjeografia politike i studion shtetet dhe

nëpërgjithsi bashkësitë territoriale-politike.

 

Megjithatë, në literaturën shkencore akoma nuk mund të gjendet një

koncept i qartë për këtë dishiplinë shkencore, e cila kohën e krijimit

nuk e ka shumë të gjatë. Edhe pse ësht një fushë shkencore ku më tepër

ka trajtim teorik se sa praktik, nuk është e përfshirë vetëm në

shkencat e gjeografisë, por edhe në shekencat politike, nëpërgjithësi.

Gjeografia politike si shkencë është themeluar gjatë studimit të

shteteve, përkatësisht zhvillimit të tyre, dhe është në shërbim të

shkencës. Ndërsa gjeopolitika si shkencë vazhdimisht e ndërron lëndën

e studimit të vet dhe ekziston vetëm që t’i shërbejë politikës.

 

 

Gjeopgrafia politike studion njësit territoriale-politike dhe proceset

politike nga aspekti i ndikimit të faktorëve gjeografik në kuptimin më

të gjerë, ndërkaq gjeopolitika shkon një hap më lark, në kuadër  të

shkencave juridike- politike studion rëndësinë e faktorëve gjeografik

në politkën e shtetit. Një autor thotë se ajo nuk është dyfishim i

gjeografis politike ose ndonjë interpretim subjektiv, por është një

dishiplinë lidhëse në mes gjeografis dhe shkencave politike.

 

Nga kjo shihet se që të dyja këto dishiplina shkencore edhe pse

rrënjët i kanë të vjetra, si shkenca zhvillohen vonë.  Që të dyja

lëndë studimi kanë hapësirën, por përsësi ekziston një dallim në mes

tyre. Gjeografia politike i shërben shkencës, kurse gjeopolitika

politikës së shtetit. E para lëndën e studimit nuk e ka ndryshuar

sipas kohës, ndërsa e dyta vazhdimisht e ka ndërruar, ndaj dhe nuk

mund të thuhet se ka një lëndë studimi të caktuar. Me kalimin e kohës

dhe me ndryshimet shoqërore-politike që kanë ndodhur gjatë kalimit të

kohës, kjo  e dyta vazhdimisht është zhvilluar dhe përshtatur sipas

nevojave të politikës së shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *