BEQIR SINA, New York City
Spektakli më i madh në botë : dhe që mbahet në këtë lloj mënyre prej gjysmë shekulli, është spektakli piroteknik i sponsorizuar nga superkompania Macy-s, e cila këtë vit hodhi 40 mijë tonelata fishekzjarre në qiell njujorkez
NEW YORK CITY : Njujorkezët festojnë katër korrikun me një nga spektaklet me të famëshme në Shtetet e Bashkuara, me fishekzjarre të cilat i sponsorizon dy dekadat e fundit super gjigandi i tregëtisë Amerikane kompania Macy-s. Sipas medias njujorkeze 40 mije tonelata fishekzjarre janë hedhur nga disa anije të mëdha që kishin rrethuar ishullin e 12 milion banorëve, dhe topave në pika kyçe që lidhin ishullin nga të katër anët .
Miliona turistët e huaj dhe vendasit, me orë të tëra qendruan duke vështruar spektaklin e mahnitëshëm përgjatë brigjeve të autostradës West Side dhe FDR në dy anët e lumenjëve Hudson dhe East River për të festuar sipas traditës popullore 4 Korrikun 236 vjetorin e pavarësisë së SHBA.
Ndërtesa më e lartë në zemër të qytetit Empire State( 127 kate), ishte e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me dritat të kuqe, dritat e bardhë dhe dritat blu. Spektakli madhështor i fishekzjarrve, është parë nga të pestë qytet – lagjet e Nju Jorkut, dhe është shikuar edhe shtetet fqinjë New Jersey dhe Connecticut .
Show i fishekzjarreve i superkompanisë së tregëtimit të mallrave të shtrejta Macys mbi lumin Hudson, East River dhe tre urat më të mëdha si Verrazano Bridge, Washington Bridge, Brooklyn Bridge për nder të katërt korrikut për të festuar Ditën e Pavarësis është konsideruar si më spektakolari në botë.
Megjithëse e gjithe Amerika feston 4 Korrikun , Nju Jorku, si çdo vitë jo vetëm mbane mbi vete nje spektal nga me madheshtor, qe rrall here te bie rasti ta shijosh e te shikosh, por edhe terheq vemendjen e mbar njerezimit, anemban globit. Mbremja, ne Nju Jork , qytetin 12 miljon banoresh, pershkruhet si fenomenale. Miljona njerez mbildhen pergjate dy brigjeve te lumenjeve Hadson (Hudson River) dhe ai Lindor (East River), si dhe pergjate Atlantikut ne afersi te ures me te madhe ne bote Verrazano Bridge, dhe George Washington Bridge .
Ura Verrazano, eshte me e reja dhe me e gjata e New Yorkut. Ajo lidhe dy qytetet e Nju Jorkut, Brooklyn-in me ishullin Staten e Island-in. Ne lumenjte Hadson (Hudson River) dhe ate Lindor (East River) jane ankoruar prej disa diteve, qindra anije te te gjitha me vela te madhesive te ndryshme. Ndersa, disa anije luftarake bejne demostrime pershendetse, duke hedhur ne ajer ne form shatarvani ujin me tre ngjyra – bardhe, kuq e blu.
Ne luftanijen muze te luftes se dyte boterore(Interpied), qe i ngjan nje kalaje gjigande te vendosur ne mes te ujit ( nendetse, tanke te luftes, dhe paisje te tjera ushtarake, te perdorura gjate lufterave) vizitohen sot, nga miljona turiste te amerikan, dhe te huaj. Ne Nju Jork (Manhattan), me kete rsate vijne per te festuar ditelindjen e Amerikes, se bashku floten detare Amerikane, vijne edhe anijet e ardhura pothuajse nga e gjithe bota, duke filluar nga Portugalia, Spanja, Anglia, Malta,Italia, Ukraina, Turqia, Indonezia, Brazili, Argjentina, Zelanda e Re, Japonia, Filipinet, Maroku e Libani.
” Zoti e Bekoftë Amerikën ” eshte teme e festimeve te 236 Vjetorit te Pavaresise se SHBA-es, per 4 Korrikun 2012. Fishekzjarre spektakolare dhe partitura muzikore ne harmoni me stile vokale unike amerikane – nga koncerte parada dhe ansamble korale. Ne Broduej – Times Square ne zemer te Nju Jorkut, dhe në Central Pak shfaqet koncerti më i madh i cili është eventi më tërheqës, koncerte i hapura me yjet e muzikës popullore amerikane ku këtë vit preformuan Katy Perry dhe Kenny Chesney të shoqëruar nga performanca muzikore e yllit të ri të serialit televiziv te NBC ‘Smash’, Katharine McPhee, këngëtare pop dhe ish-yll i ‘American Idol’.
Vallëzim me një flamur amerikan, po bënte edhe një shqiptarë, emigrantë që vitet e fundit është bërë qytetarë amerikanë. Miku im mbasi ka kaluar gjithë jetën e tij nën diktaturën e regjimit të diktatorit Enver Hoxha, ka dalë me gjithë familjen e tij në bregun e lumit Hudson, i tha gazetës tonë:” se fishekzjarret më kan mbushur mua dhe fëmijët e mi me emocione.”Është bukur,” tha ai shumë bukur asnjëherë në jetën time nuk kam përjetuar këto emocione. “Kjo më bën të ndjehem më shumë krenar që të jemë, me gruan dhe fëmijët pjesë e këtij vendi. Unë jam pothuajse në lot, duke festuar pavarësinë e vendit që më dha lirinë.”
Kryetari i Bashkisë Bloomberg, thotë se :”Nëse ju jeni një republikan apo një demokrat apo një i pavarur si unë, nëse ju jeni tifozët e Yankees apo Mets apo kushdo tjetër, ka një gjë ku të gjithë jemi një – është 4 Korriku Dita e Pavarësisë së SHBA,” tha Bloomberg. Ndërsa, shtoi ai se :”Dhe kjo është sepse është një privilegj i madh në jetën ne çdo amerikani. Ky është një vend që na bën të gjithëve të jemi krenarë mbasi të gjithë vendin janë duke festuar pavarësinë e vendit.”
4 korriku është festa e pavarësisë së SHBA-ve, që këtë vitë shënoi 236 viteve të ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara. Amerikanët, të cilë dallohen në të gjithë botën për ndjenja të zjarrta patriotike, e duan flamurin e tyre tri ngjyrësh kuq-blu e bardhë, duke e vendosur atë në çdo shtëpi, apo institocion shteror apo privat.
Amerikanët gjejnë rastin të shfaqin krenarinë e tyre në këtë ditë feste kombëtare ku festojne historinë dhe traditat e vendit të tyre, me fishekzjarre, pjekje mishi në zgara, parada patriotike, koncerte madhështore, piknik familjare, ndeshje basketbolli, bejsbolli dhe futbolli dhe ceremoni nga të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vend i veçantë gjatë kësaj feste e rezervohet ushtarëve amerikanë në bazat e tyre në Europë, Azi e kudo ku shërbejnë këta ushtarë me ngjyrat dhe flamurin kombëtarë, si në Kosovë, Afganistan, Irak e tjerë.
New Yorku, i cili është qyteti që tërheq vëmendejn e gjithë Amerikës për mënyrën sesi e feston këtë ditë të shënuar, i ka nisur festimet që të martën me zbulimin e një flamuri të madh me yje në versionin artistik në Bryant Park, dhe në mes të urës George Washington Bridge.
Gara kush ha më shumë Hot Dog në Brooklyn New YORK, është gara tradicionale e cila ka 97 vjet që mbahet në të njëjtin vend dhe në të njëjetën datë 4 Korrik – Në Brooklyn – New York, plazhin e njohur këtu në Brooklyn – Stillwell, u shënua dje festa e 4 korrikut me konkursin tradicional ‘Hot Dog Eating’ e restorantit Nathan, spektakel tipik amerikan në të cilin bëhet fjalë për një garë mes ngrënesve profesioniste ku fiton ai që ha më shumë hot dog në 10 minuta.
Gara është organizuar nga lagjeja Coney Island në një prej fast food-eve më antike në botë, specializuar në paninen e bute me salçiçe – Nathans. Me 68 hot dog të hëngura për 10 minuta, Joey Chestnut rikonfirmohet për të gjashtën herë në radhë kampioni i Shteteve të Bashkuara. Gara u zhvillua në 4 korrik 2012 në Brooklyn – New York, plazhin më të populluar në Coney Island dhe u ndoq nga 40 mijë pushues.
Ndërkohë për femra e para doli Sonya “Black Widow” Thomas, nga Aleksandria, Virginia, e cila e mbrojti titullin e saj në konkurrencën e femrave, duke ngrënë 45 hot dog – salçiçe me panine, në 10 minuta, pra pesë më shumë se ajo e hëngri vitin e kaluar. Edhe Sonya “Black Widow” Thomas, fitoi valixhen me 10.000 dollarë dhe rripin e kampionit, për femrat.