U mbajtë orë komemorative në kujtim të Dino Asanaj

New York : U mbajtë orë komemorative në kujtim të Dino Asanaj
BEQIR SINA, New York

Folësit, duke sjell kujtime nga jeta e tij – në komunitet, për më tepër, me këtë rast vlerësuan në shumë këndëvështrime kontributin e Dino Asanaj, i cili, sipas tyre, ka bërë shumë për Kosovën duke lobuar në SHBA, përkrahur luftën çlirimtare dhe zhvillimit ekonomik në periudhën e pasluftës – shtet ndërtimin e saj

MANHATTAN NYC : Në kujtim të Dino Asanajt, komuniteti shqiptar në Neë York, organizoi të shtunën mbasdite, një takim – homazh në New York, lokalin e njohur “Zana”, të pronarit shqiptar Shaqir Gashi. Disa miq të ngushtë, shok, bashkëpuntor dhe të afërm të, të ndjerit kan mbajtur një orë përkujtimore për kryetarin e Bordit të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës (AKP), Dino Asanaj, i cili u vra javën e kaluar në rrethana misterioze në një fshat afër Prishtinës.

Folësit, duke sjell kujtime nga jeta e tij – në komunitet, për më tepër, me këtë rast vlerësuan në shumë këndëvështrime kontributin e Dino Asanaj, i cili, sipas tyre, ka bërë shumë për Kosovën duke lobuar në SHBA, përkrahur luftën çlirimtare dhe zhvillimit ekonomik në periudhën e pasluftës – shtet ndërtimin e saj.
Ora komemorative u hap me një minutë heshtje dhe u mbajtë jo shumë larg ish- zyrës përfaqësuese të Qeverisë se Përkohshme të Kosovës ne Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ku si zëdhenëse e interesave të të popullit të Kosovës, – përfaqesuesit e saj – ishin në atë periudhë Dino Asanaj dhe profesor Shinasi Rama.
Ky tubim përkujtimorë u drejtua nga professor Shinasi Rama. Professor Rama i cili punojë një kohë të gjatë me të ndjerin Asanaj, mbasi foli mbi prejardhjen e tij familjare, theksoi se me ardhjen e tij në SHBA, ai e filloi punën e tij – ashtu si gjithë emigrantët e tjerë, duke e nisur që nga punët e vështira deri tek suksesi.
“Kështu që, tha profesor Rama, nga përfitimi që pati me dijen dhe konceptin në punë dhe shoqërinë amerikane, ai u kthye menjëherë në një nga promotorët e lirisë kombëtare në mërgatën shqiptare në SHBA.”

Duke vënë në pahë disa veti të tij – professor Shinasi Rama, theksojë se rreth tij u mblodhën shumë nga ata që i përkisnin emigracionit të vjetër, siç janë : Shaqirë Gashi, Bruno Selimaj, Rexhë Xhaklli, e të tjerë. Në këtë rrugë e sipër Dino Asanaj, u shpreh ai tregojë në komunitet se Dinoja nuk ishte vetëm një biznesmen i sukseshëm, por ai fillojë të jap edhe një kontribut të shquar në ngjizjen dhe lidhjen në komunitetin shqiptarë, në të gjitha format dhe mënyrat, anën finanaciare, anën morale dhe organizative, ai bashkëpunojë me të gjitha organizatat e komunitetit.

Në kuadër të bashkëpunimit më Asanajn, professor Rama kujtojë se :”Ai jo vetëm që u bë përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës në SHBA, për atë kohë, por u bë dhe “fytyra” e Kosovës këtu në SHBA. Kështu, që në heshtje ose haptazi ai mbështeti çdo njerin që merrej me problemin shqiptarë, luajti rol në zgjimin e çështjes kombëtare, duke lobuar për këtë çështje në Uashington dhe kudo duke ndikuar në kongresin senatin, qeverinë dhe institucionet e tjera amerikane.”

Dino Asanaj, sipas professor Ramës, ka qenë njeriu që kur Kosova, nuk kishte as qeveri as shtet që të përfaqësohej në Shtetet e Bashkuara, ai do të ishte përfaqësuesi i saj – kudo ku kishte nevojë Kosova . Me një punë të palodhëshshme dhe një kontributë të madh e mbajti gjallë në SHBA, idenë e Kosovës shtet të lirë e të pavarur, deri në vdekjen e tij.

“Ai ishte një njeri që kishte emigruara mbi 25 vjet dhe njeri që kishte bërë gjithëçka nga mundësit e veta., tha professor Rama duke shtuar se ne na vjen shumë keq – për ngjarjen që ndodhi, por “fundi i një njeriu të mirë vjen prej gjithçkaje – njeriu nuk matet me fundin e vetë, por matet me atë se çfarë ka bërë ai ne jetë”.

Më pasë e mori fjalën Intelektuali dhe publicisti z. Gjekë Gjonlekaj, ish gazetar i “Zërit të Amerikës”, i cili mes të tjerave vuri në pah se: “Vdekja e Dino Asanaj ishte një humbje e madhe, sepse ai ishte një njeri “tipik amerikan dhe tipik shqiptarë” sipas tij ai është një njeri që kemi për t’a kujtuar me respekt të veçantë”, tha zoti Gjonlekaj.

Shkrimtari i njohur Naum Prifti, redaktori i librave të Asanajt, tha se dy librat e tij – janë një shikim i gjatë përpara për të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë. “Të dy librat e tij “Shekulli i XXI” dhe libri “Kombi” , theksoi Prifti, padyshim që kan vlera të mëdha duke mbetur jo vetëm si dëshmi por edhe si udhërrëfyes për çështjen shqiptare.” Dino, për këtë tha shkrimtari i njohur Naum Prifti, u mor edhe me publikime të artikujve të shumtë, por edhe të librave, vetëm e vetëm për të vënë në pah të vërtetën mbi Kosovën, Shqipërinë dhe Lëvizjen Kombëtare, pa harruar asnjëherë atë se si e kishte filluar ai jetën në emigracion.

Në këtë takim – homazh kushtuar vdekjes së Dino Asanajt, mori pjesë edhe Ambasadori i Kosovës në Washington, Akan Ismaili dhe Konsulli i Kosovës në New York, diplomati Fatmir Zajmi.
Ambasadori Ismaili, mbasi vlersojë lart kontributin e Dino Asanaj në Kosovë si gjatë luftës për liri e pavarësi por edhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës, theksojë se Dino Asanaj dha gjithëçka për Kosovën, për t’a bërë atë një Kosovë europiane dhe moderrne – ai punojë shumë me gjithë qenjen e tij për Kosovën.
Veprimtari i dalluar i komunitetit, zotëri Shaqir Gashi, e quajti Asanajn një njeri shumë vizonar , të guximëshëm dhe atdhetar. Me Dino Asanaj, tha zoti Gashi u njohëm diku në mbarim të viteve ’80-të të shekullit të kaluar, ja këtu në New York. Që në takimin e parë ne u bëmë miq, dhe këtë miqësi e vazhduam deri sa ai ndërroi jetë. Andaj u shpreh ai e kam shumë të vështirë të flasë sot për Dinon, sepse me të më lidhën shumë kujtime. Vdekjen e tij e kam përjetuar tepër rëndë dhe më duket e pabesueshme që ai nuk është më në mesin tonë.

” Si unë , edhe ju besojë se ruani të njëjtat kujtime për Dino Asanajn, shprehet zoti Gashi në fjalën e tij, duke shtuar se të gjithë e dimë se ai në rradhë të parë qe një njeri i mirë. Të gjithë e dimë se ai qe një aktivist i njohur në komunitetin tonë. Të gjithë e dimë se ai qe një njeri i guximëshëm, një vizionar që parashikonte gjërat shumë kohë para se të ndodhnin. Ishte ndër njerëzit e rrallë në komunitet që, shumë vite para se të fillonte lufta në Kosovë, ai apelonte tek shqiptarët se duhej të përgatiteshin për luftë, sepse pa luftë nuk çlirohej Kosova. Në atë kohë shumë njerëz e keqkuptuan se nuk mendonin se shqiptarët ishin të gatëshëm të luftonin me Serbinë, mirëpo, parashikimet e tij – dolën të vërteta.”

Dino, tha zoti Gashi si e thërrisnim ne atë, e ndihmoi Kosovën në shumë mënyra, teksa lobonte në Washington, merrte pjesë në mbledhjet të komunitetit ku shquhej për ide origjinale e të guximëshme, por nuk kursente as mjetet materiale për t’a ndihmuar Kosovën. Ai ishte ndoshta nga të vetmit ata që kur nuk i “pëlqente” diçka për Kosovën, i kundërshtonte hapur dhe me guxim edhe senatorët, kongresmenët, apo zyrtarët e lart.

Kulmin e angazhimit në karrierën politike, Asanaj e arriti si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha zoti Gashi, duke nënvizuar se të një rëndësie të veçantë tek ai kanë qenë veprimet e pareshtura që ai i bëri për afirmimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës në qarqet politike e diplomatike në ShBA dhe për përfaqësimin e Kosovës e të interesave të saj, fill pas çlirimit. Në këtë cilësi, por edhe me përgatitjen e lartë e njohuritë që kishte, Dino Asanaj kontribuoi si këshilltar në Konferencën ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje.

Gashi u shpreh gjithashtu se : “Për këtë qëllim ndihma më e madhe qe gjatë luftës së Kosovës, duke qenë edhe zëdhënës i UÇK-ës, në Amerikë dhe ndërlidhja e saj- me administratën amerikane, ai gjatë Konferencës së Rambujes së bashku me professor Shinasi Rama iu bashkëngjiten delegacionit të Kosovës dhe ndihmuan atë për të marrë vendime historike, për Kosovën.”

Dino, tha në fund të fjalës së tij zoti Gashi, pas çlirimit të Kosovës, u kthye atje me ide për zhvillimin ekonomik të Kosovës, bashkë me Skënder Gjilagën duke ndërtuar atë fshatin ndërkombëtar afër Prishtinës , e cila është një mrekulli e paparë në Kosovë me shtëpi të bukura si në Amerikë.

Gazetari nga Kosova, që banon në New York, prej vitesh z Luz Thaqi, publicist dhe studiues i diplomicisë, mbajti një kumtesë të shkurtër me titull: ” U shkëput nga jeta atdhetari i devotshëm Dino Asanaj – që një jetë ja kushtoi Atdheut”.
Në fillim të fjalës së tij – Thaqi theksoi se në këtë fjalë të shkurtër dhe modeste ndjaë një jete dhe vepre aq të madhe të mikut tim afro dyzet vjeçar, që nga studimet e deri para disa ditëve kur ai u shkëput nga jeta , do të fillojë me një thënje të shkrimtarit Petro Marko, i cili thotë: ” Askujt mos i beso përveç vepres sate, të gjitha të lënë përpos asaj”.

Më tej Thaqi, ceku faktin se në jetën shoqërore, përgjethësisht ndodh që njerëz të shquar të politikës, kulturës, artiti e të historisë sonë kombëtare të veçohen nga të tjerët, për aftësit e tyre intelektuale, guximin, përkushtimin dhe devotshmëri në çështje madhore, për pathyshmëri të vullnetit e idealit të lartë që kanë në shpirtë.

“Dhe, të tillë njerëz tha ai lindin në çdo kohë e që shënojnë epokën në të cilën jetojnë duke përforcuar njihereshit trungun e historisë së kombit që i takojnë. Ndërkohë, që brezat që pasojnë, si begati më e çmuar, të kaluarën e marrin pikërishtë nëpërmjet këtyre njerëzve të spikatur, Dhe, njëra nga këto figura që ka lënë gjurmë në historinë më të re të kombit tonë për liri e pavarësi ishte padyshim dhe miku jonë i çmuar, bashkëatdhetari që me pijetet jetoj një jetë në shërbim të atdheut të tij i ndjeri Dino Asanaj.” tha Gazetari nga Kosova, që banon në New York, prej vitesh z Luz Thaqi, publicist dhe studiues i diplomicisë.

Pas mbledhjes komemorative në mjedisin e lokalit “Zana”, pjesëmarrësit bënë nderime dhe u nënshkruan në librin e zisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *