DY PROMOVIME NJEHERESH
Në Biblioteken Publike “ Gjergj Fishta” , të qytetit të Lezhës, ditën e shtunë, me datën 13 korrik 2024, nga ora 10 deri 12 Am, u promovuan librat “ Stina e kujtesës” ( Jetëshkrim ) të Pjeter Jakut dhe librit poetik “ EL’GRI” të Elinda Markut.
Promovimi u realizuaa nga Klubi i Letrave “ Ndoc Gjetja” dhe Biblioteka Publike “ Gjergj Fishta e Lezhës, në bashkëpunim me Entin Botues “ JAKU”, i cili ishte publikuesi i të dy librave, shtypur në Shtypshkronjën “ Marjanistet”, me pronar Marjan Neli. Të pranishëm ishin krijues, jo vetëm nga qyteti i Lezhës, por edhe nga Tirana, Shkodra, Mirdita etj, një pjesëmarrje model për nga cilësia. Njoftimi i Klubit të Letrave ishte bërë, që takimi do të jetë një diskutim për krijimtarinë e dy autorëve, jo vetëm si promovim. Takimin e moderoi poeti, prozatori dhe fabulisti i njohur Salvator Gjeçi, i cili vuri në dukje rëndësinë e botimeve memuaristike, si dhe të poezisë, sidomos poezisë së Elinda Marku, si një za origjinal në poezinë shqipe. Salvatori dhe Kryetari i Klubit të Letrave “ Ndoc Gjetja”, poeti dhe prozatori Hekuran Koka, gjatë diskutimit të tyre, ilustruan edhe me fragmente leximi nga të dy librat. Poeti Frrok Kovaçi theksoi rëndësinë e takimeve të tilla dhe njohjen me Pjetër Jakun, duke vlerësuar poezinë e Elinda Markut. Shkrimtari dhe Publicisti Ernest Marku, u ndalua te libri “ Stina e Kujtesës“ si një trajtim i veçantë, për lidhjen e natyres me njeriun dhe, rastet e sjellura në kujtesën e tij, që nga fëmijëria. Poeti dhe shkrimtari Shpëtim Kelmendi, ardhur nga Tirana, vuri në dukje njohjen që kishte për të dy autorët, që diskutoheshin në këtë takim, që në vitet e para të 90-tës. Pjetrin si një admirues të librit dhe përzgjedhjes së botimeve, ndërsa theksoi se, Elinda Marku është një fenomen i natyres, e pakrahasueshme. Ajo nuk ka nevojë për poezinë, poezia ka nevojë për të! Vetëm nëse e sajojmë, ndryshe nuk e gjëjmë një si ajo.
Emrije Krosi, poetja, prozatorja dhe studiuesja e letërsisë, ardhur dhe kjo nga Tirana, u ndal të rëndësia e takimeve të tilla, sidomos të diskutimeve dhe kritikes, në raste analizash, si fenomenin më të nevojshëm në letërsinë e sotme. Piktori i njohur Pashk Përvathi, si i njohur i para shumë viteve me Pjetrin, solli në kujtesë fillimin e bashkëpunimit me Shqërinë Botuese “ Kuvendi”, sidomos me kopërtinat e Kanunit të Lek Dukagjinit, Albumit të Skënderbeut dhe librit të parë të Elinda Markut. Për Pjetrin, ai tha: ” Eshtë modeli i njeriut që i vë qëllime vetes dhe i realizon, pa ndihmën e askujt! Pjetri ka çka me tregu. Eshtë pej atyne krijuesve, që nuk ka pasë përkrahje dhe, ka ba shumë mire, që jetën e tij e ka nda me të tjerët, sepse brezit të ri i duhet të njihet me përpjekjet tona. Unë e Pjetri kemi një jetë, thuajse të njëjtë.”
Pjetër Jaku, botuesi i njohur i Revistës “Kuvendi”, disa librave të tij dhe i realizimit të aktivitit të suksesshëm “ Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë”, së pari u ndalua te falenderimi i miqëve që kishin udhëtuar prej larg, si të Rush Dragut, pronar i mediave, AlbdreamsTV, Albdreams.net, web shumë i njohur, krijuar para 20 viteve dhe Radio “ Iliria”, Leke Celaj, i cili prej ma shumë se 20 vitev ka jetuar e punuar në New York, Dodë Gjonaj, bashkëudhëtar i Revistes “ Kuvendi”, që në vitin e largët 2001, ardhur nga Trieshi i Malësisë nën Mal të Zi, Poeten Vjollca Mustafa , ardhur nga Athina, Fran Kaçaj që për disa vite ka jetuar në Detroit, e i ka përjetuar punët e Kuvendit e të tjerë. Dy problemet që vuri në dukje, Pjetër Jaku, për librat jetëshkrimor ishin: Thënia e së vërtetës, që ajo të mos shkoj bashkë me njeriun. Vetëm e vërteta është liri,- thekso ai. Dhe, kulturen e kujtesës, si një letërsi e veçantë dhe shumë e rëndësishme. Secili ka shumë për të thënë, për veten, vendin e tij dhe marëdheniet me të tjerët!
Dr. Prengë Pepa, një nga më të njohurit në fushën e bletarisë dhe lexues i letërsisë artistike, autor i disa librave, theksoi njohjen me Pjetrin dhe besimin tek ai për punët, që ka bërë e bën. Rush Dragu, u ndal në veçanti tek Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë dhe aktiviteti i botimeve të Pjetër Jakut e Kuvendit. Ai u foli të pranishëmve, si një deshmitar i afro 25 viteve aktivitet, ku kishte qënë pjesëmarrës dhe në stafin organizativ të tyre. Ndërsa për librin „ Stina e Kujtesës“, të cilin e kishte lexuar në dorëshkrime, u ndal me detaje.
Albert Çuko, Drejtor i Bibliotekës Publike „Gjergj Fishta“ të Lezhës, foli për përmbajtjen e të dy librave, pasi kishte pasë mundësinë t’i lexonte.
Dod Jaku, Pronar i botimeve dhe Librarisë „JAKU“, falenderoi të pranishmit, duke vu në dukje vështirësitë që ka puna me librin, në ditët e sotme. Për librat që po flitej sot, librin e Pjetrit, vëllait të tij e kishte lexuar në dorëshkrim, dhe si vëlla më i vogël se Pjetri, kishte mundësi ta njihte ma mirë. Edhe krijimtarinë e Elindes e njihte prej vitesh dhe e vlerësonte atë, si diçka shumë artistike.
Poetja Elinda Marku, në përshëndetjen e saj për të pranishmit, foli për eksperiencën që ka në këtë fushë të krijimtarisë. Ndoshta, fëmijëria tragjike, ndoshta të qënit femër dhe përjetimet e një errësire, më çoi te poezia, më struku në letërsi, për të shpëtuar shpirtin. Edhe kur mendoja se, nuk kisha deshirë të shkruaja, poezia nuk më bindej, ajo nuk dëgjonte të mos shkruhej. Edhe pse poezia është krijimtaria ma intime, ajo shfaqej vetvetiu nga une. Nuk kam shkruar, as nuk shkruaj poezi për t’u ba dikushi, as për të ma mbajt mend emrin. Shkruaj se nuk mund të ndalem!
Në fund të takimit, në sallë dhe në kafen e mbylljes, Pjetër Jaku, falenderoi veçanërisht Agustin Cin Marinin, për regjistrimin e aktivitetit në video dhe publikimin në rrjetet elektronike, duke vënë theksin në punën patriotike, profesionale dhe të vështirë të tij.
Julian Ukaj,
Lezhë, korrik 2024
Librat që u diskutuan
Pamje e pjeseshme nga salla
Salvator Gjeçi, moderator i takimit
Hekuran Koka, duke diskutuar per aktivitetin
Poeti Frrok Kovaçi
Shkrimtari dhe publicisti, Ernest Marku
Shkrimtari Shpetim Kelmendi
Emrije Krosi, kritike letrare
Piktori i mirenjohur, Pashk Pervathi
Nga salla
Dr. Preng Pepa
Rush Dragu
Albert Çuko, Drejtoi i Bibliotekes
Nga salla
Dr. Dod Jaku, botues
Marcel Laçaj muzikant
Lekë Celaj, njohes i letersise
Elinda Marku
Nga salla