Në Florida Vatra kujtoi ditëlindjen e Naim Frashërit
Nga Jacksonville- Florida – Beqir SINA Naim Frashëri rilindasi ynë i shquar, vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.