TURIZMI SHQIPTAR NË NJË BOTIM CILËSOR
Ndue Dedaj Vendet e bukura natyrore e me histori të begatë që Xhelal Marku, si gazetar i Televizionit Shqiptar dhe mediave të tjera, i shëtiste me kamer në dorë për dyzet vite, tani i “shkel” më shumë me penën e publicistit e studiuesit të përkushtuar, sa në terren, aq dhe në studion e tij…