MBI FUNKSIONET E TË NXËNIT TË GJUHËS SË HUAJ
MA Shpresë Qamili Përvetësimi dhe të nxënit Fjalët “përvetësimi” dhe “të nxënit” përdoren zakonisht në mënyrë të ndryshme. Disa i përdorin edhe pa kurrfarë dallimi. Të tjerët përdorin edhe njërën, edhe tjetrën, si terma të përgjithshëm, por të dytën e marrin në një kuptim më të kufizuar (Hatch 1978:404).